Gastronomët kërkojnë ndihmë financiare nga qytetarët

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që ndihmojnë këtë sektor financiarisht në kohën kur gjendja me pandeminë koronavirus në vend po vazhdon të rëndohet.

Në një njoftim për media, shoqata ka ngritur alarmin se si rrjedhojë e masave të aplikuara nga ana e institucioneve të Kosovës, shumë biznese rrezikojnë të mbyllen nga pengesat që janë shkaktuar në afarizëm.

“Gjendja aktuale në vendin tonë sa i përket sektorit të gastronomisë është tepër shqetësuese. Ju bëjmë lutje të gjithë atyre që kanë mundësi dhe janë të interesuar që të kontribuoni financiarisht duke dhënë mbështetje në shoqatën tonë dhe tuajën njëkohësisht, me kokë-ulje dhe për shërbim ndaj jush lidhur me përmirësimin e standardeve profesionale të sektorit të gastronomisë dhe avokimin për mbrojtjen e interesave të tij, tani e gjithnjë. Të interesuarit mund të lajmërohen nëpërmjet këtyre kontakteve: nr. tel: +383 (0)45 342 221/ (0)49 626 505; email: info@ gastronomet.com /[email protected], apo duke dërguar mesazh në faqet tona në Facebook (gastronometeprishtines) dhe Instagram (@gastronometekosoves)”, thuhet në njoftim.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës shpreh falënderim të thellë për mbështetjen e deritanishme të qytetarëve, me shpresë që ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Më Shumë

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit