Home Blog Page 112

Dervish Salihu i Lugishtës së Hasit-figurë e shquar kombëtare

0

Dervish Salihu (Salih Muçaj), i Lugishtës së Hasit, ështëpadyshim një nga figurat e rëndësishme të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, të pjesës së dytë të shekullit XIX. Duke qenë njeri me autoritet jo vetëm në krahinën e Hasit, por edhe të Rekës e të Malësisë, ai zgjoi interesimin e krerërve të Lidhjes Shqiptare tëPrizrenit, të cilët në Teqenë e tij gjetën mbështetjen e plotë dhe,krahas themelimit të Degës së Lidhjes për Has, kryetar i së cilës ishte Dervish Salihu, ata aty mbajtën një ka takimet përgatitore të Kuvendit të Madh të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Por, Dervish Salihu, i cili i takonte tarikatit Kaderi, ndërsa idol të tij kishte Myhlzy Dedjen e Koçanës, që po ashtu prijës fetar dhe atdhetar i shquar i Lëvizjeve Kombëtare Shqiptare të pjesës së dytëtë shek. XIX, ishte edhe një prijes fetar i shquar jo vetëm në Has, por edhe më gjerë, si dhe një njeri me aftësi të jashtëzakonshme mistike dhe krijuese. Bejtet e shumta të lëna si trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të Dervish Salihut, në brendinë e tëcilave ngërthehet një botë interesante, vazhdojnë të këndohen edhe sot me shumë pasion. Në Teqenë e tij, e cila gjatë luftës së vitit 1999, u dogj tërësisht nga ushtarët serb, u ligjërua vetëm në gjuhën shqipe.

Shkruan: Dr. Besim Muhadri

Dervish Salihu u lind në vitin 1821 në Lugishtë të Hasit, në një familje me traditë pune dhe bujarie. Babai i tij, Fejzë Rrustë Muçaj ishte një njeri punëtor, i cili punoi zejen e bukëpjekësit dhe gjithmonë me nder u mundua të mbante familjen e të rritte fëmijët. Kur ende s’i kishte mbushur pesëmbëdhjetë vjeç, Sali Muçaj u detyrua të linte ujin e ftohtë të Shumrizës, bukurinë mahnitëse të shkëmbinjve të Majës së Gurshllimit, e ajrin efreskët që vinte nga Ahishta e Madhe, por edhe bukuritë mahnitëse të bjeshkëve të Hasit dhe të shkonte më babain e tij, i cili në atë kohë punonte në zejen e bukëpjekësit në Rahovec, kusiguronte ekzistencën e familjes.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Dervish Salihu (1821-1891) (Pikturë e Rafet Shehut)

Prirjet e veçanta mistike të Dervish Salihut

Në Rahovec, pranë të atit, Salihu i ri punoi për disa vjet, por interesimi i tij për dije, kulturë dhe aq më tepër për të njohur thellësitë e misticizmit, ku kishte prirje të veçantë ishin më të theksuara. “Ai ishte i zjarrtë në shpirt. I pajisur me një vitalitet prej malësori dhe me aftësi për gjykime këmbadoras (aty për aty). Sa vie dhe dashurohej deri në admirim në aktivitetin kulturor të dervishëve, të cilët bënin ziqër në teqe. Derisa ata luteshin, poeti i ardhshëm e linte derën dhe dritaren e furrës hapur dhe i ndiqte me vëmendje. Ajo melodi ia zgjonte ndjenjat, ia kujtonte Pashtrikun e Hasin e Thatë, ia kujtonte meloditë e hedhura me kavall. Si ashik që ishte, nuk e pengonte rruga që e ndante teqenë nga furra, dhe të ndiqte me kavall lutjet që thuheshin në ziqër. Thuhet se kështu veproi më shumë se dhjetë vjet.

Rruga e tarikatit dhe takimi me Myhlyz Dedjen

Një ditë prej ditës interesimin dhe aftësitë e Salihut i kuptoi Shejh Jusufi dhe e thirri në teqe. Salihu i ri e kishte ëndërr të hynte dhe të dëgjonte ato ilahi dhe ziqrat që i bënin dervishët. Ishte hera e parë kur ky djalosh po hynte brenda teqesë, kah e cila më shumë se dhjetë vjet kishte përgjuar dhe i kishte ndjekur me kavall lutjet që thuheshin aty. Shejhu pasi ia dha disa prova, të cilat për shkencë nuk janë të rëndësishme, konstatoi se ka të bëjë me një person me aftësi të pashterrshme krijuese. Më pas e këshilloi të shkojë në Koçanë të Maqedonisë, ku do të merrte dorë për dervish. Dervishi dhe poeti i ardhshëm, pa humbur shumë kohë, mori rrugën për në Koçanë. Atje, në një rreth krejt të panjohur, e bleu një konak jo larg teqesë së tarikatitit Kaderi, bashkë me të jatin ndërtuan furrën dhe filluan punën në zejen e bukëpjekësit. Nuk vonoi dhe si ashik që ishte, furrën e bëri si vend takimi të rinisë. U njoh edhe me shumë dervishë dhe ata e sollën para Shejh Myhlyz Dedjes, një shqiptar i dalluar në atë kohë në jetën kulturore dhe fetare në Koçanë dhe rrethinë. Shejh Myhlyz Dedja, djaloshit hasjan i “dha dorë” për dervish duke ia dhuruar shpatën e Imam Hysenit. Sipas urdhërit të Shejh Myhliz Dedjes, Dervishi u kthye në vendlindje për ta përhapur aktivitetin e vet kulturor dhe tarikatin Kaderi”.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Për Dervish Salihun shejh Myhliz Dedja tani do të jetë mësuesi i dytë, pas mësimeve të para që kishte marrë në Rahovec, ku si autodidakt kishte arritur të mësonte shkrim-leximin në gjuhën turke dhe arabe, punë kjo që dëshmohet edhe nëpër përkthimet e bëra më vonë nga këto gjuhë. Sipas informacioneve që kemi, Dërvish Salihu në vendlindje kthehet rreth vitit 1854, por kësaj radhe jo më si bukëpjekës i zakonshëm, që kthehej dikur për t’u çmallur me vendlindjen, por si Dervish i tarikatit të Kaderive.

Teqeja e Dervish Salihut – qendër e rëndësishme kulturore, fetare dhe atdhetarie

Me t’u kthyer në Has ai e ndërtoi Teqenë e vet, e cila do të shërbejë si qendër e aktivitetit kulturor e arsimor në trevën e Hasit”. Roli dhe kontributi i Dervish Salihut dhe i Teqesë së tij do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçmas gjatë kohës së organizimit dhe mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, por edhe pas shuarjes së kësaj Lidhjeje, veçmas gjatë viteve të fundshekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX. Ai ishte kryetar i Degës së Lidhjes së Prizrenit për krahinën e Hasit dhe thuhet se një nga takimet përgatitore të Kuvendit tëpërgjithshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizreni ishte mbajtur pikërisht në Teqenë e Dervish Salihut në Lugishtë (Libizhdë) të Hasit.

Duke pasur të qartë synimin e tij jetësor e kombëtar, Dervish Salihu, me zgjuarsinë, oratorinë, por edhe me thjeshtësinë e tij prej njeriu të urtë dhe bamirësi, ishte bërë i dashur për rrethe të gjëra të masave popullore jo vetëm në krahinën e Hasit, por edhe të Malësisë së Gjakovës, Rekës së Keqe etj. Por ai tashmë nuk u takonte vetëm masave shqiptare islame. Atë baraz e dëshironin midis tyre edhe masat shqiptare të krishtere. Vetëm për disa vjet, me energji të pashtershme, e cila dilte nga shtati i tij, përreth vetes bashkoi me qindra ithtarë. Magjike mund të quhet fjala e tij. Teqeja e tij në Lugishte (Libizhdë) të Hasit sa vije e bëhej qendër kulturore e Hasit të Thatë.

Në Teqenë e Dervish Salihut në Lugishtë të Hasit u ligjërua vetëm në gjuhën shqipe

Në tarikatin Kaderi, që e kishte sjellë Dervish Salihu nga Koçana e Maqedonisë dhe nga mësuesi i tij shpirtëror, Myhlyz Dedja, u bashkuan me qindra fshatarë nga të gjitha katundet e Hasit, por edhe nga shumë katunde të Malësisë së Gjakovës, të Deçanit, të Drinisë, të Prizrenit, madje edhe të Drenicës Veriore. Argumentet flasin se në vitet ‘70-‘90 të shekullit XIX, në Teqenë e Dervish Salihut u ligjërua vetëm në gjuhën shqipe”. Ai kishte lidhje të ngushta me atdhetarë të shquar të kohës, ndër tëcilët edhe me Sulejman Vokshin e Sulejman Agë Botushën. Ky i fundit ishte edhe myhyb i Dervish Salihut.

Duke qenë njeri me autoritet dhe me bindje të fuqishme kombëtare, Teqeja e tij ishte shndërruar në një vend të rëndësisë së veçantë jo vetëm për kthimin e besimit dhe të shpresave të humbura të njerëzve të thjeshtë, por edhe për ideologët e Lëvizjeve të rëndësishme kombëtare të asaj kohe. Ai, që nga dita e pranimit, i qëndroi besnik programit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Dervish Salihu, ka ndërruar jetë në vitin 1891 në Lugishtë të Hasit, duke lënë pas vete, siç shihet, një veprimtari të bujshme kombëtare, kulturore e fetare. Në Teqenë e këtij kolosi të dijes, misticizmit dhe atdhetarisë, asnjëherë nuk u shua aktiviteti dhe fryma e atdhetarisë dhe ajo luajti një rol të rëndësishëm edhe në periudha të tjera të historisë. Dhe kjo fymë atdhetarie u ruajt në saje të ndjekjes së rrugës së vazhdimësisë nga pasardhësit e tij, si Shejh Kadria ( i parë), djali tjetër, Xhema etj., të cilët do të jenë mjaft aktivë në Kuvendin e Pejës përkrah Bajram Currit e Haxhi Zekës, por edhe të luftëtarëve të tjerë që luftonin për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Prandaj, duke parë rëndësinë e saj në vazhdimësi, ajo ishte cak i goditjeve shkatërruese nga pushtues dhe okupatorë të ndryshëm gjatë luftërave ballkanike dhe në kohën në mes dy luftërave botërore si dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-1999).

Bajram Curri myhyb i Dervish Salihut

Talenti i tij i rrallë për misticizëm bëri që ai të kontribuonte edhe në thurjen e bejteve, përkatësisht të ilahive, të cilat luajtën po ashtu një rol të fuqishëm, qoftë në aspektin fetar, qoftë në atë kulturor e kombëtar. Këto bejte, apo ilahi, të thurura këtu e njëqind e pesëdhjetë vjet më parë janë aktuale edhe sot dhe ato dihen përmendësh dhe këndohen jo vetëm nga ithtarët e tij dhe të tarikatit Kaderi, por edhe të tarikateve të tjera.

Se Dervish Salihu kishte një aftësi të jashtëzakonshme në thurjen e bejteve (këmba doras, siç i thonë një fjalë, apo aty për aty) këtë e dëshmon rasti i thurjes së nje bejte para Bajram Currit, atëherë një djalosh i ri, i cili sapo kishte filluar aktivitetin e tij kombëtar dhe luftarak për çlirimin dhe lirinë e tokave të pushtuara shqiptare. Thuhet se me Bajram Currin për herë të parë u takua në Urë të Taliqit, në të dalë nga Gjakova, në vitet nëntëdhjetë të shek. XIX. Ky ishte takim i rastit. Bajrami, me dy-tre përcjellës, po hynte në qytet, kurse Dervishi plak po dilte në drejtim të Hasit. Bajram Curri, oficer i ri, e kishte veten në huj. E ndali Dervish Salihun me këto fjalë:

“. . . Ta kam ni zanin se po qet shumë bejte. . . ! Po mos ma qitsh ni kangë ktu (. . . ) nuk t’lshoj.

Dervishi e kuptoi situatën. E shikoi, e matim mirë me sy dhe, pasi kuptoi mirë karakterin e tij, i tha, me një frymë, këto vargje:

“Hej dynja, dynjaja e shkret’–

Për mymyn koke igjet,

Se shka baj s’e di as vet

Medet ja pir hyrmet ja sheh. . .

etj. , etj.

Derisa Dervish Salihu po i thoshte këto vargje, Bajram Curri i qëndronte përpara pa lëvizur. Sa e ka shtyrë frymëzimin, që ia kishte nxitur Curri, Dervish Salihu ngrit kërrutën dhe e goditioficerin e ri. Bajram Curri nuk reagoi, por vetëm qeshi, duke e përqafuar miqësisht. Thuhet se nga ky moment ishte bërë myhyb i Dervish Salihut, përkatësisht i djalit të tij, Shejh Kadrisë, i cili po ashtu u shqua me veprimtari patriotike. Sipas gojëdhënave, thuhet se Dervish Salihu ia falë krrutën, më të cilën e goditi, e të cilën Bajram Curri do ta bart me vete deri në fund të jetës së tij, në mars të vitit 1925, ku vritet pabesisht në Shpellë të Dragobisë.

Bejtja e thurur “enkas” për Bajram Currin, mban titullin “Hej dynja, dynjaja e shkretë”. Siç shihet ajo u krijua në një situatë dhe moment të caktuar. Mesazhi i saj është i qartë. Por bejtet e Dervish Salihut janë të shumta, të cilat në vetë ngërthejnë në vete mesazhe dhe një botë interesante të krijuesit të tyre. Ajo është bota e këtij njeriu, i cili kishte lindur për të krijuar. Aftësinë e tij krijuese e kishte vërejtur, siç u tha edhe më lart edhe Shejh Isufi, por edhe Myhlyz Dedja. Ai kishte një talent të rrallë për krijime të tilla. Ashtu sikurse që u thur bejtja në fjalë do të jenë thurur edhe bejtet e tjera, të cilat u interpretuan në teqenë e Dervish Salihut në Lugishtë të Hasit, por edhe në teqe të tjera të Hasit dhe gjetiu. Ato u kënduan në kohën e Dervish Salihut, por si të tilla u ruajtën pothujase në formën e tyre origjinale dhe u kënduan brez pas brezi, qoftë nga pasardhësit e Dervish Salihut, qoftë edhe nga të tjerët, të cilët ato i kënduan dhe i këndojnë nëpër ceremoni fetare dhe gazmende të ndryshme.

Bejtet (ilahitë) e Dervish Salihut dhe thellësia e mendimit mistik

Bejtet e Dervish Salihut u kënduan dhe këndohen edhe sot me shumë pasion, me shumë dashuri dhe përkushtim, ngase në brendinë e tyre ngërthejnë një botë interesante. Ngërthejnë atëbotën mistike të njeriut që diti t’i krijojë ato, atëherë kur ai e ndjeu në shpirtin e tij të madh, të mbushur plot dashuri për njeriun e thjeshtë dhe të padjallëzuar, por edhe atëherë kur ndjeu shqetësim për padrejtësitë që i bëheshin njeriut të thjeshtë e të dashur të Perendisë.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Shpërfaqja e botës mistike të Dervish Salihut në bejtet e tij, janë një botë më vete, ndërsa kuptimi i tyre ndoshta është i vështirë për t’u zbërthyer nga ata që nuk dijnë të përjetojnë atë botë nëpër të cilën diti të ecte dhe të thellohej Dervish Salihu dhe njerëzit e sojit të tij, që mund të lindin shumë rrallë në këtë jetë. Rruga jetësore e mistikut të pakapërcyeshëm, të quajtur Dervish Salihu, ishte një rrugë e gjatë, një rrugë përjetësie.

Bejtet e Dervish Salihut, të cilat janë të shumta, deri më tani janë botuar në libra të ndryshëm. Një nga librat më reprezentativë, në të cilin janë prezentuar disa nga ilahitë (bejtet) e Dervish Salihut është ai i Hajdar Salihut me titull “Poezia e bejtexhinjve”, i botuar në vitin 1987 në edicion të Ndërmarrjes Botuese “Rilindja” të Prishtinës, ku autori i kushton një rëndësi të veçantë veprimtarisë kulturore dhe poetike të këtij atdhetari dhe bejtexhiu të fundshekullit të XIX-të. Por këto krijime, të cilat siç u cek edhe më herët, janë prezentuar edhe në libra të tjerë. ato janë botuar edhe nga pasardhësit e tij në Lugishtë të Hasit, si Shej Salihu dhe Shejh Kadria. Rëndësia e këtyrebotimeve është e karakterit të veçantë, ngase autorët e tyre, duke qenë pasardhësës e autorit të bejteve të thurura këtu e mbi njëqind pesëdhjetë vjet më parë, përveç që janë njohës, ata janëedhe interpretues të mirë mirë të tyre.

Teqeja dhe tyrbja e Devish Salihut gjatë prillit të vitit 1999, u dogj nga forcat ushtarake serbe, e bashkë me të të gjitha dokumentet dhe rekuizitat e tij që ruheshin më shumë gjelozi për më shumë se një shekull.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ukaj: Nuk rritet asnjë tarifë ndërtimore në Prizren

0

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Florent Ukaj, ka reaguar ndaj interpretimeve të fundit lidhur me një nga pikat që pritet të shqyrtohet në mbledhjen e nesërme të Kuvendit Komunal.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Përmes një sqarimi zyrtar, Ukaj ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për asnjë rritje të barrës financiare për qytetarët, por për një rregullim administrativ.

Sipas drejtorit Ukaj, propozim-vendimi synon shfuqizimin e mundësisë së pagesës me këste për taksat administrative për leje ndërtimore dhe rrënimi, një masë kjo që ishte aplikuar si lehtësim i përkohshëm gjatë periudhës së pandemisë.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Nuk bëhet fjalë për rritje të taksave. Propozim-vendimi ka të bëjë vetëm me shfuqizimin e mënyrës së pagesës me këste për taksat administrative – një masë e vendosur në kohë pandemie. Nuk rritet asnjë tarifë dhe nuk vendoset asnjë barrë e re” njofton Ukaj.

Sipas tij,  Komuna e Prizrenit vazhdon të mbetet një nga komunat me taksat më të ulëta në nivel vendi sa i përket fushës së urbanizmit, duke kërkuar nga qytetarët që të bazohen vetëm në informacionet zyrtare për të shmangur keqkuptimet./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi blindon vendin e dytë

0

Bashkimi ka regjistruar një fitore të rëndësishme dhe bindëse në javën e 26-të të ProCredit Superligës, duke mposhtur Golden Eagle Ylli me rezultat 95:70, fitore që i siguron vendin e dytë në tabelë dhe kualifikimin në gjysmëfinale të “Play-off”-it.

Prizrenasit e kontrolluan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke dominuar shumicën e periudhave të takimit. Diferenca u thellua sidomos në çerekun e tretë, duke e mbyllur sfidën me meritë të plotë (25-19, 21-16, 32-17, 17-18).

Te Bashkimi u dalluan Daquon Lake me 20 pikë, Shanon Shorter me 17, Ike Nwamu me 14 dhe Lejson Zeqiri me 12 pikë. Ndërkohë, për Yllin më i miri ishte Tyreek Smith me 21 pikë, i ndjekur nga Breon Pass me 15.

Pas 26 xhirove, Bashkimi mban vendin e dytë me 18 fitore e 8 humbje, ndërsa Ylli renditet i pesti me 11 fitore e 15 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi luan ndaj Pejës, ndërsa Ylli përballet me Borën./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

FC Prizreni reagon pas barazimit: Konteston arbitrimin dhe kërkon drejtësi në fushë

0

FC Prizreni ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar ndaj KF Rilindja 1974, e cila përfundoi 0:0 në stadiumin “Përparim Thaçi”, në kuadër të xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë të Kosovës.

Klubi prizrenas shprehet se ndeshja nuk është vendosur vetëm nga loja në fushë, duke ngritur akuza ndaj arbitrimit.

“Ndeshja e sotme në Prizren, për fat të keq, nuk u vendos vetëm nga loja në fushë”, thuhet në reagimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Sipas FC Prizrenit, vendimet e gjyqtarëve kanë ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit dhe rezultatin final.

“Vendimet e arbitrimit, me arbitrin kryesor Qendrim Vata dhe ekipin e tij, ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes dhe në rezultatin final, duke dëmtuar FC Prizrenin në disa momente kyçe”.

Klubi ka kontestuar edhe vendimet e anësorit në situata të dyshimta për pozicion jashtë loje.

“Aksionet tona u ndërprenë vazhdimisht nga vendime të dyshimta për pozitë jashtë loje nga anësori Edon Kosumi, pikërisht kur ishim në situata të pastra për gol”.

Po ashtu, në reagim përmenden disa raste konkrete gjatë ndeshjes.

“Nuk u akorduan penallti në raste të qarta; një ndërhyrje në vijën e zonës nuk u ndëshkua as si faull, në një situatë ku mund të pasonte karton i kuq; një goditje me bërryl ndaj lojtarit tonë në mesfushë kaloi pa u ndëshkuar”.

FC Prizreni thekson se këto vendime kanë lënë shumë pikëpyetje serioze dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.

“Të gjitha këto vendime lanë shumë pikëpyetje serioze dhe ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes”.

Klubi ka paralajmëruar publikimin e videove dhe fakteve për situatat e kontestuara në ditët në vijim.

“Në ditët në vazhdim do të publikojmë video dhe fakte për secilën nga këto situata”.

Gjithashtu, FC Prizreni ka përmendur edhe një ndeshje të mëparshme, duke pretenduar përsëritje të rasteve të ngjashme.

“Kjo nuk është hera e parë që ndodhin situata të tilla. Edhe në ndeshjen në Mitrovicë ndaj KF Trepça, janë evidentuar vendime të ngjashme, për të cilat gjithashtu do të paraqesim prova”.

Në fund të reagimit, klubi thekson kërkesën për drejtësi sportive.

“FC Prizreni kërkon vetëm drejtësi dhe trajtim të barabartë në fushë”.

Klubi ka bërë të ditur se do të përmbahet nga reagime të mëtejshme deri pas ndeshjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Turqisë.

“Për shkak të ndeshjes shumë të rëndësishme që e pret Kombëtarja e Kosovës, ne do të përmbahemi nga reagimet e mëtejshme deri pas përfundimit të kësaj ndeshjeje”./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

0

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra dëshmitarëve. Në dosjen përmbyllëse prej 304 faqesh, mbrojtja ka argumentuar se gjatë gjithë procesit nuk është paraqitur asnjë provë bindëse që do të vërtetonte përgjegjësinë e tij për akuzat e ngritura. Sipas saj, dëshmitë e 265 dëshmitarëve, përfshirë edhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, kanë konfirmuar se ai nuk ka pasur rol komandues apo kontroll efektiv mbi strukturat e UÇK-së dhe nuk ka qenë i përfshirë në ndalime apo veprime të paligjshme.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Dhomat e Specializuara kanë publikuar dosjen gjyqësore përfundimtare të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Sipas dosjes prej 304 faqesh, mbrojtja ka theksuar se çdo provë e paraqitur përgjatë gjykimit 33-mujor dëshmon se Thaçi është i pafajshëm dhe se pretendimet e Dick Martyt ishin veçse produkt i një fushate dezinformimi rus (fq. 1).

Madje, sipas mbrojtjes, asnjë nga dëshmitarët e prokurorisë nuk ka thënë se Thaçi ishte përgjegjës (fq. 176).

“Trupit i janë paraqitur prova nga 265 dëshmitarë. Asnjëri prej tyre nuk ka dëshmuar se ka marrë një urdhër detyrues nga Thaçi dhe se ka vepruar në përputhje me të, apo se është penguar të veprojë ose është ndëshkuar prej tij, apo se e ka konsideruar veten nën kontrollin e tij efektiv. Ekziston një sasi e madhe provash që ngre dyshim të arsyeshëm mbi cilëndo nga këto pretendime. Paqartësia e çështjes së ZPS-së është e qëllimshme. Thaçi nuk mban përgjegjësi si epror dhe as vetë ZPS nuk ka mundur të argumentojë ndryshe, duke dobësuar që në fillim pretendimin e tyre për komandim”.

Në këtë mënyrë, mbrojtja ka përsëritur kërkesën e saj ndaj trupit gjykues sa i përket Hashim Thaçit (fq. 304):

“Panelit i kërkohet që të shpallë të pafajshëm Thaçin në të gjitha pikat e aktakuzës dhe të urdhërojë lirimin e tij të menjëhershëm”.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sa i përket dëshmitarëve të mbrojtjes, në dosjen përfundimtare theksohet se Thaçi është shfajësuar edhe në lidhje me të gjitha akuzat e ngritura kundër tij, gjë që është mbështetur edhe nga dëshmitarët ndërkombëtarë (faqja 1, pjesa 2):

“Paneli dëgjoi një sërë zyrtarësh të lartë ndërkombëtarë, Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, zëdhënës të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, diplomatë të lartë britanikë dhe amerikanë, si dhe zyrtarin e dytë më të lartë të OKB-së në terren. Të gjithë këta kanë bashkëvepruar me Hashim Thaçin dhe kanë pasur qasje në informacionet më të detajuara diplomatike dhe të inteligjencës në dispozicion. Të gjithë kanë arritur në përfundimin se Thaçi ishte një figurë politike pa ndonjë rol ushtarak brenda UÇK-së, pa komandë dhe kontroll mbi të, dhe pa ndonjë lidhje të njohur me ndalimet e civilëve, apo aftësi ose detyrim për të ndalur dhunën pas luftës”.

Duke marrë parasysh të gjitha dëshmitë dhe dëshmitarët përgjatë këtij procesi të gjatë, mbrojtja thekson se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur asnjë provë bindëse se UÇK-ja në përgjithësi, dhe Hashim Thaçi në veçanti, ka pasur ndonjëherë plan për të fituar apo ushtruar kontroll mbi tërë Kosovën (fq. 27).

“Përpjekja e ZPS-së për të rishkruar këtë histori, për ta shndërruar një luftë çlirimtare të mbështetur nga demokracitë kryesore të botës në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, nuk mbështetet nga faktet. Jeta dhe karriera e Hashim Thaçit i janë kushtuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

Prandaj, përfundimisht sipas mbrojtjes, shpallja e Hashim Thaçit i pafajshëm do të ishte një përfundim i drejtë i këtij aktgjykimi të ndërtuar, sipas tyre, në mungesë të provave.

Pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe fjalëve përfundimtare nga të gjitha palët, procesi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit është tani në fazën e fundit: pritjen e shpalljes së vendimit final të shkallës së parë.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

0

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe dominim të plotë, raporton PrizrenPress.

Në ndeshjen finale, Junior 06 Moni Bau mposhti Hyjneshat me rezultat 63:42, duke konfirmuar formën e shkëlqyer gjatë gjithë turneut.

Finalja u zhvillua në palestra “Sezai Surroi” në Prizren, ku skuadra kampione ngriti trofeun e Kupës së Kosovës U14 dhe festoi suksesin e madh./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

“Shpërthen” Drini i Bardhë, spektakël në Gjonaj

0

Drini i Bardhë ka shënuar fitore bindëse në shtëpi, duke mposhtur Kosovën VR me rezultat 4:2, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, raporton PrizrenPress.

Ndeshja e zhvilluar në Gjonaj nisi me golin e parë të mysafirëve, por vendasit reaguan menjëherë me golin e barazimit të shënuar nga Shpejtim Totaj. Më pas, përmbysja u kompletua nga Caner Gzimi, i cili shënoi për 2:1, ndërsa epërsia u thellua nga Gramos Bajra për 3:1.

Mysafirët arritën të ngushtojnë rezultatin në 3:2, por në fund gjithçka u vulos nga Drilon Krasniqi, i cili shënoi golin e katërt për 4:2 final.

Një fitore e rëndësishme dhe spektakolare për Drinin e Bardhë në shtëpi./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Bashkimi U14 kampion i Kupës së Kosovës

0

Ekipi U14 i Bashkimit është shpallur kampion i Kupës së Kosovës, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në turneun e zhvilluar në Mitrovicë, raporton PrizrenPress.

Të rinjtë prizrenas dëshmuan cilësi të lartë, disiplinë dhe karakter gjatë gjithë garës, duke dominuar ndaj kundërshtarëve dhe duke e merituar plotësisht trofeun. Në ndeshjen finale ndaj Vëllaznimit, Bashkimi U14 triumfoi me rezultat 70-57, duke e vulosur suksesin me një performancë bindëse.

Ky triumf është fryt i punës së vazhdueshme dhe përkushtimit të madh të ekipit, nën koordinimin e Edon Godenit dhe drejtimin e trajnerëve Edin Kerveshi dhe Albin Dashi, të cilët kanë ndërtuar një gjeneratë premtuese për të ardhmen e klubit./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Sonte derbi në Prizren: Bashkimi synon vazhdimësinë ndaj Yllit

0

Sonte në Prizren zhvillohet derbi i javës së 26-të në elitën e basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret në shtëpi Golden Eagle Ylli, në një përballje që pritet të sjellë intensitet dhe rivalitet të madh në parket, raporton PrizrenPress.

Prizrenasit hyjnë në këtë ndeshje me synimin për të vazhduar formën pozitive dhe për të mbajtur pozitat e larta në tabelë, ndërsa në anën tjetër Ylli kërkon të bëjë hapin e rëndësishëm në transfertë dhe të rikthehet te rezultatet pozitive në këtë fazë të kampionatit.

Takimi zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” nga ora 19:30 dhe pritet të jetë një duel i fortë, ku të dy skuadrat kanë objektiva të qarta për vazhdimin e sezonit./PrizrenPress.com/