Home Blog Page 1240

Vdiq një 42-vjeçar nga Kosova në Itali, u rrëzua nga skelet

0

Një 42-vjeçar nga Kosova ka vdekur të shtunën në Olbia të Italisë, pasi ka rënë nga kati i tretë i një kantieri të ndërtimit.

Sipas mediave italiane, rasti ka ndodhur pasi ai ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash, nën sytë e kolegëve të tij.

Punëtori B.Bytyqi kishte qenë në pushim mjekësor për dy muaj për shkak të një lëndimi të mëparshëm. Ai kishte shkuar në kantierin e ndërtimit për t’u përshëndetur me kolegët, transmeton Klankosova.tv.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Bytyqi duke u ngjitur në skele kishte humbur ekuilibrin dhe ishte rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Ancora incidente sul lavoro. Operaio muore in cantiere a Olbia (jbmq)

Moti për sot i vranët dhe me reshje shiu

0

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.

Berisha në 10 vjetorin e Nismës: Ne po vijmë!

0

Nisma Socialdemokrate ka shënuar sot 10 vjetorin e themelimit të saj.

Kryetari i këtij subjekti politik në Prizren, Zafir Berisha, ka paralajmëruar rikthimi në pushtet të Nismës.

“Ne po vijmë, bashkohu edhe ti! Së bashku rrugëtuam 10 vite, duke u angazhuar për t’i dhënë kuptim jetës politike dhe pluralizmit në Kosovë”, shkruan Berisha në Facebook.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Akademi përkujtimore për Rifat dhe Muharrem Dina

0

Në kujtim të veprimtarëve të çështjes kombëtare, me rastin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorit të UÇK-së, Rifat Dina – “Xha Jaho”, dhe 10 vjetorit të vdekjes së veteranit të UÇK-së, Muharrem Dina – “Mixha”, u mbajt një akademi përkujtimore për të nderuar veprën dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në përpjekjet për çlirim dhe liri të Kosovës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqi Totaj shprehu krenari për kontributin e tyre në organizimin e lëvizjeve kombëtare të kohës, që kulmoi me luftën e lavdishme të armatosur të UÇK-sëLavdi, heronjve, vëllezërve Dina.

“”Me krenari u kujtuam kontributin e tyre në organizimin e lëvizjeve kombëtare të kohës, që kulmoi me luftën e lavdishme të armatosur të UÇK-së”, tha ai./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Selmanaj:Modeli qeverisës i LDK-së në Pejë duhet të bartet edhe në Prizren

0

Nënkryetari i LDK-së dhe njëherit kryetar i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka vizituar kryetarin e degës së kësaj partie në Prizren, Driton Selmanaj.

“Diskutuam për mobilizim në regjionin tonë, me qëllim që LDK të jetë më e fortë dhe fituese. Mobilizimi i përbashkët është rruga drejtë fitores në Prizren dhe Kosovë”.

“Modeli qeverisës i LDK-së në Pejë duhet të bartet edhe në Prizren, sepse Prizreni meriton të qeveriset nga LDK-ja”, shkruan Selmanaj./PP/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani ndalet me barazim nga Gjilani

0

Ballkani është ndalur në barazim nga Gjilani me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Edvin Kuç në minutën e 19’. Gjilanasit u kthyen në lojë duke e barazuar rezultatin në fund të pjesës së parë me aën të Heric, i cili realizoi nga penaltia.

Ndërkohë pjesa e dytë nuk prodhoi më gola dhe ndeshja u mbyll me shifrat 1-1.

Ballkani pas barazimit mbetet në vendin e parë me 45 pikë, pas 22 xhirove, me Llapin që është në pozitën e dytë me dy pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gresa Behluli reagon pas aksidentit të babait të saj

0

Ditën e djeshme është goditur nga një veturë Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza.

Gresa Behluli ka dal me një reagim në “Facebook”, ku bëri të ditur se gjendja e babait të saj është mirë. 

“Përshëndetje për ju miq e dashamirë të shumtë që na keni thirrur, u interesuat, jeni lutur për gjendjen e babit dhe të gjithë ju që na keni vizituar, ju faleminderit nga zemra”, shkroi këngëtarja në postimin e saj.

“Zoti ju ruajt e ju bekoftë të gjithëve, paçit veç gëzime në jetën tuaj”, tha ajo.

Morena Taraku sjell imazhe të reja tërheqëse

0

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku është mjaftë aktive në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar disa imazhe të reja ku duket mjaftë tërheqëse dhe ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve.

Kujtojmë se modelja ka kohë qe jeton mes Turqisë dhe Dubait.

Morena njihet prej shumë vitesh me stilin unik qe e karakterizon.

Shtatë asete në mbrojtje të trashëgimisë kulturore në regjionin e Prizrenit

0

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka shpallur shtatë asete në mbrojtje të përhershme në kategorinë e trashëgimisë arkitekturale nga regjioni i Prizrenit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, tregon se me volum të shtuar po vijon angazhimi që në zbatim të mandatit ligjor, të plotësohen dosjet të më shumë aseteve të trashëgimisë kulturore me qëllim të avancimit të statusit ligjor të monumenteve të trashëgimisë kulturore që shtrihen në regjionin e Prizrenit.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Asetet e shpallura janë:

  1. Muzeu Arkeologjik dhe Sahat Kulla
  2. Shtëpia e familjes Pomaku
  3. Kroi i Beledijes
  4. Shtëpia e Adem Aga Gjonit
  5. Shtëpia e Zekerija Sokolit
  6. Ndërtesa e Kuvendit të Vjetër Beledije
  7. Kompleksi i Sarajit të Vjetër 

Vdes ish-kryetari i Rahovecit

0

Ka vdekur ish kryetari i komunës së Rahovecit, Qazim Qeska.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi. Ai ka thënë se është i tronditur për vdekjen e Qeskës, duke e kujtuar atë si njëri të mirë e qytetar të angazhuar.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“I tronditur dhe me pikëllim të thellë, mësova për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, shembullit të urtësisë e mirësisë, ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit e aktivistit politik, Qazim Qeska.”

Latifi ka shkruar në Facebook se Qeska ka dhënë kontribut të çmuar për disa dekada në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Qeska dha kontribut të çmuar për disa dekada në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec. Ishte ndër juristët më të mirë në komunën e Rahovecit dhe me përvojën e dijet juridike, ndikoi pozitivisht në konsolidimin e sistemit juridik. Si kryetar i Komunës së Rahovecit dha kontributin e tij në paqësimin ndërmjet grupeve politike, duke i kontribuuar konsolidimit të demokracisë vendore.”

Latifi thotë se sot Rahoveci humbi një qytetar respektplotë, kurse familja më të dashurin familjar, që rriti e edukoi fëmijë të respektuar në komunitet.

“Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi, në emër të qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Qeska, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, u shpreh ngushëllime të thella dhe më të sinqerta!”.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve