11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Metodat manipuluese të kryetarit të LDK-së në Prizren

Salajdin Fanaj

Koha po tregon se një grup i vogël njerëzish në krye me kryetarin e degës, kanë për qëllim përdorimin e degës për qëllime personale dhe të spastrimit të të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga ta!

Dhe kjo vuri në pozitë të vështirë shumë veprimtarë të devotshëm dhe të njohur të degës së LDK-së dhe të nëndegëve të saj! Në këtë mënyrë, një pjesë e veprimtarëve u detyruan të japin dorëheqje si akt demokratik me të cilin shprehej pakënaqësia me gjendjen e nderë që po vazhdon edhe pas Kuvendit zgjedhor!

Duke qenë njëri nga ata që kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të nëndegës së LDK-së në lagjen “Bajram Curri”, kam përcjellë me vëmendje zhvillimet e më pastajme, me iluzionin se kryetari i degës dhe grupi rreth tij do të reflektojnë dhe do të kuptojnë se metodat që kanë zgjedhë, jo që nuk ndihmon në konsolidimin e degës, jo që nuk janë përgjigje ndaj shpresave dhe entuziazmit të anëtarësisë së degës, por po e çon këtë degë drejt kolapsit të plotë!

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kjo u vërtetua tashmë me kuvendet e jashtëzakonshme të mbajtura në nëndegën e “Ortakollit”, dhe në nëndegën në lagjen “Bajram Curri!, në të cilën kam qenë kryetar unë, dhe nga e cila pozitë kam dhënë dorëheqje, për shkak të arsyeve të lartpërmendura dhe për të tjera arsye!

Në fakt, kuvendet e mbajtura, pra edhe në nëndegën e LDK-së në “Bajram Curr” dëshmuan se ka pasur një strategji për eliminimin e të gjithë atyre që mendojnë ndryshe dhe që janë kritikë ndaj metodave destruktive dhe qëllimeve e interesave personale të kryetarit të degës dhe të grupit rreth tij!

Në përputhje me këtë strategji, kryetari i degës dhe grupi rreth tij, janë nxituar për të mbajtur një imitim kuvendi të nëndegës në lagjen “Bajram Curri” në të cilin unë nuk jam ftuar dhe as informuar se do të mbahet, duke treguar kështu ashiqare se metodat tinzare, manipulative dhe eliminuese janë metodat që i ka në qejf kryetari i degës dhe grupi rreth tij!

Duke mos më ftuar dhe duke mos më informuar për mbajtjen e këtij imitim kuvendi, si anëtar dhe si ish-kryetar i nëndegës së LDK-së në lagjen “Bajram Curri”, kryetari i degës dhe grupi rreth tij, kanë treguar se kanë dashur të jenë të papenguar që t’i kapin të gjitha nëndegët dhe të mos ketë frymë demokratike, të mos ketë debat të brendshëm dhe të mos ketë frymë përbashkimi, konsoldimi dhe fuqizimi, të mos ketë gjitrhëpërfshirje dhe mobilizim të të gjithëve për të mirën e degës dhe të qytetarëve!

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dhe sikur të mos mjaftoheshin me këto, kryetari i degës dhe grupi rreth tij, në kundërshtim me çdo normë morale të shoqërisë sonë, keqpërdori edhe mundësinë dhe pozitën për të mbuluar metodat destruktive të lartpërmendura me ndarjen e ndonjë Mirënjohjeje post mortum për ndonjë veprimtar që tashmë nuk jeton, edhe pse vetëm para pak muajsh kur mbaheshin kuvendet e rregullta të nëndegëve dhe të degës së LDK-së, as që janë kujtuar për ta!

Për kryetarin dhe grupin rreth tij nuk ka asnjë parim dhe normë morale dhe janë në gjendje që edhe mbi kujtimin e të vdekurve të ngrehin dhe të realizojnë metoda dhe qëllime destruktive dhe të mbrpashta, me qëllim eliminimin e frymës demokratike, të debatit të brendshëm demokratik, të mendimit ndryshe dhe të gjithëpërfshirjes!

Është e qartë se të gjitha këto nuk kanë të bëjnë me frymën e LDK-së, me moralin dhe traditën e saj, dhe është përdhosje jo vetëm e veprimtarëve që tashmë nuk jetojnë më, por edhe të veprimtarëve që janë gjallë, qoftë nëse janë aktivë, apo nuk janë aktivë në veprimtarinë e degës së LDK-së në Prizren!

Duke rënë ndesh me parimet morale dhe traditën e LDK-së, kryetari dhe grupi rreth tij, kanë rënë ndesh me dinjitetin, integritetin dhe kredencialet morale dhe politike të veprimtarëve dhe të anëtarësisë së degës së LDK-së në Prizren në përgjithësi, duke e identifikuar veten si një klikë destruktive, e demshme dhe komprometuese për imazhin e degës dhe të anëtarësisë së saj.

Më Shumë

‘Është i sëmurë rëndë, po mbahet në çeli ferri’, ‘Daily Mail’ shkruan për Sadin Durakun të arrestuar nga Serbia javë më parë

  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kërcënoi me hakmarrje ndaj shqiptarëve pas arrestimit të Srecko Sofronijeviqit nga policia kosovare javë më parë i kërkuar për...

Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj

  Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit