Escobar: Veprimet e njëanshme të Kosovës do të kenë pasoja

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot ka deklaruar se vendi i tij ishte plotësisht i qartë se nuk mund të ketë veprime të njëanshme dhe se veprimet e tilla do të kenë pasoja.

Siç shkruan agjencia serbe Tanjug, përkitazi me vendimin e Kosovës për shtyrjen e zbatimit të dekretit të BQK-së për ndalimin e dinarit në Kosovë, Escobar ka thënë se për këto çështje duhet të komunikohet me afate që nuk prekin popullatën.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit, por Serbia dhe Kosova duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese”, ka thënë ai, transmeton Paparaci.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

I pyetur nëse adresa për të ndihmuar serbët në Kosovë është në Bruksel apo në Uashington, ai edhe një herë ka theksuar se SHBA e mbështesin plotësisht dialogun nën patronazhin e BE-së dhe bëjnë të gjitha përpjekjet për ta vazhduar atë, sepse dialogu është i vetmi kanal për zgjidhjen e çështjeve në mes dy vendeve.

“Përkrahja jonë teknike, mbështetja jonë ekonomike dhe ndikimi ynë politik qëndron prapa dialogut. Në fund të fundit, aspirata jonë më e madhe është që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Dhe në ndërkohë që të zhvillojnë marrëdhëniet bilaterale paqësore, produktive dhe efikase”, ka thënë Escobar.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit