16 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Zyrtare! FBK anulon sezonin e basketbollit

Federata e Basketbollit së Kosovës ka zyrtarizuar pak çaste më parë anulimin e sezonit. Prej disa javësh, basketbolli ishte ndërprerë totalisht, për shkak të pandemisë COVID-19. Sot, është njoftuar se ky sezon do të fshihet dhe si sezoni i Superligës së Kosovës, ashtu dhe Superliga e Femra, është anuluar, duke mos i shpallur kampione dy ekipet e vendit të parë.

Më poshtë, dhe njoftimi i FKB:

31 mars 2020

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke i parë zhvillimet e fundit me pandeminë COVID-19, në bazë të kompetencave të veta statutare, sot unanimisht ka marrë vendim që të anulojë garat në Superligën e Kosovës dhe Superligën e Femrave për edicionin 2019/20 dhe me këtë rast nuk do të shpallen kampionët e këtyre dy kompeticioneve.

Bordi i FBK-së do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet që ndërlidhen me pandeminë COVID-19 dhe gjatë muajit prill do të vendos për vazhdimin apo jo të garave të tjera në kuadër të FBK-së. Në lidhje me modalitetet e garave të tjera Federata e Basketbollit të Kosovës do të njoftojë opinionin me kohë pas konsultimeve në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Bordi i FBK-së ka qenë i detyruar të marr një vendim të tillë për shkak të përhapjes së pandemisë COVID – 19, ku numri i të infektuarve në vendin tonë ka përjetuar rritje të madhe në disa ditët e fundit. Për Bordin e FBK-së rëndësi ka shëndeti i basketbollistëve/eve, punëtorëve sportivë, shikuesve dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në zhvillimin e garave të FBK-së. Vendimi hyn në fuqi më 31.03.2020. Në emër të Bordit të FBK-së:

I juaji, Arben FETAHU Kryetar
Federata e Basketbollit të Kosovës

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin për vjedhje të rëndë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

E dhimbshme: 30-vjeçari nga Suhareka vdes pas një aksidenti në Bresje

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë natës, saktësith rreth orës 01:00 në dalje të autostradës në Bresje – Fushë Kosovë. Viktima është Mentor Zmajlaj,...

Lajmet e Fundit