18.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 1319

Totaj: Prizreni njihet për tolerancë fetare

0

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ishte sot pjesë e tryezës së rrumbullakët për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe përfaqësuesve të bashkësive fetare, të organizuar nga OSBE-ja në Kosovë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në këtë tryezë, ku, morën pjesë përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame, Kishës Ortodokse Serbe, Kishës Katolike, Kishës Protestante Ungjillore, Unionit të Tarikateve dhe komunitetit Hebre u diskutua për promovimin e dialogut dhe partneritetit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe bashkësive fetare.

“Prizreni njihet për tolerancë fetare dhe bashkëjetesë të natyrshme harmonike, gjë që është vlerë e trashëguar e shoqërisë sonë”,  theksoi Totaj.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Jasharaj: Nagavci po refuzon takimet me SBASHK-un

0

Rrahman Jasharaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë, ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci pasi sipas tij, kjo e fundit nuk po bashkëpunon mjaftueshëm me SBASHK-un.

Madje Jasharaj tha se nga 1 tetori i këtij viti pavarësisht shkresave dërguar MASHT-it, nuk kanë pasur asnjë takim me ministren Nagavci.

“Po e them publikisht që nga 1 tetori e këndej SBASHK-u edhe përkundër shkresave dërguar MASHT-it, që të ulemi të bisedojmë me zonjën Nagavci për të gjitha çështjet aktuale, nuk kemi pasë asnjë takim pune. Përveç një takimi 15 minutësh dhe ajo zonja Nagavci e ka bërë që të mos dalë keq me rastin e vizitës së zëvendës presidentit të Sindikatave të Mësuesëve të Amerikes. Pra nga ajo kohë asnjë takim nuk ka ndodhur, përveç para 3 jave me një kërkesë shtesë kur zonja Nagavci prap ka thënë se nuk ka kohë dhe ne për të treguar se jemi për dialog jemi takuar me zv. ministrin që ka ardhë së fundi me zotin Kelmendi. Kemi dikustuar për çështje por jo ashtu si duhet dhe jo në kohën sa duhet”, tha Jasharaj në emisionin “Ditari”.

Sipas të parit të SBASHK-ut, arsimi në Kosovë përveç rezultatit në PISA ka probleme shumë të mëdha, për të cilat tha se, Nagavci do të duhej të vinte në takime dhe t’i diskutonin këto çështje.

“Zëvendës ministri mund të dëgjojë palën tjetër, por ne insistojmë të bisedojmë me ministren Nagavci. pse jo të mos jetë aty edhe ministrja, sepse ajo është njeriu i parë në MASHT dhe ajo gjërat që i thotë i thotë nga dora e parë. Ne pa keqkuptime dhe pa e nënqmuar takimin me zotin Kelmendi, ne kemi pritë të takohemi me ministren dhe le të jetë aty edhe zoti Kelmeni, por takimet mos të jenë 15 minutëshe por le të zgjasin qoftë edhe 2 ore sepse ka çka të debatohet. Situate në shkollat tona nuk është vetëm PISA tani, por kemi pasë 2 muaj mungesë librash, kemi shkolla në kushte tepër të vështira të punës, e kemi një rënie të vazhdueshme të nxënësve në Kosovë dhe ne duhet bashkarisht të shohim çka me të ardhmen. Sepse po vazhdoj ky trend, janari po vjen dhe kemi frikë se do të kemi edhe shkuarje të madhe edhe të familjeve, edhe të mësuesve. Prandaj situata e janarit e andej nuk do të jetë shumë e lehtë”, shtoi Jasharaj në Tëvë1

Politikani italian kundër Juventus-it: Kanë vjedhur për 50 vjet

0

Shpesh është e vështirë të dallosh gjuhën e politikës nga ajo e futbollit. Dhe ditët e fundit mesazhet duket se i drejtohen veçanërisht Juventus-it, viktimë e sulmit nga një eksponent politik. Këtë herë akuzën ndaj klubit e ka Enrico Borghi, senator i Italia Viva dhe tifoz i rivalëve të Torino-s.

Politika italiane ka shumë për t’u marrë, por kur bëhet fjalë për futbollin duket se ka gjithmonë kohë dhe jo për të zgjidhur problemin e stadiumeve në funksion të Kampionatit Evropian. Sulmi ndaj Juventus-it duket se është bërë modë dhe tashmë e nis atë edhe senatori Enrico Borghi i Italia Viva.

“Juve ka vjedhur për 50 vjet, mendoj se mund të ngremë një komision hetimor. A jeni dakord me La Russa? Për besimin në futboll, jam dakord me të gjithë ata që janë kundër Juventus-it”, tha Borghi.

Pak ditë më parë ishte radha e presidentit të Senatit, Ignazio La Russa, që të niste një sulm të ashpër ndaj klubit të Juventus-it duke thënë: “Doja të bëhesha ministër i Sportit për të shtypur Juventus-in”. Vetëm për të korrigjuar situatën pas disa kohësh duke pretenduar se ishte thjesht një shaka.

Presidenti i Senatit (një tifoz i madh i Inter-it), u rikthye në aksion pas fitores së Juventus-it ndaj Monza-s duke thënë: “Juve fitoi me një gol disi të vjedhur”.

Edhe ish-kryeministri Mario Draghi, duke pohuar besimin e tij te Roma, nisi sulmin ndaj Juventus-it: “Imja me skuadrën e Roma-s është marrëdhënia e një tifozi që nuk ka shkuar në stadium për 30-40 vjet. Kur isha i ri shkova, një ekip i caktuar nga Torino fitonte gjithmonë dhe as nuk e dua…”.

Në rrjetet sociale, tifozët e Juventus-it kanë paralajmëruar për rrezikun e “ndjenjës kundër Juventus-it” prej disa kohësh.

Afera e fitimeve kapitale sezonin e kaluar, e cila çoi në 10 pikë penalitet dhe përjashtim de facto nga kupat e Evropës, u pa nga tifozët e “Zonjës së Vjetër” si një manifestim i një ndjenje ndaj Juventus-it, i cili përfundon duke u bërë viktimë e paragjykimeve dhe e komploteve.

Deklaratat nga politikanët tani përfundojnë duke e përkeqësuar këtë ndjenjë.

https://albanianpost.com/politikani-italian-kunder-juventus-it-kane-vjedhur-per-50-vjet/

Julia Roberts thyen heshtjen për ndarjen nga jeta të Matthew Perry

0

Gati një muaj pasi Matthew Perry u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta, e fundit që ka thyer heshtjen në lidhje me aktorin është ish-partnerja e tij, Julia Roberts.

Në një intervistë për “Entertaiment Tonight”, aktorja tha: “Vdekja e papritur e kujtdo kaq të ri është zemërthyese. Unë mendoj se kjo na ndihmon të gjithëve të vlerësojmë atë që kemi dhe të vazhdojmë në një mënyrë pozitive sa më mirë që mundemi.”

Rahovec, përurohet shkolla e re “Tre dëshmorët”

0

Në luginën e Arashit, ndërmjet dy fshatrave Vrajakë dhe Bratotin, u përurua finalizimi i ndërtimit të objektit të ri të Shfmu “Tre dëshmorët”.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i arsimit dhe bashkëpunëtorët, në praninë e nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve të shumtë nga të dy fshatrat, përuruan këtë projekt, i cili kishte nisur tre vite më parë, kur ministër i Arsimit ishte, Ramë Likaj.

E pranishme në këtë ceremoni festive ishte edhe ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, e shoqëruar me zyrtarë të tjerë nga MASHTI.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Vlera monetare e ndërtimit të kësaj shkolle është 365.899,75 euro, projekt ky që u financua nga MASHTI dhe ekzekutimin e punimeve e ka bërë operatori ekonomik “Euroing”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Objekti i ri i shkollës ka 9 dhoma mësimi, kabinetin e informatikës, hapësirën për klasë parashkollore, sallën e arsimtarëve, nyjet sanitare dhe në oborrin e shkollës është ndërtuar edhe fusha sportive.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Specialja nuk zbaton vendimin për telefonata, mbrojtja ankohet se Thaçi, Veseli e Selimi s’folën me familje që nga e diela

0

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, nuk kanë komunikuar fare me familjarët e tyre, që nga e diela, pavarësisht vendimit të ri të Speciales ku përsëri u lejohen atyre bisedat telefonike.

Lidhur me këtë fakt, njëzëri është ankuar mbrojtja e tyre, për të cilën pikë shfaqën pakënaqësi gjatë seancës së sotme, transmeton klankosova.tv.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ky shqetësim fillimisht u ngrit nga avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, duke iu referuar vendimit për kushtet e paraburgimit.

Por, ndonëse ka një të tillë, ku lejohet të paktën përmes telefonit, komunikimi me familjarët e tyre, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit, u ankuan tek trupi gjykues, se kërkesat e tyre janë duke u refuzuar.

”Janë bërë disa kërkesa për telefonata me anëtarët e familjes dhe janë refuzuar momentalisht. Pra, deri tani nuk janë lejuar telefonatat me familjen qofshin edhe të monitoruara”, u shpreh haptazi Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit.

Teksa qe po mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe, ai që pohoi para të pranishmëve se as klientit të tij nuk po i lejohen telefonatat.

”Kam dhe unë nevojë të mbështesë atë që tha z.Emmerson. Sa i takon klientit tim, nuk janë lejuar telefonatat”.

Ankesa e mbrojtjes pati edhe një përgjigjie nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, duke lënë hapësirë që në këtë pikë refuzimi, mund të kishte keqkuptime.

”Në rregull e kuptoj, mbase ka pasur ndonjë keqkuptim dhe unë i kërkoj ndjesë për këtë dhe unë do ta trajtoj këtë aspekt gjatë ditës së sotme”, u shpreh ai.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Situata u ngrit në diskutim nga mbrojtja e Selimit, me kërkesën që të jepen informacione se kur pritet të zbatohet vendimi.

”E vërejmë që kolegu ynë Keohe ka ngritur një çështje sa i përket kushteve të paraburgimit i cili ende nuk është zbatuar. A mund të na thotë diçka Zyra Administrative kur do të zbatohet ky vendim dhe çfarë problematikash ka pasur për ta zbatuar këtë vendim?”, pyeste, Geoffrey Roberts.

Megjithatë vet, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, tha se janë takuar me Zyrën Administrative dhe po bëjnë të pamundurën që të zbatohet vendimi.

”Takuam dje Zyrën Administrative, po bëjnë të pamundurën për ta zbatuar këtë urdhër. Sa i takon telefonatave në familje ato do të monitorohen deri sa të dal një urdhër i ri”.

Por avokati i Rexhep Selimit, tha klienti i tij dhe ish-krerët tjerë që po gjykohen, telefonatën e fundit e realizuan tek të dielën.

”E kuptoj, por ama nuk kanë folur që të dielën. Të dielën ka qenë telefonata e fundit”, tha Roberts, shqetësim të cilit iu bashkuan edhe mbrojtja e Thaçit dhe e Veselit po ashtu.

Por, Specialja duket qartë të mos e ketë marrë seriozisht vendimin e ri, e as kërkesat e tyre për komunikim me telefonë.

Kjo meqë para se të reagonin avokatët Keohe dhe Emmerson, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se ata duhet të bëjnë sërish një kërkesë në mënyrë që t’ju lejohen telefonatat.

”Pyeta dje, dhe administratorja me tha thjeshtë duhet të bëjnë një kërkesë dhe do ta leojojnë”.

Ndërsa, për pjesën tjetër të vendimit, pritet që të nis zbatimi i realizimit të tij para pushimit të Krishtlindjeve. Përgjigjie kjo që pasoi po ashtu pas kërkesës së mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

226-vjetori i lindjes së Naum Veqilharxhit, ideologu që krijoi alfabetin dhe botoi abetaren e parë të shqipes

0

Ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtar i shquar, iluminist e veprimtar i shkollës shqipe. Lindi në Vithkuq të Korçës, ku kaloi fëmijërinë.

Para vitit 1806 mërgoi me familjen në Moldavi (Kishinjev). Më 1821 mori pjesë në kryengritjen e eteristëve në Rumani kundër robërisë osmane si një nga udhëheqësit e saj, bashkë me Shqiptarë të kolonisë së atjeshme. Iu kushtua çështjes së Çlirimit të Shqipërisë, duke u udhëhequr nga ideja themelore iluministe se një popull mund të dalë nga prapambetja vetëm po të shkruajë gjuhën amtare dhe po të përhapen arsimi dhe kultura kombëtare.

Më 1824 nisi punën për përpilimin e një alfabeti të veçantë të shqipes me 33 shkronja, të pranueshëm nga të gjithë, për të kapërcyer dasitë që lidheshin me alfabetet e tjera. Synoi që sistemi shkrimor t’u përshtatej veçorive të fonetikës së shqipes. Me këtë alfabet botoi më 1844 të parën abetare të shqipes, “Evëtarin”. Abetarja u prit me entuziazëm dhe u përhap në krahinat Jugore të Shqipërisë. Për të plotësuar kërkesat e shumta që pati, e ribotoi më 1845 me titullin “Fare i ri Evëtar shqip”, të shoqëruar me një “E parathënme për djemtë e rinj shqiptarë”.

Përgatiti gjithashtu një gramatikë dhe libra e dorëshkrime të tjera që nuk janë ruajtur. Më 1846 hartoi një “Letër qarkore” (enciklikë) greqisht, drejtuar bashkatdhetarëve ortodoksë në Shqipëri. Largpamësia e Naum Veqilharxhit qëndron, jo vetëm në shtytjen që i dha lëvizjes së popullit shqiptar kundër robërisë shekullore osmane, por edhe në faktin se është i pari që dalloi e paralajmëroi rrezikun që do t’i vinte kombit nga qarqet shoviniste greke e nga politika e Patrikanës.

Shqiptarët i shihte si komb me karakter të veçantë, me gjuhën e zakonet e veta, me një thesar kulturor të trashëguar. Kishte besim tek aftësitë dhe virtytet e popullit të vet dhe fshikulloi ata që ishin vënë në shërbim të të huajve. Naum Veqilharxhi e kuptoi rrezikun e madh të shkombëtarizimit që vinte nga shkollat e huaja dhe punoi për një shkollë shqipe me përmbajtje laike dhe për të gjithë fëmijët e popullit. E pasuroi shqipen me një varg termash të kulturës e të dijes. Naum Veqilharxhi u përpoq gjithashtu të krijonte një shoqëri kulturore që të bashkonte atdhetarët e tjerë. Vdiq në Stamboll, i helmuar nga Patrikana. Me veprën e tij u bë shprehës i një kthese me rëndësi në historinë e kombit shqiptar. / KultPlus.com

Konfiskohen para të falsifikuara në Suharekë

0

Një grua në Suharekë ka raportuar se ka pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

“FALSIFIKIM I PARASË- Suharekë  05.12.2023-09:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga persona të panjohur janë pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar si prova materiale për hetime të mëtutjeshme.”

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Qeveria ndan 5 milionë euro për lëndë djegëse për familjet me asistencë

0

Qeveria e Kosovës ka ndarë 5 milionë euro, si masë shtesë për blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje për familjet me asistencë sociale.

 

“Në mbledhjen e 174-të të Qeverisë ndamë 5 milionë euro, e me këtë shumë do të mundësohet subvencionimi i blerjes së lëndës djegëse për familjet me asistencë sociale, me qëllim kalimin sa më të lehtë të dimrit për këto familje”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, përgjatë prezantimit të kësaj mase.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se forma e deponimit të kësaj mase do të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, nga listat e asistencës sociale nga Qendrat për Punë Sociale.

“Nuk ka nevojë për aplikim, qendrat për punë sociale kanë familje të cilat pranojnë mbështetjen sociale. Përllogaritja bëhet në formën që për secilën familje përfitimi është 120 euro që është ekuivalent me 2 metër kub dru me çmimin e tregut. Ndërkaq për çdo anëtar të familjes, duke përfshirë edhe kryefamiljen, është edhe 30 euro shtesë”, ka deklaruar Murati.

Shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen Stenbaek, nëpërmjet subvencionimit të të cilëve po mundësohet edhe kjo përkrahje, ka thënë se Kosova do të jetë përfituese edhe për projekte të radhës.

“Ne presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm në sektorin e energjisë dhe në reformat e zbatimit të investimeve, për të siguruar një të ardhme të mirë për të gjithë qytetarët dhe për ta afruar Kosovën drejt BE-së”, ka deklaruar ai.RTKlive

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Arrestohet për sulm seksual një burrë në Rahovec

0

Një burrë në Rahovec është arrestuar si i dyshuar për sulm seksual.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur më 221 nëntor të këtij viti. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

“Rahovec 21.11.2023-15:00. Lidhur me rastin me datën 05.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren