Totaj për Betejën e Jeshkovës: Pa luftën e UÇK-së, nuk do ta kishim lirinë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përkujtuar 25 vjetorin e  Betejës së Jeshkovës së luftës së UÇK-së.

Ai po ashtu ka bërë edhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe te vendi i rënies së dëshmorëve të kësaj beteje në Jeshkovë.

“Përkujtuam 21 dëshmorët e rënë në këtë betejë heroike të UÇK-së, të cilët sakrifikuan jetën për t’i vënë themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pa sakrificën e dëshmorëve dhe luftën e lavdishme të UÇK-së, nuk do të kishim lirinë të cilën po e gëzojmë sot. Lavdi e përjetshme!”, tha Totaj.

Në fushëbetejë ranë nëntë ushtarë të UÇK-së: Hysen Rexhepi (1973), Ymridin Çengaj (1959), Alajdin Xhezairi (1974), Bashkim Sukaj (1979), Skënder Latifi (1970), Hajdar Shala (1977), Feriz Susuri (1969), Hamit Thaçi (1970) dhe Tahir Gashi (1977). /PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit