14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 1186

Guardiola i do vetëm më të mirët te Man City: Ylli i Serie A pritet të kalojë në Etihad

0

Manchester City ka vënë syrin te talenti i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia. Sipas raportimeve nga Graeme Bailey në HITC, klubi anglez po konsideron seriozisht nënshkrimin e sulmuesit anësor gjatë afatit kalimtar të verës.

Algjeriani, i cili ka pasur një ecuri të jashtëzakonshme që nga ardhja e tij në Napoli në vitin 2022, ka qenë një lojtar kyç në sezonin e kaluar, duke u shpallur kampion në Serie A.

Pavarësisht disa ulje-ngritjeve këtë sezon, Kvicha ka dëshmuar vlerën e tij me 16 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë 10 gola dhe 6 asistime në Serinë A.

Paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve elitare evropiane, me Manchester Cityn që kohët e fundit ka dërguar skautët për të vlerësuar performancën e tij në Napoli.

Interesimi i Citizens për Kvaratskhelia ka kuptim duke pasur parasysh të ardhmen potencialisht të pasigurt të Jack Grealish në Etihad. Pep Guardiola, i njohur për vendosmërinë e tij në tregun e transferimeve, mund ta konsiderojë gjeorgjianin si një opsion për të forcuar skuadrën e tij.

Sidoqoftë, sigurimi i shërbimeve të Kvaratskhelia nuk do të jetë një detyrë e lehtë ose e lirë. Napoli kërkon rreth 100 milionë euro për lojtarin, një shumë e konsiderueshme për çdo klub. /Telegrafi/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me vranësira, në zona të caktuara edhe reshje shiu

0

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Mateo Kosova në zona të caktuara mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Vranësirat më të shtuara parashihet të jenë në Rrafshin e Kosovës.

“Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-31 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 17 gradë Celsius”, njofton MK.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Sot Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit

0

15 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit që ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

Mbrojtja ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Më 15 mars 1962, presidenti i SHBA-së John F. Kennedy miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”.

Ndërsa, me Rezolutën 39/248, me 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit dhe që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve.

Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu universalitetin e të drejtave të konsumatorëve, kohë kur ajo miratoi direktivat për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe katër të drejta të tjera: të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm.

Kosova ka Ligjin e saj për mbrojtjen e konsumatorët, që përfshin të drejtën e informimit, sigurisë, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Isni Kilajt i vazhdohet paraburgim

0

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ia kanë vazhduar Isni Kilajt masën e paraburgimit.

Kjo është bërë e ditur përmes konferencës javore të DhSK-së, nga zëdhënësi Michael Doyle i cili tha se vendimi për Isni Kilajn është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake më 5 mars 2024.

“Më 5 mars, gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Isni Kilajt, pasi konstatoi se ekziston rreziku se mund të pengojë ecurinë e procesit penal dhe të kryejë vepra penale të tjera, si dhe rrezik i moderuar që mund të arratiset”, tha Doyle.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sipas Doyle, në vendimin për vazhdimin e paraburgimit për Kilajn ka ripërsëritur konstatimin se Kilaj mund të ketë kryer krime kundër administrimit të drejtësisë.

“Në Vendimin e 5 marsit, Gjykatësi po ashtu përsëriti se ekziston dyshimi i bazuar se z. Kilaj mund të ketë kryer krime kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, tha ai.

Zëdhënësi i DhSK-së shtoi se gjykatësi i ka vënë në dukje se këto konstatime lidhen me materiale konfidenciale të sekuestruara nga ZPS në banesën e Kilajt.

“Gjykatësi vuri në dukje se këto konstatime lidhen me materialet konfidenciale të sekuestruara nga Prokuroria gjatë kontrollimit të kryer me autorizim gjyqësor në banesën e z. Kilaj, për të cilat ekziston dyshim i bazuar se ose do të përdoreshin ose faktikisht u përdorën me qëllim ndërhyrjen në administrimin e drejtësisë”, tha Doyle.

Ai tha së kohëzgjatja e paraburgimit për të dyshuarit përpara se ZPS-ja të dorëzojë aktakuzën nuk mund të zgjasë më shumë se një vit, shkruan Betimi për Drejtësi .

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe Provave, kur një person i dyshuar ose i akuzuar paraburgoset, gjykatësi duhet të rishikojë çdo dy muaj nëse arsyet që përligjin paraburgimin e tyre janë ende të vlefshme. Sa u përket të dyshuarve, kohëzgjatja e gjithsejtë e paraburgimit përpara se Prokuroria të dorëzojë aktakuzën nuk mund të zgjasë më shumë se një vit dhe, gjatë asaj periudhe, çdo kërkesë për shtyrje dymujore duhet të përligjet prej masave hetimore që do të ndërmerren prej Prokurorit të Specializuar”, tha Doyle.

Tutje, Doyle tha se seancat në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit janë planifikuar të rifillojnë të hënën e ardhshme, më 18 mars në orën 9:00. Deri tani në këtë gjykim kanë dhënë dëshmi 48 dëshmitarë.

Ndryshe, ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, është transferuar më 3 nëntor 2023 në objektin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, pasi është arrestuar nën dyshimin për veprën penale kundër administrimit të drejtësisë.

Përveç kësaj vepre, Kilaj dyshohet edhe për veprën penale “Pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe “Shkelje të sekretit të procedurave”.

“Z. KILAJ u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) të vitit 2019, Kodi nr. 06/L-074, dhe shkeljen e sekretit të procedurave sipas nenit 392 të KPK-së, dhe nenet 15(2) e 16(3) të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhej në njoftimin e ZPS-së.

Sipas këtij njoftimi, ZPS ka thënë se e merr jashtëzakonisht seriozisht pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të hetojë dhe ndjek penalisht të gjithë ata që përfshihen në çdo rast.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë tek dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”, thuhej në njoftimin e ZPS-së.

Tutje, ZPS përmes njoftimit tha se EULEX-i dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në në pajtim me mandatin e vet dhe sipas legjislacionit të Kosovës. Edhe Policia e Kosovës dha mbështetje operative për ZPS-në.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Shqipja e veçantë e Pjetër Bogdanit

0

Nga: Ndriçim Kulla

Në jetën e një kombi, të rralla janë ato figura të cilave u bie barra e rëndë të kenë njëkohësisht role të shumëfishta: të jenë prijës politikë, ushtarakë, religjiozë e kulturorë. Nga altari ku predikonte dashurinë dhe mirësinë kristiane, iu desh të ngjitej në male dhe të zbriste në fusha, për t’i bashkuar shqiptarët në një kryengritje të armatosur kundër pushtimit osman që dvarte gjuhë e kulturë.

Nga relacionet e Bogdanit me vlera historiografike e letrare, kuptojmë se bredhja ishte fati i tij. Ai vazhdimisht bridhte; herë duke kërkuar vendstrehim nga persekutimi dhe ndjekja që i bënin osmanët; herë për të kërkuar aleatë e miq për të organizuar kryengritje kundër pushtimit osman; herë duke kërkuar mbështetës për ta botuar librin e tij, me të cilin dëshironte të ndriçonte mendjet, në vendin ku mbizotëronte padija. Në parathënien Të primitë përpara letrarit, Bogdani në formë programatike e misonarike e shpalosi filozofinë e tij për librin, konceptet themelore për dijen, religjionin, kulturën dhe përparimin, dhe ato i ndërlidhte me misionin e shenjtë të kulturës e librit, të letrarëve e doktorëve.

Ai ishte në kontakt me qendrat e mëdha të kulturës, ku lulëzonte humanizmi, dija e përparimi. Ndaj, Bogdani i bindur në nevojën që të kultivonte bukurinë e gjuhës u rrek të shkruante një vepër për Arbërinë e tij dhe kulturën tonë, një vepër që do të mbetet përmendore e lartësuar deri në piedestalin më të lartë të kulturën shqipe. Luigj Marlekajt, njohës i shkëlqyer i veprës së Bogdanit dhe i Shqipërisë së kohës së tij, në studimin e tij monografik Pjetër Bogdani e Shqipnia e kohës së tij tregon se Bogdani me guximin e pashoq u bë ai që nuk le këtë vend të bëhet turk, siç thoshin sundimtarët osmanë. Kjo ishte një punë kolosale e një korifeu të madh, e një njeriu të përkushtuar për ideale të larta e sublime. Ndaj, Conues prophetarum mbetet çeta e kulturës shqiptare, që marshon vetëdijshëm deri në kohën tonë.

Bogdani ishte një njeri erudit. Nga leximi i veprës së tij mësojmë se përveç gjuhës amtare ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten.

Çeta e profetëve është shkruar me një kulturë të gjerë, në të ka informacion të pasur nga historia e popullit tonë, nga filozofia dhe shkencat e natyrës. Vepra e tij nuk është përkthim. Edhe legjendat biblike që janë në themel të saj, ai i ka përpunuar në mënyrë të lirë dhe herë pas here fut ide, mendim, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj., që s’kanë të bëjnë fare me legjendat biblike dhe që i japin asaj karakter origjinal. Në këtë kuptim, ajo çka shkroi Bogdani nuk është thjesht tekst për shërbesat fetare, as për mësimin e fesë siç ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo është një trajtesë teologjiko-filozofike, me elemente të shumta enciklopedike që përshkohet fund e krye nga dashuria e madhe për popullin shqiptar dhe gjuhën shqipe, nga dëshira për të ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e kulturës shqiptare dhe nga urrejtja për pushtuesin.

Vepra përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë trajtohen probleme teologjike e filozofike të doktrinës së krishtere, kurse në pjesën e dytë jetëshkrimi i Krishtit. Po autori del jashtë këtyre caqeve. Në pjesën e parë trajtohen edhe shumë probleme të shkencave natyrore, si të gjeografisë, astronomisë, fizikës, matematikës etj., por edhe të shkencave shoqërore si të teorisë së letërsisë etj. Duke goditur besimet e kota, ai në veprën e tij shpjegon p.sh., si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetëtima etj., ç’janë tërmeti, eklipset e diellit e të hënës, baticat e zbaticat, flet për njohjen e botës nëpërmjet shqisave etj. Meritë e tij është se gjithçka e trajton në nivelin e mendimit më të përparuar të kohës kur jetoi.

Në pjesën e dytë, duke përshkruar jetën e Krishtit, ai solli në letërsinë tonë llojin e jetëshkrimit, realizmin në përshkrimin edhe vizatimin e figurave biblike, duke përdorur me mjeshtëri rrëfimin artistik në njerëz të ndryshëm. Ndihmesa e tij është e rëndësishme sidomos në formimin e prozës shkencore shqiptare. Me interes të veçantë janë idetë e tij patriotike që parashtrohen jo vetëm në parathënien e veprës, por edhe gjatë shtjellimit të saj. Sa herë i bëhet e mundshme, ai gjen rast të përmendë qëndresën burrërore të shqiptarëve. Me admirim flet p.sh. për qëndresën e kelmendasve, kur në “Parathënien” e Çetës… rrëfen: Kush mundet me i ra mboh se ma i vobekje Vuca Pasha, i silli për të mbledhë një ushtri 12 000 vetësh, nuk i mjaftuan shumë milion ar, se kelmendasit tanë, të sijtë, me nji zan. Eja kush ashtë trim, mbledhunë afër 500 vetë, vranë Vuca Pashën, vjetit të Krishtit 1639”. Bogdani e njeh mirë historinë e Shqipërisë dhe shkrimet për të, prandaj kur i vjen rasti, ai përmend me krenari vlerësimet pozitive që kanë bërë historianë të huaj për vendin dhe popullin tonë. Për këtë arsye, përmend thënien e Herodotit: “Çezar Augusti dëshironte fort me pasun ndë ushtritë tinë t’arbëreshëtë. Përse thonj pësonjënë shumë e nuk druhen për hu e për het, se janë më zemërorë se të tjerëtë.

Karakteristikë tjetër e personalitetit të Bogdanit është mendimi i tij iluminist. Nëpërmjet përhapjes në popull të dijes dhe kulturës në gjuhën shqipe, ai shikonte një nga rrugët për të shpëtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinë (në parathënien e veprës së vet) ai e quan një nga shkaqet kryesore të mjerimit dhe të skllavërisë së popullit: Prashtu dergjet e dheu ndë robi t’errëtë e verbuem me dy palë niegulla të zeza mbi faqe, që janë mkati i të paditunitë, perse u dvua dieja e urteja. E tue kjanë dheu i Arbënit ndë mjedistë t’pafevet.

Lënda që trajton Bogdani në veprën e tij, është e vështirë, sepse përmban koncepte e nocione abstrakte të fushave të ndryshme të dijes. Mendimit shqiptar në atë kohë i mungonte tradita për të shprehur këto nocione. Por, Bogdani asnjëherë nuk u përkul e nuk u ligështua para vështirësive, sepse kishte besim te thesari i pasur i gjuhës shqipe. Me përpjekje këmbëngulëse, duke mbledhur me kujdes fjalë të lashta e të rralla nga visari i gjuhës popullore e duke i përdorur ato me kuptim të drejtpërdrejtë ose të figurshëm, ai e ngriti gjuhën shqipe në nivele të reja, tregoi aftësitë e saj për të fituar mundësi të larta shprehjeje e stili. Ai është i vetëdijshëm se në këtë punë mund të ketë edhe të meta e mangësi, prandaj ne fjalët e fundit të parathënies së veprës ai i drejtohet lexuesit: Të lutemi pra, litari em i urtë, të më ndijeçë në gjeç fjalëzë, që të trazon veshëtë. Përse as dielli pa hije as hëna pa mjegullore mbi faqe nuk anshtë …

Pjetër Bogdani nuk është vetëm një kryemjeshtër mrekullibërës i gjuhës shqipe, por me sa duket ai është dhe ka mbetur teologu më i madh i krishterë në gjuhën shqipe që reflekton një humanizëm të pashoq në letrat evropiane, si dhe një nga mendimtarët më të përndritur të stilit barok në Shqipëri dhe në Evropë në shekullin XVII. Janë mijëra e mijëra faqe që përbëjnë eposin bogdanian. Aty ka të dhëna për historinë, kozmologjinë, teologjinë, poezinë, stilistikën, teorinë e metaforave dhe të interpretimeve tekstologjike, gjeografinë dhe antropologjinë.

Ai është krijuesi i ciklit unikal të quajtur “Cikli i Sibilave”, që përmban profecitë e vajzave pagane të njohura si parathënëse të ardhjes dhe triumfit të Mesisë, d.m.th., Krishtit. Ky cikël është një unitet më vete dhe në llojin e vet për nga moderniteti dhe plotfuqishmëria e mendimit mund të hyjë te ciklet më të mëdha të krejt traditës evropiane baroke të shekullit XVII”. (184) Le të marrim një shembull, për ilustrim, nga “Sibila e Persisë”:

Kumbon zani malsh e keletth ndë shkretëti,
Xihariq me dhan’e u e të dërejtë,
Shekullit me çelë, e fajevet për mengji,
Pagëzimnë predikon mbë ketë jetë,
Kuj do me shelbuem pa rrenë e sherregji,
Ndë parrijsit vendtë gjanjë si do vetë,
Tue trusun’ kryetë asaj bishe,
Mirë tu bam, e shpesh tu votë n’kishe.

Siç shkruan edhe Robert Elsie, mes shkrimtarëve të hershëm Bogdanin e dallon shqipja e veçantë. Ai shfaq një interesim të vetëdijshëm për fjalët e vjetra të harruara si dhe një leksik shumë të pasur, të cilin e përdori me mjeshtërri për të shprehur nocione të reja abstrakte. Edhe evoluimi i kësaj shprehie gjuhe, arriti një lloj sigurie dhe zhdërvjelltësie të atillë që nuk mundën të shfaqeshin, deri diku dhe 50 vjet më parë, kur Frang Bardhi pat hasur shumë vështirësi të dukshme për të shprehur nocione abstrakte të këtij lloji. Si përfundim i këtij evoluimi, mund të themi se në veprën e Bogdanit, si një vepër e humanizmit në një epokë të stilit barok, shqipja arriti për herë të partë nivelin e shqipes letrare.

Nga ana tjetër, është proverbial edhe koloriti kombëtar që Bogdani i jep gjuhës, mendimit dhe artit të tij, por nuk mund të themi se është i rastësishëm. Duket sikur në të gurgullon i gjithë shpirti i kombit, i shqiptarisë, pasi duke i studiuar veprën, pastaj relacionet dhe letrat, kuptojmë se frymëzimi i jetës dhe shumë simbole të përdorur janë nga trevat kosovare. Pashtriku, Mal Prisrend mai nalti, i tij në aspektin letrar, me të drejtë është krahasuar me Olimpin e amshuar, ku i kanë njomë buzët Homeri dhe Virgjili, Ndre Mjedja dhe Asdreni me shokë, kurse Sibila Delfica, kryesorja dhe më e madhja prej të gjithave në gravurën e librit, një sibilë që në një mënyrë unikale bashkon horizontin e lindjes me të perëndimit, në veprën e Bogdanit, quhet edhe Hasjana. Afër saj gjendet Prizrensja, (Cumea), Shkupjanja, (Frigia), Shkodranja (Libica) etj. Mirëpo, vetëm Hasjana e mban librin në dorë, në të cilin shkruan: Këndoj Birr’e madh mbi Qiellt të Lumit Atë.

Në një letër të dërguar nga Padova, më 16 nëntor 1685, që është edhe viti i botimit të veprës së tij, Bogdani, ndërmjet të tjerash shkruan: Le sibile ho volute farle far vestite alla albanese e serviane per dare in humore povera gente e consolare al maglio che ho potuto (Sibilat, kam dashur t’i punoj të veshura, sipas veshjes shqiptare dhe serbe, për t’iu dhënë një ngjyrë të atij populli të varfër dhe për ta ngushëlluar aq sa kam pasur mundësi). Kjo gravurë e librit të tij Çeta e profetëve, bashkë me tri gravurat e tjera, që është një cilësi e pamohueshme e veprës, tregon për gërshetimin artistik të idealeve të mëdha, që gjërat e panjohura të vendit të tij t’i paraqesë para botës, pothuajse në të gjitha artet e lira, duke i kaluar kufijtë e botës shqiptare, me shtrirje të hapët tematike e me tehun e vet përparimtar.

Pse ka ndodhur ky ekuacion i çuditshëm? Asnjë dijetar nuk mund ta thotë saktësisht. Pse Pjetër Bogdani i shqiptarizon sibilat? Të vërtetën e di vetëm ai. Vetëm se ky trill dijetor, është i mrekullueshëm dhe unikal. Askush nuk e ka bërë më parë dhe askush nuk do ta bëjë më pas. Shekuj më vonë vetëm Fan Noli krijoi një cikël gjithashtu unik me motive engjëllore të Testamentit të Ri. Gjithashtu, edhe në letrat e relacionet e Bogdanit ka të dhëna të paçmuara për prirjen ndaj mendimtarëve të mëdhenj të Antikitetit, pa harruar këtu ndikimin e pëlleshëm të vetë Dantes në strukturat e tij konceptuale të shkrimit. Një rrafsh tjetër shumë i rëndësishëm i Pjetër Bogdanit ka të bëjë me përkthimet e tij nga latinishtja dhe italishtja apo nga greqishtja e vjetër. Kështu, ai përkthen vargje nga Homeri, nga Virgjili, Juvenali, madje edhe nga dijetarë të mëdhenj të kishës në Mesjetën e hershme.

Ekziston edhe një element i vënë re shumë pak nga studiuesit, që ka të bëjë me citimet e tij në gjuhët hebraike, siriake, si dhe arabe. Pjetër Bogdani ka njohur një numër të madh gjuhësh të gjalla dhe të vdekura. Ajo që të çudit është se ai citon në gjuhën arabe, një pjesë nga libri i Danielit, nga Testamenti i Vjetër, kapitulli IX. Përse e ka bërë këtë gjë Bogdani? Përse në librin e Bogdanit, janë gjuhët kryesore të Perëndimit, por nuk janë harruar edhe gjuhët kryesore të Lindjes? Ndoshta pse ai i përket racës titane të poligrafëve të Rilindjes Evropiane. Ai ka dashur që libri i tij të bjerë në duart e lexuesve të planetit dhe secili diturak, të gjejë diçka për të lexuar. A nuk është kjo një ambicie e hatashme dhe një largpamësi gati e pamundur?! Ende nuk është shkruar historia e artit dhe stilit barok në Shqipëri, por mund të thuhet se stili barok, shkëlqen me Pjetër Budin, por arrin kulmin e tij zenitor me Pjetër Bogdanin.

Dhjetë asete të regjionit të Prizrenit i shtohen trashëgimisë kulturore të Kosovës

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se trashëgimisë kulturore i janë shtuar edhe 11 asete.

Bëhet fjalë për:  Tuma e Shpenadisë – Prizren; Tuma e Gjinocit – Suharekë; Vendbanimi shumështresor i Topanicës  – Kamenicë;  Vendbanimi prehistorik i Hisarit – Suharekë; Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik – Prizren;  Shtëpia e familjes Pomaku – Prizren; Kroi i Beledijes – Prizren; Shtëpia e Adem Aga Gjonit – Prizren; Shtëpia e Zekirja Sokolit – Prizren; Ndërtesa e Kuvendit të Vjetër, Beledije – Prizren; Kompleksi i Sarajit të Vjetër – Prizren.

“Vazhdojmë me pasurimin e listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme”, thuhet në postimin e MKRS’së.

 

Marrëveshje për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Krushë e Madhe, Piranë, Zojz dhe Medvec

0

Kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me KRU “Gjakova” SH.A. për bashkëfinancim në realizimin e projektit të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit për disa fshatra në Komunën e Prizrenit.

Projekti përfshin ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Krushë e Madhe, Piranë, Zojz dhe Medvec. Kjo është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë së ujit për këto komunitete.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Alban Skenderaj kërkon ndihmë, ka një pyetje të rëndësishëm

0

Këngëtari, Alban Skenderaj, para pak kohësh ka bërë të ditur se do të mbaj një koncert unik më datën gjashtë qershor në “Air Albania Stadium” në Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online”.

E lidhur me këtë çështje Albani ka parashtruar një pyetje lidhur me këngët që ai do të këndoj në këtë koncert.

Albani ka shkruar se akoma është duke menduar për këngët që do t’i këndoj atë natë.

Albani ka pyetur se cila është kënga që nuk duhet të mungoj në koncert.

 

 

(

Nesër sërish mbyllet për qarkullim për 7 orë rruga Prizren – Prevallë, intervenim i radhës për minimin e një shkëmbi

0

Kompania “Eskavatori”, e cila është duke kryer punimet në projektin e rekonstruimit të rrugës Prizren-Prevallë, njofton se  edhe ditën e nesërme (15.03.2024) nga ora 11:00 deri në orën 18:00, do të jetë e mbyllur kjo rrugë për qarkullim deri në përfundimin e minimit të kësaj pjese të rrugës si dhe deri në kohën kur do të bëhet pastrimi i saj, për të mundësuar qarkullim të sigurt të automjeteve.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas kompanisë, minimi i radhës nëhet në të njejtin vend ku është intervenuar kohë më parë, në kilometrin e parë të rrugës Prizren- Prevallë, si intervenim i domosdoshëm, pasi aty ndodhet një shkëmb masiv dhe gërmimi me eskavator është i pamundshëm.

Gjithashtu, kjo kompani ia ka dërguar edhe Policisë së Kosovës kërkesën për të mbështetur dhe siguraur një qarkullim të sigurtë automjetve, thuhet në këtë njoftim nga kompania “ Eskavatori”.

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

6 vite nga vdekja e fizikantit të njohur Stephen Hawking

0

Sot bëhen gjashtë vite prej se Stephen Hawking, një prej fizikanëve më të njohur në botë, dha frymën e fundit. Ai vdiq në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e tij në Cambridge.

Anglezi ishte i njohur për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin, po ashtu ka shkruar disa libra të njohur shkencor duke përfshirë “Një histori e shkurtër e kohës”.

Në moshën 22-vjeçare mjekët i kishin dhënë vetëm disa vite jetë, pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë nervore. Sëmundja e la atë në karrocë me rrota dhe po thuajse të pa aftë për të folur.

Hawking gradualisht kishte humbur përdorimin e dorës së tij, dhe me 2005 ai filloi të kontrollojë pajisjen e tij të komunikimit me lëvizjet e muskujve të faqeve, me një normë prej rreth 15 fjalë për minutë.

Stephen William Hawking, u lind më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, Britani e Madhe dhe ishte një prej fizikanëve teorik më te njohur në botë.

Ai ishte astrofizikan dhe që nga viti 1979 pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit, detyrë që mbahej dikur nga Isak Njutoni. / KultPlus.com