7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Challandes konfirmon lëndimin e Milot Rashicës

Kosova nuk ka arritur më shumë se një barazim, në ndeshje në udhëtim ndaj Moldavisë.Në kuadër të fazës së grupeve të edicionit të ri në Ligën e Kombeve, ‘Dardanët’ barazuan 1:1 me Moldavinë, përcjell Insporti.

Kosova shihej si favorite për këtë takim, që u zhvillua në Parma të Italisë, por nuk arriti më shumë se një pikë nga ndeshja e parë e grupit 3, të Ligës C.Milot Rashica u zëvendësua në pjesën e dytë dhe duket se ka pësuar një lëndim në gju.Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Bernard Challandes në konferencën për shtyp pas ndeshjes.“Rashica ka pësuar një lëndim të vogël, por nuk duket që është serioz. Nuk mund ta di sigurt, nuk jam mjek. Ai pësoi lëndim në një situatë të ndeshjes”.

“Pas lëndimit, ne duhej ta zëvendësonim atë për të mos rrezikuar me gjendjen e tij”, shtoi ai.Rashica do të kthehet në Gjermani ku edhe ashtu nuk ishte lejuar që të luaj në Prishtinë ndaj Greqisë.

Më Shumë

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit