8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 1192

Ndahet nga jeta poeti korçar Ylber Merdani, Peleshi: Simbol i rezistencës dhe qytetarisë

0

Poeti i njohur korçar Ylber Merdani u nda sot nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Duke shprehu ngushëllimet për këtë humbje, ministri i Brendshëm Niko Peleshi vlerësoi se “Ylber Merdani nuk ishte vetëm një njeri, por një simbol i rezistencës, qytetarisë, mirësisë dhe dashurisë për Korçën”.

“Burgu dhe dhuna e diktaturës nuk arritën të shuanin shpirtin krijues të këtij artisti. Përjetoi një kalvar të gjatë vuajtjesh, por na la pas një trashëgimi të pasur letrare në kulturën tonë”, vlerësoi Peleshi.

Pas viteve ’90, Merdani ka botuar një sërë librash me poezi dhe tregime të cilat flasin për periudhën e komunizmit dhe burgjeve. Poeti korçar ka qenë pjesë e revoltës së SPAÇ-it.

Ylber Merdani ndër të tjera ka qenë mësues dhe njihet si pasardhës i një prej familjeve më të njohura korçare./atsh /

Kryetar i LVV në Prizren, Artan Abrashi, uron kryetarin e ri të Bashkësisë Islame, Valon ef. Ibrahimi

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi, ka uruar sot kryetarin e ri të Bashkësisë Islame në këtë qytet, Valon ef. Ibrahimi.

“Sot ishim në vizitë në Bashkësinë Islame të Prizrenit për t’i uruar kryetarit të ri Valon ef. Ibrahimi marrjen e detyrës së re. Duke i dëshiruar suksese në përgjegjësitë e marra, u zotuam në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellët në të mirë të komunitetit”, njofton LVV-jan në Prizren/PP/

Mund të jetë një imazh i 8 persona

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj për Betejën e Jeshkovës: Pa luftën e UÇK-së, nuk do ta kishim lirinë

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përkujtuar 25 vjetorin e  Betejës së Jeshkovës së luftës së UÇK-së.

Ai po ashtu ka bërë edhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe te vendi i rënies së dëshmorëve të kësaj beteje në Jeshkovë.

“Përkujtuam 21 dëshmorët e rënë në këtë betejë heroike të UÇK-së, të cilët sakrifikuan jetën për t’i vënë themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pa sakrificën e dëshmorëve dhe luftën e lavdishme të UÇK-së, nuk do të kishim lirinë të cilën po e gëzojmë sot. Lavdi e përjetshme!”, tha Totaj.

Në fushëbetejë ranë nëntë ushtarë të UÇK-së: Hysen Rexhepi (1973), Ymridin Çengaj (1959), Alajdin Xhezairi (1974), Bashkim Sukaj (1979), Skënder Latifi (1970), Hajdar Shala (1977), Feriz Susuri (1969), Hamit Thaçi (1970) dhe Tahir Gashi (1977). /PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kastrati viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë

0

Në ditën e parë të fillimit të muajit të Ramazanit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe nënkryetari Vesel Krasniqi vizituan sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë, ku janë pritur nga kryetari Sead Paçarizi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për t’u uruar fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, ndërsa janë falënderuar nga ana e Paçarizit dhe janë dërguar mesazhe urimi te qytetarët, duke i uruar agjërim të lehtë, shëndet e begati dhe pranim të agjërimit për të gjithë besimtarët pa dallim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

 

 

 

Gripshi pasi mori çmimin ‘Ylli i javës’: Ballkani synon të bëhet sërish kampion

0

Nazmi Gripshit i ka takuar çmimi “Ylli i javës” nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall.

Vlerësimi i më të mirit për javën e 24-t është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Avni Shala, Skënder Kapra dhe Sabit Uka.

Ky komision vendosi që ky çmimi t’i takojë Gripshit, pasi përveç dy golave, ishte mjaft i përkushtuar edhe në ndërprerjen e aksioneve të kundërshtarit në mesfushë.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i FC Ballkanit u shpreh i lumtur për vlerësimin. “Jam i lumtur që kam kontribuuar në arritjen e rezultateve pozitive të skuadrës. Zgjedhja si ‘Ylli i javës’ për mua është një motivim i madh për të ardhmen. Largimi i lojtarëve kryesorë ka bërë që përgjegjësia më e madhe të jetë tek lojtarët më me përvojë, e gjithashtu edhe tek unë. Ballkani synon të bëhet sërish kampion. Ndeshjet në kampionat i shoh më sfiduese se sa ato për Kupë”, ka thënë Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti: Demonstratat e `81-së, revoltë kundër shtypjes ndaj shqiptarëve

0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se demonstratat e vitit 1981 ishin revoltë gjithëpopullore ndaj një periudhe të gjatë, ku shqiptarët në Jugosllavi ishin të nënpërfaqësuar, të diskriminuar, të shtypur, të eksploatuar ekonomikisht, të kufizuar në të drejta kulturore dhe politike.

 

“Këto ditë bëhen 43 vite prej demonstratave të vitit 1981, të cilat filluan më 11 mars të atij viti. Pas një revolte spontane për kushte më të mira në mensën e studentëve të Universitetit të Prishtinës më 4 mars, një javë më pas, u organizua demonstrata e parë masive e një serie të tillash, që në histori kanë hyrë si ‘Demonstratat e ’81-shit’”, ka shkruar Kurti, duke kujtuar përvjetorin e këtyre demonstratave.

Ai tutje ka thënë se revolta e 4 marsit dhe demonstrata e 11 marsit, u shtypën me dhunë nga policia e Jugosllavisë ku po rritej dominimi i Serbisë, por nga ky reagim u ngjiz një lëvizje e tërë e aktivizmit politik, që duke artikuluar politikisht pakënaqësinë e shqiptarëve të Kosovës ndaj pabarazisë në qasje të shtetit federativ të Jugosllavisë, brenda një muaji, nxori në rrugë për të demonstruar qindra mijëra njerëz të një popullsie të Kosovës, asokohe diç më shumë se një milion e gjysmë.

“Pas demonstratës së 11 marsit, u demonstrua edhe më 26 mars, më 1 dhe 2 prill 1981, si dhe në tubime e aktivitete të tjera. Të gjitha këto u shtypën egërsisht nga policia dhe aparati shtetëror i dhunës, pasuar nga përndjekje, gjyqe politike, burgosje, tortura dhe vrasje. Rreth një e treta e popullsisë së Kosovës u përfshi nëpër procedura ndalimi policor apo gjyqësor dhe marrje në pyetje përgjatë viteve në vijim, teksa mbi tre mijë të burgosur i kaluan mbi 25 mijë vite në burgje. Kështu më 1986, Kosova ishte vendi me numrin më të lartë të të burgosurve politikë në Evropë. Menjëherë pas demonstratave të nisura si studentore më 1981 e të shndërruara në popullore, Universitetit të Prishtinës iu ndërrua emri dhe u quajt Universiteti i Kosovës në Prishtinë, deri më 1983 kur iu rikthye emri ‘Universiteti i Prishtinës’”, ka nënvizuar Kurti.

Ai tutje ka shtuar se demonstratat e vitit 1981, e nxorën parullën popullore “Kosova Republikë”, që për vite do të vazhdonte të shkruhej edhe si shkurtesë “KR”, nëpër mure e rrugë. “Ajo prodhoi një gjeneratë të re të aktivistëve politikë që vetvetiu do ta merrte emrin ‘Brezi ‘81’. Shumë nga aktivistët dhe të burgosurit e demonstratave të vitit 1981, do të angazhoheshin edhe në lëvizjen për çlirimin e Kosovës në dekadën pasuese, që kulmoi me çlirimin e Kosovës nga Serbia në qershor të vitit 1999”, ka theksuar Kurti.

25 vjet nga Beteja e Jeshkovës

0

Sot u bënë 25 vjet nga Beteja e Jeshkovës .

Me këtë rast homazhe janë  bërë  tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe në vendin e rënjes së deshmorve në fshatin Jeshkovë.

Në fushëbetejë ranë nëntë ushtarë të UÇK-së: Hysen Rexhepi (1973), Ymridin Çengaj (1959), Alajdin Xhezairi (1974), Bashkim Sukaj (1979), Skënder Latifi (1970), Hajdar Shala (1977), Feriz Susuri (1969), Hamit Thaçi (1970) dhe Tahir Gashi (1977).

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 700 gjoba në trafik

0

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1732 gjoba në trafik.

 

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 17 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 30 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 12 persona, ndërkaq 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse një person është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Voziti 253 km/h në zonën 100 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro

0

Është gjobitur një burrë me 300 euro dhe me tre muaj ndalim drejtimi të automjetit, ku i njëjti në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 km/h ka vozitur me shpejtësi 253 km/h.

Kështu bëri të ditur policia përmes një njoftimi në Facebook.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 253 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Komuna e Malishevës: Nga shtatori deri më tani, 183 nxënës kanë kërkuar fletëkalime

0

Nga 1 janari, kosovarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në vendet e zonës Schengen.

E, pavarësisht që ky lajm ka vite që është pritur, për shumë sektorë ka ngritur edhe shqetësime.Kosova, tashmë po përballet edhe me ikje të punëtorëve.

Trendi i ikjes po vërehet edhe tek nxënësit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Numër i madh i nxënësve që kërkuar fletëkalime është paraqitur në Komunën e Malishevës.

“Të dhënat për nxënës të cilët kanë kërkuar fletëkalime për në botën e jashtme në Komunën e Malishevës nga shtatori e deri më tani janë 183. Ndërsa, i mësimdhënësve që janë në pushim pa pagesë është 8”, është shprehur për Front Online, Sabit Berisha, shef i arsimit në Malishevë.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri