Milani nis bisedimet për Jankton

Mesfushori i krahut, çeku Jakub Jankto, gjatë këtij muaji pritet t’i bashkohet Milanit.

Mediumet italiane kanë raportuar se Milani ka nisur bisedimet me Udinesen për Jankton, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Gennaro Gattuso, shkruan Koha Ditore.

Jankto, 21-vjeçar, këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro, kurse Milani është i gatshëm që në ofertë të përfshijë edhe lojtarët si Manuel Locatelli e Gustavo Gomez. Interesim për Jankton tashmë një kohë të gjatë ka treguar edhe skuadra e Arsenalit

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit