6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Zidane: Fama si futbollist nuk më ka ndihmuar në punën e trajnerit

Zinedine Zidane është zgjedhur nga prestigjozja “France Football” trajneri francez i vitit. Dy Champions, Superkupa e Europës, titulli i La Ligas, Superkupa e Spanjës dhe Botëerori për Klube, shkruan supersport.al. Këto ishin trofetë që kompletuan palmaresin e francezit gjatë 2017-ës.

Në intervistën e gjatë dhënë për gazetën e vendit të tij, ai sqaron se karriera e shkëlqyer si futbollist nuk i ka shërbyer aspak si mbyrojë në rolin e ri. Gjithsesi, përveç jetës në katërkëndëshin e blertë, Zizu ka edhe një jetë tjetër, atë pranë familjes, me njerëzit e tij të dashur.

“Presionet nga jashtë nuk më shqetësojnë, sepse kam mburojën time dhe jam i vetëdijshëm për atë që bëj. Pas punës e heq spinën nga priza dhe nuk mendoj aspak për futbollin, gjë të cilën shumë trajnerë nuk arrijnë ta bëjnë. Kohën e lirë e kaloj me familjen dhe shpeshherë dal për të ndjekur shfaqe me bashkëshorten”.

Por cilat janë pikat e tij të forta dhe si i përballon Zidane momentet e vështira?

“Dua të tregoj se jam një trajner i mirë edhe në momente të vështira dhe kjo gjë nuk më tremb aspak. Njerëzit mund të mendojnë se për mua gjithçka është e thjeshtë, pasi më ndihmon instikti, por gabohen. Si kur kam qenë lojtar ashtu edhe tani që jam trajner, kam punuar shumë. Kjo punë mund të të rrezikojë, por unë nuk do të ndryshoj asnjëherë. Jam i vetëdijshëm se kam përpara meje kampionë të mëdhenj, të cilët më ndjekin. Të gjithë luajmë futboll dhe dimë si të veprojmë, prandaj gjërat funksionojnë përherë”.

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit