29.6 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 117

Digjet një shtëpi në Savrovë të Suharekës, nuk ka të lënduar

0

Një shtëpi në fshatin Savrovë të Suharekës është përfshirë nga flakët mëngjesin e së hënës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, derisa të lënduar nuk ka.

“Me datë 12.05.2025 , rreth orës 03:20 është raportuar një incident zjarri në fshatin Savrovë, Suharekë. Raportohet se ka marr flak një shtëpi.  Dëmi material i shkaktuar është i konsiderueshëm, por të lënduar nuk ka”, tha Bytyqi.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe zjarri është shuar./PP/

Spitali i Prizrenit nderon infermierët në ditën e tyre

0

“Infermierët dhe infermieret janë heronj të përditshëm që punojnë me përkushtim, humanizëm dhe sakrificë. Ata janë pranë pacientëve në çdo moment të vështirë, duke dhënë jo vetëm kujdes profesional, por edhe ngrohtësi dhe mbështetje emocionale”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Prizrenit.

Tutje theksohet se kjo është një ditë për të shprehur falënderimin dhe mirënjohjen “për të gjithë ata që me zell dhe dashuri kujdesen për jetën e të tjerëve”.

“Sot, le të reflektojmë për rolin jetik që luajnë infermierët në sistemin shëndetësor dhe të angazhohemi për t’i mbështetur ata më shumë, jo vetëm sot, por çdo ditë”, përfundon njoftimi i Spitalit të Prizrenit.

Prizren: Tre muaj pas ndërtimit, dëmtohet rruga Arbanas-Mamushë

0

Rruga Arbanas-Mamushë u ndërtua dhe u dëmtua brenda 3 muajve. Mungesa e kanaleve kulluese e dëmtoi atë, ndërsa banorët ankohen se kamionët e tonazhit të lartë ishin njëri ndër shkaktarët e dëmtimit të rrugës, ndërsa edhe ujërat atmosferikë bënë që për pak muaj rruga të dalë jashtë funksionit.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/694715393046470

Rruga Arbanas-Zojz-Mamushë në Prizren, u dëmtua vetëm pak muaj pasi u shtrua me asfalt. Banorët ankohen për gjendjen aktuale të rrugës, pasi në këtë segment rrugor kalojnë udhëtarë dhe automjete të tonazhit të rëndë në disa fshatra.

“Si e kanë maru, fill kanë kalua kamionët edhe e kanë dëmtuar kamionët me pesha të rënda, sepse kjo rrugë nuk kë qenë e dëmtuar. Sa herë kamionët ikin prej gjobave këtej, me zall, me dhe, krejt ato shtëpia që prishen, që s’kanë të drejt me i gjuajt në qytet i bien këtej”, thotë Dedë Tushaj, banor.

“Menjëherë si e kanë shtrua menjëherë ka kris, pas dy apo tre muajve ka kris, hajde tre. Mamusha, Zojzi, Studenqani, Nëpërbishti, Medveci, krejt kalojnë aty pari, kjo rrugë është më e vlefshme se krejt”, thotë banori Selim Shala.

Operatori ekonomik jep arsyen se pse kjo rrugë kaq shpejt u dëmtua.

“Projekti ka qenë 4 metra me asfalt me u bë, kërkesa e banorëve ka qenë pesë metra me u bë, me u zgjerua edhe ura edhe rruga, e ka miratua autoriteti kontraktues, kur e ka miratua me ua zgjerua rrugën, pastaj nuk kanë lënë hapësirë për hapje të kanaleve sepse ju prekën pronat private, i kanë ndalu hapjen e kanaleve, tani ujërat atmosferik e kanë bë të veten, kanë hy poshtë trasesë dhe e kanë dëmtua”

Ky ishte një investim i komunës së Prizrenit, ndërsa sanimi i rrugës ka filluar dhe pritet të përfundojë shpejt, thotë drejtori i shërbimeve publike Çelë Lamaj./rtk

Rasti tragjik në Prizren: E merr armën për ta blerë, 24-vjeçari e shkrep ndaj vetes dhe vdes në vend

0

Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia shitur, viktima e ka marrë dhe ka shkrepë në drejtim të vetës së tij.

Shaqir Bytyqi zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit, tha se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Deklarata e plotë nga Policia:

Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njëri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kanë raportuar se derisa janë takuar me një person të tretë- viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistolet, për të ia shitur, viktima porsa e ka marrë armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së tij.

Patrulla policore menjeherë është nis në drejtim të vendit të ngjarjes. Është njoftuar emergjenca dhe njësitet përgjegjëse gjithashtu. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorin trupi i pajetë dërgohet për ekzaminim në IML.

Kampionët fitojnë në Prizren

0

Trepça ka triumfuar në Prizren ndaj Bashkimit me rezultat 71:88 (15:17, 17:20, 13:24, 26:27).

Tashmë mitrovicasit udhëheqin me seri 2:1, raporton PrizrenPress.

Te vendasit pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, ndërsa Jayveous Mckinnis e mbylli ndeshjen me 14 pikë e pesë kërcime, kurse te mitrovicasit Junior Madut e mbylli ndeshjen me 16 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet të mërkurën në Mitrovicë. Skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com

Behar Begaj i LDK-së dhe bashkëpunëtorët e tij i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren po vazhdon të zgjerojë radhët e saj me figura me përvojë të spikatur politike dhe organizative.

Në këtë frymë, Behar Begaj – një emër i njohur në jetën publike të Prizrenit – i është bashkuar Lëvizjes, së bashku me një grup të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh.

Ata janë mirëprituar nga lideri I LVV-së, Albin Kurti.

“Begaj ka një karrierë të gjatë politike si ish-kryetar i nëndegës së LDK-së në Zhur, anëtar i Kryesisë për katër mandate radhazi, ish-asambleist i Komunës së Prizrenit dhe ish-kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur. Përvoja dhe angazhimi i tij shumëvjeçar pritet të kontribuojnë ndjeshëm në forcimin e strukturave të Vetëvendosjes në këtë komunë”, thuhet në njoftim të VV-së.

“Ky aderim i gjerë është një tregues i besimit të strukturave dhe individëve me përvojë ndaj vizionit dhe angazhimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren. Ai përforcon më tej kapacitetin organizativ dhe synimin për një përfaqësim dinjitoz e efikas në shërbim të qytetarëve”.

Krahas tij, në Lëvizje janë bashkuar edhe 19 bashkëpunëtorë:

  1. Sali Nuhiu – ish-kryetar i nëndegës në Prizren
  2. Islam Omaj – ish-anëtar i nëndegës në Zhur
  3. Jetmir Susuri – ish-anëtar i nëndegës në Zhur
  4. Ajdin Ademaj – ish-anëtar i nëndegës në Zhur
  5. Zamir Begaj – ish-nënkryetar i Forumit Rinor në Zhur
  6. Zijadin Omaj – anëtar
  7. Uran Krasniqi – anëtar
  8. Qendrim Krasniqi – anëtar
  9. Nderim Begaj – anëtar
  10. Alban Omaj – anëtar
  11. Bekim Vezaj – anëtar
  12. Ilami Susuri – anëtar
  13. Sabri Susuri – anëtar
  14. Flamur Gashi – anëtar
  15. Floridan Begaj – anëtar
  16. Ismet Kyqyku – anëtar
  17. Shaban Susuri – anëtar
  18. Sami Kurtaj – anëtar
  19. Vezir Omaj – anëtar
  20. Arif Islami – anëtar

Bexhet Xheladini rikandidon për Dragashin nga radhët e LDK-së

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka bërë të ditur se ka gjasa të mëdha që të rikandidojë për një mandat të ri në krye të kësaj komune në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Ai ka konfirmuar se është në koordinim me strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për këtë qëllim.

“Sot e kemi pasur takimin me kryesinë qendrore, me kryetarët e degëve me qendër dhe unë besoj se do të jem kandidat për kryetar të Dragashit”, deklaroi Xheladini për FrontOnline.

Ftohen banorët e Gjonajt dhe Tupecit të propozojnë emra për rrugët dhe sheshet e paemërtuara

0

Kryetari i Këshillit Lokal të fshatrave Gjonaj dhe Tupec të Hasit, Herolind Osmanollaj, ka ftuar të gjithë banorët që të dërgojnë propozimet e tyre për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe lagjeve që aktualisht janë pa emra në këto dy fshatra.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1214372230121398

Kjo thirrje vjen pas njoftimit nga Komuna e Prizrenit, përmes “Komisionit për Emërtimin e Rrugëve, Sheshëve dhe Lagjeve”, se është hapur diskutimi për përmirësimin e gabimeve të mëparshme dhe plotësimin e listës rezervë të emërtimeve në territorin e komunës.

Në këtë kuadër, më 16 maj 2025 pritet të mbahet një mbledhje me Komisionin përkatës, ku do të shqyrtohen të gjitha propozimet e ardhura nga komunitetet lokale.

“Është shumë e rëndësishme që emërtimet e hapësirave tona publike të pasqyrojnë historinë, kulturën dhe figurat që kanë dhënë kontribut për komunitetin tonë. Prandaj, ftoj çdo banor që të japë mendimin e vet dhe të propozojë emra me peshë domethënëse”, ka deklaruar Osmanollaj.

Propozimet mund të dërgohen deri më 15 maj 2025, ora 16:00, përmes Facebook-ut ose në numrin e Viber-it +383 49 202 792.

Çdo propozim duhet të shoqërohet me një biografi të shkurtër të personit për të cilin propozohet emërtimi. Biografia duhet të përmbajë emrin, mbiemrin, datëlindjen, arsimin, si dhe një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë së tij/saj – qoftë ajo patriotike, kulturore, arsimore apo angazhim në jetën lokale.

Të gjitha biletat për finalen Bashkimi – Trepça janë shitur, pritet atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren

0

Finalja e sontme ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, që do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, pritet të zhvillohet përpara një audience të mbushur përplot.

Të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur, duke dëshmuar interesimin e jashtëzakonshëm të tifozëve për këtë përballje vendimtare.

Video: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1639600633358898

Seria finale e Superligës së Kosovës në basketboll është momentalisht e barazuar 1-1, duke i shtuar edhe më shumë peshë dhe emocion kësaj ndeshjeje të tretë, që mund të ndikojë ndjeshëm në rrjedhën e serisë.

Atmosfera në Prizren pritet të jetë e zjarrtë, me praninë e madhe të tifozëve portokalli të Bashkimit.

Tifozët janë të gatshëm ta shndërrojnë palestrën në një arenë spektakolare, ndërsa pritet që loja të ofrojë intensitet të lartë dhe emocion deri në sekondat e fundit. /AsistiOnline.com/

Përballja e tretë e finales sonte në Prizren, pritet rivalitet i madh dhe atmosferë e zjarrtë

0

Emocionet e finales së madhe të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll arrijnë kulmin sonte në Prizren, ku zhvillohet përballja e tretë dhe jashtëzakonisht e rëndësishme e serisë finale mes Bashkimit dhe Trepçës.

Pas dy dueleve të zjarrta, ku secila skuadër ka mbrojtur fitoren në shtëpi, seria është e barabartë 1-1. Bashkimi triumfoi në Prizren në sfidën e parë, ndërsa Trepça reagoi në ndeshjen e dytë duke barazuar finalen dhe kthyer gjithçka në pikën zero.

Tashmë, sonte në “Sezai Surroi”, adrenalina do të jetë maksimale, pasi ekipi që fiton këtë duel, do ti afrohet titullit kampion në dy fitore.

Atmosfera në qytetin e Prizrenit pritet të jetë elektrizuese me tifozët vendas që kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive.

Ndeshja e tretë finale mes Bashkimit dhe Trepçës luhet sonte (e shtunë) me fillim nga ora 19:00, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, e cila pritet të jetë e stërmbushur me tifozë dhe emocione.