Dëshmia e Hashim Thaçit në Prokurori Speciale për ” Syrin e Popullit”

Organizata terroriste ‘Syri i Popullit’ në listën e saj kishte paraparë të vriste zyrtarët më të larta të shtetit. Në mesin e këtyre zyrtarëve ka qenë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, raporton Insajderi.

Pas atentatit që pjesëtarët e kësaj organizate kishin bërë ndaj avokatit, Azem Vllasi, në listë vazhdonin zyrtarët e lartë të shtetit. Prokuroria Speciale ka marrë në pyetje të gjithë personat që kanë qenë në listë për tu vrarë nga organizata ‘Syri i Popullit’.

Hashim Thaçi në intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës, planin për ta vrarë atë e ka cilësuar si të nxitur politikisht.

“Gjithë aktivitetin tim jetësor politik e kam zhvilluar për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. Etiketimet e tilla janë me motive politike të nxitura politikisht vetëm për justifikim moral dhe veprime terroriste ndaj meje, ndaj personaliteteve tjera politike dhe dëm të interesit të vendit”, ka thënë Thaçi në intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës të cilën e ka siguruar Insajderi.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 anëtarëve Syrit të Popullit. Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halim, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha Rexhep Topalla dhe Murat Jashari, janë anëtarët e kësaj organizate ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë.

Kujtojmë se Murat Jashari në mars të vitit të kaluar kishte plagosur Azem Vllasin në banesën e tij./Insajderi.com

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit