Ylli i Juventusit befason të gjithë, e ka menduar pensionimin

Braziliani, Douglas Costa, thotë se ai ka menduar për pensionimin nga futbolli për shkak të lëndimeve të tij të vazhdueshme.

Braziliani ka munguar 17 ndeshje këtë edicion për liderin e kampionatit italian dhe vazhdimisht ka vuajtur me lëndimet në muskuj dhe kofshë gjatë karrierës së tij.

“Ka disa momente kur mendoj: ‘A mund të luaj sërish?”, ka thënë Costa.

“Kjo sepse hyj në fushë dhe lëndohem sërish. Pastaj, kur e shikoj në televizion, më kujtohet se ky është pasioni im dhe se unë ende mund të luaj në nivelin e lartë. Kjo më mban gjallë, e di që futbolli është i lehtë për mua. Nuk ka të bëjë asgjë me paratë apo të qenët i famshëm”, u shpreh braziliani.

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit