6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Përveç miqësores, ja çfarë do bëjë Messi në Madrid

Prania e sulmuesit Argjentinas në Madrid javën e ardhshme do të shkaktojë një skenë si kurrë më parë.

Lionel Messi do të stërvitet me shokët e tij të Kombëtares së Argjentinës, në ambientet e “Ciudad Deportiva de Valdebebas”, një nga tempujt e ekipit Madrilenë.Federata e futbollit të Argjentinës, ka zgjedhur kompleksin e Real Madridit për të trajnuar gjatë ditëve të para për miqësoren kundër Spanjës, ndeshje e cila do të zhvillohet më 27 mars në stadiumin “Wanda Metropolitana”.

Ekspedita e Argjentinës është planifikuar në tokën e Madridit, pasi do të përballen edhe me Italinë në stadiumin “Etihad” të Manchesterit.Kjo do të thotë se, Messi do të dijë objektet ku ekipi i Real Madridit punon çdo ditë dhe do t’i eksplorojë ato për tre ditë.Është po ashtu rastësi, që gjatë ditëve të ardhshme shumica e lojtarëve të Real Madrid, janë të përqendruar edhe me kombëtaret e tyre përkatëse dhe vetëm disa prej tyre, janë me trajnerin Zinedine Zidane.

Si pasojë, shumë pak do të jenë në gjendje të kalojnë disa momente me sulmuesin e ekipit “Blaugrana” gjatë qëndrimit të tij me Argjentinën në Valdebebas.Messi u thirr nga Jorge Sampaoli, trajner i Argjentinës, për dy ndeshjet miqësore kundër Italisë dhe Spanjës.

Më Shumë

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

Lajmet e Fundit