18.3 C
Prizren
E enjte, 7 Gusht, 2025
Home Blog Page 109

Këto janë dy alpinistet e huaja që u shpëtuan në Bjeshkët e Sharrit

0

Dy shtetase të huaja janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë, konkretisht në Bjeshkët e Sharrit në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes. Ato kishin humbur pas një ecje malore gjatë së mërkurës.

Klankosova.tv mëson se alpinistet e huaja janë Katharina dhe Anne Maria.

“Ato janë transportuar menjëherë me autoambulancë në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë ku sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile, përveç një lëndimi të lehtë në këmbë tek njëra prej tyre”, kanë deklaruar nga policia.

Organet e rendit, sot në mëngjes kanë dhënë detaje lidhur me rastin.

“Më datë 21.05.2025, rreth orës 08:00 të mëngjesit, dy shtetase të huaja, të cilat po qëndronin në hotelin “Luboteni” në Brezovicë, janë nisur për një ecje malore në bjeshkët e Sharrit. Gjatë rrugëtimit të tyre, për shkak të kushteve të vështira dhe terrenit të panjohur, ato kanë humbur rrugën”.

“Rreth orës 20:50, Policia Rajonale e Ferizaj, respektivisht Stacioni Policor në Shtërpcë ka pranuar një informatë se dy alpinistet kishin humbur rrugën dhe ndodheshin diku në zonën malore të Sharrit, por pa ditur saktësisht vendndodhjen e tyre. Përmes një audio incizimi, ato kishin treguar gjendjen e tyre të rënduar dhe pamundësinë për të vazhduar më tej”.

“Menjëherë, Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke aktivizuar njësitë relevante dhe duke kërkuar ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës. Pas disa orësh kërkimesh intensive dhe përpjekjeve të koordinuara, më 22.05.2025, rreth orës 03:00, dy shtetaset e huaj janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë”, njofton policia e Ferizajt, transmeton Klankosova.tv.

EC Ma Ndryshe kërkon shkarkimin apo dorëheqjen e drejtorit komunal në Prizren me aktakuzë për keqpërdorim detyre

0

Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” përmes një reagimit të enjten ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj që të respektojë zotimin se askush me aktakuzë nuk do të jetë pjesë e qeverisë komunale.

Për këtë arsye është kërkuar shkarkimi ose dorëheqja e drejtorit komunal ndaj të cilit është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren.

“EC Ma Ndryshe duke marrë parasysh nevojën për funksionimin e institucioneve publike me integritet dhe qeverisjen e tyre me etikë, kërkon shkarkimin e menjëhershëm apo dorëheqjen e drejtorit komunal ndaj të cilit është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në reagim.

Kjo organizatë joqeveritare ka sjellë në kujtesë premtimet elektorale të dhëna nga Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe subjekti i tij politik se “askush me aktakuzë nuk do të jetë pjesë e kabinetit qeverisës”.

“Prandaj tani, çdo qëndrim ndryshe përbën shkelje të drejtpërdrejtë të besimit qytetar, dëmton transparencën institucionale dhe e bën të pakuptimtë luftën ndaj korrupsionit në nivel lokal. Për këtë arsye, EC kërkon që Kryetari i Komunës të veprojë në përputhje me zotimet publike dhe të shkarkojë zyrtarin në fjalë, duke treguar se etika dhe integriteti janë vlera që zbatohen në praktikë, jo vetëm në fushatë; dhe në këtë mënyrë të mundësohet që proceset pranë organeve të drejtësisë të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe transparente, pa ndikime politike apo institucionale”, thuhet në reagim.

Aktakuzë ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, dyshohet se mashtruan në një tender
Prizreni, sipas EC-it, meriton një administratë komunale që është shembull i përgjegjësisë, që në përputhje me deklaratën në Planin e integritetit, zbaton në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse standarde, parime dhe objektiva për parandalimin e korrupsionit dhe sjelljeve tjera të paligjshme dhe joprofesionale.

Ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe D.N., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik”.

Një ditë më parë, dega e LDK-së në Prizren ka vlerësuar si të papranueshme heshtjen e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj pas aktakuzës ndaj disa zyrtarëve komunalë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Madje ky subjekt politik ka theksuar se “heshtja e kryetarit Totaj është bashkëfajësi”.

Komuna e Prizrenit ndërmerr masa kundër shitjes së pijeve energjike dhe alkoolike për të miturit

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se inspektorët gjatë muajit maj kanë ndërmarrë veprime drejt parandalimit të shitjes së pijeve energjike dhe alkoolike për personat nën moshën 18 vjeç.

Me këtë rast, sipas njoftimit, janë vendosur shenja paralajmëruese për të siguruar zbatimin e kësaj mase.

“Gjatë këtij muaji, Drejtoria e Inspektorateve ka realizuar aksion për t’i mbrojtur të rinjtë, duke ndaluar shitjen e pijeve energjike dhe alkoolike për personat nën moshën 18 vjeç. Inspektorët kanë kontrolluar tregun dhe kanë vendosur shenja paralajmëruese në lokale dhe dyqane për ta siguruar zbatimin e kësaj mase”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Qëllimi sipas Komunës së Prizrenit është ruajtja e shëndetit të të rinjve dhe ndërgjegjësimi për rreziqet e konsumit të këtyre produkteve në moshë të re.

Marketing

 

Policia në Prizren arreston të dyshuarin për posedim të narkotikëve, pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt

0

Një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve është arrestuar në Prizren nga Policia e Kosovës dhe pas intervistimit dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit të Policisë në këtë rast janë gjetur e sekuestruar 9 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa të huaja ishte ndalur nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 9.01 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një pako rrizlla dhe një grinder. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Marketing

Prizreni përmbyll buxhetimin me pjesëmarrje, banorët e Malësisë së Re vendosin për terrenin sportiv

0

Komuna e Prizrenit ka përmbyllur ciklin e takimeve të buxhetimit me pjesëmarrje, me procesin e votimit të komunitetit për projektin prioritar në fshatin Malësi e Re.

Banorët e këtij fshati me shumicë votash janë përcaktuar për ndërtimin e një terreni sportiv.

“Në kuadër të takimeve për “Buxhetim me Pjesëmarrje”, banorët e fshatit Malësi e Re votuan për projektin “Terren sportiv në oborrin e shkollës ose në Bokë”. Ky projekt, që u propozua dhe u votua nga vet banorët, do të financohet nga Komuna e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Marketing

Shpëtohen dy shtetase të huaja në Bjeshkët e Sharrit

0

Dy shtetase të huaja janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë, konkretisht në Bjeshkët e Sharrit në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Ato kishin humbur pas një ecje malore gjatë së mërkurës, transmeton Klankosova.tv

“Më datë 21.05.2025, rreth orës 08:00 të mëngjesit, dy shtetase të huaja, të cilat po qëndronin në hotelin “Luboteni” në Brezovicë, janë nisur për një ecje malore në bjeshkët e Sharrit. Gjatë rrugëtimit të tyre, për shkak të kushteve të vështira dhe terrenit të panjohur, ato kanë humbur rrugën”.

“Rreth orës 20:50, Policia Rajonale e Ferizaj, respektivisht Stacioni Policor në Shtërpcë ka pranuar një informatë se dy alpinistet kishin humbur rrugën dhe ndodheshin diku në zonën malore të Sharrit, por pa ditur saktësisht vendndodhjen e tyre. Përmes një audio incizimi, ato kishin treguar gjendjen e tyre të rënduar dhe pamundësinë për të vazhduar më tej”.

“Menjëherë, Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke aktivizuar njësitë relevante dhe duke kërkuar ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës. Pas disa orësh kërkimesh intensive dhe përpjekjeve të koordinuara, më 22.05.2025, rreth orës  03:00, dy shtetaset e huaj janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë”, njofton policia e Ferizajt.

Ato janë transportuar menjëherë me autoambulancë në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë ku sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile, përveç një lëndimi të lehtë në këmbë tek njëra prej tyre.

Marketing

Ngritja e çmimeve, dyshohet për marrëveshje mes e bizneseve

0

Në kohën kur ka nisur një valë e re e ngritjes së çmimeve në Kosovë, janë ngritur dyshime se një pjesë e bizneseve po e keqpërdorin situatën.

Autoriteti i Konkurrencës është duke hetuar çmimin e bukës, orizit, ujit, kafesë e mbi 20 produkteve tjera.

Kjo po bëhet pas dyshimeve se ngritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e një marrëveshjeje mes bizneseve, gjë e cila është e ndaluar ligjërisht. Qytetarët janë shprehur të shqetësuar teksa kanë thënë se mezi po i përballojnë çmimet aktuale.

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka ngritur dyshime se një pjesë e bizneseve po e keqpërdorin situatën për t’i ngritur edhe çmimet e produkteve të tyre.

Dyshimet janë se një pjesë e furrave dhe biznese të tjera kanë bërë marrëveshje për t’i ngritur çmimet, gjë e cila është e ndaluar ligjërisht në Kosovë. Kjo ka shtyrë edhe Autoritetin e Konkurrencës që bashkë me aktorë tjerë të nisin monitorimin e tregut.

Albion Rexhepi nga Autoriteti i Konkurrencës ka treguar se janë duke u analizuar mbi 20 produkte, përfshirë këtu ujin, orizin, kafenë e produkte të tjera.

Në rast se dyshimet u konfirmohen, nga Autoriteti i Konkurrencës do të shqiptojnë gjoba deri në 10% të qarkullimit vjetor për këto biznese.

Po ashtu, bizneseve do t’u kërkohet që çmimet t’i kthejnë siç kanë qenë më parë. Për ngritjen e çmimeve, ankesa kanë pasur edhe qytetarët.

Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thonë se ngritja e çmimit mund të ndodhë si pasojë e importit. Megjithëse, nga e njëjta kanë bërë thirrje që të respektohet ligji.

Ende pa u ardhur faturat me tarifat e reja të energjisë elektrike, çmimet e shumë produkteve kanë shënuar ngritje në vend./RTK/

Trepça, kampione e Kosovës

0

Trepça ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit. ‘Xehetarët’ në super finalet e “Play-off”-it triumfuan ndaj Bashkimit në serinë finale 4:2, raporton PrizrenPress.

Finalja e fundit në Mitrovicë u zhvillua në një super atmosferë, derisa ky kampionat me dramë, adrenalinë dhe emocione të pafundme.

Mitrovicasit finalen e fundit e fituan 82:67.

Trofeun e kampionit e kanë ndarë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë, MVP i “Play-off”-it është shpallur Michael Myers, çmim që iu nda nga Visar Bislmi nga sponsori i Superligës, ProCredit Bank./PrizrenPress.com

BIK-u në Prizren: E papranueshme që personi që grisi Kuranin të trajtohet në “masën psikiatrike në liri”

0

Avokati i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren ka reaguar ashpër në “Kosova Live” pas vendimit të autoriteteve për rastin e personit që grisi Kuranin në një nga xhamitë e qytetit. Ai e ka cilësuar të papranueshme që ky individ të trajtohet në “masë psikiatrike në liri”.

Rasti ka shkaktuar reagime të shumta nga komuniteti besimtar dhe opinioni publik, ndërsa BIK ka kërkuar që drejtësia të veprojë me seriozitet dhe respekt ndaj ndjeshmërisë fetare.

Detaje nga ky rast dhe intervista në fjalë:

Sonte finalja e gjashtë mes Trepçës dhe Bashkimit

0

Sonte nga ora 19:00, në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, zhvillohet ndeshja e gjashtë e serisë finale në Superligën e Kosovës mes Trepçës dhe Bashkimit, një duel që mund të vendosë fatin e titullit kampion për edicionin 2024/25.

Aktualisht, seria është 3-2 në favor të Trepçës dhe një fitore sonte për mitrovicasit do të thotë kurorëzim me titull kampioni para tifozëve të tyre të zjarrtë dhe në një atmosferë që pritet të jetë elektrizuese.

Në anën tjetër, Bashkimi nga Prizreni ka vetëm një opsion: fitore, për ta barazuar serinë në 3-3 dhe për ta çuar betejën finale të titullit në duelin vendimtar në Prizren, ku gjithçka do të vendosej për kampionin e ri.

Kush do ta shkruajë historinë këtë mbrëmje – “Xehetarët” me trofe në shtëpi apo “Portokallezinjtë” me rikthim dramatik? Mos e humbni – gjithçka nis nga ora 19:00!

Marketing