23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 1205

Kuvendi i Prizrenit do të mbajë mbledhje solemne me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së 

0

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për mbledhjen solemne, me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, që do të mbahet më 05 mars 2024 (e martë), në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 11:00.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Murati: Mbi 61 mijë familje përfituan nga subvencionimi i energjisë elektrike

0
Mbi 61 mijë familje kosovare kanë përfituar nga subvencionimi i energjisë elektrike, në kuadër të pilotimit të programit për mbështetjen e familjeve të cenueshme.

 

Kështu bëri të ditur ministri i financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

“Edhe gjatë këtij muaji po vazhdon subvencionimi i energjisë elektrike në kuadër të pilotimit të programit për mbështetjen e familjeve të cenueshme.  Mbi 61 mijë familje që kanë përmbushur kriteret kanë përfituar në kuadër të të dyja grupeve përfituese”, ka shkruar Murati.

Ky program mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për tejkalimin e krizës energjetike.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Kurti udhëton për në Itali, merr pjesë Kongresin e Partisë së Socialistëve

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Romë të Italisë, ku do të mbahet Kongresi i Partisë së Socialistëve Evropian (PES), i përqendruar rreth zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024.

 

Zyra e kryeministrit njofton se aty, kryeministri Kurti do të takohet me kryetarë të partive simotra anëtare të PES-it, me kandidatë të rinj, si dhe me anëtarë të sotëm të grupit të Parlamentit evropianë Socialistë & Demokratë (PES).rtklive

Tri ndeshje interesante për titull luhen sot në Superligë

0

Sot do të luhen tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni aktual, Ballkani i shkon në udhëtim Dukagjinit. Skuadra suharekase është duke kaluar nëpër një formë të dobët dhe do të synojë që të kthehet te fitorja për të mbajtur vendin e parë në tabelë.

Një tjetër ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Drenas, ku pretendenti për titull, Llapi do të përballet me Feronikelin 74.

Ndërsa, Fushë Kosova i bën konak skuadrës së Dritës, që është rikthyer në garë për titullin e kampionit.

Prokurori i Shtetit i pranoi mbi 52 mijë raste në vitin 2023, i përfundoi mbi 41 mijë

0

Ushtruesi i detyrës i kryeprokurorit të shtetit Besim Kelmendi, në fjalën e tij në konferencën vjetore, megjithëse përmendi se viti 2023 ishte me sfida, bëri me dije se Institucioni i Prokurorit të Shtetit pranoi 52 mijë e 93 raste.

Kelmendi theksoi se nga këto raste, Institucioni i Prokurorit të Shtetit i përfundoi 41 mijë e 973.

“Viti i kaluar ishte një vit sfidash por konsideroj mjaft edhe efikas për institucionin e prokurorit të shtetit gjatë vitit 2023. Institucioni i Prokurorit të shtetit ka punuar ose ka pranuar në punë 52 mijë e 93 raste nga të cilat ka përfunduar 41 mijë e 973 raste. Bazuar në raportet kredibile ndërkombëtare, në vitin 2023 Kosova ka shënuar rezultate të konsiderueshme në fushën e sundimit të ligjit”, u shpreh Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

“Andaj këto suksese janë argumenti më i mirë se edhe zyrtarët që vazhdimisht që kritikojnë punën e Prokurorit të Shtetit, i pranojnë rezultatet dhe sukseset e punës tonë”.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

0

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2014 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 23 kanë qenë me lëndime, ndërsa 43 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërsa 6 janë dërguar në mbajtje.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

580 vjet nga Besëlidhja e Lezhës

0

Besëlidhja e Lezhës, e njohur si Lidhja Shqiptare e Lezhës, Kuvendi i Lezhës, Liga e Princërve Shqiptarë, është Kuvendi i Princave Shqiptarë të vitit 1444, të cilët dëshironin të shkëputeshin nga lidhja me Perandorinë Osmane, e cila krijohej me ndikimin ushtarak osman.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë. Si organizatorë të kuvendit merret i posakthyeri nga Stambolli, gjenerali shqiptar në Perandorinë Osmane, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Qëllimet e Kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat, që më parë ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit.

Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa, pasi që më këtë do të ndalohej apo, së paku, do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.

Princërit që morën pjesë ishin: Gjergj Arianiti, Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karol Thopisë, princ i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij dhe nga i nipi Tanush Topia; Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë; Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës; Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjerë në kufi të Serbisë; Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës; Pjetër Spani, princ i Malësive të Shoshit e të Shalës i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, princ i Zadrimës; Stefan Çernoviçi, princ i Malit të Zi. Veç këtyre u mblodhën në Kuvend edhe përfaqësues të republikës së Venedikut si vëzhgues.

Kjo Besëlidhje mori disa vendime. Vendimet e Kuvendit ishin krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Ushtria e Besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut. Të gjithë princërit u zotuan të përkrahnin me ushtri, me ushqime dhe para kundër Sulltan Muratit II.

Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.

Për më shumë vite e shekuj, por edhe sot ky Kuvend merret si shembull i krijimit dhe mbajtjeve të kuvendeve me karakteristika shqiptare demokratike.

Moti sot me shi i përzier me baltë

0
Sot në Kosovë parashihet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira, por lokalisht pritet të ketë reshje shiu të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtra, me mundësi që të përcillen me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë gjatë pasdites.

 

Kështu njofton Meteo Kosova.

“Po ashtu, koncentrimet e pakta të pluhurit saharian do të vazhdojnë të jenë të pranishme mbi vendin tonë, në këtë mënyrë në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë”, thuhet në njoftim.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 15-37 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16 gradë Celsius.

 

Iris Apfel: Dizajnerja amerikane e modës shuhet në moshën 102-vjeçare

0

Dizajnerja dhe ikona e modës amerikane, Iris Apfel, ka vdekur në moshën 102-vjeçare.

E vetë-përshkruara “ylli geriatrik” ishte e njohur për flokët e saj të bardhë të prerë, syzet e mëdha, buzëkuqin e ndritshëm dhe rruazat e trasha.

Apfel arriti kulmin e famës së saj në vitet 1980 dhe 90’, por ishte një fytyrë e njohur në shfaqjet e modës në Paris për më shumë se gjysmë shekulli.

Ajo gjithashtu u shërbeu një mori klientësh të famshëm, duke përfshirë Greta Garbo dhe Estée Lauder.

E lindur në një familje hebreje në New York në vitin 1921, Apfel fillimisht studioi historinë e artit dhe u specializua në dizajnin e brendshëm, veçanërisht tekstile.

Ajo punoi si dizajnere e brendshme për dekada, duke përfshirë projektet e restaurimit në Shtëpinë e Bardhë, përpara se të bëhej një stilist në të 80-at e saj dhe një modele profesioniste në moshën 97-vjeçare.

Në vitin 2014, ajo ishte subjekt i një dokumentari, Iris, i realizuar nga regjisori i mirënjohur Albert Maysles.

Duke folur për BBC Newsnight në 2015, ajo tha se mendonte se “veshja duhet të ishte argëtuese” dhe ishte një “shans për të luajtur”.

“Është pjesë e jetës sime, sepse unë jam një person krijues dhe mendoj se njerëzit e tjerë duhet të kënaqen me pak kreativitet”, tha ajo.

E pyetur se çfarë mendon për idenë e veshjes së përshtatshme për moshën, ajo tha se “nëse mund ta heqësh, është e përshtatshme”. Albanian Post

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Në prag të “Epopesë së UÇK-së” kryetari Kastrati dhe OVL e UÇK-së vizitojnë shkollat e Malishevës që mbajnë emrat e dëshmorëve

0

Me këtë rast, dega e OVL të UÇK-së në Malishevë, ndanë edhe mirënjohje për kolektivat e këtyre shkollave, me motivacionin “Për kontributin e çmueshëm të dhënë dhe mbajtjen me dinjitet të emrit të dëshmorit”.

 “Për mua është nder dhe e falënderoj OVL të UÇK-së në Malishevë, për këtë iniciativë, për të vizituar dhe për të ndarë mirënjohje për kolektivet e shkollave, të cilat mbajnë emrat e dëshmorëve, e që neve të gjithëve na sjell në mendje luftën, sakrificën, kontributin e dëshmorëve dhe luftën e UÇK-së për çlirimin e vendit dhe këtë aktivitet e mbajmë pikërisht në prag të shënimit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe sakrificën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes së madhe Jashari”, ka thënë kryetari Kastrati.

 Ndërsa kryetari i degës së OVL të UÇK-së, Metush Kryeziu, i ka përgëzuar shkollat, për punën që bëjnë, si dhe për emrat e dëshmorëve që mbajnë këto shkolla. “Shkollat tona kanë dhënë dhe po japin kontribut të madh, ndërsa mbajtja e emrave të dëshmorëve, është nderë dhe njohje e vlerave më të mëdha të kombit, që ne gjithmonë do ti kujtojmë dhe përulemi para veprës së dëshmorëve të kombit”, ka thënë Kryeziu.

Sot, janë vizituar shkollat në Carrallukë, që mbanë e emrin e dëshmorit, Imer Krasniqi, në Malishevë, që mbanë emrin e dëshmorit Ibrahim Mazreku dhe në Gurbardh, që mban emrin e dëshmorit, Habib Berisha. Aktiviteti, do të vazhdoj në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, që mbajnë emrat e dëshmorëve dhe është pjesë e aktiviteteve në kuadër të shënimit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së.