Futbollisti francez, Paul Pogba, është dënuar me katër vjet moslojë pasi është gjetur fajtor për përdorimin e dopingut.
30-vjeçari është suspenduar në shtator të vitit të kaluar, pasi kishte përdorur DHEA, substancë që ngreh nivelet e testosteroneve, hormon ky që rrit durueshmërinë te sportistët.
Ndërsa testimi i dytë që ai e kishte bërë në tetor e kishte vërtetuar që Pogba e kishte përdorur këtë substancë.
Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj priti sot Clara Sanchez, Pastor nga DGNEAR në Bruksel, përgjegjëse për programet/projektet që kanë të bëjnë me komunitetin rom, menaxheren e programit ROMACTED II nga Këshilli i Evropës dhe zyrtaren e këtij programi, Sakibe Jashari, me bashkëpunëtor.
Me këtë rast, ata diskutuan për rëndësinë e gjithë përfshirjes që shpie në progres të vazhdueshëm dhe që Komuna e Prizrenit është shembull i mirë i respektimit të të drejtave njerëzore.
“Në këtë komunë, shumë etnitete bashkëjetojnë në harmoni të plotë, me të drejta të barabarta”
Mungesa e fuqisë punëtore – të kualifikuar apo dhe pa kualifikime – po pengon zhvillimin ekonomik nëGjermani. Sipas Ministrit Federal të Punës Hubertus Heil, mungesa e fuqisë punëtore mund të bëhet pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik. Prandaj, ministri i SPD ftoi më shumë se 700 përfaqësues të ekonomisë, shoqata të ndryshme dhe institucione arsimore në një kongres njëditor në Berlin.
“Atë ditë, ne do të promovojmë shumë ide të mira se si të sigurojmë një numër të mjaftueshëm të fuqisë punëtore profesionale, ide që tashmë ekzistojnë, por duhet të bëhen më të njohura,” tha Heil, i cili hapi kongresin me Ministrin e Ekonomisë Robert Habeck (Të Gjelbërit) dhe ministren e Arsimit Bettina Stark-Watzinger (FDP).
Në Gjermani, 46 milionë vetë janë aktualisht aktivë në tregun e punës, që është një rekord. “Gjermania është pra akoma një vend ku punohet shumë,” tha Heil. Ai përmendi arsimin si pikënisje për zgjidhjen e problemit të mungesës së fuqisë punëtore. Sipas ministrit, në vend ka rreth 1.6 milionë vetë të moshës 20-29 vjeç pa asnjë kualifikim. Është e rëndësishme që çdo i ri të ketë një shans për të hyrë në tregun e punës, shtoi Heil.
Prandaj Heil kërkon që të përdoren më shumë të gjitha mjetet me ndihmën e të cilave mund të zvogëlohet mungesa e fuqisë punëtore profesionale: “Është një përqindje më e madhe e grave në totalin e popullsisë, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara që mund të angazhohen më shumë në punë”. Për më tepër, qëllimi është të “tërheqin koka të zgjuara dhe duar punëtorë” nga jashtë në Gjermani. “Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i mirëqenies”, theksoi ministri federal i Punës.
Hubertus Heil në kongresFotografi: Carsten Koall/dpa/picture alliance
Ministrja federale e Arsimit Bettina Stark-Watzinger, theksoi veçanërisht mundësinë e shkollimit dual. Është një mundësi e madhe që hap derën e një karriere profesionale”, tha politikaja e FDP-së.
Çdo vit, të paktën 45 mijë të rinj e lënë shkollën pa asnjë kualifikim dhe pa asnjë diplomë, shpjegoi ministrja gjermane e Arsimit. Kjo është arsyeja pse qeveria federale, siç vuri në dukje ajo, ka nisur një program të posaçëm stimulues, me vlerë disa miliardë euro, nga i cili duhet të përfitojnë 4000 shkolla. Qëllimi i programit është të lehtësojë hyrjen e të rinjve në tregun e punës.
Sindikatat ankohen për kushtet e këqija të punës
Kryetarja e Shoqatës së Sindikatave Gjermane (DGB), Yasmin Fahimi, i sheh kushtet e këqija të punës si një shkak serioz të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani. “Aty ku kushtet janë të këqija dhe ngarkesa është e lartë, do të ketë mungesë të fuqisë punëtore në afat të shkurtër apo afatgjatë”, tha Fahimi për gazetat e grupit mediatik Funke. Kushtet e këqija të punës janë një arsye e rëndësishme që punonjësit të vendosin të ndryshojnë profesionin ose pse nuk vendosin as të marrin një punë fare, pohon kreu i DGB-së. Dhe kështu “fillon rrethi vicioz”, sipas Fahimit. “Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, puna bëhet një barrë edhe më e madhe për punëtorët e aftë të mbetur.”
Robert Habeck në kongresFotografi: Carsten Koall/dpa/picture alliance
Prandaj Fahimi kërkon përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit, pra programe antistres apo marrëveshje kolektive që do të ofronin mundësi për uljen e ngarkesës. Stresi është një sinjal i qartë për punëdhënësit se duhet të bëjnë diçka për ngarkesën mendore ose fizike të punonjësve të tyre, thekson ajo. “Punëdhënësit që e injorojnë këtë, ose e kompensojnë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar duke angazhuar edhe më shumë në punë punonjësit e tanishëm, ata e dëmtojnë vetëm veten e tyre, sepse punonjësit janë të mbingarkuar, e kjo shkon shpensh në kurriz të të gjithë shoqërisë.”
Hans-Jürgen Urban, anëtar i Bordit Drejtues të IG Metall (sindikata e punonjësve në industrinë e metaleve…) thekson një argument të ngjashëm. Në një deklaratë për rrjetin mediatik RND, ai tha: “Problemi nuk është mungesa e përgjithshme e fuqisë punëtore”. Urban shton se ka probleme me mungesën e fuqisë punëtore ku kushtet e punës janë shumë të këqija, pra ku paga është e vogël ose ku kushtet dhe kualifikimet e kërkuara për një punë janë shumë të larta. Shumë kompani ende nuk e kanë kuptuar se ndërkohë atraktiviteti i punëdhënësit është një nga kompetencat kryesore, paralajmëron Urban.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë seancës të jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend rreth Shqyrtimit të Propozim- rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore ka replikuar deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj rreth këtij projektligji.
Vitia tha se Dreshaj është shprehur gabim sa i përket themelimit të fondit në bazë të këtij ligji, pas ai është themeluar, por se ky fond nuk ka pasur asnjëherë kapacitet në procesin e sigurimeve shëndetësore.
“Lëvizja Vetëvendosje i ka thënë zëshëm edhe para 10 viteve këto kritika që ju i paraqitët dje më vjen mirë që edhe pas vitesh edhe pse me vonesë kemi pajtueshëmri. Por një gjë e thatë gabim, është gabim sepse është bërë fondi në bazë të këtij ligji sepse ky ligj shprehimisht nuk e ka parë themelimin e fondit. Nuk kam parë asnjë iniciaitivë nga qeveritë paraprake për të ndryshuar ligjin e sigurimeve shëndetësore apo për ta forcuar fondin as nga partia të cilës ju iu keni bashkuar profesor”, tha Vitia, njofton Klankosova.tv.
“Përkundrazi ka pasur vetëm degradime duke filluar prej burimeve njerëzore ku një pjesë janë punësuar komplet militant dhe komplet me lidhje familjare. Ky fond nuk ka pasur kapacitet asnjëherë procesin e sigurimeve shëndetësore, aty vetëm është grumbulluar një borxh prej 30 milionë eurove, rast i cili është në prokurori dhe jemi në pritje të shohim procesin gjyqësor”.
Më tutje ai tha se nuk do të ketë me eksperimente,as veprime pa analiza e as përpjekje për të futur duart në pagat e qytetarëve pa asnjë parakusht.
“Nuk ka më eksperimente, jo më veprime pa analiza, jo më tallje e qytetarët, jo më shpenzime marramendëse të parave publike pa asnjë rezultat, jo më përpjekje për të futur duart në pagat e qytetarëve pa asnjë parakusht”, u shpreh ai.
Cristiano Ronaldo është dënuar me një ndeshje pezullim dhe është gjobitur për një gjest të supozuar ofendues ndaj tifozëve.
Legjenda e Manchester United dhe Real Madrid bëri gjestin gjatë përplasjes mes Al-Nassr dhe Al-Shabab.
39-vjeçari ndihmoi skuadrën e tij të mposhtte rivalët e tyre të Riadit 3-2 të dielën në ndeshjen e Ligës Pro Saudite.
.
Tifozët bënë thirrjet “Messi”, duke iu referuar rivalitetit të gjatë të ikonës portugeze me Lionel Messi-n. Dhe, pamjet video shfaqin një Ronaldo që bën disa gjeste të pahijshme në përgjigje të tifozëve të Al-Shabab.
Cristiano Ronaldo to fans who chanted Messi all game. ? pic.twitter.com/sSwcvnHF9C — Not Match of the Day (@NOT_MOTD) February 26, 2024
Tani Komiteti Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite (SAFF) ka njoftuar se portugezi do të goditet me ndalim për veprimet e tij.
Në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes, shefat sauditë konfirmuan se Ronaldo do të humbasë ndeshjen e radhës të Al-Nassr në shtëpinë e Al-Hazm të enjten dhe ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 4,190 paund.
Kjo shumë do t’i shkojë Al-Shabab për të mbuluar shpenzimet e klubit për paraqitjen e ankesës dhe gjysma e saj do t’i shkojë gjithashtu federatës.
Komisioni gjithashtu deklaroi se vendimi nuk ishte i hapur për ankim.
Raportet në mediat lokale saudite pretendojnë se Ronaldo e informoi komitetin se gjesti ishte një fitore dhe i zakonshëm në Evropë.
Nuk është hera e parë që ai është në krye të mediave që nga bashkimi me Al-Nassr në janar 2023 pas largimit të tij shpërthyes nga Man United.
Përveç këtyre dramave, Ronaldo është aktualisht golashënuesi më i mirë në ligë me 22 gola.
Fitorja e Al-Nassr i çoi ata në 52 pikë nga 21 ndeshje në Ligën Pro Saudite. Ata janë në vendin e dytë, katër pikë prapa Al-Hilal, i cili gjithashtu ka një lojë më pak.
Al Nassr është gjithashtu në fazën e tetë të Champions League të Azisë, një turne që ata dhe Ronaldo nuk e kanë fituar kurrë.
Gjatë aktiviteteve të rregullta në mbështetje të komuniteteve lokale, ekipet ndërlidhëse dhe monitoruese të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, ka gjetur një person me lëndim në kokë në afërsi të Krushës së Vogël.
Sipas njoftimit, njësia ka ofruar ndihmë të menjëhershme dhe e ka transportuar të lënduarin në qendrën shëndetësore më të afërt.
Sot, një nga ekipet ndërlidhëse dhe monitoruese të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO, ka hasur në një person me lëndim në kokë në afërsi të Krushës së Vogël/Mala Krusha, gjatë një prej aktiviteteve të tij të rregullta në mbështetje të komuniteteve lokale. Njësia ka ofruar ndihmë të menjëhershme dhe e ka transportuar të lënduarin në qendrën shëndetësore më të afërt. Ata gjetën edhe familjen e tij dhe ia dorëzuan me sukses vëllait të tij.
Në javën e gjashtë të qëndrimit në një burg të Serbisë, Hasan Dakaj, pranoi vizitën e parë nga familja.
Gruaja, djali 13 vjeç e vëllai i tij, në një takimin fare të shkurtër, vërejtën se ish-ushtari i UÇK-së ka humbur dhjetëra kilogramë.
“Gjendjen e kishte të rëndë. Është në vetmi tërë kohën. Duke e mbajtë shpirtin veç me bukë e ujë, i kish humbë 30 kilogramë…”, tha Gëzim Dakaj, vëlla i Hasan Dakajt.
Megjithëse, kishin vërejtur lëndime në pjesë të dukshme të trupit, familjarët nuk kishin marrë konfirmim nga Dakaj, për shkak të mbikëqyrjes nga gardianët.
“Ia kanë vërejtë një lëndim në ballë, ama ai s’ka folë najsen se i ka pasë gardianët afër…”, tha Dakaj, për ATV.
Përveç familjarëve, 45-vjeçarin e kishte takuar javë më parë edhe Jetish Jashari, shef i zyrës ndërlidhëse së Kosovës në Beograd. Megjithatë, njohës të çështjeve juridike dhe familjarët vlerësojnë se duhet të bëhet më shumë se kaq.
“Institucionet duhet të përpiqen përmes aleatëve ndërkombëtarë…”, tha Ardian Bajraktari, avokat.
“Vëllai bëri kërkesë që të bëhet gjithçka për ta liruar…”, tha Gëzim Dakaj.
Hasan Dakaj u arrestua në pikën kufitare në Merdar, në udhëtimin e parë pa viza më 5 janar.
Kulla e Hajrulla Çantës, e ndërtuar në fundin e shekullit XVIII-të, është një monument i trashëgimisë kulturore në Rahovec.
Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, tha se restaurimi i kësaj kulle do të ndihmojë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Rahovecit.
“Kjo kullë karakteristike e ndërtuar në fundin e shekullit XVIII-të, është aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje. Dallimi i saj për arkitekturën e veçantë e rendit atë ndër më të bukurat në llojin e vet në këtë trevë. Parashikimi për ndërhyrje restauruese në këtë ndërtesë shërben si hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Rahovecit”, tha Hoxha .
Restaurimi kullës bëhet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./PrizrenPress.com/