9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Detajet/ Messi fitoi gjithçka, por 4 rekorde s’i ka thyer dot te Barça

E ardhmja e Leo Messi është pezull, lojtari dhe klubi katalanas janë ende në bisedime. Messi dëshiron të largohet, ndërsa Barcelona synon që ai të qëndrojë. Nëse në fund Leo përfundon duke ndjekur karrierën e tij si lojtar Blaugrana, atëherë do të jetë në gjendje të luftojë për të arritur rekorde të ndryshme, në pritje për t’u thyer prej tij si futbollist i Barcelonës. Këtu kemi parasysh numrin e më shumë ndeshjeve të luajtura, ku kryeson Xavi, apo i golave me një klub të vetëm, rekord të cilin e mban Pele.

Në fakt, superstari argjentinas gjatë gjithë karrierës së tij ka kapërcyer një pafundësi rekordesh dhe shifrash personale, të disponueshme vetëm për më të zgjedhurit, por nëse vazhdon të veshë fanellën e Barcelonës mund të bëhet lojtari që ka fituar më shumë tituj me të njëjtin klub. Ai aktualisht ka 34 tituj dhe është vetëm dy të tillë nga 36 të Ryan Giggs me Manchester United, shkruan telesport.

Ai mund të kalojë edhe mikun e tij, ish-shokun e ekipit, Xavi, për rekordin e lartpërmendur, si lojtari me më shumë ndeshje te Barça, ekipin e parë. Në total, Xavi luajti 767 ndeshje me katalanasit, ndërsa Messi ka 731 ndeshje për momentin. Diferenca është 36 ndeshje, sa mund të rikuperohet edhe brenda një sezoni. Rekordi më i i vështirë për t’u arritur do të jetë ai i 7 golave të Kubala në të njëjtën ndeshje, por në rastin e Leo Messit asgjë nuk është e pamundur. Edhe rekord i sezoneve radhazi në ekipin e parë të Barcelonës mbetet ende i paarritshëm për “Pleshtin”. Rexach dhe Xavi kanë qenë për 17 sezone radhazi pjesë e Blaugrana-ve, ndërsa argjentinasi ka 16 sezone.

Ja rekordet e pathyera të Messit:
– Më shumë ndeshje me Barçën: Xavi – 767 ndeshje / Messi – 731 ndeshje
– Më shumë golave me të njëjtin klub: Pele – 643 gola / Messi – 631 gola
– Më shumë tituj me të njëjtin klub: Giggs – 36 trofe / Messi – 34 trofe
– Rekord i sezoneve radhazi në ekipin e parë të Barcelonës: Rexach dhe Xavi – 17 sezone / Messi – 16 sezone

Detajet/ Leo Messi fitoi gjithçka, por 4 rekorde s’i ka thyer dot te Barça

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Lajmet e Fundit