16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mourinho: Nuk do të transferojmë sulmues, spekuloni diçka tjetër

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho insiston se skuadra e tij nuk do të transferojë sulmues gjatë verës së ardhshme.

Jose Mourinho ka vazhduar luftën me mediat, të cilave u ka thënë të mos shkruajnë për ndonjë sulmues të ri, por të merren me diçka tjetër.

Portugezi insiston se ka mjaftueshëm sulmues në skuadër dhe nuk do të transferojë një tjetër të ri gjatë verës.

“Është keq për ju, sepse ju pëlqen të keni për çka të shkruani dhe të spekuloni veçanërisht gjatë verës, por unë nuk dua sulmues, kështu që mos flisni për sulmues që do të vijnë, sepse askush nuk po vjen”, tha fillimisht Mourinho.

“Juan Mata, Lukaku, Rashford, Martial, Alexis… Nuk dua sulmues të ri, dhe për spekulime gjatë verës ju duhet të shkoni në reparte tjera, por jo për sulmues sepse jam i lumtur”. /Express/

Më Shumë

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Lajmet e Fundit