4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Bashkimi –Sigal Prishtina, flasin kapitenët

Bashkimi do të takohet sonte me Sigal Prishtinën, e cila në 21 ndeshjet e deritashme nuk ka pësuar asnjë humbje. Prizrenasit e kanë rastin të testojnë mundësitë e tyre që në play-off ta mposhtin kampionin aktual dhe pas një kohe të gjatë të ndërpresin dominimin e kryeqytetasve.  Kapiteni, Qëndrim Biraj, beson se skuadra e tij mund të triumfojë në ndeshjen e sotme dhe në këtë mënyrë të konfirmojë edhe më seriozisht kandidaturën për titull.

“Do të jemi të hendikepuar në pozitën e qendrës, pasi Urim Zenalaj nuk e ka sanuar lëndimin, ndërsa edhe përforcimi i paralajmëruar (Frederic Stutz) nuk ka arritur ende. Si do që të jetë, ne jemi përgatitur maksimalisht, luajmë në palestrën tonë dhe do të japim gjithçka për të shënuar fitore.  Do të përpiqemi të mos i përsërisim gabimet që na u shfaqën në finalen e Kupës, në të kundërtën do ta kemi shumë vështirë të arrijmë rezultatin e dëshiruar”, ka thënë Biraj për Insporti.com.

Në anën tjetër, kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, si gjithmonë shprehet optimist i matur. “Do të jetë ndeshje e vështirë, sepse Bashkimi ka skuadër mjaft të mirë. Megjithatë, ne shkojmë në Prizren me synimin për të treguar lojën tonë të zakonshme, por edhe optimistë për ta vazhduar serinë e fitoreve”, ka thënë Edo, i cili ende nuk është në 100 për qind të mundësive të tij, pas lëndimit që e pësoi ditë më parë.

Te Sigal Prishtina pritet të ketë risi, pasi skuadrës i është bashkuar kroati Filip Bundoviç, njëherësh lojtari i vetëm i huaj në radhët e kryeqytetasve. Para ndeshjes së sotme, Sigal Prishtina kryeson renditjen me 42 pikë, pesë më tepër se Bashkimi që gjendet në pozitën e dytë. Ndeshja fillon në orën 19:30 dhe zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Më Shumë

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Lajmet e Fundit