Home Blog Page 1145

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

0

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:20 ka njoftuar policia.

“Viktima femër kosovare pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKMF-Malishevë, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm pasi që sipas saj, dy të dyshuarit kosovarë në vazhdimësi i kanë shkaktuar dhunë psikike”, thuhet në raportin e policisë.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

0

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në llogaritë e tyre në Instagram.

Ndonëse rrallëherë postojnë imazhe së bashku, ata së fundmi publikuan një video duke kaluar kohë me njëri-tjetrit.

Kjo video bëri që të zgjojë vëmendjen e gjerë të shtypit rozë, duke qenë se janë tejet të përfolur për lidhjen e tyre.

Roberti dhe Ana Skrel u shfaqën duke u përqafuar me njëri-tjetrin gjatë një ndeje, derisa këngëtari i njohur nuk ndalej së puthuri.

Lidhja e tyre ka qenë tejet e përfolur, qëkur u bë e ditur se ka nisur një romancë mes tyre. /Telegrafi/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

0

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.Në Komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, dje u mbajt procesi i votimit për largimin ose jo të kryetarëve të këtyre komunave, sipas udhëzimit administrativ, mbështetur në nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Procesi u përmbyll pa asnjë incident. Për këtë, përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet tona të sigurisë.“Rikujtojmë se ky proces ishte nxitur nga kërkesa e vazhdueshme për zgjedhje të reja në këto komuna, duke marrë shkas mungesën e legjitimitetit të plotë të kryetarëve aktualë pas daljes së ulët të qytetarëve në zgjedhjet e 23 prillit 2023.

Ai filloi me grumbullimin e nënshkrimeve të 20% të nevojshëm të qytetarëve me të drejtë vote. Megjithatë, Lista Serbe që fillimisht ishte shkaktare e zgjedhjeve të 23 prillit përmes dorëheqjes së kryetarëve të saj, e pastaj inicuese e votimit të djeshëm, përsëri bojkotoi procese demokratike, përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe interesit qytetar. Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për pjesëmarrjen e ulët në votimin e djeshëm dhe falënderon ata të cilët ushtruan të drejtën e tyre demokratike dhe ligjore. Jemi të vetëdijshëm ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto komuna. Rezultatet e votimit të djeshëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë:, thuhet mes tjerash në reagimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në reagim pos tjerash thuhet se “Qeveria shpreh edhe një herë mbështetjen dhe gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe shërbimin ndaj qytetarëve të këtyre katër komunave, pa dallim”.

“Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për deeskalimin e situatës në veri të vendit. Andaj, pas votimit të djeshëm, është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës përfundimisht të largohen”, thuhet mes tjerash në komunikatën drejtuar mediave.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

0

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s.

Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që e shënoi golin e fitores në kohën shtesë.

Barcelona e nisi shumë më mirë duke kaluar në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë përmes Andreas Christensen, që realizoi me kokë pas harkimit të Raphinhas.

Megjithatë, Reali barazoi shpejtë rezultatin pasi Lucas Vazquez u faullua brenda zonës, me arbitrin që akordoi penallti – të cilën e konkretizoi Vinicius (18’).

Barcelona kishte një rast të mirë, me Lamine Yamal, por që VAR-i konfirmoi se topi nuk e kaloi vijën andaj goli s’u pranua.

Mysafirët ishin prapë më të mirë në fillim, ku kësaj here Fermine Lopez gjeti rrugën drejtë rrjetës pas një topi të kthyer nga goditja e Yamal (69’).

Sërish, gëzimi i Barcelonës zgjati katër minuta – me Lucas Vazquez që bëri prapë dallimin me një gol nga afërsia pas një asistimi maestral të Viniciusit (73’).

Kur Barcelona po sulmonte, Reali krijoi një kundërzbritje fantastike me Vazquez që e gjeti për mrekulli Jude Bellingham që e vulosi fitoren e madrilenëve (90+1’).

Tani gara për titull në La Liga mund të thuhet se ka përfunduar, me Realin që ka 81 pikë në krye plot 11 para Barcelonës që renditet e dyta.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

0

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26)

Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e katër asistime te vendasit, kurse Diamond Stone kishte 23 pikë për bardhekaltrit.

Loja e dytë do të zhvillohet të enjten në kryeqytet. Skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale.

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Në njoftimin e IHMK-së bëhet e ditur se do të ketë vranësira dhe rreze dielli, shkruan Klankosova.tv.

Gjithashtu ky institut njoftoi se gjatë këtyre ditëve, as reshjet nuk do të mungojnë.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë-Mot kryesisht me diell. Dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E martë –Mot i vranët dhe kryesisht me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

E mërkurë-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende  parashihen të sjellin riga shiu, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperendimi.

E enjte-Mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E premte – Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Temperautrat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jen relativisht të mira.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

0

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni.

Mediet italiane bëjnë me dije se klubi i Serie A do të shkarkojë trajnerin Cioffi për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit, duke u renditur momentalisht në vend të 17-të me 28 pikë ose thënë ndryshe pranë zonës së rrezikut.

Mes emrave që shihet si më favoritë për të marrë drejtimin e Udinese-s deri në përfundim të këtij sezoni është Edy Reja. Marrëveshja me Udinese-n raportohet se është vetëm një hap larg.

Qëllimi kryesor është që Reja të shpëtojë skuadrën e Udinese-s nga rrëzimi nga Serie A. Reja mund ta nisë punën në krye të Udinese-s më ndeshjen kundër Roma-s, që është për t’u përfunduar, pasi u ndërpre të dielën e kaluar për shkak të një problem që shfaqi Ndicka.

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

0

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

“Në fshatin Bellanicë-Malishevë rreth orës 15:15 dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime”, tha Elezaj.

Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

0

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë.

Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936 dhe vdiq (vetëvrasje) më 15 qershor 2010 në Beograd. Ai është aktor shqiptar nga Kosova i kinematografisë dhe teatrit jugosllav.

Është aktori i parë nga Europa Lindore që luajti një rol në një film hollivudian përgjatë Luftës së Ftohtë.

Ai lindi në gjirin e një familjeje gjakovare në Sarajevë, ku familja e tij vuante internimin. Familja e tij qëndroi me banim në Shkodër deri në vitin 1939. Pas pushtimit italian dhe bashkimit të një pjese të Kosovës me Shqipërinë, u zhvendosën drejt Prizrenit. Gjatë viteve 1956-1960, Bekim Fehmiu studioi në Fakultetin e Artit Dramatik në Beograd.

Spikati veçanërisht në filmin “Mbledhësit e puplave” dhe menjëherë ra në kontakt me shumë shtëpi filmike ndërkombëtare. Ka luajtur një sërë rolesh, duke interpretuar në shqip, në maqedonisht, në serbisht, në turqisht, në spanjisht, në frëngjisht, në anglisht dhe në italisht. Mishërimi mjeshtëror i personazheve prej tij, do të hasej dukshëm në realizimet “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vite të nxehta” dhe “Dezertori”.

Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të artit filmik, si: Ava Gardner, Robert Shoè, John Huston, Dirk Bogard, Irene Papas, Claudia Cardinale etj.

Shqipërinë e vizitoi për herë të parë më 21 prill 1972, ndonëse nuk e fshehu kurrë dashurinë për vendin e origjinës./atsh/