Vdes kitaristi i “Gang of Four” (VIDEO)

Andy Gill, njëri prej anëtarëve themelues të grupit muzikor Gang of Four, ka vdekur në moshën 64 vjeçare.

Kitaristi ndërroi jetë pas një sëmundjeje të shkurtër që lidhet me frymëmarrjen.

“Turneu i fundit i Andyt në nëntor ishte e vetmja mënyrë me të cilën ai do të tërhiqej; me një Stratocaster rreth qafës, duke bërtitur me reagime dhe duke e shurdhuar rreshtin e parë të të pranishmëve në koncert”.

“Vizioni i tij i pakompromis artistik dhe angazhimi për kauzën nënkuptohej se ai ende dëgjonte mikset për këngën e re, teksa planifikonte turneun e radhës nga shtrati i tij i spitalit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga grupi muzikor.

Andy punoi gjithashtu edhe si producent muzikor, ku mes shumë albumeve të tjera vlen të ceket ai debutues i grupit të famshëm Red Hot Chili Peppers.

 

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Lajmet e Fundit