Home Blog Page 111

Liria vë në shitje fanella për kauzë humanitare në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova

0

FC Liria ka njoftuar vënien në shitje të fanellave të klubit në kuadër të një iniciative humanitare, në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova.

Fanellat janë realizuar me numër të kufizuar dhe përfaqësojnë një projekt me vlerë sociale, pasi dizajni i tyre është krijuar nga persona me sindromën Down, duke përcjellë mesazh përfshirjeje dhe solidariteti.

“Fanellat e klubit tashmë kanë dalë në shitje, në numër të limituar”, njofton klubi, raporton PrizrenPress.

Klubi prizrenas thekson se kjo iniciativë shkon përtej aspektit sportiv.

“Këto fanella nuk janë veç simbol i klubit – dizajni i tyre është krijuar nga personat me sindromën Down, dhe janë një mundësi për të dhuruar dashni, përkrahje dhe shpresë për ata që kanë më së shumti nevojë”, ka bërë me dije klubi.

Të gjitha të hyrat nga shitja do të dedikohen për mbështetjen e shërbimeve terapeutike të qendrës së Down Syndrome KosovaPrizren.

“Çdo fanellë është një mbështetje e drejtpërdrejtë për personat me sindromën Down”, thuhet në njoftim, ku gjithashtu bëhet e ditur se çmimi minimal është 25 euro.

Fanellat mund të sigurohen pranë qendrës së Down Syndrome Kosova në Prizren, ndërsa për informacione shtesë qytetarët mund të kontaktojnë përmes mesazheve direkte.

“Bashkë jemi më të fortë”, përmbyllet njoftimi./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Olimpiada e Kimisë mbahet me sukses në Suharekë

0

Në Komunën e Suharekës është organizuar me sukses Olimpiada e Kimisë, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të kësaj komune.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të rregullt, korrekte dhe konkurruese, duke dëshmuar përkushtimin e nxënësve dhe mësimdhënësve në rritjen e cilësisë së arsimit dhe promovimin e dijes shkencore.

Gara u realizua në përputhje të plotë me rregullat dhe kriteret e përcaktuara, duke garantuar një proces transparent, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit.

Drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani, shprehu mirënjohje për nxënësit, mësimdhënësit, drejtorët e shkollave dhe organizatorët për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin me sukses të kësaj olimpiade.

Në fund, ai uroi të gjithë nxënësit për përkushtimin dhe rezultatet e arritura, duke u dëshiruar suksese të mëtejshme në garat në nivel republikan./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

0

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin e njohur si “Trojet”, sot i quajtur edhe “Kalaja e Dëshmorëve”, në Astrazup, në malet mes Astrazupit dhe Rahovecit.

Me këtë rast, pranë lapidarit të ngritur në vendin e rënies, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh në nderim të jetës dhe sakrificës së tij për lirinë e vendit.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, përfaqësues të nëndegës së OVL të UÇK-së në Astrazup, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast, Ekrem Kastrati theksoi rëndësinë e kujtimit të përhershëm për dëshmorët e lirisë, duke u shprehur se sakrifica dhe guximi i tyre mbeten frymëzim për brezat, ndërsa kujtimi për ta do të jetojë gjithmonë në historinë dhe ndërgjegjen kombëtare.

Aktiviteti përkujtimor është organizuar nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Malishevë, OVL e UÇK-së – dega në Malishevë dhe nëndega e saj në Astrazup./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

0

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë.

Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, në finalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja jonë dje ka mbajtur seancën e radhës, ku përzgjedhësi Franco Foda punoi me theks të veçantë në aspektet taktike të lojës, derisa atmosfera në kampin e Dardanëve vazhdon të jetë shumë pozitive dhe motivuese.

Sipas FFK-së, Kombëtarja e Kosovës sot do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 11:00, ndërsa paraprakisht në orën 10:30, do të mbahet konferenca për media.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dervish Salihu i Lugishtës së Hasit-figurë e shquar kombëtare

0

Dervish Salihu (Salih Muçaj), i Lugishtës së Hasit, ështëpadyshim një nga figurat e rëndësishme të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, të pjesës së dytë të shekullit XIX. Duke qenë njeri me autoritet jo vetëm në krahinën e Hasit, por edhe të Rekës e të Malësisë, ai zgjoi interesimin e krerërve të Lidhjes Shqiptare tëPrizrenit, të cilët në Teqenë e tij gjetën mbështetjen e plotë dhe,krahas themelimit të Degës së Lidhjes për Has, kryetar i së cilës ishte Dervish Salihu, ata aty mbajtën një ka takimet përgatitore të Kuvendit të Madh të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Por, Dervish Salihu, i cili i takonte tarikatit Kaderi, ndërsa idol të tij kishte Myhlzy Dedjen e Koçanës, që po ashtu prijës fetar dhe atdhetar i shquar i Lëvizjeve Kombëtare Shqiptare të pjesës së dytëtë shek. XIX, ishte edhe një prijes fetar i shquar jo vetëm në Has, por edhe më gjerë, si dhe një njeri me aftësi të jashtëzakonshme mistike dhe krijuese. Bejtet e shumta të lëna si trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të Dervish Salihut, në brendinë e tëcilave ngërthehet një botë interesante, vazhdojnë të këndohen edhe sot me shumë pasion. Në Teqenë e tij, e cila gjatë luftës së vitit 1999, u dogj tërësisht nga ushtarët serb, u ligjërua vetëm në gjuhën shqipe.

Shkruan: Dr. Besim Muhadri

Dervish Salihu u lind në vitin 1821 në Lugishtë të Hasit, në një familje me traditë pune dhe bujarie. Babai i tij, Fejzë Rrustë Muçaj ishte një njeri punëtor, i cili punoi zejen e bukëpjekësit dhe gjithmonë me nder u mundua të mbante familjen e të rritte fëmijët. Kur ende s’i kishte mbushur pesëmbëdhjetë vjeç, Sali Muçaj u detyrua të linte ujin e ftohtë të Shumrizës, bukurinë mahnitëse të shkëmbinjve të Majës së Gurshllimit, e ajrin efreskët që vinte nga Ahishta e Madhe, por edhe bukuritë mahnitëse të bjeshkëve të Hasit dhe të shkonte më babain e tij, i cili në atë kohë punonte në zejen e bukëpjekësit në Rahovec, kusiguronte ekzistencën e familjes.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Dervish Salihu (1821-1891) (Pikturë e Rafet Shehut)

Prirjet e veçanta mistike të Dervish Salihut

Në Rahovec, pranë të atit, Salihu i ri punoi për disa vjet, por interesimi i tij për dije, kulturë dhe aq më tepër për të njohur thellësitë e misticizmit, ku kishte prirje të veçantë ishin më të theksuara. “Ai ishte i zjarrtë në shpirt. I pajisur me një vitalitet prej malësori dhe me aftësi për gjykime këmbadoras (aty për aty). Sa vie dhe dashurohej deri në admirim në aktivitetin kulturor të dervishëve, të cilët bënin ziqër në teqe. Derisa ata luteshin, poeti i ardhshëm e linte derën dhe dritaren e furrës hapur dhe i ndiqte me vëmendje. Ajo melodi ia zgjonte ndjenjat, ia kujtonte Pashtrikun e Hasin e Thatë, ia kujtonte meloditë e hedhura me kavall. Si ashik që ishte, nuk e pengonte rruga që e ndante teqenë nga furra, dhe të ndiqte me kavall lutjet që thuheshin në ziqër. Thuhet se kështu veproi më shumë se dhjetë vjet.

Rruga e tarikatit dhe takimi me Myhlyz Dedjen

Një ditë prej ditës interesimin dhe aftësitë e Salihut i kuptoi Shejh Jusufi dhe e thirri në teqe. Salihu i ri e kishte ëndërr të hynte dhe të dëgjonte ato ilahi dhe ziqrat që i bënin dervishët. Ishte hera e parë kur ky djalosh po hynte brenda teqesë, kah e cila më shumë se dhjetë vjet kishte përgjuar dhe i kishte ndjekur me kavall lutjet që thuheshin aty. Shejhu pasi ia dha disa prova, të cilat për shkencë nuk janë të rëndësishme, konstatoi se ka të bëjë me një person me aftësi të pashterrshme krijuese. Më pas e këshilloi të shkojë në Koçanë të Maqedonisë, ku do të merrte dorë për dervish. Dervishi dhe poeti i ardhshëm, pa humbur shumë kohë, mori rrugën për në Koçanë. Atje, në një rreth krejt të panjohur, e bleu një konak jo larg teqesë së tarikatitit Kaderi, bashkë me të jatin ndërtuan furrën dhe filluan punën në zejen e bukëpjekësit. Nuk vonoi dhe si ashik që ishte, furrën e bëri si vend takimi të rinisë. U njoh edhe me shumë dervishë dhe ata e sollën para Shejh Myhlyz Dedjes, një shqiptar i dalluar në atë kohë në jetën kulturore dhe fetare në Koçanë dhe rrethinë. Shejh Myhlyz Dedja, djaloshit hasjan i “dha dorë” për dervish duke ia dhuruar shpatën e Imam Hysenit. Sipas urdhërit të Shejh Myhliz Dedjes, Dervishi u kthye në vendlindje për ta përhapur aktivitetin e vet kulturor dhe tarikatin Kaderi”.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Për Dervish Salihun shejh Myhliz Dedja tani do të jetë mësuesi i dytë, pas mësimeve të para që kishte marrë në Rahovec, ku si autodidakt kishte arritur të mësonte shkrim-leximin në gjuhën turke dhe arabe, punë kjo që dëshmohet edhe nëpër përkthimet e bëra më vonë nga këto gjuhë. Sipas informacioneve që kemi, Dërvish Salihu në vendlindje kthehet rreth vitit 1854, por kësaj radhe jo më si bukëpjekës i zakonshëm, që kthehej dikur për t’u çmallur me vendlindjen, por si Dervish i tarikatit të Kaderive.

Teqeja e Dervish Salihut – qendër e rëndësishme kulturore, fetare dhe atdhetarie

Me t’u kthyer në Has ai e ndërtoi Teqenë e vet, e cila do të shërbejë si qendër e aktivitetit kulturor e arsimor në trevën e Hasit”. Roli dhe kontributi i Dervish Salihut dhe i Teqesë së tij do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçmas gjatë kohës së organizimit dhe mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, por edhe pas shuarjes së kësaj Lidhjeje, veçmas gjatë viteve të fundshekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX. Ai ishte kryetar i Degës së Lidhjes së Prizrenit për krahinën e Hasit dhe thuhet se një nga takimet përgatitore të Kuvendit tëpërgjithshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizreni ishte mbajtur pikërisht në Teqenë e Dervish Salihut në Lugishtë (Libizhdë) të Hasit.

Duke pasur të qartë synimin e tij jetësor e kombëtar, Dervish Salihu, me zgjuarsinë, oratorinë, por edhe me thjeshtësinë e tij prej njeriu të urtë dhe bamirësi, ishte bërë i dashur për rrethe të gjëra të masave popullore jo vetëm në krahinën e Hasit, por edhe të Malësisë së Gjakovës, Rekës së Keqe etj. Por ai tashmë nuk u takonte vetëm masave shqiptare islame. Atë baraz e dëshironin midis tyre edhe masat shqiptare të krishtere. Vetëm për disa vjet, me energji të pashtershme, e cila dilte nga shtati i tij, përreth vetes bashkoi me qindra ithtarë. Magjike mund të quhet fjala e tij. Teqeja e tij në Lugishte (Libizhdë) të Hasit sa vije e bëhej qendër kulturore e Hasit të Thatë.

Në Teqenë e Dervish Salihut në Lugishtë të Hasit u ligjërua vetëm në gjuhën shqipe

Në tarikatin Kaderi, që e kishte sjellë Dervish Salihu nga Koçana e Maqedonisë dhe nga mësuesi i tij shpirtëror, Myhlyz Dedja, u bashkuan me qindra fshatarë nga të gjitha katundet e Hasit, por edhe nga shumë katunde të Malësisë së Gjakovës, të Deçanit, të Drinisë, të Prizrenit, madje edhe të Drenicës Veriore. Argumentet flasin se në vitet ‘70-‘90 të shekullit XIX, në Teqenë e Dervish Salihut u ligjërua vetëm në gjuhën shqipe”. Ai kishte lidhje të ngushta me atdhetarë të shquar të kohës, ndër tëcilët edhe me Sulejman Vokshin e Sulejman Agë Botushën. Ky i fundit ishte edhe myhyb i Dervish Salihut.

Duke qenë njeri me autoritet dhe me bindje të fuqishme kombëtare, Teqeja e tij ishte shndërruar në një vend të rëndësisë së veçantë jo vetëm për kthimin e besimit dhe të shpresave të humbura të njerëzve të thjeshtë, por edhe për ideologët e Lëvizjeve të rëndësishme kombëtare të asaj kohe. Ai, që nga dita e pranimit, i qëndroi besnik programit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Dervish Salihu, ka ndërruar jetë në vitin 1891 në Lugishtë të Hasit, duke lënë pas vete, siç shihet, një veprimtari të bujshme kombëtare, kulturore e fetare. Në Teqenë e këtij kolosi të dijes, misticizmit dhe atdhetarisë, asnjëherë nuk u shua aktiviteti dhe fryma e atdhetarisë dhe ajo luajti një rol të rëndësishëm edhe në periudha të tjera të historisë. Dhe kjo fymë atdhetarie u ruajt në saje të ndjekjes së rrugës së vazhdimësisë nga pasardhësit e tij, si Shejh Kadria ( i parë), djali tjetër, Xhema etj., të cilët do të jenë mjaft aktivë në Kuvendin e Pejës përkrah Bajram Currit e Haxhi Zekës, por edhe të luftëtarëve të tjerë që luftonin për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Prandaj, duke parë rëndësinë e saj në vazhdimësi, ajo ishte cak i goditjeve shkatërruese nga pushtues dhe okupatorë të ndryshëm gjatë luftërave ballkanike dhe në kohën në mes dy luftërave botërore si dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-1999).

Bajram Curri myhyb i Dervish Salihut

Talenti i tij i rrallë për misticizëm bëri që ai të kontribuonte edhe në thurjen e bejteve, përkatësisht të ilahive, të cilat luajtën po ashtu një rol të fuqishëm, qoftë në aspektin fetar, qoftë në atë kulturor e kombëtar. Këto bejte, apo ilahi, të thurura këtu e njëqind e pesëdhjetë vjet më parë janë aktuale edhe sot dhe ato dihen përmendësh dhe këndohen jo vetëm nga ithtarët e tij dhe të tarikatit Kaderi, por edhe të tarikateve të tjera.

Se Dervish Salihu kishte një aftësi të jashtëzakonshme në thurjen e bejteve (këmba doras, siç i thonë një fjalë, apo aty për aty) këtë e dëshmon rasti i thurjes së nje bejte para Bajram Currit, atëherë një djalosh i ri, i cili sapo kishte filluar aktivitetin e tij kombëtar dhe luftarak për çlirimin dhe lirinë e tokave të pushtuara shqiptare. Thuhet se me Bajram Currin për herë të parë u takua në Urë të Taliqit, në të dalë nga Gjakova, në vitet nëntëdhjetë të shek. XIX. Ky ishte takim i rastit. Bajrami, me dy-tre përcjellës, po hynte në qytet, kurse Dervishi plak po dilte në drejtim të Hasit. Bajram Curri, oficer i ri, e kishte veten në huj. E ndali Dervish Salihun me këto fjalë:

“. . . Ta kam ni zanin se po qet shumë bejte. . . ! Po mos ma qitsh ni kangë ktu (. . . ) nuk t’lshoj.

Dervishi e kuptoi situatën. E shikoi, e matim mirë me sy dhe, pasi kuptoi mirë karakterin e tij, i tha, me një frymë, këto vargje:

“Hej dynja, dynjaja e shkret’–

Për mymyn koke igjet,

Se shka baj s’e di as vet

Medet ja pir hyrmet ja sheh. . .

etj. , etj.

Derisa Dervish Salihu po i thoshte këto vargje, Bajram Curri i qëndronte përpara pa lëvizur. Sa e ka shtyrë frymëzimin, që ia kishte nxitur Curri, Dervish Salihu ngrit kërrutën dhe e goditioficerin e ri. Bajram Curri nuk reagoi, por vetëm qeshi, duke e përqafuar miqësisht. Thuhet se nga ky moment ishte bërë myhyb i Dervish Salihut, përkatësisht i djalit të tij, Shejh Kadrisë, i cili po ashtu u shqua me veprimtari patriotike. Sipas gojëdhënave, thuhet se Dervish Salihu ia falë krrutën, më të cilën e goditi, e të cilën Bajram Curri do ta bart me vete deri në fund të jetës së tij, në mars të vitit 1925, ku vritet pabesisht në Shpellë të Dragobisë.

Bejtja e thurur “enkas” për Bajram Currin, mban titullin “Hej dynja, dynjaja e shkretë”. Siç shihet ajo u krijua në një situatë dhe moment të caktuar. Mesazhi i saj është i qartë. Por bejtet e Dervish Salihut janë të shumta, të cilat në vetë ngërthejnë në vete mesazhe dhe një botë interesante të krijuesit të tyre. Ajo është bota e këtij njeriu, i cili kishte lindur për të krijuar. Aftësinë e tij krijuese e kishte vërejtur, siç u tha edhe më lart edhe Shejh Isufi, por edhe Myhlyz Dedja. Ai kishte një talent të rrallë për krijime të tilla. Ashtu sikurse që u thur bejtja në fjalë do të jenë thurur edhe bejtet e tjera, të cilat u interpretuan në teqenë e Dervish Salihut në Lugishtë të Hasit, por edhe në teqe të tjera të Hasit dhe gjetiu. Ato u kënduan në kohën e Dervish Salihut, por si të tilla u ruajtën pothujase në formën e tyre origjinale dhe u kënduan brez pas brezi, qoftë nga pasardhësit e Dervish Salihut, qoftë edhe nga të tjerët, të cilët ato i kënduan dhe i këndojnë nëpër ceremoni fetare dhe gazmende të ndryshme.

Bejtet (ilahitë) e Dervish Salihut dhe thellësia e mendimit mistik

Bejtet e Dervish Salihut u kënduan dhe këndohen edhe sot me shumë pasion, me shumë dashuri dhe përkushtim, ngase në brendinë e tyre ngërthejnë një botë interesante. Ngërthejnë atëbotën mistike të njeriut që diti t’i krijojë ato, atëherë kur ai e ndjeu në shpirtin e tij të madh, të mbushur plot dashuri për njeriun e thjeshtë dhe të padjallëzuar, por edhe atëherë kur ndjeu shqetësim për padrejtësitë që i bëheshin njeriut të thjeshtë e të dashur të Perendisë.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Shpërfaqja e botës mistike të Dervish Salihut në bejtet e tij, janë një botë më vete, ndërsa kuptimi i tyre ndoshta është i vështirë për t’u zbërthyer nga ata që nuk dijnë të përjetojnë atë botë nëpër të cilën diti të ecte dhe të thellohej Dervish Salihu dhe njerëzit e sojit të tij, që mund të lindin shumë rrallë në këtë jetë. Rruga jetësore e mistikut të pakapërcyeshëm, të quajtur Dervish Salihu, ishte një rrugë e gjatë, një rrugë përjetësie.

Bejtet e Dervish Salihut, të cilat janë të shumta, deri më tani janë botuar në libra të ndryshëm. Një nga librat më reprezentativë, në të cilin janë prezentuar disa nga ilahitë (bejtet) e Dervish Salihut është ai i Hajdar Salihut me titull “Poezia e bejtexhinjve”, i botuar në vitin 1987 në edicion të Ndërmarrjes Botuese “Rilindja” të Prishtinës, ku autori i kushton një rëndësi të veçantë veprimtarisë kulturore dhe poetike të këtij atdhetari dhe bejtexhiu të fundshekullit të XIX-të. Por këto krijime, të cilat siç u cek edhe më herët, janë prezentuar edhe në libra të tjerë. ato janë botuar edhe nga pasardhësit e tij në Lugishtë të Hasit, si Shej Salihu dhe Shejh Kadria. Rëndësia e këtyrebotimeve është e karakterit të veçantë, ngase autorët e tyre, duke qenë pasardhësës e autorit të bejteve të thurura këtu e mbi njëqind pesëdhjetë vjet më parë, përveç që janë njohës, ata janëedhe interpretues të mirë mirë të tyre.

Teqeja dhe tyrbja e Devish Salihut gjatë prillit të vitit 1999, u dogj nga forcat ushtarake serbe, e bashkë me të të gjitha dokumentet dhe rekuizitat e tij që ruheshin më shumë gjelozi për më shumë se një shekull.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ukaj: Nuk rritet asnjë tarifë ndërtimore në Prizren

0

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Florent Ukaj, ka reaguar ndaj interpretimeve të fundit lidhur me një nga pikat që pritet të shqyrtohet në mbledhjen e nesërme të Kuvendit Komunal.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Përmes një sqarimi zyrtar, Ukaj ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për asnjë rritje të barrës financiare për qytetarët, por për një rregullim administrativ.

Sipas drejtorit Ukaj, propozim-vendimi synon shfuqizimin e mundësisë së pagesës me këste për taksat administrative për leje ndërtimore dhe rrënimi, një masë kjo që ishte aplikuar si lehtësim i përkohshëm gjatë periudhës së pandemisë.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Nuk bëhet fjalë për rritje të taksave. Propozim-vendimi ka të bëjë vetëm me shfuqizimin e mënyrës së pagesës me këste për taksat administrative – një masë e vendosur në kohë pandemie. Nuk rritet asnjë tarifë dhe nuk vendoset asnjë barrë e re” njofton Ukaj.

Sipas tij,  Komuna e Prizrenit vazhdon të mbetet një nga komunat me taksat më të ulëta në nivel vendi sa i përket fushës së urbanizmit, duke kërkuar nga qytetarët që të bazohen vetëm në informacionet zyrtare për të shmangur keqkuptimet./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi blindon vendin e dytë

0

Bashkimi ka regjistruar një fitore të rëndësishme dhe bindëse në javën e 26-të të ProCredit Superligës, duke mposhtur Golden Eagle Ylli me rezultat 95:70, fitore që i siguron vendin e dytë në tabelë dhe kualifikimin në gjysmëfinale të “Play-off”-it.

Prizrenasit e kontrolluan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke dominuar shumicën e periudhave të takimit. Diferenca u thellua sidomos në çerekun e tretë, duke e mbyllur sfidën me meritë të plotë (25-19, 21-16, 32-17, 17-18).

Te Bashkimi u dalluan Daquon Lake me 20 pikë, Shanon Shorter me 17, Ike Nwamu me 14 dhe Lejson Zeqiri me 12 pikë. Ndërkohë, për Yllin më i miri ishte Tyreek Smith me 21 pikë, i ndjekur nga Breon Pass me 15.

Pas 26 xhirove, Bashkimi mban vendin e dytë me 18 fitore e 8 humbje, ndërsa Ylli renditet i pesti me 11 fitore e 15 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi luan ndaj Pejës, ndërsa Ylli përballet me Borën./PrizrenPress.com/