I dështon mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Mbledhja e sotme e Komitetit për Politikë dhe Financa e Kuvendit të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesja, Antigona Berisha- Bytyçi, është mbyllur ende pa filluar, pasi anëtarët e këtij Komiteti nga radhët e LVV dhe LDK janë larguar nga salla.

Pas largimit, anëtari i këtij organi nga radhët e LDK, Florent Ukaj, tha se “arsyeja e braktisjes së mbledhjes së sotme, ishte fakti se për shqyrtim dhe miratim kishim pikat e rendit të ditës së mbledhjes së fundit të Kuvendit, e cila nuk u mbajt dhe për arsye të arrogancës që po shfaq pushteti”.

Në anën tjetër, kryesuesja e Kuvendit, Antigona Berisha- Bytyçi, tha se braktisja e mbledhjes nga opozita nuk është gjë e mirë dhe se anëtarët e Komitetit është dashur që ta mbajnë atë.

Ajo më tej tha se, nuk duhet të ndodhë bllokimi i punës së organit më të lartë legjislativ komunal, për shkak të rëndësisë që ka ai në vendimmarje komunale. TV Prizreni

Më Shumë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit