4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Zyrtarë komunalë të Prizrenit shkelin masat anti-COVID duke festuar 28 Nëntorin

Zyrtarë të Kuvendit Komunal të Prizrenit kanë festuar 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, pavarësisht rekomandimeve që janë dhënë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Mbi dhjetë prej tyre kanë festuar 28 Nëntorin, madje mënyrën e festimit e kanë bërë publike vetë ata pa vënë re se nuk kanë respektuar as masat bazë kundër koronavirusit.

Në Facebook, asamblisti nga Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar tri fotografi e ka emëruar edhe zyrtarë nga parti të tjera. Megjithatë i njëjti më pas i ka fshirë ato nga faqja e tij, shkruan KOHA

E asamblistëve u ka prirë kryesuesi i tyre, Sulltan Badalli, i cili vjen nga PDK-ja e që drejton Kuvendin e Komunës së Prizrenit.

Asamblistët Ilir Baldedaj nga AAK, Getoar Besimi nga PDK, Adem Shabanaj nga LVV, Karanfil Haxhillari nga LVV, Kastriot Krasniqi nga PDK, Qemal Krasniqi nga LDK, Haziz Hodaj nga LDK, Bardhi Avdaj nga PDK, e të tjerë, janë mbledhur në një tavolinë krah për krah pas distancë sociale e në një ambient të mbyllur.

Aty nuk mungojnë as zyrtarë të tjerë nga Kuvendi, një prej të cilëve është Hamdi Bilurdagu.

“Urime 28 nëntori nga Kuvendarët e Komunës së Prizrenit”, shkruhet në mbishkrimin e fotografive ku ata shihen të hareshëm nën tingujt e muzikës e muzikantët ngjitur me ta në tavolinë.

Më Shumë

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Lajmet e Fundit