6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 1299

Prizren/Arrestohet shoferi që shkeli këmbësorin në zebra

0

Xh.Zh, 21 vjeçar nga Prizreni, është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai dyshohet se në mesnatës e së enjtes, e ka goditur me veturë një burrë në vendkalimin për këmbësor.

Kështu tha për Klankosova.tv Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore.

“S.K, 21 vjeç sipas mjekut dërgohet në QKUK-Prishtinë”, tha Bytyqi.

Vetëvritet një person në Prizren

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para rreth një ore në Prizren, ku një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima i ka dhënë fund jetës me armë zjarri dhe akoma nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të ndjerin drejt këtij akti.

Arma që dyshohet se është përdorur dhe prova të tjera që janë gjetur në vendin e ngjarjes tashmë janë sekuestruar nga zyrtarët policorë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Vetëvrasje”.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

Prizren: Një burrë goditet nga vetura në vendkalimin për këmbësorë (VIDEO)

0

Një aksident ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prizren.

Pamjet e këtij aksidenti, i ka publikuar deputeti Enis Kervan.

Aty shihet se si një veturë e shkelë një këmbësor, në vijat e bardha duke zhvilluar një shpejtësi goxha të madhe.

“Kërkojmë drejtësi”, ka shkruar deputeti.

Derisa nuk dihet rreth gjendjes shëndetësore të viktimës.

Pamjet nga aksidenti mund ti gjeni KËTU

Kurti takoi komunitetin turk në Prizren, flet për lëvizjen e lirë në BE

0

Dhjetë ditë para se Kosova t’i bashkohet shteteve të tjera për lëvizje në zonën Schengen, kryeministri Albin Kurti në kuadër të fushatës informuese, takoi komunitetin turk në Prizren, me të cilët bashkëbisedoi dhe ndau informacione për ushtrimin e të drejtës së lirisë së lëvizjes. Ai tha se lëvizja e lirë krijon përfitime të shumta për bizneset, studentët, artistët, sportistët e qytetarët.

Së bashku me kryeministrit në këtë sesion informues ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi dhe deputetët nga radhët e komunitetit turk në Kuvendin e Republikës, Enis Kervan dhe Fidan Jilta.

Përtej përfitimeve për bizneset e studentët, artistët e sportistët, liberalizimi i vizave siç tha kryeministri, ka edhe një dimension njerëzor, sepse duke qenë se 1/3 e qytetarëve janë në mërgatë, liberalizimi siç tha Kurti, dhuron mundësinë për të mos munguar në momentet më të çmueshme të jetës e për të qenë aty për njëri-tjetrin në kujtimet që zgjasin gjatë gjithë jetës.

“Progresi demokratik dhe ekonomik në fillim të mandatit, e sidomos arritjet në sundimin e ligjit, në luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit, menaxhimin e azilit e riatdhesimit, e kanë ngritur lart imazhin e Republikës së Kosovës dhe i kanë bindur edhe më skeptikët brenda Bashkimit Evropian që më në fund të marrin vendimin për liberalizim të vizave për Kosovën. Pra, kjo arritje është arritje e përbashkët, pasi progresi i shënuar nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e qytetarëve”, u shpreh kryeministri Kurti.Kundrejt kësaj çështjeje, Qeveria e Kosovës ka bërë një fushatë informimi në gjithë vendin, ku përgjatë tetorit dhe nëntorit kamioneta me informata ka vizituar mbi 30 komuna të Kosovës, me materiale të shtypura në gjuhën shqipe, serbe, turke dhe rome.

Në kuadër të saj është gërshetuar edhe kuizi i BE-së për qytetarët i cili ka mundësuar që një grup të fitoj udhëtimin e parë pa viza me 1 janar në Vjenë të Austrisë.

Fushata e informimit, përveçse në teren është realizuar edhe në aeroport e pika kufitare, në TV/radio e rrjete sociale.Duke ritheksuar kriteret për lëvizje të lirë, siç janë pasaporta biometrike, udhëtimi vetëm 90 ditë brenda 180 ditëve, informata dhe dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit, dëshmi se ku do të qëndroni gjatë vizitës, si dhe dëshmi të mjaftueshme financiare e biletë kthyese, kryeministri bëri thirrje që këtë arritje ta shfrytëzojmë me përgjegjësi pasi është një e drejtë të cilën e kemi fituar me vështirësi.

Kujtojmë se fushata e informimit për liberalizim të vizave inicuar nga Qeveria, ka filluar me 5 tetor në kryeqytetin e shtetit, Prishtinë, dhe ka vazhduar tutje në mbi 30 komuna të Kosovës, përfshirë këtu edhe 4 komunat në veri të vendit.

MKRS me studim për mbrojtjen e fshatit Zym të Hasit

0

Në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka filluar diskutimi I metodologjinë për studimin e fizibilitetit për fshatin Zym të Hasit, duke përfshirë aktivitetet e planifikuara.

Në kuadër të këtij takimi u pa edhe përvoja me planin e konzervimit dhe menaxhimit të Janjevës, mbi metodologjinë e përdorur, procesin, sfidat dhe rezultatet.

Ky studim do të përcaktojë mbrojtjen, konzervimin, zhvillimin dhe promovimin e fshatit Zym një zonë me vlera të trashëgimisë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Studimi do të analizojë fuqitë e ndryshimit në aspektet kulturore, mjedisore dhe socio-ekonomike dhe do të mundësojë një mbrojtje të koordinuar, përmirësim dhe zhvillim.

Ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.

Publikohet çmimorja e re për Brezovicën

0

Brezovica tashmë ka nisur sezonin turistikë, e bashkë me të edhe çmimet e reja.

Qendra më e madhe turistike dimrore në vend, sot ka publikuar çmimorën e re, në të cviliat përfshihen ski-pasi, ski-lifti dhe biletat ditore e javore.

Çmimorën e re mund ta gjeni më poshtë:

“Tradhti dhe falje”- historia e Vanesës, italianes 26-vjeçare që dyshohet se u vra nga kosovari prej Suharekës

0

Vrasja e Vanesa Ballan, 27-vjeçares shtatzënë që u ekzekutua me thikë nga 41-vjeçari Bujar Fandaj. ka tronditur opinion publik në Trevizo të Italisë, si dhe ka “pushtuar” mediat në mbarë vendin në shtetin fqinj.

Autori është një 41-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili dyshohet të ketë patur një lidhje të shkurtër dashurie me 27-vjeçaren e martuar dhe në pritje të fëmijës së dytë.

Mediat italiane shkruajnë se 25 tetorin e kaluar së bashku me partnerin, Nicola Scapinello, Vanessa u paraqit në komisariatin e policisë, dhe në prokurori për të denoncuar përndjekjen e shqiptarit.

Megjithatë as ky denoncim nuk e parandaloi vrasjen makabër të 27-vjeçares shtatzënë nga 41-vjeçari shqiptar.

“Në oborrin e vogël të shtëpisë gjysmë të izoluar, përballë hyrjes ndodhet një xhip lodër me motor elektrik, një skuter, një biçikletë dhe një kamion plastik. Lodrat e fëmijëve mund të tregojnë historinë e një familjeje që nuk ekziston më. Dhe në fakt, në xhamat e portës, ka orkide dhe harqe të kuqe sikuar duan të thonë: këtu, në këtë shtëpi gjysmë të shkëputur, ka vdekur një tjetër grua. Por në këtë histori dhune dhe obsesioni, bie në sy figura e një njeriu për krejt të kundërtën. Nicola Scapinello, 28 vjeç, partneri i Vanessës, i aftë për të falur, babai i amputuar, prindi i ri që tani mban gjithçka që i mbetet mbi supe”, shkruan La Repubblica në një artikull dedikuar çiftit.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Historia e çiftit

Djali që jetoi me Vanessa Ballan për 11 vjet është mbyllur në shtëpi me prindërit e tij. Ata ishin takuar në shkollë, pa e lënë kurrë njëri-tjetrin. Në profilet e tyre në Instagram janë dy data të kornizuara me zemra: 16 nëntori 2012, fillimi i bashkëjetesës dhe 21 prilli 2019, lindja efëmijës së parë të tyre. Fotot në rrjetet sociale portretizojnë fazat e jetës së tyre së bashku: udhëtime, pushime buzë detit, momente të lumtura.

“Nuk do të mund ta harroj kurrë atë që pashë në shtëpinë time”, përsërit ai tani i dëshpëruar,i rrethuar nga të afërmit, që kujdesen për të, por edhe për fëmijën e tij 4-vjeçar.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Nicola Scapinello, i cili punon për kompaninë e ndërtimit familjar, nuk dinte asgjë për lidhjen jashtëmartesore të bashkëshortes, sipas La Repubblica, deri në momentin kur e ndjera vendosi t’i tregonte mbi tradhëtinë dhe përndjekjen e shqiptarit.

Ajo i rrëfeu mbi njeriun kërcënues që takoi në supermarket, duke e bindur se situata është e rëndë.

Pasi Vanessa u kërcënua me vdekje, Nicola, me kurajo dhe dinjitet, i jep menjëherë mbështetjen dhe ndihmën e tij partneres. Ai e fal atë dhe çifti vijon jetës së bashku sipas La Repubblica.

Dhe kështu më 25 tetor së bashku kanë shkuar në komisariat për të bërë denoncimin. Të nesërmen shkuan edhe në prokurori dhe situata dukej e zgjidhur, ndërkohë kishte ardhur edhe lajmi për shtatzëninë e dytë.

Por shqetësimi ishte gjithmonë aty, siç shihet edhe nga historia e mesazheve të mëngjesit të së martës. Nicola dhe Vanessa i shkruajnë njëri-tjetrit në Ëhatsapp gjithë mëngjesin dhe kur ajo nuk përgjigjet më që nga ora 11.47, ai braktis kantierin dhe vrapon në shtëpi. Aty gjen trupin e Vanesës poshtë shkallëve të mbuluar nga gjaku.

Kurti e Nagavci inaugurojnë dy fakultete në Universitetin “Ukshin Hoti” – s’pati investime që nga vitet e 70-ta

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë bërë inaugurimin e objektit të ri të Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, kryeministri Albin Kurti tha se ky Universitet nuk ka pasur investime që nga vitet e 70-ta. Nga këtu ai foli edhe për profesorin e aktivistin Ukshin Hoti, i cili që nga maji i vitit 1999 u zhduk nga Policia serbe nga burgu i Dubravës,

“Mësova se në këtë ndërtesë nuk kishte pasur investime që nga vitet e 70-ta. Pra gjysmë shekulli mungesë investimi dhe tash po e inaugurojmë investimin që shkon mbi gjysmë milioni euro. Pas këtyre investimeve, me infrastrukturë të re, me rrjetin e ri elektrik, me rrjetin e ri të internetit me salla të reja për profesorë, unë uroj që ky fakultet të vazhdojë dhe ta ngrisë atmosferën e re të punës dhe studimit”.

“Universiteti juaj dhe i yni që na ka bërë bashkë këtu mban emrin Universiteti i Prizrenit ‘Ukshin Hoti’. Emrin e profesorit të filozofisë dhe aktivistit të shquar me origjinë prej këtyre anëve Ukshin Hotit, të cilin më vërtetë nuk e kemi mes nesh më fizikisht që nga maji i vitit 1999 kur policia serbe e zhduki nga burgu i Dubravës, por frymën e tij patriotike në tekst të shkruar dhe në të vepruar, e kemi më së miri të fiksuar në Universitet”.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se janë ndarë 250 mijë euro për renovimin e objektit të këtij Universiteti. Kjo tha ajo po bëhet me synim të përmirësimit të cilësisë në arsim.

“Qeveria e Kosovës, konkretisht MAShTI, zotimet i ka të shenjta dhe jemi këtu për t’i përmirësuar kushtet në arsim. Ky është një nga nismat tona për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës në arsim”.

“Për Universitetin tuaj janë ndarë edhe 250 mijë euro për renovimin e këtij objekti. Duke e ditur që këtu nuk ka pasur investime që nga vitet 70-ta, kjo ngjarje e bën edhe në historike”, tha Nagavci, teksa përmendi edhe krijimin e kushteve për studentët me aftësi të kufizuara.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

E rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, tha se prezenca e zyrtarëve qeveritarë tha se është dëshmi e përkushtimit për përmirësimin e infrastrukturës, raporton EO.

“Vetë prezenca e kryeministrit dhe ministres simbolizon qartë vëmendjen institucionale. Rëndësia e infrastrukturës është jetike për përmirësimin e arsimit në vend”.

“Biblioteka të pastra, ambiente të pastra dhe kabinetet të pasuruara. Ky objekt i sapo rinovuar njihet për multi-funksional, ku operojnë shumë njësi”, tha ai.https://ekonomiaonline.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Urrejtja e Konicës për muhaxhirët!

0

Nga: Faik Konica (Albania, nr. 8, fq. 121, viti 1901)

E thashë édhé tjater herë: per mua, fara mè e ndyre é Shqiperisë janë muhaghiret.

Muhaghire u thomi atyré muhamétanvé ci, duké lene vendin e atyré, érthne te zene vent në Shciperi. Ka muhaghire nga Bosña, nga Serbia, édhé disa Shcipetare nga Podgoritza édhé nga Ulcini.

Të cé sé keta Shcipetare te kishin ardhur ner né per mall te Shciperise, fort bukur. Po jo! Ata érthne sé i mori malli i minareve. Shciperine é shésin per ñe pesëshe, é véch nuke duan të rrojnë nënë “kââurrin”.

Sé te kishin ardhur per mall te Shciperise, duhéj t’ishin kombetare të ndzéhte é mic te pare mé né ci leftojme kundre te ghithevé per të mbajtur lart flamurin é kombesisë. Po, jo! Ata vijne te behén spiune te Cévérise. Tradhetojne, hedhin në burg Shcipetare, tallén mé vent t’one. Édhé buken tonë hanë, édhé na lëshojnë ,,, balten é tyré permi mesalle!

Te kishin pake ment Shcipetaret, nuke kembéjin as ñe fjalë me kéta zghébét. Të e mos ish kombi shcipetare ñe komb i poshter é i ndyre, i dergojin muhaghiret n’Anadoll, me ñe shkélm prapa! [sic.]

Përmbyset autobusi, humb jetën portieri 25-vjeçar

0

Zakaria Bouziani, portier 25-vjeçar i Mouloudia d’El Bayadh, një klub Algjerian i Ligue 1, humbi jetën së bashku me ndihmëstrajnerin Khaled Zitouni pas përmbysjes së autobusit që transportonte ekipin në provincën e Tiaret, Algjeria Veri Perëndimore.

Këtë e ka bërë të ditur televizioni shtetëror, duke cituar drejtorinë e mbrojtjes civile të Tiaret, duke saktësuar se nga aksidenti janë lënduar edhe tetë persona. Autobusi i ekipit po udhëtonte për në provincën bregdetare të Tizi Ouzou për ndeshjen e mbrëmjes së të premtes kundër Js Kabylie, e vlefshme për javën e njëmbëdhjetë të kampionatit algjerian.

Sipas të njëjtit burim, Federata Algjeriane e Futbollit ka vendosur të shtyjë ndeshjet e kampionatit kombëtar të të gjitha divizioneve të planifikuara për në fund të kësaj jave.