Home Blog Page 121

Çikat e Bashkimit nisin me fitore gjysmëfinalen e Play-offit

0

Bashkimi e ka nisur në mënyrën më të mirë serinë gjysmëfinale të Play-offit në Superligën e Femrave, duke shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës me rezultat 109:66, raporton PrizrenPress

Vashat prizrenase dominuan gjatë gjithë takimit, duke treguar epërsi të qartë në parket dhe duke kontrolluar ritmin e lojës nga fillimi deri në fund. Me lojë të shpejtë në sulm dhe mbrojtje solide, Bashkimi krijoi diferencë të madhe në rezultat, duke mos lënë shumë hapësirë për reagim nga skuadra kryeqytetase.

Kjo ishte ndeshja e parë e gjysmëfinales së Play-offit, ndërsa në finale do të kualifikohet skuadra që arrin tri fitore në seri./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

KosInvest hapi sot zyrën e re në Suharekë

0

Financim për fermerët dhe bizneset lokale

KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, që operon në 28 shtete të botës, vazhdon misionin e tij për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulëta, përmes ofrimit të financimit për projekte zhvillimore dhe aktivitete ekonomike në komunitet.

Institucioni mikrofinanciar KosInvest po vazhdon zgjerimin e rrjetit të tij në Kosovë me hapjen e një zyre të re edhe në Suharekë, e cila do të fillojë operimin më 23 Mars. Kjo zyrë e re do të ofrojë mundësi financimi për fermerët, bizneset e vogla dhe individët që kërkojnë mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve të tyre ekonomike.

Zgjerimi në Suharekë është pjesë e strategjisë së KosInvest për të qenë më pranë komuniteteve lokale dhe për të ofruar qasje më të lehtë në financim për qytetarët e rajonit.

Fokus në bujqësi dhe zhvillim ekonomik lokal

Rajoni i Suharekës është i njohur për aktivitetet e tij në bujqësi, vreshtari dhe prodhim ushqimor. Për këtë arsye, KosInvest ka krijuar produkte financiare që mbështesin drejtpërdrejt sektorin e bujqësisë.

Fermerët që aplikojnë për kredi mund të përfitojnë nga një zbritje prej -2% në normën e interesit, një iniciativë që KosInvest e ka implementuar që nga data 11 Dhjetor 2025, për të mbështetur investimet në:

– mekanizëm bujqësor

– zhvillimin e fermave

– prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore

– zgjerimin e aktiviteteve agrobiznesore

Ky financim synon të ndihmojë fermerët që të rrisin prodhimin dhe të forcojnë ekonominë lokale.

Përkrahje për gratë ndërmarrëse

Në kuadër të programeve për fuqizimin ekonomik të grave, KosInvest ofron gjithashtu zbritje prej -2% në interes për gratë ndërmarrëse, e cila aplikohet që nga 11 Dhjetor 2025. Ky program synon të mbështesë gratë që dëshirojnë të fillojnë ose të zgjerojnë bizneset e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunitetit.

Proces i shpejtë dhe transparent

KosInvest ofron një proces të thjeshtë dhe të shpejtë të aplikimit për kredi, duke u mundësuar klientëve që të marrin vendime financiare në kohë dhe të realizojnë planet e tyre të investimit. Stafi profesional në zyrën e re do të jetë në dispozicion për të ofruar këshillim financiar dhe informacione të detajuara për të gjitha produktet e institucionit.

Adresa dhe kontaktet

Zyra e re në Suharekë do të hapet zyrtarisht më 23 Mars dhe do të mirëpresë të gjithë klientët që kërkojnë financim për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

Adresa: Rr. Brigada 123 p.n. – Suharekë
Numri kontaktues: +383 49 213 314

Të gjithë të interesuarit ftohen të vizitojnë zyrën dhe të informohen nga afër për ofertat financiare dhe mundësitë që KosInvest ofron për fermerët, bizneset dhe gratë ndërmarrëse.

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në terren.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Gjatë këtij takimi, janë  trajtuar çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në rritjen e efikasitetit në trajtimin e proceseve që lidhen me pronat dhe menaxhimin e tyre në Komunën e Prizrenit.

Totaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të arritur rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare të Privatizimit është i domosdoshëm për të përmirësuar menaxhimin e pronave dhe për të siguruar zbatim më efikas të proceseve në terren. Synimi ynë është që përmes këtij koordinimi të ofrojmë shërbime më cilësore për qytetarët dhe të realizojmë me sukses projektet e përbashkëta”, u shpreh Totaj.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

0

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti i parë ka ndodhur të dielën rreth orës 20:15, në Leshan të Suharekës.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

“Leshan, Suharekë / 22.03.2026 – 16:20-20:15. Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Krushë e Vogël, Prizren / 22.03.2026 – NN. Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme si dhe disa gjësende tjera. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin me pakujdesi ka goditur një këmbësor, gjithashtu mashkull kosovar.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

“Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vend nga ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në mbajtje.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

0

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve të fundit kanë humbur jetën mbi 160 persona. Ky sektor vlerësohet si më i rrezikshmi për sigurinë e punëtorëve.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Për shkak të mosrespektimit të ligjit dhe masave mbrojtëse, Inspektorati i Punës ka shqiptuar mbi 1,700 gjoba. Me dhjetëra punëtorë, vit pas viti, humbin jetën në vendet e tyre të punës në Kosovë. Në vitin 2025 u evidentuan 19 raste me fatalitet, 11 prej të cilave në sektorin e ndërtimtarisë.

Përkundër përpjekjeve për përmirësimin e kushteve, sektori i ndërtimtarisë dhe fusha të tjera të industrisë vazhdojnë të jenë ndër më të rrezikshmet për sigurinë dhe jetën e punëtorëve. Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Inspektoratit Qendror të Punës, Vesel Zhinipotoku, tha për RTK-në se gjatë inspektimeve është konstatuar mungesë e masave të sigurisë dhe e obligimeve të tjera në vendpunishte ndërtimore. Subjektet që nuk kanë zbatuar ligjin janë gjobitur.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Inspektorati Qendror i Punës, bazuar në planin e punës, realizon në vazhdimësi inspektime duke u mbështetur në vlerësimin e rrezikshmërisë, me prioritet sektorin e ndërtimtarisë si sektor me rrezikshmëri të lartë. Gjatë vitit 2025 janë shqiptuar 1,747 masa ndëshkimore ndaj subjekteve që kanë shkelur dispozitat e legjislacionit që mbikëqyret nga IQP.

Sipas Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe atyre të sektorit privat, për tetë vjet mbi 160 persona kanë humbur jetën në vendin e punës. Nga kjo sindikatë shprehen shqetësime për kushtet në të cilat punojnë shumë punëtorë. Për shkak të natyrës së punës, të rrezikuar mbeten edhe punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës. Ndërkohë, pronarë të kompanive ndërtuese kanë deklaruar se kushtet e punës janë përmirësuar, bashkë me to edhe pagat.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

0

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës, interesimi i të rinjve vazhdon të rritet ndjeshëm. Në qendrat kryesore të vendit, përfshirë kryeqytetin, ekipet mobile të Forca e Sigurisë së Kosovës janë vendosur në terren për të informuar dhe inkurajuar të rinjtë që t’i bashkohen ushtrisë.

Në qendrat kryesore të vendit, përfshirë Prishtina, ekipet mobile të Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdojnë të informojnë dhe inkurajojnë të rinjtë që t’i bashkohen ushtrisë.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Nga Prishtina e në çdo qendër tjetër të vendit, prania e këtyre ekipeve mobile është sinjal i qartë se Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë ka hapur dyert për të rinjtë dhe të rejat që duan të bëhen pjesë e një misioni më të madh se vetja.

Kjo ndodh kur kanë mbetur më pak se 10 ditë deri në mbylljen e konkursit për ushtarë të rinj të Forca e Sigurisë së Kosovës. Interesimi, siç duket, është i madh. Brenda dy javësh, Ministria e

“Është shumë entuziazmuese fakti që kemi një numër të lartë të aplikantëve. Deri më tani kemi mbi 1100 të rinj dhe të reja që duan t’i bashkohen FSK-së dhe, sigurisht, deri në mbylljen e konkursit presim që raporti të jetë 6 me 1, pra gjashtë persona për një vend në FSK”, tha Liridona Gashi, shefe e kabinetit, Ministria e Mbrojtjes.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Të interesuarit vazhdojnë të kenë kohë për të aplikuar, ndërkohë që zyrtarët e dikasterit të mbrojtjes thonë se interesimi është në rritje.

“Ka pasur rritje të interesimit, jo vetëm për shkak të rrethanave gjeopolitike dhe zhvillimeve në botë, por edhe për shkak të përmirësimit të mirëqenies së ushtarëve gjatë viteve. Gjithashtu, ushtarakët tanë kanë mundësi të shumta për shkollim jashtë vendit”, theksoi për RTK, Liridona Gashi, shefe e kabinetit, Ministria e Mbrojtjes.

Konkursi për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë i hapur deri më 27 mars. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, nga mosha 18 deri në 25 vjeç, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm.