8.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Sot asnjë i prekur me Covid-19 në Malishevë, të gjitha testet kanë rezultuar negative

Të gjitha analizat e testeve për Covid-19 nga Komuna e Malishevës, kanë rezultuar negative dhe nuk kemi asnjë rast të ri të prekur. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të IKSHPK-së me komunën e Malishevës.

Numri i personave aktiv me Covid-19 në Malishevës, është 12.

Rezultatet e sotme, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me Covid-19, i ka konfirmuar nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është komunikim të vazhdueshëm me IKSHPK dhe Qendrat Spitalore në vend, duke e monitoruar situatën me Covid-19 në Komunën e Malishevës.

Sipas Berishës, gjendja në Komunën e Malishevës, është stabile dhe nën kontroll, ndërsa shtabi komunal është në monitorim të vazhdueshëm të situatës, si dhe duke ofruar mbështetjen e plotë për të gjithë ata që në një formë apo tjetër, janë të prekur nga pandemia, si në rastet e prekura, ashtu edhe në rastet tjera.

“Në emër të shtabit emergjent komunal për menaxhimin e situatës me Covid-19 në Komunën e Malishevës, kërkojmë nga të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse në raport me pandeminë Covid-19, të mbani maska mbrojtëse, të mbani distancën, të pastroni duart dhe në maksimum të mos frekuentoni vendet me grumbuj të njerëzve, pasi kjo është arma dhe mënyra e vetme e mbrojtjes nga kjo pandemi”, ka thënë Berisha.

Më Shumë

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij. Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk...

Vushtrria pret Prizrenin, duel i rëndësishëm për kreun dhe mbijetesën

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet përballja mes Vushtrrisë dhe Prizrenit, në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim nga ora 15:00, raporton...

Lajmet e Fundit