11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Joshua i pandalshëm, nokauton Povetkinin në rundin e 7-të

 

Anthony Joshua ka mposhtur Alexander Povetkinin në “Wembley”.

Pas një lufte pothuaj të barabartë, britaniku i pamposhtur arriti që me nokaut ta mposhtë Povetkinin në rundin e shtatë të duelit.

Britaniku 28-vjeçar, me triumfin ndaj 39-vjeçarit ka ruajtur titujt e WBO, WBA, IBF dhe IBO në kategorinë e peshave të rë

Më poshtë keni raportin e shtatë rundeve të duelit Joshua – Povetkin. /Insporti.com/

Round i parë

Povetkin ishte i rrezikshëm teksa i afrohej Joshuas. Rusi e përfundoi meçin fortë, me kombinime të zgjuara, derisa Joshua në fund çaloi.

Joshua sidoqoftë, arriti që të kontrollonte mesin e ringut

Rundi i dytë

Joshua pati gjak në kundë pas asaj goditje të Povetkinit në hundën e tij, që mund t’i vështirësonte frymëmarrjen britanikut.

Joshua arriti të konsolidohej në rundin e dytë, por Povetkini i lëshoi një të djathtë të fuqishme.

Povetkin përdori edhe të majtën, derisa Joshua e përfundoi rundin me disa gjuajtje të afërta.

Rundi i tretë

Joshua hasi në vështirësi ndaj kundërshtarit të tij 39-vjeçar, pasi pranoi një gjuajtje tjetër të majtë nga rusi.

Por britaniku përfundoi rundin e tretë më mirë se dy të tjerët. Ky rund ishte më i barabartë.

Rundi i katërt

Joshua lëshon një të fuqishme në rundin e katërt, derisa e djathta e tij depërton dhe shkakton çarje mbi syrin e majtë të rusit. Më shumë gjak në këtë përballje.

Taktikat e Povetkinit janë te gjuajtjet e fuqishme. Por Joshua arrin të gjejë veten dhe lëviz më mirë përreth ringut.

Një rund më i mirë i Joshuas.

Rundi i pestë

Të dy boksierët duket se kanë rimarrë veten pas atyre goditjeve të pësuara në fytyrë. Ky ishte një prej rundeve më të vështira, derisa Povetkin dukej kërcënues nga afër.

Rundi i gjashtë

Shumë parashikime thonin se Povetkin do të ishte i rrezikshëm në katër apo pesë rundat e parë, para se të dobësohej. Në rundin e gjashtë, nuk u vërejt ndonjë ndryshim.

Joshua lëshoi disa kombinime të shpejta, por një upper cut i Povetkinit arrin të depërtojë te britaniku.

Joshua bokson mirë dhe dikton gjërat, por rusi vazhdon të jetë një kërcënim.

Rundi i shtatë

Anthony Joshua rrëzon Povetkinin në tokë. Rusi ngrihet në këmbë, por Joshua lëshohet furishëm me një mori gjuajtjesh, duke e rrëzuar në tokë për herë të dytë.

Britaniku në fund fiton me nokaut pas shtatë rundeve.

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit