13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Gashi: Me heqjen e flamurit, Spanja deshi ta prishë suksesin e sportistëve kosovarë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e ka quajtur veprim jo të mirë dhe ndërhyrje politike të Spanjës, heqjen e flamurit të Kosovës nga faqja zyrtare e Lojrave Olimpike Mesdhetare “Tarragona 2018” që po mbahen në shtetin spanjoll.

Tani për tani Kosova në sajt është e paraqitur me inicialet “KOS”.

Gashi në një prononcim për Ekonomia Online, ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë veprim, i cili sipas tij, ka ardhur si pasojë e presionit të shtetit të Spanjës.

“Është një veprim jo i mirë i shtetit spanjoll sepse sporti nuk njeh kufi e as politikë. Nëse ka pasur kërkesë nga Qeveria, kjo tregon që në Spanjë ka ndërhyrje politike në aktivitete sportive dhe është për keqardhje. Me gjasë ditën e fundit ka pasur një presion politik atje nga shteti i Spanjës për të hequr flamurin nga ekranet”.

“Nga informatat që kam nga anëtarët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), bëhet fjalë për ditën e fundit sipas këtij presioni që ka pasur nga Qeveria e Spanjës. Ajo që është me rëndësi Kosova ka marrë pjesë si shtet, me të gjitha simbolet e veta dhe ndoshta në momentet e fundit ka ndodhur diçka brenda Komitetit Olimpik të Spanjës dhe atij botëror”.

Në fillim flamuri i Kosovës ka qenë prezent në faqen ku përfshihen ekipet pjesëmarrëse, por ai është larguar një ditë pasi xhudistet kosovare Nora Gjakova e Distria Krasniqi kishin fituar medaljet e arta.

Më Shumë

Lajmet e Fundit