Home Blog Page 1264

Liria e gatshme për Ballkanin

0

Liria e Prizrenit të dielën e pret Ballkanin, në luftën e ashpër për mbijetesë.

Kryetari Valon Osmani tha se Liria nuk do të dorëzohet

“Ne, gjatë gjithë kohës, nga mbarimi i stinorit vjeshtor, jemi munduar të bëjmë më të mirën. Kemi angazhuar shumë futbollistë cilësor.

“Liria nuk e ka ndërmend në asnjë moment të dorëzohet. Përkundrazi, me përkrahjen e publikut, që është më i miri në vend, do të jemi arrë e fortë për çdo skuadër”.

“Jemi të bindur se do të mbijetojmë. Këtë e meritojnë adhuruesit e shumtë. Liria është hijeshia e Albi Mall Superligës. Është brend në vete. Nga këtu buron edhe optimizmi ynë, se suksesi në arritjen e objektivit s’do të mungojë”

“Liria  ka bërë shumë prurje cilësore. Në këtë drejtim krahas rezultateve që synojmë e që janë prioritet, do të tregojmë dhe ndeshje kualitative.Rasti i parë është mu kundër kampionit në fuqi, ku do të tregojmë vlerat tona”, ka thënë Valon Osmani, fare në fund, para sfidës me Ballkanin, duke kërkuar mbështetjen e qytetit dhe rrethinës për arritjen e qëllimit”,tha Osmani.

 

Ndeshja, Liria-Ballkani, luhet të dielën në “Përparim Thaçi”, në ora 13.00.

#ForcaLIRIA
ARPAGJIK’T ????

Në UBT promovohet libri “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i autorit Musa Sabedini – një libër voluminoz për fushën e gazetarisë

0

Me praninë e rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesorëve, studentëve, miqve dhe familjarëve, profesori, autori, gazetari dhe publicistit, Musa Sabedini, promovoi librin voluminoz “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i cili është një libër profesional dhe kryesisht trajton gazetarinë online, etikën dhe sfidat e vetërregullimit.

Rektori Hajrizi foli rreth rëndësisë së botimit të librave të tillë profesional dhe akademik, si dhe dha perspektivën e tij mbi integrimin e inteligjencës artificiale në gazetari.“Marrë parasysh kohën e teknologjisë dhe të digjitalizimit duhet të diskutojmë më thellë për këtë tematikë, ku në bazë të fokusit shihet se nuk ka shumë botime në drejtim të mediave online. Edhe pse në Kosovë kemi mbi 400 portale, në një mënyrë ose tjetër, ky koncept, ose ky libër do të shërbejë për të bërë një punë më të përgjegjshme”, ka thënë Rektori Hajrizi.

Dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Ferid Selimi, në fjalën e tij përgëzoi autorin për guximin dhe vullnetin për t’u marr me krijimtari të tillë, e cila mund të jetë shpesh sfiduese.

“E përgëzoj për guximin që ka autori dhe profesori Musa Sabedini, për t’u marr me krijimtari të tillë. Të merresh me krijimtari apo hulumtime rreth problematikave të shumta është një çështje e ndërlikuar dhe profesori nuk po heziton asnjëherë”, është shprehur Selimi.

Recensenti Safet Zejnullahu tha se libri do të mbulojë një boshllëk të madh në studimet rreth medias së internetit në Kosovë.

“Libri “Gazetaria online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i autorit Musa Sabedini, do të mbulojë një boshllëk të madh në studimet rreth medias së internetit në Kosovë. Përveç material i duhur për studentët e gazetarisë, ky libër do të shërbejë si bazë e mirë edhe për studimet e ardhshme në këtë fushë”, tha Zejnullahu.

Për librin folën edhe profesori Adnan Merovci dhe Bejtush Gashi, të cilët përgëzuan autorin dhe u shprehën se fusha e gazetarisë ka nevojë për botime të tilla për t’u zhvilluar në mënyrën e duhur.

Profesori, gazetari, publicisti, autori i librit “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, Musa Sabedini, falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë promovim të këtij libri, njëherit rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizin, dekanin e Fakultetin Media dhe Komunikim, Ferid Selimi, recensentin Safet Zejnullahu, duke besuar se ky libër do të jetojë gjatë dhe do të shërbejë shumë për studentët, gazetarët dhe profesionistët e medias.

“Gazetaria Online në përgjithësi është një zhanër, që ka shumë sfida e telashe profesionale, të papritura, të panjohura dhe bukur delikate. Ata që nuk e kanë provuar, peshën e kësaj zeje dhe se kanë përjetuar rëndësinë që ka, e kanë të vështirë dhe të pamundur, madje të flasin apo debatojnë hapur për këtë zeje, tashmë fort të aktualizuar. Libri po vije si rezultat i njohjes së thellë, i përjetimit shpirtëror të botës digjitale dhe online, që sjell ky risk, sa delikat e sfidues, aq edhe i shpejt dhe dobiprurës për botën bashkëkohore”, tha Sabedini.

Ai tutje tha se libri ka për qëllim të shpërfaq të mirat, anët negative, anën pozitive që krijon ky gjigant brilant, që po depërton në çdo qenie krijuese, për shkak të shpejtësisë marramendëse, që ka dhe depërtimit në botën dhe intelektin e çdo njeriu.

Libri ka 493 faqe ndërsa botues është UBT.

Libri “Gazetaria online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, ka për synim ti mësoj dhe edukojë jo vetëm studentët, por të gjithë ata që duan të jenë pjesë, e këtij rrjeti profesionistësh, që kanë përzgjedhur ti përshtaten kodeve të etikës dhe standardeve profesionale të raportimit online.

Libri andaj merret, me të arriturat në këtë fushë, me përdorimin e uebsajtave të rinj dhe mundësinë, që ata kanë të punojnë, në këtë fushë, pa shpenzuar shumë.

Në Kapitullin e parë libri trajton historinë fillimisht të lindjes së gazetarisë online – digjitale, kompleksitetin e saj në kuptimin funksional dhe praktik, për teletekstin, videotekstin, për epokën elektronike dhe dixhitale, për gjuhën e përdorur në internet, për inovacionin dhe gazetarinë online, për lindjen e internetit që ka shpejtuar zhvillimin e medieve online ose mediet e reja, për World Wide Web, për web faqet, për internetin sot, për web 2.0, për strukturën e Web-it, për përmasat e World Wide Web, për Web 3.0, për internetin dhe raportimi për web, për stilin e të shkruarit në median online – web, për digjitalizimin e mediave që solli ndryshime të rëndësishme edhe për profesionin e gazetarit, për terminologjinë e re për median online, për karakteristikat, dhe parimet e Gazetarisë Online, për përparësitë dhe mangësitë e gazetarisë online, për disavantazhet dhe mungesa e fokusit në gazetari cilësore, për të ardhmen e medieve online, për standardet e reja të raportimit në gazetarinë online, për portalet dhe lexuesit atraktiv tek portalet, për artikullin Online dhe standardet e raportimit, për periudhën e vërtetë të gazetarisë online, për gazetaria online e cila kërkon besnikëri, saktësi, korrektësi dhe paanshmëri, për historinë e Gazetarisë Online, për Google, Yahoo, Hotmail, Facebook, Twiter, Instagram, Tik Tok, për bullizmin kibernetik, për websitet individuale të lajmeve, për krijimin e bllogjeve, për ndikimin e mediave sociale në blog, për portalin, përkufizimin dhe përgjegjësin, për rolin e administruesit të faqes në portal, për dizajnin dhe uebsajtet e lajmeve ditore, për reklamimi online – dhe ndikimin e tyre në gazetarinë online, për rolin e reklamës në tregun mediatik dhe në raportim, për artikullin e sponzorizuar, përkufizimin, karakteristikat dhe dizajnin, për rrezikun nga sulmet kibernetike etj.

Kurse në Kapitullin e dytë gjithashtu, kam trajtuar gjithçka që dihet mbi gazetarinë online, në Kosovë dhe rajon, për median online, që është trend i zhvillimeve të medieve në tërë botën, për vebsitet e para në Kosovë dhe kush konsiderohet nxitës i gazetarisë online, për lindjen e gazetarisë online në Kosovë dhe pse nuk dihet numri i saktë i portaleve, për gjendjen e portaleve dhe organizimin e brendshëm të mediumeve online në Kosovë, për faktin se a dihen dhe kush janë pronarët e portaleve në Kosovë, për transparencën e pronësisë së mediave në Kosovë, për portalet e vetëshpallura, të cilat vuajnë nga mungesa e profesionalizmit, për portalet në Kosovë, dëshmi dhe fakte, për portalet kryesore në qytetet e Kosovës, për ombrellën e gazetarisë online – KMShK, dhe çfarë duhet të dinë qytetarët, për ankesat ndaj portaleve, për rregullat e procedurës së KMShK, për ankesat e pranuara për shkeljet e Kodit të Etikës, për marketingun në portale, për financimin e mediave online, që është problemi më i madh në Kosovë, për gazetarinë qytetare, mediat sociale dhe platformat e tyre, për përparësitë dhe mangësitë e gazetarisë qytetare, për përgjegjësitë e gazetarisë qytetare, për mediet sociale, rrjetet sociale, ose mediat e gjeneratës së re, për rrjetet më të mëdha sociale në shifra, për mediat sociale dhe momentet e bukura, për zhvillimin e gazetarisë online në rajon, në Shqipëri, Serbi, Maqedoni e Mal të Zi, për uebsajtet individuale më të klikuara në Shqipëri, për portalet dhe mediet online, më me ndikim në Shqipëri, për vetërregullimin e mediave online në Shqipëri, për mediat Online në Bujanoc e Preshevë etj.

Kurse në Kapitullin e tretë kam trajtuar shqetësimet kryesore me të cilat preokupohet Gazetaria Online në Kosovë, duke filluar nga etika, vetërregullimi dhe sfidat, për integritetin dhe gazetarinë e pavarur, për etikën e gazetarisë, përkufizimin, historinë dhe rëndësinë e saj për mediet, për Kodin e Etikës së Gazetarisë, për ndershmërinë e gazetarëve që është kategori e cila kërkohet në mënyrë ultimative, për rëndësinë thelbësore të kodit të etikës për një gazetari të përgjegjshme, etikën e medias digjitale, problemet e veçanta etike, për praktikat dhe normat, për paanshmërinë, konfliktet e interesit dhe gazetarinë partiake, për etikën dhe legjislacionin në Kosovë, për rregulloret dhe ligjet për mediat në Kosovë, për ligjet mbi lirinë e informimit në Ballkan, dhe si prezantohet Kosova, për lirinë e shprehjes, për të drejtat e gazetarëve, siguria e tyre dhe mbrojtja e lirisë së medias, mëdyshjet e gazetarit në teren, për vetërregullimin për median online, lajmet e ngutshme dhe të pa verifikuara, për gazetarinë e “like”-ve që po e dëmton gazetarinë profesionale dhe shoqërinë, për gabimet dhe joshjen nga portalet kosovare, për efektet e pëlqimeve, në perceptimin e opinionit publik dhe opinionin personal, për shpifjen dhe fyerjen, për ligjin për shpifjen në internet dhe mediat sociale, nga këndi i avokatëve ndërkombëtar, për identifikimin e shpifjeve në internet, për gjuhën e urrejtjes, lajmet e rreme, dezinformimin dhe keqinformimin në mediet online në Kosovë, për vendosjen e aksesorëve për rrjetet sociale dhe lajmet e rreme, për bullizmin në Tik Tok, nga gjuha e urrejtjes deri tek tragjedia, për sfidat e medias online në Kosovë që janë të shumta, dhe cilat janë sugjerimet profesionale, për plagjiaturën, copy – paste, për të drejtat e autorit të mbrojtura nga ligjet, për transparencën e munguar të medias online në Kosovë, për risitë dhe kërkesat e gazetarisë online, për censurën dhe vet censurën tek gazetarët kosovar, për gazetarët kosovar, që punojnë pa kontrata pune, për Inteligjencën Artificiale dhe sfidat ndaj gazetarisë online etj.

Libri është edhe më i dobishëm, në një kohë kur në Kosovë e rajon ekzistojnë qindra portale, uebsajte, rrjete sociale e media tjera online, që veprojnë në mënyrë ligjore, e jo ligjore, me respektim të etikës, e me shkelje ekstreme të saj.

Ky libër nuk do të kishte vlerë profesionale, nëse nuk do e trajtonim me kujdes edhe vetërregullimin e portaleve në Kosovë, ose median digjitale, nga e cila më së shumti dëmtohet ose mund të pësoj dëme ligjore vet lexuesi i saj.

Libri rrëfen edhe për njohurit e shumta profesionale, që ndërlidhen me standardet e raportimit dhe kriteret që duhet të kenë, lajmet e shumta të plasuara në publik.

Me kujdes andaj në libër është shkruar edhe për të gjitha prapaskenat e këtij digasteri problematik dhe tejet misterioz, që në fakt as media, e gazetar me përvojë të gjatë, e kanë të vështirë të japin definicione, e vlerësime për të kuptuari e drejtë dhe të qartë, mbi rolin që duhet të ketë media online.

Libri pashmangshëm pasuron këtë gjuhë goditëse, pasuron mënyrën e komunikimit në raport me publikun, pasuron gazetar, redaktor e botues të portaleve, të cilët edhe mund të përfitojnë nga njohurit shkencore, e studimore të prezantuara mjeshtërisht në këtë libër, me literaturë të kompletuar dhe krahasuese me vendet e rajonit.

Një pjesë e librit i kushtohet edhe gjendjes së medieve online, në Maqedoni e Shqipëri, për të parë dallimet në funksion të ekzistimit dhe përvojave që kanë këto shtete fqinje.

Kuptohet që nuk pretendojmë të jemi fundi i këtij studimi ose prezantimi, sepse nuk mund ta dimë asnjëherë rrëfimin, pas 20 viteve të avancimit të kompjuteristikës, e cila pritet të sjell avancime, e risi edhe më të mëdha në fushën digjitalizues, e ku pashmangshëm bëjnë pjesë edhe mediet online, por shpresoj dhe mendoj, se libri është një ndihmesë dhe një shtytje për ata studiues të rinj, që e duan dhe e përjetojnë të bërit realitet Gazetarinë Online, me kritere, me standarde dhe etikë të avancuar.

Të gjithë këta kapituj në vete përmbajnë dilema dhe shqetësime të shumta profesionale, të cilat i kuptojnë dhe mund t`i zgjidhin apo përjetojnë, vetëm ata që e kanë provuar në kurrizin e tyre të jetuarit, me orë të tëra mbi laptopin inteligjent, që aq sa na gëzon, e lumturon, po aq na shkakton edhe telashe, strese e sfida, gjatë praktikimit të gazetarisë online.

Dështon për të dytën herë seanca e Kuvendit të Prizreni

0

Për të dytën herë me radhë, ka dështuar mbajtja e seancës së rregullt të Kuvendit të Prizrenit, për shkak të mungesës së kuorumit.

Seanca është braktisur nga LDK-ja dhe LVV-ja.

Para largimit nga salla, shefi i GK të LDK, Haziz Hodaj, tha se në mungesë të rekomandimeve të pikave të rendit të ditës nga KPF-ja, mbledhja e së cilit dështoi ditën e djeshme, nuk mund të kemi seancë të rregullt, dhe mund të konsiderohet si e paligjshme.
Lidhur me ligjshmërinë e kësaj seance, i thirr që të jep sqarime zyrtari ligjor komunal, Blerim Rakaj, i cili tha se kjo seancë është thirrur sipas afateve ligjore.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Por, zyrtarit Rakaj iu është kundërpërgjigjur kuvendarja e LVV, Dafina Alishani, ndërsa edhe shefi i GK të këtij subjekti politik, Karanfil Haxhillari, tha se thirrja e seancës është e jashtëligjshme, duke ndarë mendimin e njëjtë me kolegun e tij nga LDK, Hodaj.

Pas këtyre diskutimeve, opozita lëshoi sallën e mbledhjes së Kuvendit të Prizrenit. Pas largimit nga opozita, në sallë mbetën të pranishëm 22 anëtarë të Kuvendit, gjë që mundësoi vazhdimin e seancës dhe miratimin e pikës së rendit të ditës, duke vijuar më pas me pikën tjetër, pyetjet e kuvendarëve dhe përgjigjeve nga ekzekutivi.

Pas përfundimit të kësaj pike dhe diskutimeve nga kuvendarët, kryetari Shaqir Totaj dhe ekzekutivi, u vërejt se edhe disa kuvendarë lëshuan sallën, dhe se nuk kishte kuorum për votimin e kësaj pike.

Kryesuesja, Antigona Berisha- Bytyçi, kërkoi pauzë prej më shumë se një orë e gjysmë, ndërsa pas pauzës, ajo e shpalli të mbyllur seancën, pasi nuk kishte sërish kuorum. /TV Prizreni/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Pesë përplasjet e Kadaresë me liderët e letërsisë shqipe dhe falja ndaj Rugovës

0

Sherri i përjetshëm i Kadaresë me Arshi Pipën, Dritëro Agollin, Bilal Xhaferrin, Kasem Trebeshinën dhe Rexhep Qosen

Në prag të 88- vjetorit të ditëlindjes së tij, Kadare ndi het shumë pak i penduar për armiqësitë e shumta që ka lënë në gjurmët e jetës së tij, ku fama e madhe e shkrimtarit nuk mundi dot që të shmangte keqkuptimet. Nëse do të ndjehej i penduar plotësisht, ai mund të ngrinte telefonin për t’i bërë një “zile” Agollit, apo Trebeshinës, të cilët janë ende gjallë. Ndërsa dy të tjerët, Pipa dhe Xhaferri nuk jetojnë më dhe pajtimi me ta është një mision i pamundur. Gatë gjithë jetës së tij, Kadare ka pasur shumë adhurues, ndofta me miliona, por tepër pak miq të vërtetë të cilët mund t’i ketë mbajtur gjatë. Ndërkaq, historia e marrëdhënieve të tij me të tjetër është e mbushur me një listë të gjatë armiqësie, ku padyshim vendin e parë e zënë shkrimtarët dhe më tej, një pjesë e madhe e politikanëve. Në radhët e para të kësaj liste qëndrojnë Arshi Pipa, Bilal Xhaferri, Dritëro Agolli dhe padyshim Kasem Trebeshina. Ndërkohë shumë shkrimtarëve të tjerë, ose nuk i ka përmendur ndonjëherë, duke bërë sikur nuk i njeh fare, ose i ka lënë të fyer nëpërmjet mospërfilljes së tij, prej titani.

Përplasja me Arshi Pipën

Keqkuptimet e Kadaresë me Arshi Pipën kanë nisur herët dhe kanë vazhduar tepër gjatë. Gjatë njëfarë kohe Kadareja nuk linte rast pa përdorur për të fyer Arshi Pipën, duke e cilësuar atë si provokator. Ndërsa më vonë e ka akuzuar si letërshkruesin e parë kundër Kadaresë, në jurinë e Stokholmit, për të sabotuar çmimin “Nobel”. Por në thelb, misteri i së vërtetës për këtë grindje është tepër i thjeshtë. Arshi Pipa, në fillimet e viteve ’80, përktheu librin e Kadaresë, “Kronikë në Gur”, me një parathënie të tijën, ku thoshte midis të tjerave se ky libër përbën një disidencë të pastër kundër shtetit komunist dhe Enver Hoxhës. Këtë e botoi më pas, më 1987, edhe në revistën “Telos” të Nju Jorkut. Botuesi i librit e kundërshtoi parathënien e Pipës dhe madje krejt, botimin e librit të Kadaresë. Në këtë parathënie Pipa e cilësonte Kadarenë si “antikomunist”. Por Kadareja u acarua shumë nga kjo ngjarje e cila atij iu duk si provokim. Dhe për këtë shkak, pa e lexuar parathënien, Kadareja nisi sulmin, duke e sharë Pipën me epitete të rënda. Kështu sherri midis tyre u përhap shumë dhe megjithë indiferencën e përgjithshme të botës letrare jashtë shtetit shqiptar, sot do të ishte interesante të rilexohej mllefi I tyre kundër njëri tjetrit. Por më vonë rreth vitit 1988, Kadareja deklaron se e lexoi parathënien e Pipës dhe nisi të pendohet për sharjet e tij ndaj Pipës. Për këtë gjë më vonë në momentet e pendesës Kadareja ka shkruar: “Normalisht unë duhej të isha mirënjohës ndaj profesor Pipës për përkthimin. Dhe kam qenë, në fillim, tepër mirënjohës. Unë duhet t’i isha mirënjohës gjithashtu, edhe për parathënien tepër interesante, por nëse do të mund ta takoja, atëherë do t’i thosha: “Profesor, ju faleminderit për vlerësimin tuaj, por ju keni theksuar jashtëzakonisht shumë tingëllimin antikonformist të romanit tim. Ju e nxirrni atë si një vepër disidente, antikomuniste, që denoncon luftën e klasave e terrorin komunist, madje demaskon personalisht shefin e këtij terrori, Enver Hoxhën. Thënë ndryshe, ju keni mbiçmuar shumë meritat e mia si shkrimtar liberal, madje më quani haptas “rebel”. Asnjë shkrimtar në Shqipëri nuk mund të shkruante një vepër të atillë siç e mendoni ju kaq haptas kundër regjimit e aq më pak kundër Enver Hoxhës”. Në këtë mënyrë Kadareja ishte përgatitur t’i kërkonte një ndjesë të thellë dhe publike Arshi Pipës. Por pikërisht në vitin 1989-’90, atëherë kur Kadareja mendonte se ishte bërë “antikomunist” Arshi Pipa, në “Zërin e Amerikës”, e sulmoi ashpër Kadarenë, duke e akuzuar si një komunist të pandreqshëm. Thelbi i akuzave të Pipës ishte ky: “Kadare, meqenëse s’ka bërë asgjë për demokracinë nuk ka të drejtë të flasë për të”! Natyrisht kjo e tërboi fare Kadarenë, i cili brenda vetes po përgatiste pajtimin me Pipën. Por kjo nuk ndodhi asnjëherë. Sepse edhe pas ardhjes në Shqipëri, Arshi Pipa nuk u interesua asnjëherë për Kadarenë, ndërkohë që ky i fundit i ndiqte me kujdes intervistat e Arshi Pipës gjatë vizitave të fundit. Kësisoj, ata të dy mbetën dy armiq enigmatikë dhe misteriozë me njëri tjetrin.

Me Bilal Xhaferrin

Historia e sherrit të Kadaresë me Bilal Xhaferrin është e mbushur me të vërteta dhe të pavërteta. Midis gjërave më të besueshme që thuhen për ta është fakti se ata të dy ishin nga shkrimtarët më premtues të realitetit shqiptar, ndërkohë që i përkisnin dy shtresave të ndryshme shoqërore. Kadareja quhej i përkëdheluri i sistemit, ndërsa Bilal Xhaferrit, shteti komunist i kishte pushkatuar babanë. Një gjë është e sigurt: Todi Lubonja i donte që të dy dhe librat e tyre i lexonte me zell. Madje, Bilal Xhaferrin e lexonte qysh në dorëshkrim. Kaq e vërtetë është kjo, saqë njëra prej akuzave ndaj Lubonjës në mbledhjen e Byrosë Politike ishte se kishte mbajtur afër një poet, babanë e të cilit e kishte pushkatuar regjimi komunist. Në këtë mënyrë sherri midis dy shkrimtarëve të rinj e të talentuar nisi në formën e një zilie dhe ambicieje midis tyre. Kjo ishte më e dukshme tek Bilal Xhaferri, i cili në diskutimin e romanit, “Dasma”, në prani të Fadil Paçramit, e kritikoi rëndë romanin e Kadaresë. Ndërsa Fail Paçrami i tronditur nga kjo ngjarje iu drejtua Bilalit me fjalët: “Rri urtë se ty të kemi pushkatuar babanë”. Pas kësaj mbrëmjeje, nisi rrokullisja e madhe e Bilal Xhaferrit, i cili nisi të shihej prej të mgjithëve si “armik i Kadaresë”. Atëherë, thuhej vazhdimisht në mjediset e shkrimtarëve se “Kadareja është inatçi” dhe “po të mori inat Kadareja të shkatërron karrierën dhe jetën”. I njëjti fat ndoqi edhe Bilal Xhaferrin pas përplasjes me Kadarenë, por deri tani nuk është vërtetuar se për fatkeqësitë e mëvonshme të Xhaferrit ka “gisht” Kadareja.

Grindjet me Kasem Trebeshinën

Ndaj Kasem Trebeshinës duket se Kadareja ka një urrejtje të përjetshme. Po kështu ndodh edhe në anën e Trebeshinës, i cili e quan vazhdimisht Kadarenë si njërin prej shkaktarëve kryesorë të fatkeqësive të tij. Madje e akuzon edhe për shkatërrimin e fatit të shumë shkrimtarëve apo poetëve të tjerë. “Ai u ka shkatërruar jetën shumë shkrimtarëve”, thotë Kasemi. Ndërsa Kadareja e akuzon Trebeshinën si themeluesin e Sigurimit të Shtetit, por
para së gjithash ai e akuzon si vrasës për dy vrasje të bëra në vitin 1943 dhe44. Për këto vrasje Kadareja shkruan . “Vrasja e kryer prej tij te bregu i kënetës, në vitin 1943, sado që në pamjen e parë mund të duket e rëndomtë për një kohë të tillë lufte, është një vrasje e veçantë. Është një krim fondator, siç u tha, një gjak i derdhur në themelet e tiranisë së ardhshme shqiptare. Vrasjet pas shpine të vitit 1943, shumica e të cilave nuk janë zbuluar ende gjer më sot, ishin programi i parë i krimit mbi të cilin do të bazohej gjithë ngreha e rendit komunist. Vrasje pas shpine me motivin e përjetshëm të smirës, të fshehta, të maskuara me tjetër motiv, do të ishin thelbi i historisë së padukshme të diktaturës. Nga rrëfimi i vrasësit nuk mbetet asnjë pikë dyshimi për krimin”. Përveç të tjerave mllefi dhe urrejtja e Kadaresë për Trebeshinën është shprehur edhe në shumë raste të tjera, brenda librave të tij, ose në bisedat e përditshme. Por edhe Trebeshina nga ana e tij, ka bërë të njëjtën gjë. Duket se marrëdhëniet e dy shkrimtarëve nuk do të njohin asnjëherë pendesë, apo pajtim në asnjë rast dhe në asnjë lloj rrethane.

Përplasja me Agollin

Të dy kanë qenë shokë gjimnazi në shkollën “Asim Zeneli”, të Gjirokastrës. Pastaj, kanë ecur njëkohësisht në rrugën e letërsisë duke bërë garë me njeri-tjetrin, por secili në korsinë e vet. Të dy kanë studiuar në Bashkimin Sovjetik dhe më pas kanë ndenjur bashkë për shumë kohë. Aq e vërtetë është kjo gjë, saqë Dritëro Agolli është njohur me bashkëshorten e tij, Sadije Agolli, pikërisht në dasmën e Kadaresë, ku ajo ishte e ftuara e Helena Kadaresë. Më tej, ata rrinin gjatë me njëri tjetrin, duke qenë shpesh të shoqëruar edhe me gratë e tyre. Më vonë ishin edhe komshinj në një pallat, ku Agolli banonte një kat sipër Kadaresë, diku në kryqëzimin e rrugës së Dibrës. Dëshmitë e të dyve shprehin qartë disidencën e bisedave ku përfshihej humori për Enver Hoxhën, apo për Byronë Politike. Por sherri i tyre ka nisur në vitin 1983, kur sipas Kadaresë, Agolli u bë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Sipas Kadaresë këtu përfunduan bisedat disidente kundër diktaturës dhe Dritëro Agolli mori pamjen e një zyrtari institucional. Por Agolli nga ana e vet e quan të pashpjegueshme sjelljen e Kadaresë ndaj tij, duke kërkuar që gjërat të vihen në vend duke rikthyer paqen midis të dyve.

Sherri me Rexhep Qosen

U zhvillua një luftë e gjatë mediatike midis dy apostujve, të letrave shqip. për shkëmbimin disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi “identitetin kombëtar të Shqiptarëve”. Debati nisi nga një libër i Kadaresë që arsyetonte rreth identitetit kombëtar të Shqiptarëve. Ndonëse nuk pati ndonjë arsye konkrete dhe se gjuha e përdorur nga Kadareja ishte shumë e butë, Qosja iu përgjigj me një seri shkrimesh në gazetën duke e akuzuar shkrimtarin për racizëm ndaj myslimanëve shqiptarë dhe myslimanëve në tërësi. Pas kësaj vijuan akuzat për pandershmëri, për konformitet përballë regjimeve, etj. Debati Kadare-Qose u shoqërua në të njëjtën kohë nga rigjallërimi i diskutimit publik mbi rolin e Kadaresë në persekutimin e ish-të dashurit të vajzës së tij gjatë kohës së regjimit komunist, ku kryesisht për arsye komerciale, media e Tiranës u nda në mbështetëse të Kadaresë dhe sulmuese të tij. Kadare dhe Qosja kanë pasur rivalitet mes tyre që në vitet e para të demokracisë, duke kulmuar në vitin 1997, kur Qosja e cilësoi rebelimin që kishte dërguar Shqipërinë në anarki, “Revolucion të vonuar Demokratik” duke dalë qartazi në përkrahje të opozitës, kurse Kadare në një intervistë për e cilësoi rebelimin si një përplasje midis komunistëve dhe nacionalistëve duke dalë përkrah qeverisë.

Reagimi ndaj Rugovës

Ndërsa me Ibrahim Rugovën, ish Presidentin e Kosovës, ndodhi ndryshe. Kadareja e sulmoi edhe Rugovën, por pas luftës së Kosovës, u tërhoq nga ky sulm, të cilin më vonë e vazhdoi për shumë vjet Rexhep Qosja. Ai kishte kritikuar ashpër Ibrahim Rugovën në veprën e tij “Ra ky mort e u pamë”, por shumë vjet më vonë, shkrimtari i madh shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, e pranon se koha e ka dëshmuar se e drejta ishte në anën e Rugovës. “Është e vërtetë që e kam kritikuar Rugovën dhe Demaçin. Ju tani mund të mendoni se, unë do të them se kisha të drejtë me kritiken që i bëra Rugovës. Jo, koha e dëshmoi se, e drejta ishte në anën e Ibrahim Rugovës. Unë e kisha kritikuar, kisha qenë i ashpër me të, ai më fali në takimin që kishim në shtëpinë e tij menjëherë pas luftës, ishte meritë e tij. Ai vdiq në paqe, ne u pajtuam, ishim miq”, kështu ka thënë Kadare javën e kaluar gjatë një pritjeje në Këln. Ai së bashku me bashkëshorten e tij, shkrimtaren Helena Kadare, ishin ftuar me iniciativën e Luan Krasniqit së bashku me Asociacionin Shqiptar për Kulturë dhe Integrim. Në një ambient të mbushur me shqiptarë, Kadare u pyet rreth raporteve të tij me Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin. Duke iu drejtuar të pranishmëve ai dhe tha se autori i romanit “Krushqit janë ngrirë”, i cili me këtë libër, përmes botimeve në gjuhën angleze dhe frënge, i bëri të njohura në shkallë planetare, qysh në vitin 1983, kërkesat e studentëve për Republikën e Kosovës tha se “kishte qenë ëndrra ime ta takoj presidentin e Kosovës.

Prof. Dr. Agron Fico: Universi letrar i Ismail Kadaresë

/Telegraf.al/ “Kalorës i Legjionit të Nderit”, që president i Republikës së Francës Holland, i akordoi shkrimtariti të shquar Ismail Kadare është ne vazhdën e shume titujve, gradave dhe vlerësimeve qe bota akademike e letrare euro-atlanitke i bën veprës së shkrimtarit të madh shqiptar. Po permendin vetëm pak nga këto nderime, që hyne ne kategorinë më të lartë, në atë klasike. Çmimi “The Man Booker International 2005”, në Angli me vlerësime e specialistëve më në zë të kritikës letrare europiane dhe amerikane, për veprën shumëvëllimshe të Ismail Kadaresë. Jehona ishte e madhe dhe Anglia sqimtare e njoftonte këtë lajm në gazetat më autoritare të saj, “The independent”, “The Guardian”, “The Times”, me tituj të bujshëm si: “Shqiptari që mundi gjigantët e letërsisë si Marques, Grass e Roth”, “Djegësi i diktaturës fiton çmimin botëror Booker” -shkruan “The Times”. Në faqet e kësaj gazete shkruhet: “Të lexosh atë të duket sikur sheh pendulin e shekujve të historisë ballkanike dhe të shkuarën dhe të ardhmen e Europës që shkon sa para-mbrapa”; “Ai sfidon katër fitues të çmimit Nobel që të fitojë çmimin e parë ndërkombëtar Man Booker. Konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mirë europianë dhe është krahasuar me Gogolin, Kafkën dhe Oruellin”. Dhënia e këtij çmimi botëror Kadaresë nga bota anglosaksone e bën veprën e tij mbretëreshë të dy perandorive kulturore-letrare, krahas asaj frakofone. Në tetor 2009, Spanja e Servantesit i dha Kadare, në mes të një ceremonie solemne, çmimin “Princi i Asturias”. Në vendim theksohej se juria kishte vendosur të vlerësonte shkrimtarin shqiptar për “zërin universal kundër totalitarizmit” dhe se shkrimtari e meriton këtë çmim edhe për “bukurinë dhe përkushtimin social të krijimit të tij letrar.” Në proces-verbalin e jurisë shkruhej se “Ismail Kadare tregon me gjuhën e përditshme, por plot lirizëm, për tragjedinë e vendit të tij.” (Cit. “Beautiful America”, A. F. Fico, f. 197). Letërsia shqiptare është krijimtaria artistike e një ndër popujve më të moçëm të Europës. Parailirët dhe ilirët, arbëreshët e deri te shqiptarët e sotëm janë krijuesit e një nga gjuhëve më origjinale, më të admirueshme dhe më të lashta, të gjuhës shqipe. Pas Luftës II Botërore, në yllësinë e letërsisë shqipe u shfaq ylli polar i saj, Ismail Kadareja, i botuar në më shumë se 40 vende të botës.

TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO
Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON
Sfiduesi i klisheve
Korpusi letrar i Ismail Kadaresë është pasqyrim i hovshëm artistik i ngjarjve dhe përleshjeve të mëdha botëore, i ballafaqimit të egër midis sistemit demokratik perëndimor me sistemin diktatorial komunist, i shkërmoqjes së këtij të fundit dhe i rritjes dhe zgjerimit të të parit. Letërsia, me specifikën e vet, vë në qendër njeriun, botën e tij emocionale-mendore dhe shoqërinë njerëzore. Këtë aspekt e vë në dukje me mprehtësi kritiku francez Eric Faye në shënimet paraqitëse për vëllimin e shtatë të “Veprave” të Kadaresë, që i referohet romanit “Dimri i vetmisë së madhe”. Ai shkruan: “Suksesi që ky roman pati në Perëndim i dedikohet tablosë së përgjithshme që ai jep nga olimpi i zymtë i botës komuniste, olimp i shpërbërë, që nuk ngurron të derdhë gjak e terror. Suksesi në Shqipëri lidhej me atë që, ndërsa propaganda dhe letërsia e realizmit socialist glorifikonte ndarjen me Perëndimin, Ismail Kadare thuri një këngë të kundërt: ndarjen me Lindjen komuniste.” (I. Kadare, Vepra, vëllimi i VII-të, Fayard 1999, f.20). Te romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” shkrimtari për herë të parë sfidon artistikisht klishetë e ngurosura të metodës dogamtike të quajtur ‘realizmi socialist’. Tek figura e gjeneralit, priftit, kolonelit etj. ka vizatuar njeriun e gjallë dhe jo thjesht skemën idologjike të armikut; etj. Ushtria italiane erdhi si pushtues, por toka e ashpër shqiptare dhe mbi të gjitha populli i saj, e vuri lirinë në ballë dhe ata ose mbetën nëpër varreza ose ikën kokulur. Romani jepte sinjalin artistik se, në këtë cep të ballkanit kishte lindur një shkrimtar i talentuar. Vepra u përkthye dhe u botua në Francë dhe pastaj me radhë në spanisht, italisht, anglisht, gjermanisht etj. etj.
Magjia e Gjirokastrës në një libër
Ndërsa në romanin “Kronikë në gur”, Ismail Kadare, si rrallëkush ka skalitur në libër magjinë e qytetit të lindjes, Gjirokastrës. “Ky ishte një qytet i çuditshëm- shkruan ai- që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur në një natë dimri si një qënie parahistorike dhe, duke u kacavjerrë me mundime të mëdha, i ishte qepur faqes së malit. Gjithçka në këtë qytet ishte e vjetër dhe e gurtë, duke nisur nga rrugët dhe krojet e gjer te pullazet e shtëpive të mëdha, shekullore, që ishin të mbuluara me pllaka guri ngjyrë hiri, të ngjashme me ca luspa gjigande. Ishte vështirë të besoje se, nën ato koraca të forta gjallonte dhe përtërihej mishi butë i jetës.” (I. Kadare, Vepra, vëllimi i pestë, Fayard 1997, f.21-22). Në galerinë e pafund të personazheve, të motiveve dhe temave, vendin themelor e zë atdheu, Shqipëria, me historinë dhe kulturën e lashtë, fytyra europiane e saj, sfidat e mëdha dhe qëndresa e saj përballë valëve e valëve të pafund të pushtuesve të shumtë dhe të ndryshëm që kishin emrat, romakë, bizantë, sllavë, otomanë, grekë, italianë, gjermanë, etj. Kudo që shkon, kudo që ecën, sado larg qoftë, i ftuar në njërin ose tjetrin kontinent, Kadarenë e djeg malli, krenaria për Atdheun e tij të shenjtë, për Shqipërinë dhe shqiptarët:
Më ka marrë malli për Shqipërinë tone/Për atë qiell të madh, të gjerë e të thellë/Për vrapin e kaltërt të dallgëve adriatike/Për retë që në muzg si kështjella digjen/Për alpet mjekërbardha e mjekërgjelbëra…/Për lokomotivat e kuajt/Që të djersitur avullojnë e hungërojnë/Për qiparisat, kopetë, e varret/Malli më ka marrë, malli më ka marrë/Për shqiptarët.
Sfida me diktaturën
Sfida letrare e Kadaresë me diktaturën totalitariste komuniste është tepër komplekse dhe e guximshme. Ishte vetëm 26-vjeç kur shkroi romanin “Përbindëshi”, dhe inkuzicioni komunist skërmiti dhëmbët e përgjakura dhe kërkoi ndalimin e qarkullimit të tij në mënyrë kategorike. “Ky libër, me titullin ‘Përbindëshi’ -konkludojnë në unanimitet krerët e Komitetit Qëndror – është i dëmshmë dhe mund të krijojë një realitet fals në mendjen e popullit”. Dhe kështu ndodhi me një sërë veprash të tij si, me romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, me poezinë “Një mesditë Byroja Politike u mblodh”, me “Pallati i ëndrrave”, që Kadareja e vlerëson si romanin e tij më të guximshëm, e që iu bllokua botimi. Në këtë skicë të shkurtër për korpusin letrar të Kadaresë, një kopsht më vete përbëjnë esetë. Tek “Autobiografia e popullit në vargje” zbërthen magjishëm vlerat dhe esencën artistike të kulturës së pasur e të larmishme gojore shqiptare. Studimi për ciklin e kreshnikëve, që përfshihet në këtë botim, ka një ekran të madh shkencor. Në të dëshmohet talenti dhe mprehtësia vëzhguese e Kadaresë në evidencimin e origjinalitetit, specifikës dhe lashtësisë së një prej krijimeve më të mëdha dhe më enigmatike për t’u zbërthyer. Eposi heroik shqiptar qëndron plot dinjitet krahas eposeve të botës si, eposi “Chanson de Rolandë” i Francës, “Nibelungët” i gjermanëve, Digenis Akritis i bizantëve, bilinave ruse, epika heroike serbokroate, etj. Ndërsa tek “Eskili ky humbës i madh” trajton mjeshtërisht jo vetëm shtratin ballkanik të disa ritualeve iliro-arbëreshe-shqiptare, por edhe lashtësinë primare të ritualeve shqiptare.
Një vend të gjerë dhe të veçantë zënë edhe shkrimet publicistike të Kadaresë. Po përmendim vetëm një nga këto botime, “Ra ky mort dhe u pamë”, në të cilën vendin kryesor e zë fati tragjik i Kosovës, ballafaqimi heroik i shqiptarëve të Kosovës me maqinën ushtarake policore serbe, etj. Gjuha, si elementi bazë në krijimet letrare, në penën magjike të Kadaresë ndrit dhe vezullon me përdorimin origjinal, me matoforën dhe alegorinë. Shkrimtari, në vazhdën e poetëve më të mirë të letërsisë shqiptare, si Naim Frashëri, Fishta, Shiroka, etj. etj. gjuhën shqipe e vlerëson si element kryesor të identitetit kombëtar. Te poezia “Gjuha shqipe”, ai do shkruajë:
Kur në sulm hodhën turqit/Hordhitë e pambaruara,/Kështjellat e sintaksës/S’i muar, që s’i muar…/Të të bënin ty, donin/Shqipëri memece,/Po ja erdhi Naimi,/Si yll mbi ty ecte…/Kjo gjuhë martire,/Lehonë e përjetshme/Që lindi mes dhimbjesh/Art të pavdekshëm.
Pasuria gjuhësore
Lexuesi shikon se si shkrimtari artist, nga një vepër te tjetra, sjell një mori fjalësh, shprehjesh të reja nga pasuria gjuhësore shqiptare. Ismail Kadareja, me personalitetin e tij të nderuar nëpër botë, i ka shërbyer vendit, kombit të vet, si dekani i diplomatëve më të shquar që ka nxjerrë raca shqiptare në gjithë historinë e vet. Vepra letrare e Ismail Kadaresë, parë në një vështrim tepër tërësor, e ka vënë letërsinë shqiptare, kulturën shqiptare dhe lexuesin e pasionuar të kësaj krijimtarie në një vend nderi në sofrën e madhe të letërsisë dhe artit botëror. Shqetësimi ose diskutimi jo i frytshëm për lidhjen midis jetës (biografisë) dhe veprës së Kadaresë disa herë duket edhe në masmedian shqiptare. Ky lidhje do të kuptohej më mirë e më drejt po të mbaheshin parasysh disa ligje universal të artiti dhe letrësisë:
Së pari: Nga një vëzhgim i historisë dhe kritikës së e specializuar akademike botërore, arrij në përfundimin se, jeta e artistëve, shkrimtarëve të mëdhenj dhe veprat e tyre janë si dy rrathë që nuk përputhen plotësisht ose që, më saktë, priten pjesërisht.
Së dyti: Jo e gjithë krijimtaria artistike dhe letrare e artistit ose shkrimtarit është e një cilësie, as e një lartësie; ashtu si pishat e mëdha të pylli, që kanë dimensione të ndryshme, po asnjherë të njëjta. Disa kanë cilësi të dobët, disa janë larg kohës, kështu që harrohen, skartohen dhe nuk i takojnë pjesës më të zgjedhur të krijuesit. Do të doja ta mbyll këtë shkrim me ndonjë citim vlerësimesh të spikatura: Bruce Bawer, i gazetës “Wall Street Journal”, e quan, “Një nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjitha gjuhët”.
Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 28.01.2016

‘Homofobët s’kanë vend n’Kuvend’, pesë organizata i kërkojnë Konjufcës ta shkarkojë Duda Baljen

0

Disa organizata për të drejtat e njeriut i janë drejtuar me një letër publike kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, në të cilën i kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut.

Në një letër publike të publikuar në “Facebook”, “CEL Kosovo” ka thënë se mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Me këtë rast, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut. Nuk mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë. Njëherit, kërkojmë edhe shkarkimin e Labinotë Demi Murtezi nga ky komision për gjuhën e saj shpifëse dhe të urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Ne kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të reagojë menjëherë dhe të ndërmerr masa për të garantuar se pozitat publike janë të mbajtura nga persona që respektojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut pa dallim për të gjithë ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Kosovës”, është thënë në letrën publike dërguar Konjufcës.

8.3 milionë euro grant, këto janë komunat që përfituan

0

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal sot ka nënshkruar Grantin e performancës komunale në vlerë prej 8.3 milionë euro me 11 komuna.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e nënshkrimit të këtij granti u tha se komunat përfituese nga ky grant janë Peja, Rahoveci, Obiliqi, Skenderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi.

Nënkryetari Zogaj flet për prishjen e koalicionit me PDK-në në Prishtinë: …
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës tha se tha sot bëhet vlerësimi dhe mirënjohja për ato komuna që kanë performuar më mirë.

“Pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt BE-së është, ka qenë dhe do të mbetet administrata moderne publike, administratë efikase, administratë publike llogaridhënëse, transparente dhe çka është shumë me rëndësi një administratë publike e depolitizuar”, u shpreh Bislimi.

Sipas tij, nëse duan të avancojnë në rrugëtimin tonë drejt BE-së atëherë duhet të jenë të suksesshëm e të vendosur në reformimin e administratës publike.

Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se sot kur flasin për grantin e performancës duhet cekur se në vitin 2021 e kishin gjetur këtë grant të anuluar dhe këtë skemë të mbyllur nga qeveritë e mëhershme që sipas tij e kishin vlerësuar grantin me vetëm 4 milionë euro.

“Që nga viti 2021 deri në vitin 2023 janë financuar mbi 143 projekte me mbështetje prej 20 milionë euro. Në vitin 2024 janë ndarë 8,3 milionë euro shtesë për projektet e tjera”, u shpreh Krasniqi.

Zyrtare: Stivi Frashëri i bashkohet Lirisë

0

Stivi Frashëri është transferi më i ri i Lirisë së Prizrenit.

Klubi prizrenas njoftoi për nënshkrimin e Frashërit me ta, shkruan Gazeta Express.

Sezonin e kaluar, Stivi Frashëri ishte pjesë e Ballkanit, duke treguar paraqitje të mira dhe duke qenë njëri prej portierëve më të dalluar në Superligën e Kosovës.

‘Jam i fascinuar me pritjen këtu. Liria është klub i madh, e Prizreni e don dhe njeh futbollin. Bashkë me shokët e skuadrës dhe tifozët do të bëjmë më të mirën’, ka thënë Frashëri të premten, pas stërvitjes.

143 vjet nga vdekja e Fjodor Dostojevskit

0

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi.

Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko – letrar “Petrashevski’ arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua.

Cai Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anullonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit. Si rezultat, Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg.

Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Ndëshkim”(1866) dhe “Vëllezërit Karamazov”(1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.

Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës’ një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

Dostojevski vdiq më 9 shkurt të vitit 1881./ KultPlus.com

Kurti lajmërohet nga ShBA-ja: Të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja e BQK-së mbron të gjithë qytetarët

0

Albin Kurti, kryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka publikuar një shkrim në “X”, që është reagimi i parë pas përballjes në Këshill të Sigurimit të OKB-së me Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë.

Ai ka shkruar se Kosova do të jetë i përkushtuar të sigurojë që rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës të mbrojë të gjithë qytetarët.

“Fjalimi im në KS të @OKB. Fatkeqësitë me të cilat është përballur Kosova kanë forcuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi dhe që serbët e Kosovës të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë.” – shkroi ai.

Nëse Fury tërhiqet sërish nga lufta me Usyk, do të merrte një vendim që do ta dridh botën e boksit

0

Oleksandr Usyk do të marrë pjesë në një luftë të caktuar më 18 maj edhe nëse Tyson Fury tërhiqet përsëri, kanë konfirmuar kampi i boksierit ukrainas.

Promovuesi i ukrainasit, Alex Krassyuk, ka sugjeruar se medalisti i pamposhtur olimpik, Filip Hrgovic, mund të futet në vend të ‘Gypsy King’ nëse planet për një luftë të padiskutueshme titulli shtyhen për herë të tretë.

Fury dhe Usyk fillimisht duhej të shkonin ballë për ballë më 23 dhjetor, por fitorja e papritur e turbullt e britanikut ndaj yllit të UFC, Francis Ngannou, në fund të tetorit e bëri atë të zhvendoset në shkurt. Me afrimin e meçit të riorganizuar, Fury pësoi një prerje të keqe në vetull në sparring javën e kaluar që kërkoi 11 qepje dhe një periudhë të zgjatur rikuperimi.

Turki Alalshikh zbulon sekretin për shtyrjen e duelit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk
Tashmë është caktuar një datë e tretë, me rripat e peshave të rënda të Usykut, WBA, WBO dhe IBF, si dhe titulli WBC i Furyt, janë në tryezë më 18 maj. Promovusi i Usyk është i bindur se një luftë do të zhvillohet pavarësisht nëse Gypsy King shfaqet, me Hrgovic si sfiduesin e mundshëm.

“Në rast se ai (Fury) tërhiqet nga lufta, një zëvendësim duhet të parashikohet paraprakisht”, shpjegoi Krassyuk. “Në rast se, për ndonjë arsye, ai do të ketë një ‘prerje në thembër’ apo ndonjë gjë tjetër, një përballje do të zhvillohet në çdo rrethanë”, përfundoi ai.

Kampi i Usykut luajti me idenë e tërheqjes së Hrgovicit për të zëvendësuar Furyn dhe për të vazhduar me datën e ndeshjes së këtij muaji, por 37-vjeçari në vend të kësaj do të kthehet në shtëpi për të parë vajzën e tij të porsalindur, të rigrupohet dhe të kthehet në maj. /Telegrafi/