Suhareka me platformë online për regjistrimin e ardhjeve nga shtetet e jashtme

Komuna e Suharekës ka bërë të ditur se ka krijuar platformën elektronike për regjistrimin online të personave të ardhur nga diaspora, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Për shkak të pandemisë, kjo komunë ka kërkuar nga të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në mërgim, por edhe nga qytetarët që kohëve të fundit kanë vizituar shtetet e jashtme që të regjistrohen në platformën online.

Të dhënat e kërkuara janë emri dhe mbiemri, vendbanimi, telefoni, shteti prej nga vjen personi dhe data e hyrjes së tij në Kosovë. Në njoftimin e Komunës thuhet se të dhënat mbrohen sipas legjislacionit në fuqi, transmeton KOHA.

Ditë më parë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj pat bërë thirrje që kryetarët e fshatrave dhe drejtorët e shkollave ti evidentojnë qytetarët të cilët kanë ardhur në javët e fundit nga diaspora dhe këto të dhëna ti dërgojnë te autoritetet lokale të shëndetësisë.

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Trupa amerikane “Magnificat” mahnit publikun prizrenas me baletin “Stratagem”

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren u mbush mbrëmë me art dhe emocione nga performanca e trupës profesionale të baletit “Magnificat” nga Shtetet e Bashkuara...

Lajmet e Fundit