14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kylian Mbappe padit pronarin e qebaptores për një arsye të ‘çuditshme’

Një pronar qebaptoreje po paditet nga Kylian Mbappe për përdorimin e emrit të sulmuesit në menunë e një prej pjatave të tij.

Mbappe i ka dërguar një ankesë ligjore Mohamed Henni-t, i cili i ka vënë një prej qebapëve të tij emrin e lojtarit të Paris Saint-Germain.

Henni është një figurë e njohur në Francë si një influencues dhe zotëron një qebaptore.

Ai e përshkroi një nga qebapët e tij në menunë e tij se kishte “panine, aq rrumbullake sa koka e Mbappes”.

25-vjeçari nuk është i vetmi futbollist që ka emrin e tij në menu pasi ish-ylli i West Ham, Dimitri Payet, u emërua te një petull.

Avokati i Mbappe i ka dërguar një letër Henni-t, duke e urdhëruar atë të riemërtojë qebapin ose të përballet me veprime ligjore.

Një Henni i zemëruar “sulmoi” sulmuesin në mediat sociale. Ai pyeti: “A nuk ju vjen turp?”.

Dhe shtoi: “Nuk keni asgjë tjetër për të bërë? Të më padisni për diçka kaq të kotë? Është e pabesueshme. Nuk mund ta besoj!”.

Henni, i cili mbështet rivalët e PSG-së, Marseille, ndau gjithashtu një foto të letrës, shoqëruar me mbishkrimin: “Mbappe po më padit mua”.

“Unë nuk mendoja se një lojtar i këtij niveli kishte kohë për të menduar për mua. Ai mori kohë dhe para për të më sulmuar. Unë nuk po lëndoj askënd, unë bëj humor”.

Henni vazhdoi duke iu referuar Payet, i cili tani luan për Vasco da Gama.

“Payet është një lojtar me vlera. Mbappe e ka humbur plotësisht atë”, theksoi ai.

Është një shpërqendrim i padëshiruar për Mbappe-n, i cili është i zënë me PSG-në pasi ata luftojnë në tre fronte këtë sezon.

Ata rezervuan vendin e tyre në raundin tjetër të Champions League javën e kaluar pas fitores së tyre ndaj Real Sociedad-it.

PSG qëndron në krye të Ligue 1, 10 pikë më shumë se Brest-i i vendit të dytë. Dhe ata presin Rennes-in në gjysmëfinalen e Kupës së Francës.Albanian Post


“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Aktorë me renome po e përcjellin Festivalin ‘PrizrenFest’

Me yjet ndërkombëtare si Marie Christine Barrault nga Franca, Pippo Delbono nga Italia, Fatemeh Motamed-Arya nga Irani, fituese e shumë çmimeve e shumë artistë...

I dyshuari i aksidentit dje në Malishevë ku vdiq shtatzëna, dërgohet në mbajtje

I dyshuari i aksidentit që përfundoi me fatalitet dje në Astrazub të Malishevës, është dërguar në mbajtje. Këtë e konfirmon Policia e Kosovës, në raportin...

Lajmet e Fundit