11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Juventus: S’ka Olimpiadë për Dybalan

Drejtori gjeneral Giuseppe Marotta ka insistuar se skuadra kampione e Serie A nuk do ta lejojë Paulo Dybala të jetë pjesë e Argjentinës në Olimpiadë.

Gerardo Martino e përfshiu talentin e ri në listën e gjerë të futbollistëve, ndërsa e ka lënë jashtë asaj për Kupën e Amerikës.

Megjithatë, tek Juventus janë të vendosur të mos e lënë lojtarin të luajë në garën që mbahet në Brazil.

“Ai është përfshirë në listën e Argjentinës për Rio 2016. Por rregullat e FIFA na lejojnë të ia ndalojmë pjesëmarrjen. Ne duam që ai të mbetet këtu sepse pastaj edicioni i ri është afër”, ka thënë Marotta.

Më Shumë

Lajmet e Fundit