26.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

554 vjet nga vdekja e Skënderbeut

Sot mbushen plot 554 vjet nga vdekja e figurës legjendare të Gjergj Kastriot Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.

Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve.

I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.

Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare.

Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15 dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm. Mbeti në histori si luftëtar, si gjeneral njeri me principe dhe me ideale. Gjergj Kastrioti ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij. U njoh si komandant i të gjitha fiseve Shqiptare dhe mbrojtës i Kristianizmit.

Arriti të ndalonte për 25 vite me rradhë përhapjen e hordhive turke në Ballkan pa humbur qoftë edhe një betejë. Me luftën e tij heroike arriti të fitonte admirimin e të gjithë Europës Kristiane.Në Shqipëri, Skënderbeu është një legjendë, imazhi i vërtetë i një heroi, një gjysëmperëndie që gjithmonë ndodhej në vijën e parë të luftës, që kurrë nuk ngurroi të sakrifikonte jetën e tij për idealet e tij, për ato që ai besonte, për atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij.

Sot në Shqipëri kujtimi i tij është mjaft i gjallë, dhe kështu në nder të tij, që nga dita kur ai vdiq, mbiemri i tij u kthye ne emër nderi për djemtë.

Dhe kështu njerëzit emërojnë fëmijët e tyre, në mënyrë që këta fëmijë t’i ngjajnë këtij Heroi. Për këtë në Shqipëri është një nder të quhet dikush Kastriot, por edhe një përgjegjësi e madhe që të mund ta nderojë dikush këtë emër në çdo moment. /KultPlus.com

Më Shumë

Deputeti kanadez kërkon falje pasi u lidh në seancë virtualisht nga tualeti

Një deputet kanadez ka kërkuar falje për shkak se kishte marrë pjesë në një seancë parlamentare online nga tualeti i tij. Deputeti liberal Shafqat Ali...

Kjo është lista e emrave më të përfolur për president të Shqipërisë

Konferenca e Kryetarëve ka caktuar të martën 16 majin si raundin e parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Deri në këtë datë...

Çeku: Peci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin e Kosovës

Figura e legjendës së boksit kosovarë Xhevde Peci është vlerësuar lartë për kontributin e dhënë në kohët e vështira të popullit të Kosovës përmes...

Kurti nis sot takimet në shtetin e Iowas në SHBA

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po realizojnë një vizitë dyditëshe në shtetin e Iowas në SHBA. Të premten...

Veseli deklarohet i pafajshëm: Gjyqi të fillojë sa më shpejt dhe ta shpreh pafajësinë time para qytetarëve

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka dalë para Gjykatës Speciale në seancën dëgjimore pas aktakuzës së re, të ndryshuar të cilën Prokuroria e Specializuar...

Edhe sot nxehtë, temperaturat shkojnë deri në 27 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas IHMK-së, Riga...

Brenda një viti e gjysmë në Kosovë janë hapur mbi 13 mijë biznese

Vetëm brenda një viti e gjysmë në Kosovë janë hapur mbi 13 mijë biznese. Kështu i kanë thënë Radio Kosovës zyrtarë nga Agjencia e...

Rusia humbi 73 tanke në rajonin e Donbasit

Ushtria ukrainase pretendon se ka shkatërruar të paktën 73 tanke ruse dhe pajisje të tjera gjatë një beteje mbi një lumë në rajonin e...

Personi me probleme psikike ia vë flakën një veture në Malishevë

Një person në Malishevë u arrestua nga policia pasi dyshohet se ia kishte vënë flakën një veture e cila ka qenë e vendosur në...

Osmani përkujton intelektualin Ukshin Hoti në 23-vjetorin e zhdukjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar intelektualin Ukshin Hoti, në 23-vjetorin e zhdukjes. Më 16 maj të vitit 1999, ai u...

Shyhretja kështu rregullohet në pushime

Shyhrete Behluli këtë kohë po e shfrytëzon që të relaksohet në një vend superior. Pasi që është e angazhuar në sezonin e verës, këngëtarja në...

Drejtoresha e shkollës kafshon djalin autik

E ëma e fëmijës ka denoncuar rastin e çuditshëm, pasi fëmija ishte kthyer nga shkolla me shenjën e kafshimit në këmbë. Mediet greke shkruajnë se...

Bie nga kulmi ku ishte duke punuar-edhe një rast i lëndimit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje është lënduar një punëtor në vendin e tij të punës. Sipas raportit të policië, ngjarja ka ndodhur në...

Thaçi në Hagë deklarohet i pafajshëm – thotë se nuk i ka kuptuar akuzat e reja për shkak të redaktimeve të shumta

Në Hagë është mbajtur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra...

Kuvendi sot do të mbajë seancë, do të diskutohet për vitin e parë të Qeverisë Kurti

Kuvendi i Kosovës sot do të ketë seancën e radhës, në të cilin do të mbahet debat parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës...

I “shpërfillur” nga ushtria ruse, pse ukrainasit po përdorin ende mitralozin 100 vjeçar

The Economist Forcat ukrainase po luftojnë kundër pushtuesve rusë duke përdorur disa lloj mitralozësh që kanë hyrë në shërbim në kohën kur Ukraina ishte pjesë...

Lajmet e Fundit