11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 1252

25 vjet pas, gjurmët e masakrës në Krushë të Madhe do të ekspozohen në muzeun e ri

0

Të gjitha gjurmët e mbetura nga masakra në Krushë të Madhe do të ekspozohen në muzeun e ri në Kompleksin Memorial të Masakrës së Krushës së Madhe.

Projekti për ndërtimin e muzeut është nisur nga krushjanët para tri vjetësh dhe po vazhdon të dizajnohet nga profesorë dhe studentë të arkitekturës nga komuna e Rahovecit.

Në bazë të këtij projekti, planifikohet që brenda muzeut të shfaqen mbi 200 rrëfime të mbijetuarve nga masakra e Krushës së Madhe në formë digjitale përmes video-incizimeve, fotove, dhe postereve të ndryshme.

Me këtë rast, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi tha se komuna është e gatshme të përkrahë këtë projekt. Ai tha se kjo ekspozitë do t’ia shtojë rëndësinë Krushës së Madhe pasi do të ketë më shumë vizitorë të cilët do të njohin historinë e këtij vendi.

“Përfaqësues të denjë dëshirojnë për t’i dhënë një dimension meritorë, ashtu siç është dashur ta kishte, dhe tashmë do ta ketë Krusha e Madhe. Si fillim i kësaj, këta profesorë me Ministrinë e Kulturës, me ambasadorë dhe Ambasadën amerikane kanë bërë një punë të mirë gjatë bashkëbisedimit me 202 intervistues, pra rrëfime nga të mbijetuarit e Krushës së Madhe. Është lajm i mirë që ky projekt po vazhdon me një peizazh kujtese duke i marrë për bazë tri pika të rëndësishme që i japin një dimension meritor Krushës së Madhe si një vend i lavdishëm me dhimbje shumë. Një mundësi e artë që në të ardhmen do të kemi, do të mund të shpalosim dhe duhet të shpalosim në vazhdimësi historinë qoftë për qytetarët tonë, po ashtu edhe për vizitorët e huaj. Krusha përmes këtij projekti do të vazhdojë të jep një pamje dhe mundësi gjithë bashkëkombësve tanë që të njohin më mirë dhe të mësojnë më shumë për Krushën. Ne si komunë e Rahovecit jemi të interesuar, jo vetëm nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, por besoj që edhe qytetarët janë të interesuar që të vazhdohet më përkushtimin aq sa kemi mundësi t’i japim këtë dimension Krushës së Madhe. Do të na shërbejë edhe neve si komunë që të jemi me një identitet të ri të munguar për sa i takon kulturës dhe trashëgimisë të gjithë asaj se çka ka ndodhur për popullin tonë”, tha Latifi.

Muzeu në Krushën e Madhe të Rahovecit është planifikuar të jetë gati në përvjetorin e shënimit të masakrës në Krushë të Madhe, më 25-27 mars të këtij viti.

Më 25, 26 dhe 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, përfshirë burra, gra, pleq e fëmijë. Kjo konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të kohës së luftës në Kosovë.

Metodat manipuluese të kryetarit të LDK-së në Prizren

0

Salajdin Fanaj

Koha po tregon se një grup i vogël njerëzish në krye me kryetarin e degës, kanë për qëllim përdorimin e degës për qëllime personale dhe të spastrimit të të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga ta!

Dhe kjo vuri në pozitë të vështirë shumë veprimtarë të devotshëm dhe të njohur të degës së LDK-së dhe të nëndegëve të saj! Në këtë mënyrë, një pjesë e veprimtarëve u detyruan të japin dorëheqje si akt demokratik me të cilin shprehej pakënaqësia me gjendjen e nderë që po vazhdon edhe pas Kuvendit zgjedhor!

Duke qenë njëri nga ata që kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të nëndegës së LDK-së në lagjen “Bajram Curri”, kam përcjellë me vëmendje zhvillimet e më pastajme, me iluzionin se kryetari i degës dhe grupi rreth tij do të reflektojnë dhe do të kuptojnë se metodat që kanë zgjedhë, jo që nuk ndihmon në konsolidimin e degës, jo që nuk janë përgjigje ndaj shpresave dhe entuziazmit të anëtarësisë së degës, por po e çon këtë degë drejt kolapsit të plotë!

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kjo u vërtetua tashmë me kuvendet e jashtëzakonshme të mbajtura në nëndegën e “Ortakollit”, dhe në nëndegën në lagjen “Bajram Curri!, në të cilën kam qenë kryetar unë, dhe nga e cila pozitë kam dhënë dorëheqje, për shkak të arsyeve të lartpërmendura dhe për të tjera arsye!

Në fakt, kuvendet e mbajtura, pra edhe në nëndegën e LDK-së në “Bajram Curr” dëshmuan se ka pasur një strategji për eliminimin e të gjithë atyre që mendojnë ndryshe dhe që janë kritikë ndaj metodave destruktive dhe qëllimeve e interesave personale të kryetarit të degës dhe të grupit rreth tij!

Në përputhje me këtë strategji, kryetari i degës dhe grupi rreth tij, janë nxituar për të mbajtur një imitim kuvendi të nëndegës në lagjen “Bajram Curri” në të cilin unë nuk jam ftuar dhe as informuar se do të mbahet, duke treguar kështu ashiqare se metodat tinzare, manipulative dhe eliminuese janë metodat që i ka në qejf kryetari i degës dhe grupi rreth tij!

Duke mos më ftuar dhe duke mos më informuar për mbajtjen e këtij imitim kuvendi, si anëtar dhe si ish-kryetar i nëndegës së LDK-së në lagjen “Bajram Curri”, kryetari i degës dhe grupi rreth tij, kanë treguar se kanë dashur të jenë të papenguar që t’i kapin të gjitha nëndegët dhe të mos ketë frymë demokratike, të mos ketë debat të brendshëm dhe të mos ketë frymë përbashkimi, konsoldimi dhe fuqizimi, të mos ketë gjitrhëpërfshirje dhe mobilizim të të gjithëve për të mirën e degës dhe të qytetarëve!

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dhe sikur të mos mjaftoheshin me këto, kryetari i degës dhe grupi rreth tij, në kundërshtim me çdo normë morale të shoqërisë sonë, keqpërdori edhe mundësinë dhe pozitën për të mbuluar metodat destruktive të lartpërmendura me ndarjen e ndonjë Mirënjohjeje post mortum për ndonjë veprimtar që tashmë nuk jeton, edhe pse vetëm para pak muajsh kur mbaheshin kuvendet e rregullta të nëndegëve dhe të degës së LDK-së, as që janë kujtuar për ta!

Për kryetarin dhe grupin rreth tij nuk ka asnjë parim dhe normë morale dhe janë në gjendje që edhe mbi kujtimin e të vdekurve të ngrehin dhe të realizojnë metoda dhe qëllime destruktive dhe të mbrpashta, me qëllim eliminimin e frymës demokratike, të debatit të brendshëm demokratik, të mendimit ndryshe dhe të gjithëpërfshirjes!

Është e qartë se të gjitha këto nuk kanë të bëjnë me frymën e LDK-së, me moralin dhe traditën e saj, dhe është përdhosje jo vetëm e veprimtarëve që tashmë nuk jetojnë më, por edhe të veprimtarëve që janë gjallë, qoftë nëse janë aktivë, apo nuk janë aktivë në veprimtarinë e degës së LDK-së në Prizren!

Duke rënë ndesh me parimet morale dhe traditën e LDK-së, kryetari dhe grupi rreth tij, kanë rënë ndesh me dinjitetin, integritetin dhe kredencialet morale dhe politike të veprimtarëve dhe të anëtarësisë së degës së LDK-së në Prizren në përgjithësi, duke e identifikuar veten si një klikë destruktive, e demshme dhe komprometuese për imazhin e degës dhe të anëtarësisë së saj.

Ndahet nga jeta mjeku i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Ahmet Goçaj

0

Sot, më 27 janar 2024, në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, ndërroi jetë Dr. Ahmet Goçaj, specialist gjinekolog-obstetër

Dr. Ahmet Goçaj, lindi më 26.11.1966 në Vuthaj. Në vitin 1997 diplomon në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Në vitin 2005 kryen specializimin për Gjinekologji-Obstetrikë në Prishtinë.

Pas kryerjes së specializimit, punësohet në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Dr. Ahmet Goçaj pas vetes la bashkëshorten, Dr. Shpresa, djalin Ibri dhe vajzat Kaltrina dhe Alba.

Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren i shpreh ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe pacientëve me rastin e vdekjes së Dr. Ahmet Goçaj.

“Kujtimi për punën, kontributin dhe veprën e Dr. Ahmet Goçaj do të mbetet i përhershëm!”, thuhet nw njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kryetari Latifi nderon katër heronj në 34-vjetorin e përjetësimit

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë, sot, në 34-vjetorin e përjetësimit, nderuan kujtimin për heronjtë: Nesimi Elshani nga Nagaci, Agron Fetahu nga Celina, Halim Hoti nga Krusha e Madhe dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël.

“Janarët e përflakur, janë gjurmë të përpjekjeve titanike për luftërat çlirimtare, prandaj nderimi e respekti për ata që qëndruan dhe u flijuan, është dhe do të jetë i përjetshëm. I lavdishëm ishte dhe mbetet misioni dhe ideali i tyre! Qoftë i paharruar 27 janari i vitit 1990! Lavdi dhe nderime për jetë e mot, gjakut të derdhur për liri!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Kurti, Quint-it për dinarin: Respektoni autoritetet e pavarura

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar mbrëmë ambasadorët e vendeve të Quint-it (Gjermania, Italia, Franca, ShBA-ja dhe Britania) dhe shefin e BE-së në Kosovë, për të diskutuar mbi çështjen e valutave në vend.

 

Në takim, Kurti u ka thënë ambasadorëve se euroja është e vetmja valutë në Kosovë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe ka kërkuar që kjo të respektohet.

“Ndër çështjet kryesore të diskutimit ishte ajo rreth Rregullores së Bankës Qendrore që pritet hyjë në fuqi nga 1 shkurti, me theks të veçantë të neni 35 i saj i cili përcakton se valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme sipas nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti në takim theksoi rëndësinë e respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend nga të gjithë dhe në të njëjtën kohë respektimit të autoriteteve të pavarura, në këtë rast të Bankës Qendrore”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

BQK-ja njoftoi kah mesi i janarit se është miratuar një rregullore e re më 27 dhjetor, ku thuhej se nga 1 shkurti, euroja do të jetë valuta e vetme në Kosovë.

Ky vendim ka nxitur reagimet e Serbisë dhe të ndërkombëtarëve. ShBA-ja, BE-ja, Britania e Gjermania i kanë bërë thirrje Qeverisë ta shtyjë zbatimin e vendimit. /Klankosova.tv

Ronaldo pas lëndimit: Shihemi së shpejti

0

 

Sulmuesi i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo sugjeroi se ai do të jetë sërish në formë së shpejti pasi pësoi një dëmtim, ndërsa përgatitet të përballet me Lionel Messin.

Skuadra Saudite e Pro Ligës iu desh të anulonte turneun e tyre në Kinë këtë javë për shkak se ylli portugez pësoi një lëndim, duke rezultuar që ai të kërkonte falje për tifozët.

Goditja ka ngjallur frikën se ai mund të humbasë miqësoren e ekipit të tij kundër Inter Miami, por ai ka lënë të kuptohet se nuk do të mungojë për shumë kohë, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv.

Ronaldo postoi në Instagram një imazh të tij duke bërë me dorë fansat e Al-Nassr. Ai ka shtuar mbishkrimin: “Shihemi së shpejti”.

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

56 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.

10 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe 46 më dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e 84 gjoba trafiku.

Statistikat

Një nxënës në Malishevë shoqërohet në polici, për mbajtje të thikës

0

Një nxënës i fshatit Joviq të Malishevës është shoqëruar në polici, për mbajtje të thikës.

“Është shoqëruar i dyshuari mashkull kosovar nxënës (i mitur) pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

SBAShK-u: 500-600 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë që të largohen nga Kosova

0

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBAShK), Vjollca Shala, ka folur rreth kërkesave për pushim pa pagesë nga ana e mësimdhënësve.

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas saj, për vitin shkollor 2023/2024, qindra mësues kosovarë kanë kërkuar pushim pa pagesë. Shala theksoi se këto pushime janë kërkuar “me qëllim që të largohen nga Kosova dhe të gjejnë vendin diku në shtetet e ndryshme të Evropës”.

“Po para fillimit të vitit shkollor 2023-2024 kërkesë në Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë bërë mbi 300 mësimdhënës për pushim pa pagesë dhe ata kryesisht kanë bërë këto kërkesa me qëllim që të largohen nga Kosova dhe ta gjejnë veten diku në shtetet e ndryshme të Evropës. Mirëpo me liberalizimin e vizave tani kur po fillon gjysmë-vjetori i dytë i vitit shkollor 2023/4 ky numër është rritur, që sipas informacioneve që i kemi nga mësimdhënësit është diku 500 apo 600 mësimdhënës për këtë vit”, ka thënë ajo.

Deponohen 800 euro të falsifikuara në një bankë në Rahovec

0

Një zyrtar i bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 800 euro para të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 09:24 në rrugën “Avdullah Bugari”, në Rahovec.

Tutje bëhet e ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se nga klient janë deponuar 800 euro para të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren