13.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 122

Raisa Šabani Jelmazi emërohet drejtoreshë e DMShShP-së në Dragash

0

Raisa Šabani Jelmazi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike (DMShShP) në Komunën e Dragashit, raporton PrizrenPress.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheadini, në kuadër të vazhdimit të formimit të kabinetit të ri të qeverisjes lokale. Ai ka theksuar se ky emërim ka rëndësi të veçantë, pasi Jelmazi është drejtoresha e dytë grua në kabinetin e tij, duke dëshmuar përkushtimin institucional për barazi gjinore dhe përfshirje të grave në pozita vendimmarrëse.

Sipas Xheadinit, emërimi i Jelmazit, e cila vjen nga komuniteti joshumicë, forcon më tej vizionin për një qeverisje gjithëpërfshirëse, të barabartë dhe pa dallime.

“I uroj znj. Jelmazi shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme dhe pres bashkëpunim të frytshëm në shërbim të interesit publik”, ka deklaruar kryetari i Dragashit./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

KQZ-ja merr vendim: Do të rinumërohen të gjitha votat në Kosovë, shkarkohen përfaqësuesit e të gjitha partive në Prizren

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të rinumërohen të gjitha votat në 28 komuna të Kosovës.

Kjo pas dallavereve të evidentuara në disa komuna.

Gjithashtu, KQZ-ja ka vendosur të ndërprehet mandati i përfaqësuesve të partive politike në Prizren.

“Sipas raportit nga vendvotimet e rinumëruara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36,007 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 20,978 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në QKN. Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve pas rinumërimit tregon se procesi i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi”, ka thënë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

“Analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem. Pas rinumërimit në QNR të komunës së Prizrenit janë zbritur nga rezultati 29,343 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN të Prizrenit. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 16,366 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në këtë QKN. Megjithatë, në komunat tjera të rinumëruara nuk vërehen dallime të mëdha në votat e kandidatëve. Ndryshimet përfshijnë gabimet eventuale të regjistrimit të votave të kandidatëve dhe shtimin e votave si rezultat i rivlerësimit të fletëvotimeve të pavlefshme, por në vendvotime të caktuara janë evidente ndryshime me të mëdha tek disa kandidatë”, tha ai më tutje.

Radoniqi ka thënë se të gjitha të dhënat, do t’i adresojnë në Prokurorinë e Shtetit.

“Në fund, në emër të KQZ-së, ritheksojmë se gjetjet nga procesi i rinumërimit do t’i adresojmë në Prokurorinë e Shtetit dhe në të njëjtën kohë ofrojmë bashkëpunimin e plotë institucional në procesin hetimor”, tha Kreshnik Radoniqi.

Rinumërimin e mbështetën përfaqësuesit e të gjitha partive politike./Nacionale/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bamforth vazhdon me super paraqitje, shpallet MVP

0

ProCredit Superliga po vazhdon me super ndeshje, me shumë emocione.

Golden Eagle Ylli po vazhdon me fitore në vitin 2026, ku kësaj radhe fitoi ndaj GO+ Pejës, në çastet e fundit.

Te therandasit më i miri ishte organizatori Scott Bamforth. Ai e mbylli ndeshjen me 27 pikë, katër kërcime e pesë asistime. Bamforth ka shkëlqyer që prej ardhjes te Ylli, derisa shpallet MVP për herë të parë.

MVP
Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 27 pikë, 4 kërcime, 5 asistime, 26 indeksi

Top 5
Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 27 pikë, 4 kërcime, 5 asistime, 27 indeksi
Lejson Zeqiri (Bashkimi) 21 pikë, 6 kërcime, 3 asistime, 30 indeksi
Shaquan Jules (Bora) 24 pikë, 8 kërcime, / asistime, 22 indeksi
Tyler Cheese (Bora) 20 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 21 indeksi
Mustapha Amzil (Trepça) 14 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 15 indeksi

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vrasjen në Prizren

0

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vrasje në tentative”.

Policia është në kërkim të Egzon Reshanit, i cili më 5 janar dyshohet se ishte i përfshirë në një konflikt ku pati dhe të shtëna me armë.

Si pasojë e të shtënave kishte edhe persona të plagosur, të cilët ishin dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.

Sipas ekipit mjekësor, dy personat e plagosur ishin jashtë rrezikut për jetë dhe vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në arrestimin e të dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rexhbeçaj realizon golin e parë sezonal

0

Mesfushori i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj, e ka regjistruar golin e parë këtë edicion në Bundesligën gjermane.

Rexhbeçaj shënoi gol në barazimin 2:2 të Augsburgut në shtëpi ndaj Freiburgut. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të.

Rexhbeçaj në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë, kurse golin për 2:0 e realizoi në minutën e 49-të. Ai realizoi gol të bukur me kokë nga afërsia.

Golin e parë për vendësit e shënoi Alexis Claude-Maurice.

Për Rexhbeçajn ishte paraqitja e 16-të në të gjitha garat.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Latifi mban takim me komisionin komunal për regjistrimin e dëmeve nga vërshimet

0

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorët e drejtorive, ka mbajtur takim me komisionin komunal për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e fundit.

Latifi ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për ecurinë e procesit të vlerësimit dhe për përgatitjen e raportit përfundimtar.

“Së bashku me drejtorët e drejtorive, mbajtëm takim me komisionin komunal për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e fundit, ku diskutuam për ecurinë e procesit të vlerësimit dhe për përgatitjen e raportit përfundimtar”, shkruan ai, në llogarin e tij në Facebook.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj për keqpërdorimin e votave në Prizren: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar

0

Kryetari i Prizrenit dhe njëherësh kryetar i degës së PDK-së në këtë komunë, Shaqir Totaj, ka reaguar pas parregullsive të evidentuara gjatë procesit të rinumërimit të votave në Prizren, duke u shprehur i zhgënjyer me situatën.

Në Facebook, Totaj ka shkruar se çdo tentim për tjetërsim të votës përbën cenim të drejtpërdrejtë të vullnetit të lirë të qytetarëve, të demokracisë zgjedhore dhe të vetë demokracisë së brendshme partiake.

Ai ka paralajmëruar se, në cilësinë e kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, do të kërkojë përgjegjësi dhe llogaridhënie të plotë për çdo shkelje të konstatuar.

“Çdo tentim për tjetërësim të votës është cenim i drejtpërdrejtë i vullnetit të lirë të qytetarëve, i demokracisë zgjedhore dhe i vetë demokracisë së brendshme partiake. Si kryetar i degës së PDK-së në Prizren do të kërkoj përgjegjësi dhe llogaridhënie të plotë, sepse çdo shkelje është përgjegjësi individuale dhe duhet trajtuar në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi. Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite, dhe këto veprime nuk e përfaqësojnë frymën dhe vlerat tona”, ka shkruar Totaj në Facebook.

Totaj ka siguruar qytetarët se Partia Demokratike e Kosovës do ta mbrojë vullnetin e votuesit dhe demokracinë në Kosovë, duke vepruar, siç ka thënë ai, me vendosmëri dhe përgjegjësi për të mirën e vendit dhe të ardhmes së tij.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nait Hasani me reagim: Votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im

0

Deputeti i PDK-së Nait Hasanit i cili pësoi ndryshim votash teksa po ndodh rinumërimi në 914 vendvotime,  e për çka thotë se votat e tij janë rritur në mënyrë të padrejtë e duke e përdorur emrin e tij për manipulime.

Kliko videon: https://www.facebook.com/reel/777865204588606/?s=single_unit

Megjithatë ai thotë se nuk hyr në politikë për të fituar me mashtrime por për të fituar me besim dhe se nuk ka nevojë për vota të vjedhura.

Ai bën thirrje që të hetohet çdo votë.

Krijojmë webfaqe për biznese

Postimi i plotë:

Reagim politik në mbrojtje të dinjitetit tim dhe të votës së qytetarëve.

Të nderuar qytetarë,

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 është cenuar rëndë vullneti i lirë i qytetarëve dhe është sulmuar drejtpërdrejt dinjiteti im politik dhe kombëtar.

Me atë që pash në rinumrim, votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore. Ky veprim përbën jo vetëm shkelje ligjore, por edhe akt të rëndë moral dhe politik.

Unë refuzoj kategorikisht çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarit.

Nuk kam hyrë në politikë për të fituar me mashtrime, por për të fituar me besim. Nuk kam nevojë për vota të vjedhura, sepse respektoj votën e ndershme më shumë se çdo rezultat.

Drejtësia nuk duhet të heshtë. As unë nuk do të hesht.

Unë do të vazhdoj të qëndroj në anën e qytetarëve, në anën e votës së lirë dhe në anën e së vërtetës, edhe nëse kjo rrugë është më e vështirë.

Ky reagim nuk është për të mbrojtur vetëm emrin tim, por për të mbrojtur të ardhmen demokratike të Kosovës.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kanosi dhe sulmoi qytetarin, i dyshuari në Prizren kapet me pushkë dhe pistoletë

0

Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte kanosur dhe sulmuar një tjetër qytetar, duke prezantuar gjatë incidentit një pistoletë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Randobravë të Prizrenit.

Njësitë policore reaguan menjëherë ndaj rastit dhe, me urdhër të prokurorit, bastisën shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 30 fishekë, një pushkë gjuetie dhe një pushkë automatike.

Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet vazhdojnë.