Home Blog Page 1134

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

0

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionin po vazhdon deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë.

Pasurinë në këtë agjenci e ka deklaruar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, transmeton Telegrafi.

I pari i Suharekës, ka njoftuar se ka dy banesa, një shtëpi, truall dhe arë.

Muharremaj ka deklaruar se ka edhe një veturë, vlera e të cilës është 10 mijë euro.

Para të gatshme, kryetari i Suharekës ka mbi 1 mijë euro. Gjithashtu, edhe gruaja dhe fëmijët e tij kanë disa kursime.

Të hyra vjetore si kryetar i Suharekës, ai merr mbi 16 mijë euro. Pasurinë e plotë të deklaruar nga Bali Muharremaj mund ta gjeni duke klikuar KËTU./Telegrafi/

Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare “Sali Çekaj, heroi i Kosovës”

0

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”.

Bëhet e ditur se emisioni i pullave postare për Sali Çekajn, Hero i Kosovës, është pjesë e shënimit përkujtimor në qytetin e Shtutgartit, ai për vite me radhë ka dhënë një kontribut të pamohueshëm për çështjen e Kosovës.

Image

Ky emision i pullave postare bëhet në 25-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares, në shenjë nderimi për figurën e “Veteranit” dhe për të gjithë ata që ranë për liri.

Image

Posta e Kosovës thekson në një njoftim se vazhdon të nderojë personalitete atdhetare me imazhe të pullave postare të Filatelisë së saj, me të cilat do të afirmojë shtetin e Kosovës në mbarë botën.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

‘Është i sëmurë rëndë, po mbahet në çeli ferri’, ‘Daily Mail’ shkruan për Sadin Durakun të arrestuar nga Serbia javë më parë

0

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kërcënoi me hakmarrje ndaj shqiptarëve pas arrestimit të Srecko Sofronijeviqit nga policia kosovare javë më parë i kërkuar për një numër veprash penale që nga viti 2021. Këtë edhe e bëri Beogradi e bëri disa ditë më pas duke ndaluar mijëra udhëtarë nga Kosova që po e shfrytëzonin Serbinë si tranzit.

Prej atyre mijëra njerëzve të ndaluar Serbia arrestoi shqiptarin shtetas të Mbretërisë së Bashkuar, Sadik Durakun, të cilit i mëveshën akuza për “krime lufte” gjatë viteve 1998-1999.

Gazeta britanike “Daily Mail” ka shkruar për rastin e arrestimit të Sadikut – dhe mbajtjes së tij në paraburgim “në një çeli ferri” në Beograd – për çka, duke cituar familjarët dhe burimet e tyre, thanë se është “në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Familja e tij e mohon që Sadiku të ketë qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa thonë se ai asokohe ka qenë duke aplikuar për azilant në Britani të Madhe dhe se deri më 2004 s’ka mundur të dalë nga vendi, siç e kërkojnë rregullat atje.

“Ai po mbahet me pretendime të rrejshme se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, në vitin 1999, pretendimet e tyre thonë se ai ka kryer krime lufte gjatë kohës së pretenduar në vitin 1999”, shkruan “Daily Mail” duke e cituar të bijën e tij, Suzanën.

“Procesi i azilit do të thotë se ne nuk mund të largohemi nga Britania e Madhe deri në vitin 2004”, tha ajo. “Në këtë moment kritik, Sadiku dhe familja kërkojnë prova të prekshme për të hedhur poshtë këto akuza të pabaza dhe kanë nevojë për mbështetje me sigurimin e një vëzhguesi në Serbi për të garantuar procedura të drejta dhe sigurinë e tij”, vazhdon artikulli.

“Prandaj, dokumentimi i kërkesave tona për azil dhe lëvizjeve brenda Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1998 deri në 1999 është jetik…Zyra e Brendshme Britanike duhet ta ketë këtë informacion dhe, së bashku me Ambasadën Britanike, duhet të jetë në gjendje të organizojë një vëzhgues”.

E bija e Sadikut kërkon presion edhe nga Mbretëria e Bashkuar për të liruar babanë e saj teksa flet për komplikimet e tij shëndetësore me zemër.

“Ai është i sëmurë me sëmundje të zemrës. Ai pati një atak në zemër në vitin 2021 dhe pësoi një arrest kardiak…Deri më sot, ai vuan nga ky atak në zemër dhe ka rrjedhje të valvulës dhe presion të lartë të gjakut. Ne shqetësohemi se stresi dhe kushtet do ta përkeqësojnë gjendjen e tij”,

Ajo shtoi se “po mbahet edhe 30 ditë të tjera para se të shkojë në gjykatë, kam frikë se çfarë do të vijë pas kësaj.”

Duraku, siç e thotë “Daily Mail”, është drejtor i një kompanie lavazhi me qendër në Brighton, i cili tashmë do të qëndrojë në paraburgim derisa të dalë sërish në gjykatë muajin e ardhshëm.

Një burim i gazetës u ka thënë atyre se “është situatë shumë serioze. Është një qendër kujdestarie ferri”.

Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Beograd mori vendim më 19 prill ta dërgojë Sadik Durakun në paraburgim për 30 ditë, kishte njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) për “Radion Evropa e Lirë”.

“Pas arrestimit, Durakut i është komunikuar nga autoritetet serbe se është i ngarkuar me pretendimet për kryerje të krimeve të luftës gjatë luftës në Kosovë më 1999. Ndaj tij pretendimet për kryerje të krimeve të luftës i ka ngritur Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit”, tha MPJD.

Ministria e Jashtme kishte njoftuar se përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për ta marrë informacionet rreth arsyeve të arrestimit të Durakut, si dhe ofrimin e detajeve tjera relevante përkatëse.

“Ambasadori Jashari po ashtu ka komunikuar me përfaqësitë diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, të cilët i ka njoftuar lidhur me rastin”.

 

 

Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit

0

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te skuadra e Dinamos së Zagrebit. 

Këtë statistikë Ademi e regjistroi ditën e sotme në triumfin 0-1 ndaj Varazhdinit.

Mesfushori u aktivizua në minutën e 85-të të sfidës.

Me këtë paraqitje Ademi ka arritur 400 ndeshje me fanellën e gjigantit kroat. 

Para tij në listë është vetëm ish-portieri Drazen Ladiç me 468 paraqitje. 

32-vjeçari u transferua te Dinamo në vitin 2010 si lojtar i lirë nga Shibeniku.

Gjatë kësaj periudhe ai fitoi 12 tituj kampioni me Dinamon e Zagrebit. 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

0

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, në momentin që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Presidentja Osmani, Zyra qeveritare për të pagjeturit dhe Instituti për Krime të Luftës, inkurajojnë qytetarët që të bëjnë gati paditë. E familjarët shpresojnë që kjo do të jetë mundësi e mirë që të triumfojë drejtësia.

Vëllai i Lutfijes, doktor Adem Ademi vazhdon të jetë në mesin e të zhdukurve me dhunë tash e 25 vjet. Familjarët gjatë gjithë kohës kanë kërkuar të dinë për fatin e tij, por as nuk ia gjejnë eshtrat e as nuk ia dinë varrin.

“Që 25 vite jetojmë me shpresë se do t’i gjejmë familjarët tonë”, tha Lutfije Ademi Vokshi.

Familjes së Lutfijes u ka mbetur një shpresë që ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg në momentin që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

“Ne familjarët e presim me padurim rezultatin pozitiv që Kosova të pranohet në KiE dhe besoj që çdo familjar sikur unë, do të bëjnë padinë edhe individualisht, por kisha pas dëshirë që edhe institucionet e Kosovës të bëjnë padi, që të jemi sa më të fuqishëm, të ngrisim zërin sa më lartë që Serbia të marrë dënimin e merituar për krimet që i ka bërë në Kosovë”, shtoi ajo.

Në këtë çështje familjarët kanë përkrahje edhe nga presidentja Vjosa Osmani. “Nga anëtarësimi në KiE përfitojnë të gjithë qytetarët tanë, por më së shumti përfitojnë familjet të cilave u është mohuar drejtësia tash e 25 vjet”, tha presidentja.

Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, thotë se si shtet janë edhe disa procedura të tjera që duhet t’i ndjekin deri te padia ndaj Serbisë për gjenocid.

“I bëj thirrje të gjithë atyre që janë të prekur direkt apo indirekt nga lufta 98-99 në çfarëdo lloj mënyre që të përgatiten dhe të fillojnë të gjejnë mundësinë për paditë e tyre ndaj shtetit serb sepse mendoj që jemi vonë dhe është koha ta bëjmë përgjegjës atë që i ka bërë këto krime, ku dikush patjetër duhet të përballet me drejtësinë. Ata që kanë kryer këto krime patjetër që duhet të jenë në burgje”, tha Hoti për RTK-në.

Instituti për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë po bëhet gati të mbledhë sa më shumë dëshmi. “Të gjithë ata akterë, individ, institucione që deri më tash kanë arritur të grumbullojnë materialet që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës, duhet të dorëzojnë nga një kopje edhe në institut, të cilat pastaj do të plotësohen nga ana e institutit”, tha Atdhe Hetemi.

Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, deri tani vetëm 45 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovës./RTK

Parashikimi i motit, temperaturat maksimale arrijnë deri 25 gradë Celsius

0
Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.

 

Sipas Meteo Kosova, era do fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 25°C./Telegrafi/

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Shqipëria, Besim R. Cengu, promovohet në Prizren

0

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Kukësi i Shqipëria, Besim R. Cengu, u promovua në Prizren.

Studiuesit i kanë vlerësuar lartë baladat e publikuar në këtë libër. Sipas tyre, shkrimtari Cengu në këtë libër ka sjellë balada të rikallëzuara.

Shkrimtari Nexhat Çoçaj tha se,  autori i librit “Ringjallja e baladave”, Besim R. Cengu ka preferuar që ta zgjedh një gjini letrare të ndërmjetme në mes kallëzimit dhe tregimit artistik, në mënyrë që t’i ritregojë baladat popullore shqiptare të përhapura në mbarë hapësirën shqiptare.

“Baladat e rikallëzuara nga Cengu edhe sot në variante të ndryshme tregohen e dëgjohen në gjithë hapësirën shqiptare, por në secilin vend i kanë specifikat e veta, gjuhën dhe motërzimin që i specifikon sipas zonave”, tha Çoçaj, shkruan “PrizrenPress”.

Sipas tij, pos mënyrës së veçantë të ritregimit të baladave, shkrimtari Besim R. Cengu në këtë libër duke gërshetuar disa gjini letrare në një stil unik, me një gjuhë të pasur e me theks të veçantë në fushën e leksikologjisë, arrin të ruajë bilancin artistik në mes gjuhës standarde dhe shprehjeve të vjetra, që nuk janë të përfshira në fjalor.

Baladat e botuara në këtë libër kryesisht janë të vjela nga krahina e Lumës dhe trevat përreth, Has Malësi e Gjakovës etj.

Këto treva shquhen për pasuri të mëdha baladash e gojëdhënash, legjendash dhe këngësh me kolorit dhe timbër të veçantë. Autori Cengu, i ka sjellë këto balada të rikallëzuara në nivel pa cenuar krijimin popullor në strukturë.

Regjisori Bilbil Hereni tha se, shkrimtari Besim R. Cengu në librin “Ringjallja e baladave”, tregohet i ndjeshëm ndaj historisë dhe ngjarjeve të personazheve .

“Autori në këtë libër trajton tema të ndryshme”, vlerëson Hereni.

Sipas tij, përmes baladave, Cengu flet për një moral shoqëror.

Ndërkaq, shkrimtari Besim R. Cengu ka falënderuar organizatorët e promovimit të librit të tij në Prizren.Ai tha se Shqipëria e Kosova janë të pasura më balada. /PrizrenPress.com/

 

Peja triumfon ndaj Yllit

0

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1.

Te Peja më i miri ishte Larry Thomas me 27 pikë, katër kërcime e nëntë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Alonzo Verge Jr me 32 pikë, nëntë asistime dhe gjashtë topa të vjedhur.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në mesjavë në Therandë, derisa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Feronikeli ’74 merr tre pikë të arta në luftën për mbijetesë përballë Malishevës

0

Feronikeli ’74 ka marrë fitore të madhe ndaj Malishevës me rezultat 2-1.

Ka qenë një pjesë e parë me shumë raste shënimi si për vendasit ashtu edhe për mysafirët, por pa pasur gola.

Me rezultatin e pastër 0-0 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Feronikeli ’74 gjeti epërsinë në minutën e 63-të, kur Florent Avdyli me një goditje të fortë realizoi për 1-0 pas ndihmës së shtyllës.

Megjithatë epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se gjashtë minuta, kur Malishevav fitoi penallti dhe Drilon Hazrollaj realizoi nga pika e bardhë për 1-1.

Pas barazimit të rezultatit, të dyja skuadrat luftonin shumë për golin e fitores.

Megjithatë në minutën e 85-të, vendasit gjetën golin e fitores, kur Ibrahim Cërvadiku realizoi për 2-1.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Feronikeli ’74 mori tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë.

Me këto tre pikë Feronikeli ’74 barazohet me Gjilanin me nga 34 pikë, derisa Malisheva mbetet në vendin e katërt me 52 sosh.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Liria shënon fitoren e dytë të sezonit

0

Skuadra e Lirisë ka arritur ta regjistrojë vetëm fitoren e dytë të sezonit sot, pasi që e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 Fushë Kosovën.

Golat e ndeshjes për skuadrën nga Prizreni i shënuan Albo Gjumsi (minuta e 3’) dhe Ubong Ekpai (minuta e 30’).

Me pikët e reja, Liria ngjitet në kuotën e 14 pikëve në vendin e fundit, gjashtë sosh më pak se kundërshtari i sotëm, Fushë Kosova që zë vendin e nëntë me 20 pikë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri