14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 1187

Kontingjenti i FSK-së merr pjesë në stërvitjen ushtarake në Belize

0

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent, do të marr pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake e cila do të realizohet në Belize.

Kontingjenti i FSK-së, ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë,

Stërvitja u realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit me qëllim të përgatitjes në aspektin operacional dhe taktik për të përfaqësuar vendin tonë dhe për të treguar aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtrim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Policia në Prizren ndëshkon kundërvajtësit me xhamat e errësuara në automjete

0

Policia në Prizren, në kuadër të zbatimit të ligjit për rregullat në trafikun rrugor, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të identifikuar kundërvajtësit në trafik.

Veçanërisht, janë fokusuar te ata që drejtojnë automjete me xhamat e errësuara ose materiale të tjera që pengojnë transparencën e xhamave.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Më datën 13.03.2024, janë shqiptuar 42 gjoba për kundërvajtësit që kishin xhamat e errësuara në automjetet e tyre. Drejtoria rajonale e Policisë Prizren do të vazhdojë të kryejë kontrolle të shpeshta në trafik, me synimin e zbatimit të ligjit për të parandaluar aksidentet në rrugë”.

“Policia nw  Prizren do të vazhdojw me kontrolle në trafik,  duke mbajtur pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të zbatimit të ligjit në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor”, thuhet nw njoftim tw policisw./PrizrenPress.com/


“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Kylian Mbappe padit pronarin e qebaptores për një arsye të ‘çuditshme’

0

Një pronar qebaptoreje po paditet nga Kylian Mbappe për përdorimin e emrit të sulmuesit në menunë e një prej pjatave të tij.

Mbappe i ka dërguar një ankesë ligjore Mohamed Henni-t, i cili i ka vënë një prej qebapëve të tij emrin e lojtarit të Paris Saint-Germain.

Henni është një figurë e njohur në Francë si një influencues dhe zotëron një qebaptore.

Ai e përshkroi një nga qebapët e tij në menunë e tij se kishte “panine, aq rrumbullake sa koka e Mbappes”.

25-vjeçari nuk është i vetmi futbollist që ka emrin e tij në menu pasi ish-ylli i West Ham, Dimitri Payet, u emërua te një petull.

Avokati i Mbappe i ka dërguar një letër Henni-t, duke e urdhëruar atë të riemërtojë qebapin ose të përballet me veprime ligjore.

Një Henni i zemëruar “sulmoi” sulmuesin në mediat sociale. Ai pyeti: “A nuk ju vjen turp?”.

Dhe shtoi: “Nuk keni asgjë tjetër për të bërë? Të më padisni për diçka kaq të kotë? Është e pabesueshme. Nuk mund ta besoj!”.

Henni, i cili mbështet rivalët e PSG-së, Marseille, ndau gjithashtu një foto të letrës, shoqëruar me mbishkrimin: “Mbappe po më padit mua”.

“Unë nuk mendoja se një lojtar i këtij niveli kishte kohë për të menduar për mua. Ai mori kohë dhe para për të më sulmuar. Unë nuk po lëndoj askënd, unë bëj humor”.

Henni vazhdoi duke iu referuar Payet, i cili tani luan për Vasco da Gama.

“Payet është një lojtar me vlera. Mbappe e ka humbur plotësisht atë”, theksoi ai.

Është një shpërqendrim i padëshiruar për Mbappe-n, i cili është i zënë me PSG-në pasi ata luftojnë në tre fronte këtë sezon.

Ata rezervuan vendin e tyre në raundin tjetër të Champions League javën e kaluar pas fitores së tyre ndaj Real Sociedad-it.

PSG qëndron në krye të Ligue 1, 10 pikë më shumë se Brest-i i vendit të dytë. Dhe ata presin Rennes-in në gjysmëfinalen e Kupës së Francës.Albanian Post


“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kapet me marihuanë dhe kokainë një person në Prizren, dy të tjerë në arrati

0

Një person është arrestuar në Prizren pasi në banesën dhe veturën e tij iu janë gjetur marihuanë dhe kokainë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës.

Për këtë ka njoftuar Policia e Kosovës, duke thënë se dy të dyshuar të tjerë lidhur me rastin janë në arrati.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Rr. Petrit Bytyqi, Prizren / 13.03.2024 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në një veturë janë gjetur dhe sekuestruar 12.49 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 1.49 gramë kokainë”, thuhet në njoftimin e PK’së.

“Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë, një thikë, një sprej, një veturë dhe 137 euro para të gatshme. Po ashtu gjatë zhvillimit të rastit janë identifikuar edhe dy të dyshuar meshkuj/k që ndodhen në arrati”, vijon njoftimi.

Policia thotë se rasti po vazhdon të jetë nën hetime.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Operacion policor në tri komuna – sekuestrohen armë dhe fishekë

0

Policia e Kosovës gjatë të mërkurës ka realizua një operacion policor në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit.

Ky operacion është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është bërë e ditur në njoftim.

“Lidhur me rastin, më 13.03.2024 Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatës kanë bërë kontrollimin e shtëpive me objektet përcjellëse, në katër (4) lokacione, në tri rajone, Prishtinë, Pejë, Prizren”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar armë dhe fishekë dhe janë intervistuar katër persona.

“Gjatë kontrollit të shtëpive dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: tri revole dhe 51 fishekë. Me urdhër të prokurorit katër të dyshuar meshkuj/k, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tërmet i fuqishëm në Malin e Zi, lëkundjet u ndien edhe në Kosovë

0

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malin e Zi.

 

Raportohet se lëkundja e tokës ka qenë me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit, teksa është regjistruar në orën 04:06.

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC) epiqendra e tërmetit ishte rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi. Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km. Lëkundjet e tokës janë ndier edhe në Kosovë, e sidomos në qytetin e Pejës me rrethinë.

Ende nuk ka të dhëna për dëme të mundshme, ndërsa sipas informacioneve të ZHMS-së mund të jetë shkaktuar në zonën qendrore.

“Bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet mund të kishte shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore”, theksohet në deklaratën e Institutit.

Lëkundjet e tokës të kësaj shkalle i përkasin grupit të tërmeteve mesatare të forta, të cilët mund të shkaktojnë dëme në objektet e ndërtuara dobët, derisa ndihen nga shumica e qytetarëve në atë rajon.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me vranësira e diell

0

Sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku priten kohë pas kohe lokalisht reshje të pakta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C. /MeteoKosova/


“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Muzeu dhe Galeria në Prizren/ Diskutime për një projekt të mirëfilltë

0

Qeveria vendos për shpronësimin e pronave për dy projekte në Shtime e Prizren

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar dy propozim-vendimet preliminare për shpronësim të pronave të paluajtshme në interes publik, në mbledhjen e sotme më 13.03.2024.

https://www.flybileta.com/
Prona e parë në Shtime preket nga konservimi dhe restaurimi shtëpisë në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”, prona e dytë e objektit të ish-ndërmarrjes shoqërore “Liria” në Prizren preket nga projekti “Krijimi i hapësirave për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve”.

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu tha se departamenti i shpronësimit ka propozuar miratimin e këtyre vendimeve pas përmbushjes së kushteve të parapara sipas Ligjit për Shpronësim.

Aliu shtoi se kanë mbajtur dëgjime publike me pronarët e pronave më 10.01.2024 në Shtime dhe më 31.01.2024 në Prizren.

“Kemi trajtuar gjatë dëgjimit të gjitha kërkesat dhe ankesat e pronarëve” – tha ai.

Për të vazhduar tutje me këto projekte, ai propozoi miratimin e vendimeve, të cilat më pas u bën njëzëri nga Qeveria e Kosovës.

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Ilir Daja merr përgjegjësinë për humbje nga Fushë Kosova

0

Ballkani është befasuar, pasi ka pësuar humbje në udhëtim nga Fushë Kosova me rezultat 2-0.

Përkundër se ishin favorit për ta fituar sfidën, kampioni në fuqi i Kosovës nuk arriti të tregonte asgjë në këtë sfidë duke humbur.

Trajneri i suharekasve, Ilir Daja ka folur pas ndeshjes duke thënë se merr përgjegjësinë për këtë humbje.

Ndër të tjera Daja ka thënë se nuk duhet t’i ndodhë kjo situatë më Ballkanit.

“Besoj se nuk kemi bërë aq sa duhet për të shënuar fitore. Fushë Kosova në ndeshjet e fundit ka treguar paraqitje të mira dhe po ashtu ka fituar pikë. Fushë Kosova në një pjesë të madhe u mbrojt shumë mirë në zonë ne 16-metërshit, kurse neve na munguan disa gjëra për të shënuar fitore”.

“Sa i përket motivimit për këtë ndeshje marr përsipër përgjegjësitë si trajner pas dy ndeshjeve të mira, një për Kupë dhe një në kampionat. Nuk duhet të na përsëritet më kjo situatë. Duhet angazhim për fitore”, ka thënë Daja. /Telegrafi/