10.3 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 1227

Prizren/ Arrestohen 4 shtetas të Shqipërisë, u zunë me mbi 24 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara

0

Prokuroria Speciale ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë shpërndarë para të falsifikuara.

Ata janë arrestuar në një aksion për kontroll të veturave në rajonin e Prizrenit, që është ndërmarr nga Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Gjatë këtij aksioni janë ndaluar dy vetura, BMW X5 dhe Shkoda, me katër (4) persona, për shkak të dyshimit se personat të cilët gjenden në këto vetura shpërndajnë para të falsifikuara. Gjatë kontrollit në veturën BMW X5 është hasur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se në këtë rast janë sekuestruar 24 mijë e 600 euro, 2 automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe 9 telefona celularë.

“Po ashtu, të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, si dhe të njëjtit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Me aktvendim të Prokurorit nga Prokurorisë Speciale personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dështon miratimi i amendamenteve për ndryshime kushtetuese

0

Në mungesë të 2/3 të deputetëve jo-shumicë, ka dështuar miratimi i tri amendamenteve për ndryshime kushtetuese ku parashihej miratimi i “Vetting-ut”, në sistemin e drejtësisë.

Në sallë janë 87 deputetë, derisa deputetë të minoriteteve janë 8, e që për të bërë ndryshime kushtetuese, duhet të jenë të pranishëm 14 deputetë jo-shumicë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me ndryshime kushtetuese, tha se meqë nuk janë prezentë 14 deputetë jo-shumicë, nuk ekzistojnë kushtet për të realizuar një gjë të tillë.

Bashkëjetoi me të miturën/ Arrestohet një person në Rahovec

0

Një burrë është arrestuar në Rahovec pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me një të mitur.

Policia njofton përmes raportit se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Rahovec.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Shoqëria civile i kërkon Kuvendit shkarkimin e Baljes dhe Demi-Murtezit nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut

0

55 organizata joqeveritare i janë drejtuar me letër publike kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, të cilit i kanë kërkuar të shkarkojë kryesuesen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje dhe anëtares së këtij Komisoni, Labinotë Demi-Murtezi, për shkak të “deklaratave të tyre homofobike”.

Në reagimin e OJQ-ve, thuhet se nuk mund të pranohet që një person siç është kryetarja e Komisionit, të shpërdorë pozitën dhe të shfaqë qëndrime homofobe në Kuvend, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Me datë 07.02.2024, gjatë takimit të këtij komisioni me shoqërinë civile të thirrur nga Duda Balje me temën “Gjendja aktuale në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë” ne u përballëm me një tjetër demonstrim të homofobisë dhe diskriminimit ndaj komunitetit LGBTIQ+ nga zyrtare publike, njëherësh përfaqësuese e popullit të Kosovës. Kërkesat tona janë të thjeshta dhe të qarta: HOMOFOBET S’KANË VEND N’KUVEND! Ne nuk mund të pranojmë që një individ me pozitë kaq të rëndësishme, siç është kryetarja e Komisionit për të Drejta të Njeriut, të shpërdorë pozitën dhe të shfaqë qëndrime homofobe në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Aty thuhet se Balje, në deklaratat e saj publike, ka mbetur e palëkundur në qëndrimin e saj diskriminues ndaj personave LGBTIQ+. Ngjashëm, thuhet se veproi edhe Demi-Murtezi.

“Deklarata shpifëse dhe diskriminuese vazhduan edhe nga deputetja Labinotë Demi Murtezi, prezente në këtë takim, që publikisht deklaroi që “PERSONAT LGBTIQ+ TRANSMETOJNË SËMUNDJE”, deklaratë të cilin e kemi dëgjuar edhe më parë nga ajo në seancën parlamentare të 16 marsit të vitit 2022”, thuhet më tej.

Shoqëria civile vlerëson se Duda Balje dhe Labinotë Demi-Murtezi nuk mund të përfaqësojë objektivitetin dhe pavarësinë e një komisioni që ka për detyrë të mbrojë të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim dhe se homofobia dhe diskriminimi nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

“Me këtë rast, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut. Nuk mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë. Njëherit, kërkojmë edhe shkarkimin e Labinotë Demi Murtezi nga ky komision për gjuhën e saj shpifëse dhe të urrjetjes ndaj personave LGBTIQ+. Ne kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të reagojë menjëherë dhe të ndërmerr masa për të garantuar se pozitat publike janë të mbajtura nga persona që respektojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut pa dallim për të gjithë ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Kosovës”, thuhet në fund.

 nderuar Kryetar i Kuvendit z. Glauk Konjufca,

Përmes kësaj letre dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me sjelljen dhe deklaratat diskriminuese të znj. Duda Balje, kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, si dhe anëtares së Komisionit, znj. Labinotë Demi Murtezi.

Me datë 07.02.2024, gjatë takimit të këtij komisioni me shoqërinë civile të thirrur nga Duda Balje me temën “Gjendja aktuale në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë” ne u përballëm me një tjetër demonstrim të homofobisë dhe diskriminimit ndaj komunitetit LGBTIQ+ nga zyrtare publike, njëherësh përfaqësuese e popullit të Kosovës.

Kërkesat tona janë të thjeshta dhe të qarta: HOMOFOBET S’KANË VEND N’KUVEND! Ne nuk mund të pranojmë që një individ me pozitë kaq të rëndësishme, siç është kryetarja e Komisionit për të Drejta të Njeriut, të shpërdorë pozitën dhe të shfaqë qëndrime homofobe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Duda Balje, në deklaratat e saj publike, ka mbetur e palëkundur në qëndrimin e saj diskriminues ndaj personave LGBTIQ+. Duke përdorur argumentin e “mendimit personal,” ajo ka injoruar faktin se funksionet publike, veçanërisht ato në fushën e të drejtave të njeriut, duhet të kujdesen për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të çdo individi, pavarësisht orientimit seksual apo çfarëdo përkatësie tjetër.

Deklarata shpifëse dhe diskriminuese vazhduan edhe nga deputetja Labinotë Demi Murtezi, prezente në këtë takim, që publikisht deklaroi që “PERSONAT LGBTIQ+ TRANSMETOJNË SËMUNDJE”, deklaratë të cilin e kemi dëgjuar edhe më parë nga ajo në seancën parlamentare të 16 marsit të vitit 2022.

Duda Balje dhe Labinotë Demi Murtezi nuk mund të përfaqësojë objektivitetin dhe pavarësinë e një komisioni që ka për detyrë të mbrojë të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. Homofobia dhe diskriminimi nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Me këtë rast, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut. Nuk mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë. Njëherit, kërkojmë edhe shkarkimin e Labinotë Demi Murtezi nga ky komision për gjuhën e saj shpifëse dhe të urrjetjes ndaj personave LGBTIQ+.

Ne kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të reagojë menjëherë dhe të ndërmerr masa për të garantuar se pozitat publike janë të mbajtura nga persona që respektojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut pa dallim për të gjithë ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Kosovës“. /BetimipërDrejtësi

Identiteti kombëtar në veshjet tradicionale: Përparëset në ekspozitën e Prizrenit

0

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, do të organizojë një ekspozitë me titullin “Përparëset – Kanacat e krahinave etnografike shqiptare”.

Ekspozita organizohet për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Ajo do të mbahet më datën 16 shkurt 2024, në orën 14:00, në ambientet e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha tha se eksponatet e prezantuara janë nga sektori i etnografisë të Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe janë kuruar nga bashkëpunëtorët profesional Delvina Bytyqi, Parim Kosova dhe Linda Perolli.

“Përparëset janë pjesë përbërëse e veshjeve tradicionale të grave nga krahinat e ndryshme, duke reflektuar vlerat kulturore, artistike dhe shpirtërore të identitetit kombëtar shqiptar”, tha ai.

“Përveç eksponateve etnografike, ekspozita gjithashtu përfshin punime artistike të kustosit Dashnor Uka, të cilat paraqesin kostume popullore shqiptare në stilin grafik dhe në mënyrë realiste”.

“Ekspozita do të mbetet e hapur gjatë gjithë muajit shkurt, duke ofruar një eksperiencë të pasur në ambientet e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Spitali i Prizrenit bëhet me rezonancë magnetike, Vitia: Nga ky shërbim do të përfitojnë edhe qytetarët e Kukësit

0

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Spitali i Prizrenit është bërë me rezonancë magnetike.

Vitia tha se për rezonancën e re magnetike në Spitalin e Prizrenit janë investuar rreth 1 milion euro.

“Tani e tutje në shërbim të diagnostikimit të saktë të sëmundjeve për pacientët në rajonin e Prizrenit.  Nga ky shërbim i ri do të përfitojnë edhe qytetarët e Kukësit”, shkroi Vitia, transme

Tutje, Vitia tha se lista e pritjes nga më shumë se 1 është bërë 3 muaj, ndërsa sipas tij, funksionalizimi i rezonancës në Prizren do ta ulë listën e pritjes në minimum.

Bashkimi është gjysmëfinalisti i tretë

0

Klubi i basketbollit Bashkimi, është gjysmëfinalisti i tretë i Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Prizreni, arriti ta mposhti Pejën me rezultat 64:73.

Ndeshja u zhvillua në Gjakovë, në palestren sportive “Shani Nushi”.

Basketbollisti më i mirë në parket ishte Erik Copes (Bashkimit) me 16 pikë e nëntë kërcime.

Edmond Hoxha: Nuk duhet të bllokohet Prizreni

0

Ish-drejtori i Drejtorisë  së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren, Edmond Hoxha thotë se Prizreni nuk duhet të bllokohet nga pushteti dhe as nga subjektet politike.

“Prizreni nuk duhët të bllokohet për shkak të mos funksionimit të Asamblesë Komunale. Pushteti duhët ta ndalë arrogancën në qeverisje ku kërkesat e asambleistëve nuk merren parasysh, kurse  shfrytëzohen vetëm si mekanizëm votues”, shkruan ai në Facebook.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Hoxha pati dhënë dorëheqje pas daljes së AAK-së nga kooalicioni me PDK-në.

Ai është zyrtar i AAK-së.

“Vlerësoj si shumë të rëndësishme që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Prizren, ka filluar bashkëpunimin me subjektet politike në asamblenë komunale të Prizrenit, të ndërtoj një opsion real, që garanton zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët e komunës së Prizrenit”.

“Gjithashtu vlerësoj jashtëmase gatishmërinë e subjekteve politike për koordinim të veprimeve dhe aktiviteteve në të mirë të qytetarëve”./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

U vërtetohet dënimi me nga 12-vjet burgim dy të akuzuarve për shpërthimin në Zhur ku vdiq një polic

0

 

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin Iran Badalli dhe Arben Gashi ishin dënuar me dënim unik me nga 12 vjet burgim (secili  veç e veç) lidhur me akuzën për shpërthimin në Zhur, ku si pasojë kishte vdekur polici S.Th.

Në këtë rast, Gashi dhe Badalli ngarkoheshin se kanë vendosur mjet eksplodues në shtëpinë e të akuzuarit Badalli në fshatin Zhur, me rastin e bastisjes nga Policia, mjeti kishte shpërthyer ndërsa kishte mbetur i vdekur polici, S.Th, kurse të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Bytyqi, si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi i Themelores është shpallur më 19 shtator 2023. Ndaj tij, ankesë kishin parashtruar Prokuroria Themelore në Prizren dhe mbrojtja e dy të akuzuarve.

Prokuroria parashtroi ankesë për shkak të vendimit mbi dënim, me propozim që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe të akuzuarve t’iu shqiptohet dënim më i ashpër.

Kurse, mbrojtësit e të akuzuarit Badalli, avokatët Ermira Gavazaj-Gashi dhe Valdrin Gashi, kanë bërë ankesë për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, me propozim që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe i mbrojturi i tyre të lirohet apo çështja të kthehet në rivendosje.

Po ashtu, edhe mbrojtësit e të akuzuarit Gashi, avokatët Hazër Susuri, Elinda Susuri-Humolli dhe Esat Gutaj, kanë paraqitur ankesë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, duke kërkuar që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe i akuzuari të lirohet apo çështja të kthehet në rivendosje.

Andaj, Apeli me aktgjykimin e 19 janarit 2024, ka vlerësuar se pretendimet ankimore nuk qëndrojnë, e as nuk kishte shkelje të dispozitave të procedurës penale, të cilat do e kishin kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar.

Tutje, sipas Apelit thuhet se shkalla e parë kishte dhënë arsye të qarta për vendin, kohën dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe se si kishte ardhur deri te kryerja e veprës penale nga të akuzuarit.

Pra, shkalla e dytë vlerëson se arsyet e dhëna nga Themelorja, nuk paraqesin shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në aktgjykimin e Apelit, thuhet se konkludimi i gjykatës të shkallës së parë së të akuzuarit Badalli dhe Gashi janë kryerës të veprave për të cilat akuzohen, ishte i drejtë dhe se në mënyrë të padyshimtë është vërtetuar që të njëjtit kanë marrë veprime inkriminuese.

Po ashtu, në të njëjtin aktgjykim thuhet se duke shqyrtuar çështjen përkitazi me vendimin për dënimin, Gjykata e Apelit ka gjetur se pretendimet ankimore të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të akuzuarve nuk janë të bazuara.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, Themelorja me rastin e shqiptimit të dënimit për të akuzuarit Badalli dhe Gashi, kishte vlerësuar të gjitha rrethanat dhe se sipas tryre, rezulton se me dënimin e shqiptuar ndaj të akuzuarve, do të arrihet qëllimi i dënimit.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit Iran Badalli dhe Arben Gashi, në fillim të muajit janar 2020, në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të dytë të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit dhe pas një kontrolli të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 28 janar 2020, rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet, i njëjti ka eksploduar, ku ka vdekur zyrtari policor S.Th, kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, paragrafi 5, 4 dhe 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, në dispozitivin II të aktakuzës, thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar përafërsisht si në pikën I të dispozitivit të aktakuzës, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT me peshë prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik, në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.

Me këtë, të akuzuarit në bashkëkryerje akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi/

https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/

Në Spitalin e Prizrenit përurohet projekti i MRI-së

0

Në Spitalin Regjional të Prizrenit sot është përuruar projekti i MRI-së. Aty morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton Ekonomia Online.

Kurti para mediave e falënderoi të gjithë stafin që punon në spital, dhe tha se rezonanca magnetike e Prizrenit do t’u shërbejë edhe qytetarëve të komunave të tjera përreth në atë rajon.

Me këtë rast Kurti ka theksuar se si qeveri janë duke u angazhuar për rritjen e shërbimeve cilësore, për çfarë tha se investimet nuk do të jenë të përqendruara vetëm në QKUK në Prishtinë, por në të gjitha komunat.

Kurti derisa ka treguar për vlerën e pajisjes, shtoi se përveç qytetarëve të komunës se Prizrenit, mundësi për këtë shërbim do të kenë edhe qytetarë të komunave të ndryshme të vendit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren