?Shqipëria me eksport rekord historik në janar-prill 2021

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur sot se në periudhën janar-prill 2021 eksportet kanë shënuar rekord historik.

Eksportet për 4-mujorin e parë të këtij viti shënuan rritje 35 për qind me bazë vjetore, duke arritur në 109 miliardë lekë.

Edhe në raport me 4-mujorin 2019, tendenca është sërish në zgjerim, me 10 për qind.

Të gjithë sektorët shënojnë rritje të eksporteve, por ecuri më të mirë po e shënojnë eksportet e metaleve, si rrjedhojë e kërkesës së fortë dhe shtrenjtimi të ndjeshëm të çmimeve./Atsh

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit