23.4 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Seremb Gjergji: Kisha Ortodokse e Kosovës

 

Priftërinjtë Ortodoks të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, në vitin 2006 i takoj në Malishevë në një organizim edukativo-arsimor me te rinjtë e kësaj Komune. Gjatë darkës biseduam – se pse vërtetë jeni këtu? Përgjigjeje ishte mahnitëse: T’iu ndihmojmë ta krijoni Kishën Ortodokse të Kosovës. Që të gjithë ishin Amerikanë. Ata poashtu, për fëmijët kishin një program i jashtëzakonshme edukativ për të rinjtë – nga gjuha angleze, shkenca dhe zhvillimi njerëzor. Sipas meje – përfitim i dyanshëm – Dituri dhe kthimin e Kishës Ortodokse të Kosovës.

Beteja e Kosovës është filli i gënjeshtrave serbe. Familja ime kanë jetuar në Hade/Fushkosovë. Sipas historikut të familjes, Fusha e Kosovës kanë qenë 97% e banorëve shqiptarë të besimit ortodoks dhe vetëm 3% disa katolik. Familja poashtu tregon kur Car Llazari ka ardhë me rreth tre (3) mijë ushtarë, i ka gjetur gati 10 mijë ushtarë shqiptarë ortodoks. Historia serbe dhe e Kishave aty ka filluar të shtrembërohet – kur deklarojnë se kanë qenë mbi 10 mijë ushtarë serb ortodoks. Rrenë. Luftë e kanë bërë Fisnikët shqiptarë: Gjon Kastrioti, Teodor Muzaka, Gjon Balsha II, Andrea Gropa dhe Dhimiter Jonima – me të gjithë ushtarët e tyre.

Prijësi i Luftës ka qene Krye-Komandanti hungarez Janosh Huniadi nga Hungaria. Huniadi sot e ka lapidarin në oborrin e Kishës Katolike në Prizren. Beteja e 28 qershorit u zhvillua ndërmjet 20 mijë ushtarëve të koalicionit të krishterë kundrejt 20 mijë ushtarëve të Perandorisë Osmane. Të krishterët humbën – kurse Serbet edhe sot e festojnë humbjen si fitore. Por, për ta edhe ndoshta ka qenë fitore – pasi kanë ngërthyer në vetë komplet USHTARËT SHQIPTARË ORTODOKS të Fushës së Kosovës.

Heroi i vërtetë i të gjithë luftës ishte dhe mbetet vetëm Millosh Nikollë Kopiliqi (Obiliqi) i cili e vrau Sulltan Muratin i dhe askush tjetër. Emri Millosh, derivon nga emrat Miros, Milos, Milo, Milot, Molos, etj; të gjithë emra shqiptarë. Madje poeti Millosh Gjergj Nikolla – MIGJENI është i famshmi i fundit që e kujtojmë.

Perandoria Osmane, menjëherë pas pushtimet, realizoi regjistrimin e popullsisë në Kosovë (Referencë: Arkiva Perandorisë Osmane), dhe rezultoi që në Kosovë kishte më pak se 1% serb. Të gjithë ishin shqiptarë. Gjatë pushtimit 536 vjeçar, në Perandorinë Osmane kanë shërbyer 13 Vezir Ortodoks Shqiptarë nga Kosova, pa llogaritur Vezirët katolik, nga gjithsejtë 47 Vezir shqiptarë; sa kanë shërbyer gjatë gjithë pushtimit.

Pas rënies heroike të 16 burrave – familja jonë u shpërngul kah Dukagjini dhe brenda 300 vjetëve krijoj të paktën dy fshatra: 1. Fshati Gjergjaj (sot Gergjica/Gjurgjica) dhe fshatrat Gjergjaj II (sot fshati Gjurgjevik i Madh dhe i Vogel). Në Klinë me rrethinë janë pozicionuar para 309 vjetëve; ku kanë gjetur familjen Peshkatari.

Kishat Katolike dhe Ortodokse shqiptare në Kosovë, janë të ndërtuara në një model Lindje-Perëndim. Altari në Lindje dhe salla në Perëndim. Baba (Jak Gjergjaj) tregonte që në vitin 1973 tek Kisha Katolike në Zllakuqan, i ka parë 3 pleqtë e fundit që para se të hyjnë në Kishë, kthehen kah Dielli dhe thonë: “NA FAL” dhe futen në Kishë – duke ia kthyer shpinën Diellit. Përderisa (figurativishtë) Prifti e shikon Diellin dhe i thotë – ja tash këta janë me mua. Janë konvertuar në të Krishterë. Shqiptarët/Arbanët, besimin e parë e kanë pasë në DIELL.

Kisha Serbe në Serbi, më bashkëpunimin e ngushtë me Perandorinë Osmane e shfrytëzon rastin për pozicionimin strategjik të saj. Në shekullin XVI, Papa Piu i shkruan Patrikut serb: “Ma kthe Kishën e Graçanicës që e keni uzurpuar, së është Katolike shqiptare. Patriku i përgjigjet: “Hajde merre”? (Arkivi Online i Vatikanit). Bashkëpunimi i Kishës Ortodokse të Serbisë më Perandorinë Osmane në dëm të shqiptarëve, krijoi mundësi për pushtimin e një pjese të territoreve me popullsi ortodokse shqiptare dhe të pushtimit të te gjitha Kishave të mundshme Katolike, e veçmas Ortodokse nga ana e Klerit të Serbisë. Në këtë mënyrë u përvetësua Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Graçanicës. Kisha e Novobërdës, Kisha e Shën. Premtes në Prizren. Kisha e Ortodokse e Lipjanit; e shumë të tjera të cilat janë asimiluar në Kisha Ortodokse të Serbëve.

Sipas censusit të fundit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë në vitin 2011 – në Kosovë jetojnë 0.3% shqiptarë Ortodoks të cilët nuk kanë mundësi t’i kryejnë shërbimet fetare në gjuhën shqipe. Presioni ndërkombëtarë ka bërë që në Manastirin e Deçanit nga një të diele – liturgjia të behet SHQIP – pasi që një prej Priftërinjve Ortodoks në Manastir, është shqiptarë i Kosovës. Kjo vlen edhe për besimtarët shqiptarë ortodoks që vijnë nga Shqipëria dhe trevat tjera shqiptare.

Patrikana e Pejës është një tregim i veçantë në Historinë e Kishës Katolike dhe Ortodokse në Kosovë. Shën. Sava kishte shkuar në Jerusalem dhe kishte marrë modelin e Kishës së Krishtit për ta ndërtuar të njëjtën Kishë në Kosovë. Kisha behët në miniaturë rreth viteve 1266-1270. Pasi kisha ishte shumë e vogël; në dy vjetët e ardhshme, janë ndërtuar edhe dy (2) kisha të tjera dhe janë bërë tri (3) kisha ngjitur njëra me tjetrin. Të gjitha me arkitekturën Lindje-Perëndim. Për çudi në vitin 1345 u ri-dekoruan freskat (afreskat) nga ato katolike në ortodokse – me pretekstin e dekorimit të Kishës së katërt (4) të ndërtuar të Shën. Nikollës. Për Patrikanë u bënë edhe ndryshime të tjera si NARTEKSI Monumental. Por ajo që mbeti është edhe sot, Arkitektura Iliro-Shqiptare – Lindje-Perëndim.

Në vitin 2002 – Patrikana e Pejës pëson dëmtimin dhe ndryshimin më të madhin në 500 vjetët e fundit – ngjyroset komplet e KUQE dhe i humbin të gjitha gjurmët e freskave dhe muraleve që nuk ishin serbe ortodokse. Një tmerr në dëmtimin kulturor, historik, etnografik, kombëtarë dhe shkelje mbi pasurin dhe historinë e Kosovës. Në Arkivin e Kosovës është një Album me fotografitë origjinalë të bëra gjatë viteve 1950-1970 të Patrikanës dhe ndryshimet që shihen sot – janë nënçmim për kulturën tonë të Kosovës.

Nga koha e Car Dushanit 1355, as serbet dhe as mbretëria e Serbisë nuk kanë pasur qasje në Kosovë. Kishat kanë qenë shqiptare; janë ruajtur, përkujdesur, rindërtuar dhe rinovuar nga Shqiptarët. Mbi të gjitha, kanë shërbyer shqiptarët deri në pushtimin të serishëm nga Serbia në vitin 1918 nga Mbretëria Serbe – menjëherë pas luftës Ballkanike, kur ka vazhduar persekutimi i madh i shqiptarëve nga Beogradi e deri në Beqiq, Petrovac, Tivar, Ulqin, e Shkodër.

Thirrjet serbe që Kosova është djepi i Serbisë janë tërësisht gënjeshtra të folklorit serb. Kjo thirrje është ngulitur edhe me dhunë në mendjen dhe ndjenjën e popullit Serb.

Në vitin 2007 për festën mbarë-shqiptare të Shën. Gjergjit, fshatarët e 7 fshatrave të Kaçanikut, nisen të ndezin qirinjë në Kishën e përhershme të tyre – e cila ishte e rrethuar me tela gjembor dhe ruhej nga ushtarët e KFOR-it Polak. Pas shumë bisedave, fshatarët u tregojnë se kjo nuk është kishë e serbëve, por e shqiptarëve. Polaket e hulumtojnë, e vërtetojnë dhe nga ajo ditë s’ka rrethoja me gjemba e as roje ushtarake – fshatarët çdo Shën. Gjergj dhe Shën. Mitër (Shëmitër), ndezin qirinj për bereqetet, të mirat dhe vet jetën që ua ka falur i madhi Zot.

Akademiku dhe Deputeti Frashër Demaj ka hulumtuar disa vjet gjenezën e kishës së Shën. Premtes në Prizren e cila ka filluar se ndërtuari në vitin 1106 dhe ka filluar shërbimi në vitin 1186 – në kohën e Themelimit të Shteti të Arbrit. Shteti më modern i mijëvjeçarit të fundit.

Në vitin 1953-56, kur Serbia ka shkatërruar 3 institucionet më të rëndësishme fetare në Kryeqytet, Kishën Katolike, Sinagogën dhe Xhaminë – me gurët e Sinagogës, e ndërton një kishë të vogël – si kancer shtesë e kishës së vjetër shqiptare të Shën. Premtes në Prizren. Për fat të keq në trazirat e marsit 2004 kisha digjet nga Vehabinjët, dhe tash Serbia pretendon që është e saj. Materialin, foto dhe videot e njerëzve që e kallin, të gjitha i ka AKI dhe KFOR-i.

Kisha e fundit Ortodokse e Kosovës, që edhe sot e kësaj dite përkujdesjen e bëjnë shqiptarët; është në Komunën e Podujevës, në fshatin Rakinicë. Edhe kjo kishë e ka dizajnin dhe drejtimin Lindje-Perëndim – dhe gjithmonë dera dalëse është në Perëndim. Këtë e konfirmon kujdestari i Kishës z. Hasan Zeka, i cili për 30 vjet me radhë ka luftuar t’ia ruaj identitetin Kosovës dhe identitetin shqiptarë. Kisha e Shën. Mëhillit është ndërtuar në shekullin XVI nga shqiptarët e përndjekur nga trojet e tyre në Nish – tash Republika e Serbisë.

Kosova si Shtet dhe Komb i ri në Botë, në Kushtetutën e saj nuk lejon thirrje mono-etnike. Kështu që thirrjet e institucioneve fetare janë: Kisha Katolike e Kosovës, Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës, Komuniteti Bektashian i Kosovës, Bashkësia e Sufi Tarikateve të Kosovës; kështu duhet të jetë Kisha Ortodokse e Kosovës, e jo Kisha Ortodokse Serbe. Jo serbe dhe jo shqiptare, por e Kosovës. Është e vetmja rrugë e zgjidhjes së të gjitha problemeve; një herë e përgjithmonë. Poashtu, toleranca ndër-fetare në Kosovë, që është më e madhja në Botë, përshtatet me këtë thirrje. Pa dallim Etnik apo Kombëtar.

Kur e kanë pyetur Krishtin – “a me pagu tatimin Cezarit”? Ai përgjigjet: “Ajo që i takon Cezarit, jepjani Cezarit, e ajo qe i takon Zotit, jepjani Zotit”. Kosova e Pavarur duhet të veproi si Shtet – merr vendime të mbështetura në Kushtetutë. Por edhe ta mbështesim idenë e miqve Amerikan edhe për Kishën Ortodokse të Kosovës

Më Shumë

Tentativë vjedhjeje në një bankomat në Rahovec, autorët ende ta paidentifikuar

Një tentativë për vjedhjen e një bankomati në fshatin Xërxë të Rahovecit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Sipas...

Nisma Socialdemokrate çel zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate ka zhvilluar sonte hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në Prizren, me një tubim publik në Kejin e Shatërvanit, ku morën pjesë qytetarë...

Lajmet e Fundit