Dueli i skuadrave që gjenden në zonën e rrezikshme mes Lirisë dhe Fushës Kosovës është mbyllur pa gola.
Prizrenasit ndodhen në vendin e fundit me 10 pikë, kurse, Fushë Kosova ka dy pikë më shumë në pozitën e parafundit.
Dueli i skuadrave që gjenden në zonën e rrezikshme mes Lirisë dhe Fushës Kosovës është mbyllur pa gola.
Prizrenasit ndodhen në vendin e fundit me 10 pikë, kurse, Fushë Kosova ka dy pikë më shumë në pozitën e parafundit.
Dy avokatët Gent dhe Blend Gjini, që përfaqësojnë shoferin që ka aksidentuar Hajrush Behlulin, kanë bërë një deklaratë për Telegrafin duke thënë se konfiskimi i telefonit celular të klientit të tyre është bërë pa bazë ligjore dhe kjo është një shkelje e procedurave penale.
Ata shprehin se do të ngritin ankesë për këtë veprim dhe do të kërkojnë sqarim për rastin.
Sipas tyre, vepra penale për të cilën akuzohet klienti i tyre është shkaktimi i aksidentit në komunikacion dhe nuk ka lidhje me përmbajtjen e telefonit.
Ata gjithashtu shtojnë se ky është një rast i paprecedent dhe as ligji as praktika gjyqësore nuk e parashikojnë një situatë të tillë.
“Me të marrur çështjen penale ne jemi befasuar me një situatë që konsiderojmë se shkel dispozitat procedurale penale, në rastin e trajtimit të kësaj çështjeje, kur të mbrojturit tonë i është konfiskuar telefoni mobil e që në anën tjetër vepra penale bën fjalë per shkaktim te aksidentit në komunikacion. T’i merret telefoni dhe t’i konfiskohet përkohësisht, kjo për neve mbrojtjen është e papranuar dhe është joligjore”, thanë avokatët në një përgjigje me shkrim.
“Në procedurat e mëtejme presim që këtë çështje ta ngrisim ne formë të ankesës për të vlerësuar se a është vepruar drejt dhe a ka pasur të drejtë të i merret telefoni celuluar shkaktuesit të aksidentit dhe të kuptohet se çka ka të bëjë çështja e aksidentit me telefon. Pra, ky është rast i paprecedent dhe kur më parë në çështjet penale që kemi përfaqësuar raste të aksidenteve në trafik ligji dhe praktika gjyqësore nuk e parasheh një mundësi të tillë”, thuhet tutje në përgjigjen e avokatëve.
Avokatët thonë se klienti i tyre nuk kishte kurrfarë motivi për shkaktimin e këtij aksidenti.
Gent dhe Blend Gjini mendojnë se disa analistë aluduan pa asnjë argument apo fakt se gjoja aksidenti ishte i qëllimshëm.
“Pasi kjo çështje është përfolur në media dhe është trajtuar si temë nga me të ndryshmet duke e ndërlidhur rastin e një fjalimi te hoxhës Shefqet Krasniqi për kengëtaren Shkurte Fejza, në shprehim shqetësimet nga disa analistë që kanë ndërlidhur dhe shfrytëzuar ngjarjen e aksidentit si diçka e qëllimshme. Pra, kjo për neve avokatëve është shqetesim në vete dhe kjo aspak nuk qëndron sepse ngjarja si e tillë nga shkakutuesi i aksidentit ka qenë e paqëllimshme dhe pa kurfarë motivi dhe thjeshtë ka qenë një pakujdesi si ngjarje të zakonshme që ndodhin sot në komunkiacion. Andaj ne shprehim shqetësimet për menyrën e trajtimit të kesaj ngjarje nga disa analistë vetëm e vetëm për ta vendosur qendrën e vëmendjes dhe të luajnë rolin e “hetuesit” pa qenë të thirrur dhe pa pasur asnjë argument apo fakt lëshojnë këso deklarata të pamatura”, thuhet në përgjigjen e avokatëve.
Avokatët thonë se “do të shikojmë në procedurat e mëtejme penale për zbardhjen e rastit, për të kuptuar se në çfarë përmasash mund të jetë fajtor i mbrojturi ynë”.
Ata thonë se do të mësojnë faktin “se a ka qenë i pakujdessëm këmbësori kur ka dalur në rrugë”, pasi shtojnë se “aty nuk ka pasur vendkalim për këmbësorë apo zebra”./Telegrafi/
Një person në Prizren ka raportuar se dikush ia ka vjedhur veturën që e kishte parkuar në rrugën “Ali Dida”.
“VJEDHJE E VETURËS- Rr. Ali Dida 23.02.2024, 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar në lokacionin e lartë cekur. Rasti nën hetime.”
Karl Friedrich May (25 shkurt 1842 – 30 mars 1912) ishte një shkrimtar gjerman.
Karl May lindi më 25 shkurt 1842, në një familjeje tejet të varfër, nga një zonë në afërsi të qytetit të Dresdenit, në lindje të Gjermanisë.
Në fillim ai shkroi disa novela të shkurtra dhe më pas disa romane anonime. Por fama e tij erdhi kur ai shkroi “Tregime me udhëtime”, që i botoi për herë të parë në vitin 1892.
May, duke folur në vetën e parë, rrëfen për aventurat e bëmat e heroit të vet në vende ekzotike, para së gjithash në “Perëndimin e egër” të Amerikës Veriore dhe në orient. Ai ia doli që këto raporte fiktive (pasi ai nuk kishte shkelur vetë në ato vende, në të cilat zhvilloheshin ngjarjet e veprës së tij) të përcilleshin në mënyrë shumë sugjestionuese te lexuesit, dhe rajonet gjeografike ku jetonin popuj të ndryshëm, në libër të shfaqeshin plot fantazi me aq shumë ngjyra, saqë tregimet “Winnetou”, “Old Surehand”, “Në shkretëtirë” – megjithëse vlerat e tyre letrare për shumë kritikë janë të debatueshme – për gjeneratat e sotme vlerësohen si shumë informative, interesante dhe plot jetë.
Edhe tendenca humane në librat e tij dhe ndikimi që ata patën në ndihmën për popujt e shtypur asokohe (siç ishin indianët e Amerikës, sidomos dhe kurdët për shembull) e bënë atë të gëzonte epitete të tilla si “Shekspiri i të rinjve” e një nam pozitiv ndër shumë lexues në një shtrirje kohore që e tejkalon disa herë epokën në të cilën ai shkroi.
Veprat e tij njohin edhe shumë ekranizime të nisura qysh në vitet ’20 të shekullit të shkuar, e vazhdojnë deri në vitet ’80 në formën e serialeve TV apo të filmave për kinema. Vdiq në vitin 1912, në Radebeul, pranë qytetit të Dresdenit. Një shoqatë edhe një muze(ngritur qysh në vitin 1927), prej kohësh mbajnë emrin e tij, për të nderuar veprën që ai la pas./KultPlus.com
Rreth rrotullimit në hyrjen e autostradës në Prizren, rreth orës 00:05, gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e një mashkulli të dyshuar nga Kosova, ku ndodheshin katër persona, janë gjetur dhe konfiskuar prova materiale.
Në automjet u zbulua një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe dy shufra: njëra prej tyre ishte e gomës dhe tjetra metalike.
Pas këtij kontrolli, i dyshuari u lirua pa intervistim, me vendim të prokurorit.
Liria do të përballet me Fushë -Kosovën në kuadër të xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë.
Është një përballje mes dy skuadrave të fundit në renditjen tabelare, por që nuk janë dorëzuar ende për mbijetesë.
Prizrenasit kanë nëntë pikë pas 21 xhirove, derisa mysafirët nga Fushë Kosova dy pikë më lartë në pozitën e nëntë.
Fitorja vlen shumë si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër pasi do të mbeteshin në garë për mbijetesë edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë.
Formacionet zyrtare:
Liria: Frashëri, Abazi, Sisoko, Spahiu, Kapra, Stafa, Gashi, Likaj, Domi, Gjumsi, Terziqi.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:15 në fshatin Lladroviq, të komunës së Malishevës.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë asgjësuar mjetin e dyshuar-granatë dore në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raportin e policisë
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se sot do të varroset ish-kryetari Qazim Qeska.
Në faqen zyrtare në Facebook, komuna ka bërë të ditur se në orën 11:00 të dielën, pritet të mbahet një mbledhje komemorative.
Ndërsa, ceremonia e varrimit, pritet të bëhet në orën 14:00 në varrezat e qytetit.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Qazim Qeska, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, z. Smajl Latifi, organizohet mbledhje komemorative, më 25 shkurt 2024, në orën 11:00, në Sallën e Kuvendit Komunal, në nderim të jetës dhe veprës së tij. Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 14:00, në varrezat e qytetit.”, thuhet në njoftim.
Një 42-vjeçar nga Kosova ka vdekur të shtunën në Olbia të Italisë, pasi ka rënë nga kati i tretë i një kantieri të ndërtimit.
Sipas mediave italiane, rasti ka ndodhur pasi ai ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash, nën sytë e kolegëve të tij.
Punëtori B.Bytyqi kishte qenë në pushim mjekësor për dy muaj për shkak të një lëndimi të mëparshëm. Ai kishte shkuar në kantierin e ndërtimit për t’u përshëndetur me kolegët, transmeton Klankosova.tv.
Bytyqi duke u ngjitur në skele kishte humbur ekuilibrin dhe ishte rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.