23 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Spitalet pritet t’i kthehen punës si para pandemisë

Të gjithë shërbimet shëndetësore që janë kryer para se të shpallet pandemia e COVID-19 do të kthehen përsëri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë mjekë në këtë qendër dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Këta zyrtarë kanë thënë se kjo tashmë është çështje ditësh, mirëpo nuk kanë treguar ndonjë datë të saktë.

Basri Sejdiu, drejtor gjeneral i Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo qendër prej fillimit të pandemisë është duke punuar me kujdestari të mjekëve dhe jo me kapacitete të plota.

Ai u shpreh se tashmë është duke u shqyrtuar mundësia e rifillimit të punës me orar të plotë.

“Janë duke punuar komisioni i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë për të parë se kur do të fillojmë të punojmë me kapacitet të plotë. Ndryshe, shërbimi për pacientët nga lista e pritjes është ndërprerë, ndërkaq rastet urgjente janë punuar vazhdimisht”.

Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se tashmë ka filluar hartimi i planit të rikthimit të shërbimeve të plota shëndetësore.

Por, ai nuk dha ndonjë datë se kur do të ndodhë kjo, ndonëse tha se është çështje ditësh.

Vendimi për mos të trajtuar rastet jo emergjente erdhi në muajin mars nga Ministria e Shëndetësisë, për ta ruajtur stafin mjekësor, por edhe pacientët nga infektimet eventuale me koronavirusin e ri.

“Sapo të jenë kryer detajet e këtij plani që synon rikthimin e shërbimeve duke siguruar personelin dhe pacientët, do të nisin edhe ato shërbime që kanë qenë të shtyra për një kohë, derisa shërbimet vitale kanë funksionuar gjatë gjithë kohës. Është çështje ditësh zbatimi i këtij plani”.

Sipas kryetarit të Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra, situata e muajve të fundit ka krijuar shumë paqartësi sepse shpeshherë nuk është ditur nëse pacienti është rast urgjent ose jo.

“Pacientët me sulm në tru për shembull, e që janë raste urgjente, janë detyruar të rrinë deri në 16 orë në klinikën emergjente. Kjo për shkak se klinika përkatëse, në këtë rast ajo e neurologjisë nuk i ka pranuar pa ua bërë rezultatet e testit për Covid19. Rezultatet dalin pas shumë orësh, e që kjo për një pacient të tillë është shumë e rrezikshme”.

Stafi mjekësor në tendën e vendosur në QKUK, duke kontrolluar një person të dyshuar me koronavirus.

Sipas Kodrës, situatë e njëjtë ka qenë edhe në spitale rajonale ku ka pasur ankesa nga pacientët se nuk kanë marrë shërbime shëndetësore.

Valbon Krasniqi, infektolog në Qendrën Klinike Universitare, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjithë pacientët me COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi) janë trajtuar aty, por për sigurinë e pacientëve me sëmundje të tjera infektive, ata janë dërguar në klinika tjera.

“Sa i përket sëmundjeve infektive, ata që kanë pasur nevojë për hospitalizim, jemi marrë vesh me klinika tjera, dhe i kemi bartur pacientët në ato klinika. Si për shembull, pacientë me meningjit ose inflamaciontë membranave që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore, i kemi dërguar në Klinikë Neurologjike, dhe i kemi përcjellë bashkë me mjekët atje nëse ka pasur nevojë për diçka pacienti”.

Mjekët thonë se Klinika Emergjente në Qendren Klinike ka qenë vendi që ka pranuar fluksin më të madh të pacientëve, pasi që ajo ka qenë dera e parë ku ata janë drejtuar.

- Advertisement -

Më Shumë

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Tetë persona te vdekur nga COVID- 19 gjatë 24 orëve në Kosovë

IKSHPK ka bërë të ditur se tetë persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Ksoovë gjatë 24 orëve të fundit. Në raportin 24 orësh, IKSHPK...

Hajnrih Hajne: O, mbamë fort, e dashur!

Un’ eci përmes lulesh Dhe vetë lulëzoj. Un’ eci si në ëndërr. Aq sa mezi qëndroj. O, mbamë fort, e dashur! Nga dehje e dashurisë Do të të bie në...

Prej javës së ardhshme, gjoba ndaj atyre që s’respektojnë masat

Pasi qytetarët nuk po iu binden thirrjeve për të respektuar masat në luftë ndaj COVID-19, hapi i ardhshëm do të jetë ndarja e gjobave....

Artan Sejrani emërohet ushtrues i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren

Artan Sejrani është emëruar ushtrues i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren. Këtë detyrë Sejrani e ka marrë nga data 04.07.2020. “Me vendimin e...

Dje asnjë i prekur me COVID-19 nga Malisheva

Dje  nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 nga Malisheva. Në komunikatën e lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, është ngatërruar vendbanimi i...

Humbi betejën me sëmundjen, vdes ish-referi i njohur kosovar

Rushit Selimi, një emër i njohur i botës së sportit në Kosovë, është ndarë nga jeta. Ish-gjyqtari ka ndërruar jetë dhe mesazhet e ngushëllimit...

Qershori 2020, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Muaji qershor 2020 ka qenë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në botë duke u barazuar me qershorin 2019, njoftoi sot shërbimi europian Copernicus...

Juventus hedh sytë nga bomberi i Premierligës

Klubi i Juventusit ka disa kohë që flitet se do të afrojë një sulmues në merkaton e verës. Emra si Cavani, Dzeko apo dhe...

Ermina Lekaj-Përlaskaj nga Prizreni e fiton mandatin e deputetes në Kroaci

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci. Lajmin e ka bërë të ditur përmes...

Para katër muajsh ia kishte vrarë qenin në Dragash, policia e arreston shtetasin shqiptar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit më 31 mars të këtij viti. Një shtetas i Shqipërisë kishte vrarë me armë...

183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 4 në Prizren dhe 2 në Rahovec

57 TË SHËRUAR DHE 183 RASTE ME COVID-19! Sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Bilanci i Covid-19 në Kosovë: 4 mijë e 307 raste, 2 mijë e 95 të shëruar – 94 të vdekur

Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 4.307 me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje...

Dyshoi se ishte prekur nga koronavirus, Afërdita Dreshaj publikon rezultatet e testit

Afërdita i është nënshtruar testit për koronavirus. Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ka rezultuar negative në testin për koronavirus. Këtë gjë ajo e bëri të ditur...

Pas Haxhi Shalës, AAK-së i bashkohet edhe një asamblist i NISMA-së në Malishevë

Asamblisti komunal i Malishevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Luan Kryeziu ka aderuar në Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Lajmin e ka bërë të...

Pavarësisht pandemisë COVID-19, diaspora gjatë majit solli në Kosovë mbi 100 milionë euro

Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë. Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës...

Lajmet e Fundit

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...