5.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 1230

Escobar: Veprimet e njëanshme të Kosovës do të kenë pasoja

0

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot ka deklaruar se vendi i tij ishte plotësisht i qartë se nuk mund të ketë veprime të njëanshme dhe se veprimet e tilla do të kenë pasoja.

Siç shkruan agjencia serbe Tanjug, përkitazi me vendimin e Kosovës për shtyrjen e zbatimit të dekretit të BQK-së për ndalimin e dinarit në Kosovë, Escobar ka thënë se për këto çështje duhet të komunikohet me afate që nuk prekin popullatën.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit, por Serbia dhe Kosova duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese”, ka thënë ai, transmeton Paparaci.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

I pyetur nëse adresa për të ndihmuar serbët në Kosovë është në Bruksel apo në Uashington, ai edhe një herë ka theksuar se SHBA e mbështesin plotësisht dialogun nën patronazhin e BE-së dhe bëjnë të gjitha përpjekjet për ta vazhduar atë, sepse dialogu është i vetmi kanal për zgjidhjen e çështjeve në mes dy vendeve.

“Përkrahja jonë teknike, mbështetja jonë ekonomike dhe ndikimi ynë politik qëndron prapa dialogut. Në fund të fundit, aspirata jonë më e madhe është që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Dhe në ndërkohë që të zhvillojnë marrëdhëniet bilaterale paqësore, produktive dhe efikase”, ka thënë Escobar.

Mjekët në QKUK i shpëtojnë jetën fëmijës që gëlltiti një pjesë lodre

0

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar për trajtimin e një rasti të një fëmije një vjeçar, të cilit i janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes pasi ka gëlltitur një pjesë të lodrës.

 

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar për trajtimin e suksesshëm të një rasti të një fëmije një vjeçar, të cilit i janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes pasi ka gëlltitur një pjesë të lodrës.

Sipas SHKSUK-së fëmija i moshës 1-vjeçare i është nënshtruar një operimi me urgjencë në Klinikën e Otorinolaringologjisë.

“Pacienti nga Klinika Emergjente, është transferuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë për shkak të aspirimit të trupit të huaj (lodër plastike e rrumbullakët), gjë që e bën shumë të vështirë  heqjen e trupit të huaj. Në këto kushte fëmija dërgohet me urgjencë në sallë  të operacionit, ku thirret ekipi kujdestar i mjekëve  të ORL-së, ata thërrasin me urgjencë mjekët e anestezionit, ku pas ndërhyrjes me bronkoskop, fëmijës i largohet pjesa e lodrës, i lirohen rrugët e frymëmarrjes dhe i shpëtohet jeta”, njofton SHKUSK.

351 vjet nga vdekja e Molierit, figura e ndritur që hodhi themelet e komedisë franceze

0

Molieri lindi më 15 janar 1622 e vdiq më 17 shkurt 1673.

Molieri (Zhan Baptist Poklen) është një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze. Jetoi veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin “shekull të artë” të monarkisë absolute, që shënonte etapën më të lartë të feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij. Së bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quan “Teatri mbretëror”, pikërisht në këtë kohë e ndërroi emrin dhe u quajt Molier. Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh.

Jeta e tij ishte lidhur ngushtë me teatrin. Duke i shpërthyer rregullat e ngurta të doktrinës klasiciste autor-aktor-regjisor, në emër të arsyes e të logjikës së shëndoshë, krijoi komedi, e cila godiste çdo ves ose shfaqje negative të kohës dhe të njeriut në përgjithësi. Temat delikate që trajtonte, i nxirrnin shumë telashe në jetë. Për shembull, vënia në dukje e hipokrizisë së klerit tek Tartufi, e detyroi ta përpunonte tri herë tekstin për ta shpëtuar nga censura, ndërkaq guximin për ta shfaqur me çdo kusht para publikut, e pagoi me shkishërim. Krijimet e Molierit janë pak a shume anekdota, pasi ato nuk godasin personin por godasin vesin, dhe kanë për qëllim t’i mësojnë njerëzve moralin. Kjo dallohet shumë dhe te vepra “Borgjezi fisnik” i këtij dramaturgu.

Molieri shprehu nëpërmjet teatrit mendimin e vet për shumë nga problemet të epokës kur jetoi, si për shembull: hipokrizinë klerikale dhe shoqërore, degjenerimin moral e shpirtëror, preciozitetin, kopracinë, tendencën e një pjesë të borgjezisë për të imituar fisnikërinë, martesën borgjeze e despotizmin prindëror etj.

Teatri i Molierit është i veçantë, origjinal dhe krejt i ndryshëm nga ai i bashkëkohësve të vet, Kornejit e Rasinit. Molierin nuk e shqetësonte shumë ideja e respektimit të rregullave të ngurta të klasiscizmit. Para se gjithash, ai dëshironte “t’i pëlqente publikut” dhe për të “kjo është rregulla e madhe e të gjitha rregullave”. Sipas tij komedia duhet ta bëjë spektatorin të vetëkorrigjohet duke qeshur. Kjo cilësi u quajt katarsis komik. (d.m.th. të pastohesh shpirtërisht nëpërmjet së qeshurës).

Veprimi komik në veprat e tij rrjedh natyrshëm, shpejt dhe me tensionime. Kjo karakterizohet jo vetëm me situatat e freskëta komike, kthesat e papritura dhe kontrastet e ashpra, por edhe me dialogun e gjallë e shumë dinamik. Me mjeshtëri Molieri krijon atmosferë të nxehtë, të shkaktuar nga veprimet dhe pasionet e personazheve sipas mënyrës së të folurit dhe pasioneve të tyre i nënshtrohen plotësisht idesë kryesore: përqeshja dhe demskimi i ashpër i së keqes shoqërore dhe triumfi i drejtësisë. Veprat më të njohura të Molierit mbahen: Tartufi, Don Zhuani, Mizantropi, Kopraci dhe Borgjezi fisnik.

Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë. Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet. Së bashku me Shekspirin, Molieri ishte pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë. Por fama e tyre vazhdon të ecë edhe në gjurmët e së ardhmes.

Kopraci: Në komedinë Kopraci Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet kopracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim. Ai e dënon si një ves të ulët me pasoja shumë negative. Herpagoni koprac e fajdexhi jeton në ethen e parave. Ai ka humbur dinjitetin e ndjenjat prindërore dhe dashurinë e fëmijëve. Këta të fundit, jo vetëm që s’e duan më, por edhe e urrejnë. Herpagoni mbetet një nga figurat më negative, antipatike e qesharake njëkohësisht, që ka krijuar pena e Molierit.

Duke i venë titullin Kopraci, Molieri e përcakton qysh në titull pjesën e tij si komedi karakteri, në të cilën përqeshen personat që e bartin këtë ves të ligë e asocial, që e deformon përçudshëm karakterin e tyre. Pikënisjen për Kopracin Molieri e ka marre nga komediografi romak Plauti, i cili në pjesën me titull Kusia tregon se si Euklioni , që gjeti një ditë një kusi plot me monedha të arta, jo vetëm që nuk harxhoi asnjë grosh, po edhe humbi rehatinë e gjumin nga frika se mos ia merrte kush kusinë e shtrenjtë. Molieri e quan kopracin e vet me emrin Harpagon dhe e paraqet si të qenit të robëruar nga vesi i vet, në atë mase sa të qenit koprac përbënë thelbin e karakterit të tij. Dhe ishte me i miri i të gjithë autorëve. / KultPlus.com

Jose Mourinho synon të bëhet trajner i Bayern Munich

0

Jose Mourinho raportohet se është i interesuar të zëvendësojë Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut.

61-vjeçari është aktualisht pa punë pasi u shkarkua nga Roma muajin e kaluar, duke i dhënë fund mbretërimit të tij dy vjet e gjysmë me klubin e Serie A.

Mourinho kohët e fundit u lidh me një rikthim të mundshëm në Premier League, me një raport që pretendonte se portugezi ka “punë të papërfunduar” te Manchester United.

Një transferim i mundshëm te Barcelona, e cila do të përballet me dorëheqjen e trajnerit Xavi në fund të sezonit, është diskutuar gjithashtu, por gazeta gjermane e lajmeve “Bild” pretendon se Mourinho është i prirur të marrë drejtimin e Bayern Munich-ut.

Mourinho ka kaluar 24 vjet në menaxhim, por ai ende nuk e ka provuar veten në Bundesliga, dhe gazetari Christian Falk ka zbuluar se fituesi i dyfishtë i Champions League “po mëson gjermanisht”.

Duke folur për “Bild Sport”, Falk tha: “Kam dëgjuar se po mëson gjermanisht. Ai ka flirtuar me ata në të kaluarën. Ai do të ishte gati”.

Interesimi i supozuar i Mourinho-s për postin te Bayern-i vjen në një kohë kur trajneri aktual Tuchel është nën presion pasi skuadra e tij ka mbetur prapa në garën për titull në Bundesliga.

Gjigantët bavarez u mundën 3-0 nga liderët e Bayer Leverkusen-it fundjavën e kaluar dhe kanë rënë pesë pikë pas skuadrës së Xabi Alonso-s në renditjen e kampionatit.

Tuchel përdori çuditërisht një mbrojtje me tre lojtarë për herë të parë këtë sezon, një vendim që përfundimisht rezultoi i gabuar, ndërsa Matthijs de Ligt dyshohet se u la “i zemëruar” nga zgjedhja e 50-vjeçarit për ta lënë atë në stolin e zëvendësuesve.

Megjithëse trazirat e tifozëve po rriten në “Allianz Arena”, CEO i Bayern, Jan-Christian Dreesen ka hedhur poshtë sugjerimet se puna e Tuchel është në rrezik, duke thënë për “Bild”: “Asgjë nuk ndryshon. Ne e dinim që më parë se do të ishte e vështirë. Do të donim një rezultat të ndryshëm. Jemi të përqendruar në ndeshjet e radhës”.

“Nuk më pëlqen të përsëris veten (për të ardhmen e Tuchel), ajo mbetet ashtu siç sapo thashë”, shtoi ai.

Mourinho do të sillte një përvojë të pasur në nivelin më të lartë dhe një mentalitet fitues nëse ai do të merrte frenat në një klub si Bayern-i, pasi kishte fituar më parë çmime në Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë.

Dy herë trajneri i vitit i UEFA-s ka fituar gjithsej 26 trofe me gjashtë klube të ndryshme, më së fundi duke festuar lavdinë e Conference League me Roma-n në sezonin 2021-22. Albanian Post

Pas një mosmarrëveshje, klienti therr punëtorët e një Renta-car në Prizren

0

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Renta-carin ‘GALAKTIKA’ në Prizren.

Pas një mosmarrëveshje, klienti ka therrur me thikë dy punonjësit e këtij biznesi të veturave me qera.

Burime të gazeta10 tregojnë se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23.20.

Siç mëson gazeta10, punëtorët e lënduar (emra të njohur për redaksinë) janë dërguar për trajtim fillimisht në Spitalin e Prizrenit, e me pas janë dërguar për QKUK pas natyra e lëndimeve ka qenë serioze.

Gazeta nga burimet e saj mëson se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Mësohet se njëri nga të dyshuarit në lidhje me rastin është identifikuar. /Gazeta10/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me reshje lokale shiu, diell e vranësira

0

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2-4°C, ndërsa ato maksimale prej 9-12°C.

Prizren: Dogana zbulon tekstil të kontrabanduar në vlerë prej 13 mijë eurosh

0

Njësitet Antikontrabandë të Doganës, kanë arritur të zënë mall të kontrabanduar në rajonin e Prizrenit.

Bëhet fjalë për 1 mijë e 160 artikuj tekstil (veshmbathje), të cilët e kapin vlerën e 13 mijë eurove.

“Këto mallra po ashtu shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale duke qenë marka të falsifikuara. T? gjitha mallrat jane konfiskuar derisa ndaj personave pergjegjes ?shte inicuar procedura kund?vajtese”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

Njësitet e Doganës së Kosovës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar dhe ndaluar veprimtarinë e paligjshme të kontrabandës dhe për të mbrojtur interesat e ligjshme të vendit tonë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj shikon nga afër punimet e objektit të ri të QKMF-së

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e QKMF-së së re, në ambientet e ish- kampit të KFOR-it.

“Ky objekt, me rreth 1.500 metra katrorë, është një projekt modern si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe në atë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunës së Prizrenit si dhe do të ofrojë hapësirë të mjaftueshme parkimi për pacientët”, tha Totaj/ PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

A janë marrëdhëniet intime dhurata më e mirë për Shën Valentin?

0

Një sondazh i Swagbucks që studioi dhuratat kryesore që burrat dhe gratë duan të bëjnë dhe të marrin për ditën e Shën Valentinit zbuloi se seksi ishte zgjedhja më e mirë midis 90 për qind të burrave amerikanë.

Dhurata numër një që njerëzit planifikojnë të bëjnë është një darkë romantike me mbi 90 për qind të burrave dhe grave që zgjedhin darkën si zgjedhjen e tyre kryesore. Seksi vjen në vendin e dytë me 81 për qind të burrave dhe 79 për qind të grave që planifikojnë të “ndajnë dashurinë” në ditën e Shën Valentinit.

Burrat do të japin:

Lule – 81%

Çokollatë – 76%

Bizhuteri – 61%

Gratë do të japin:

Çokollatë – 61%

Pushime në fundjavë – 55%

Veshje – 55%

Sondazhi zbuloi gjithashtu se tre të katërtat e amerikanëve shpresojnë të marrin diçka në këmbim të dhuratës së tyre.

Pothuajse gjysma (46 për qind) presin me padurim seksin, pasuar nga një dhuratë ose darkë.

Ngritet aktakuzë për vrasjen në parking të Bellanicës së Malishevës

0

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit I.Z., për veprën penale “Vrasja’’, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se i pandehuri I.Z. më 20 shtator të vitit 2023 në fshatin Bellanicë të Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta, tani të ndjerin A.B.

“Në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri derisa ka qenë në lokal, vëren të ndjerin se kishte arritur në parking, i pandehuri afrohet tek automjeti i të ndjerit dhe me armën e tipit revolen SIG SAUER –P320, shtënë pesë here në kokën e tani të ndjerit, viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke shtënë edhe dy herë prapë në drejtim të tij përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë, e ku nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, derisa i pandehuri largohet me veturë e tij nga vendi i ngjarjes dhe lajmërohet në polici”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Po ashtu sipas aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri I.Z., ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës SIG SAUER – P320, fishek të kalibrit 9×19 mm, në dy pako, një karikator me 7 fishekë të kalibrit 9×19 mm, me cilën armë ka kryer veprën e përshkruar më lartë, me ç’rast e njëjta armë dhe municioni janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor.