8.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 1323

Qeveria shtynë për vitin 2024 miratimin e Kodit Civil

0

Në mbledhjen e saj të 172-të, Qeveria e Kosovës ka ndryshuar programin legjislativ për vitin 2023. Ajo ka bartur për vitin tjetër 21 projektligje të planifikuara për këtë vit, ka tërhequr një projektligj për këtë vit si dhe u ka ndryshuar afatin e miratimit 20 projektligjeve, përderisa ka shtuar edhe dy projektligje për miratim.

Në mesin e projektligjeve të bartura është edhe ai i Kodit Civil të Kosovës. Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk përmendi ndonjë arsyetim të qartë se cilat janë shkaqet e shtyrjes së miratimit të Kodit Civil. Ai tha se për shkak të planifikimit më të mirë duhet shqyrtuar dhe miratuar vitin e ardhshëm 21 projektligjet e shtyra, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ky vit ashtu si edhe ai paraprak ka shënuar miratimin e një numri rekord projektligjesh pasi që pothuajse çdo fushë e menagjuar nga autoriteti qendror ishte në nevojë të inicimit të reformës që do të siguronte zhvillim dhe mbarësi si për qytetarin e republikës ashtu edhe për institucionet shtetërore”, tha Kurti.

Për herë të parë, Kodi Civil ishte proceduar për miratim në vitin 2022 por që ai nuk ishte miratuar nga ana e Kuvendit të Kosovës me 16 mars 2022. Përkundër sigurimit të kuorumit për këtë projektligj, ai kishte marrë vetëm 28 vota për, ndërsa 29 kundër dhe 4 abstenime. Në seancë ishin të pranishëm edhe 16 deputetë të pranishëm por ata nuk morën pjesë fare në votim. Në procesin e votimit nuk kishte marrë pjesë deputetët e opozitës.

Projektligji ishte kundërshtuar kryesisht nga disa deputetë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Disa prej tyre kishin përmendur edhe gjuhë jo të përshtatshme, gjuhë të cilën e kishte kritikuar në po të njëjtën seancë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Pasi që nuk kishte kaluar projektligji, shtatë muaj më pas, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte thënë se shumë shpejt do të ri-procedohet për votim në Kuvendin, Projekt Kodi Civil. Sipas saj, kësaj radhe ky kod do të kalojë.

“Projektkodin Civil shumë shpejt do ta procedojmë në Kuvend, dhe kësaj radhe do të kalojë në Kuvend sepse është një dokument i rëndësishëm”, kishte thënë Haxhiu.

Edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke folur për sesionin pranveror të Kuvendit për vitin 2022 kishte thënë se Kodi Civil do të trajtohen në sesionin vjeshtor (2022) të Kuvendit të Kosovës.

Përkundër shpejtësisë së premtuar, Projektkodi Civil ishte planifikuar të miratohej në Qeveri me 30 qershor 2023, por i njëjti nuk ishte miratuar sipas planifikimeve.

Në mbledhjen e mbajtur me 8 nëntor 2023, Qeveria ndryshoi programin legjislativ për këtë vit me ç’rast hoqi nga planifikimi i miratimit këtë projektkod.

Projekt Kodin Civil e kishte përkrahur Ambasadori Amerikan Jeffrey Hovenier, sipas të cilit ky kod është i nevojshëm sepse Kosova ka nevojë për kod të shekullit XXI.

Në lidhje me hezitimin e deputetëve për ta miratuar këtë kod, në një intervistë për emisionin “Tempus”, Lisa A. Johnson, Zëvendës Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit kishte thënë se Kushtetuta e Kosovës anon për çështjen e martesave të të njëjtës gjini.

Mbrojtësi tregon sekretin nga stërvitjet e Barcelonës: Nuk na lejohej ta preknim Messin

0

Jean Clear Todibo është aktualisht pjesë e Nice në Ligue 1 dhe po shkëlqen me këtë skuadër që aktualisht ka një nga mbrojtjet më të mira jo vetëm në Francë, por në të gjithë Europën.

23-vjeçari që është një nga liderët e Nice, në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Barcelonës në vitet 2019/2021.

Megjithatë, blaugranat nuk i besuan shumë dhe një pjesë të kohës Todibo e kaloi si i huazuar në klube të ndryshme. Me fanellën e spanjollëve mbrojtësi regjistroi vetëm pesë paraqitje.

Së fundmi, Todibo tregon një prapaskenë nga koha e tij me Barcelonën teksa thekson se në stërvitjen e katalanasve ishte e ndaluar të bëjë një ndërhyrje kundër Messit.

(Kosova Sot Online)

Zbulohen datat dhe oraret e ndeshjeve të Shqipërisë në Euro 2024

0

UEFA ka zbardhur edhe oraret e sfidave të finaleve të Europianit “Gjermani 2024”.

Kjo, pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të datave të ndeshjeve.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Europian kundër kampionëve në fuqi të Europës më 15 qershor 2024 ndaj Italisë.

Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion

Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”:

15.06.2024 Itali vs Shqipëri, “ BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00

19.06.2024 – Kroaci vs Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00

24.06.2024- Shqipëri vs Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00

42-vjeçari shqiptar humb jetën në burgun grek

0

 

Një shqiptar i burgosur në Greqi, ka vdekur në qeli.

Fillimisht po dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe patologjike, por mjekët ligjorë ende nuk e kanë dhënë fjalën e fundit lidhur me ngjarjen, raporton Euronews.al.

42-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, po vuante dënimin në burgun “Balkoura”, ndërsa është transportuar pa shenja jete drejt spitalit të Trikallas, bëjnë të ditur mediat greke.

Rexhepi përcjellë mesazhet nga Bosnja: Kujdes me Asociacionin !

0

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, ka përcjellë një porosi nga Organizata “Nënat e Srebrenicës”, që Kosova të ketë kujdes me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjithashtu ajo tha se Bosnja i ka thënë se ata nuk ka qenë e involvuar në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Rexhepi ka folur edhe për mundësinë që të finalizohet marrëveshja e lëvizjes së lirë dhe njohja e dokumenteve të identifikimit.

Duke folur për kërkesën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, zëvendëskryeministrja ka përcjellë mesazhet se Kosova duhet t’i ikë krijimit të një “Republike serbe”.

“Kam vizituar edhe Këshillin Nacional Boshnjak, pastaj Organizatën ‘Nënat e Srebrenicës’ ku më duhet të shprehi një keqardhje për nënat e kësaj shoqate dhe më duhet të përcjellë një paralajmërim nga ato rreth asociacionit me Komunat me shumicë serbe që të kemi kujdes për këtë temë duke më paralajmëruar se çfarë bëjnë autoritetet serbe atje nga Republika serbe duke sjellë vetëm stagnim rreth rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Rexhepi.

Ajo tutje tha se shumë biznesmenë të këtij shtetit, kanë shprehur interesim për të investuar në Kosovës.

Ndërsa për këtë çështje, do të ketë një takim vitin e ardhshëm.

“Kam pasur edhe shumë paraqitje televizive rreth temave për paqe stabilizim dhe ratifikimin e marrëveshjes në mënyrë që qytetarët tanë do të mund të lëvizin lirshëm në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe anasjelltas. Vizitova edhe zonën ekonomike ne qytetin e Teshanjit (Teshanj) ku shumë biznesmenë kanë shprehur interesimin që të investojnë në Kosovë. Së shpejti me Kryeministrin tonë do t’iu sigurojmë një takim me këtë grup investitorësh ata do të vijnë në Kosovë dhe do të shohim aspektet e bashkëpunimit me biznesmenët dhe prodhuesit tanë”, deklaroi Rexhepi.

Temë diskutimi në shtetin fqinj ka ishte edhe sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës tha se nga ministri i Punëve të Brendshme ka marrë garanci se ky shtet nuk ka qenë i involvuar në trazirat në veri dhe se armët nuk janë siguruar nga Bosnja.

“Në Bosnjë kam shkuar për vizitë për të shikuar aspektet e marrëveshjes së lëvizjes së lirë dhe njohjen e dokumenteve të identifikimit, propozimi ka kaluar në Kryesinë e Bosnjës dhe Hercegovinës tash pritet të kaloj edhe në Këshillin e Ministrave shpresoj që deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm do të miratohet. Pastaj jam takuar zyrtarisht me ministrin Federal të Policisë gjegjësisht të Punëve të Brendshme, me Ramo Isakun, i cili ka dhënë një kontribut kur ne ishim në probleme në veri të vendit kur autoritet serbe tentuan që të spekulojnë lidhur me armët që janë kontrabanduar nga Bosnja saktësisht nga Tuzlla. Ministri shumë shpejt ka reaguar duke njoftuar opinionin se ai armatim nuk ka ardhur nga Bosnja dhe se këto janë spekulime të autoriteteve serbe”, u shpreh Rexhepi./EkonomiaOnline/

Dua Lipa ndahet nga i dashuri Romain Gavras

0

Mediat e huaja raportojnë se Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj regjisori Romain Gavras pas një romance tetë mujore.

Dyshja tani thuhet se tani kanë ndarë rrugët, sipas The Sun.

Këngëtarja ka vendosur që dëshiron të përqendrohet vetëm në muzikën e saj në momentin përpara publikimit të albumit të saj të tretë.

“Dua dhe Romain kanë ndarë rrugët pas një vere dashurie. Ajo ka dobësi kur bëhet fjalë për karrierën e saj dhe dyshja i dhanë fund lidhjes përpara se gjërat të përkeqësoheshin”, tha një burim.

“Romain e konsideronte Duan si punëtore, por ajo nuk planifikon të ngadalësojë për asgjë apo askënd”, shtoi burimi.

Dyshja u panë për herë të fundit duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar, teksa iu bashkua edhe vëllain e yllit, Gjin, 17 vjeç.

“Kanë më shumë ndjenjat dhe emocionet e ndryshme që keni gjatë gjithë periudhës së të qenit beqar” , tha Dua.

“Është gjithashtu mirëkuptim. Ju e kuptoni se çfarë doni. çfarë keni nevojë dhe çfarë meritoni. Kjo kalon nga faza e zbulimit të beqarisë në një marrëdhënie potencialisht të re”, u shpreh ajo.

“Atëherë janë ditët e para dhe të shohësh të vërtetën pas dikujt – nëse janë të vërtetë apo jo. Ose kush janë ata”, ka deklaruar Dua.

Veseli u tha vizitorëve të mos iu afrohen dëshmitarëve, mbrojtja thotë se prokuroria e fshehu këtë deklaratë

0

Mbrojtja e Kadri Veselit ka kundërshtuar fort pretendimet e prokurorisë rreth bisedave të përgjuara në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke thënë se bisedat e Veselit janë paraqitur në mënyrë të shtrembëruar nga ana e prokurorisë, bazohen në supozime, thashetheme dhe deklarata mashtruese.

Avokati i Veselit, Ben Emmerson në shkresën që kundërshton fort përgjimet e prokurorisë, ka theksuar se shumë nga bisedat nuk janë paraqitur para trupit gjykues dhe janë interpretuar krejtësisht gabimisht në dëm të Kadri Veselit.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“ZPS-ja pretendon se [REDAKTUAR] ishte i përfshirë në përpjekjet për të ndërhyrë në dëshminë e [REDAKTUAR]. Për ta lidhur këtë me z. Veseli, ZPS-ja thekson se [REDAKTUAR] e vizitoi z. Veseli në [REDAKTUAR] 2022 dhe [REDAKTUAR] 2023. Nuk përmendet se kur z. Veseli u takua me më [REDAKTUAR] 2023, në mënyrë eksplicite i tha [REDAKTUAR] të mos bisedojë me asnjë person të lidhur me këto procedura ose të përpiqet të ndikojë në dëshminë e ndonjë dëshmitari në këtë rast”

“Ky është një shembull tjetër dhe flagrant i përpjekjes së pakujdesshme të ZPS-së për të paraqitur një pamje mashtruese para Trupit Gjykues. Ky pasazh duhej të ishte përfshirë në kërkesën e ZPS-së për të paraqitur provat para Trupit Gjykues” Mbrojtja thekson se nëse nuk ata do t’i kishin kushtuar shumë orë dëgjimit të këtij grumbulli të madh të audio regjistrimesh, nuk do të dilnin në dritë prova bindëse që kundërshtojnë parashtresa parësore të ZPS-së. “Fakti që SPO-ja e ka varrosur këtë provë mes orëve të pa transkriptuar duhet të jetë shumë shqetësuese për Trupin Gjykues”, thotë mbrojtja, dhe citon bisedën e Veselit kur kërkon që të mos bisedohet me asnjë që pretendon se është dëshmitarë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“ [RIDAKTUAR]: U takuam [RIDAKTUAR]; piu një kafe me të, [e pakuptueshme] K.V: Ja, mirë që kemi [REDAKTUAR] edhe këtu. Ju jeni një person i jashtëzakonshëm dhe ju nuk keni frikë, por vetëm më dëgjoni, mbani sa më shumë distancë. (Duke folur mbi njëri-tjetrin) KV: Mos u shqetëso fare. […] Qëndroni larg kësaj sepse mund të na lëndoni; ju mund të na bëni më shumë dëm sesa mirë. [REDAKTUAR], nuk mund të na lëndojnë, nuk kemi probleme. Në 300 persona që kanë mbetur, asnjëri prej tyre nuk mund të shkaktojë dëm. Ata mund të gënjejnë, Zoti do të merret me ta, ata mund të gënjejnë çfarë të duan, por mos u shqetësoni fare, sepse ata pastaj mund ta përdorin këtë, për të na bërë të dukemi keq. Ndërsa ata njerëz janë dinak, ata mund ta bëjnë këtë, vetëm për të fituar një lloj statusi atje, për të bërë diçka, ata e bëjnë të duket sikur ishte tmerr. Le të jetë ashtu siç është! Nuk është një gjë e mirë për të bërë. Mbani distancë! Edhe nëse keni dëgjuar ndonjëherë për dikë që do të vijë të dëshmojë këtu; edhe nëse dikush vjen dhe ju thotë “Unë jam [dëshmitar]”, ju thjesht mund t’i thoni “thuaj të vërtetën”, “vetëm mos gënje”, thjesht mos gënje. Nuk ka nevojë të flasësh; ne nuk kemi nevojë për asgjë, vetëm të mos gënjejnë. Nëse nuk gënjejnë, do të jemi mirë, sepse realiteti i UÇK-së është i tillë. Kjo është. Nuk ka nevojë të bëhet asgjë”.

Sipas mbrojtjes, mesazhi i qartë i Veselit është se dëshmitarët nuk duhet të kontaktohen dhe nëse ndodh kontakt i paqëllimtë, mund t’u thuhet ta thonë të vërtetën dhe asgjë më shumë.

“Ky mesazh është shembullor. Është jashtëzakonisht domethënëse që kjo ishte një bisedë private për të cilën z. Veseli nuk e dinte se ishte duke u përgjuar. Është shumë shqetësuese që ZPS-ja mund ta kishte dëgjuar këtë pasazh, dështoi ta paraqiste atë para Trupit Gjykues, dhe prapëseprapë pretendoi se z. Veseli në njëfarë mënyre komplotoi me [REDAKTUAR] për të frikësuar dëshmitarët mbi prova dhe nënkuptime thjesht rrethanore. Bisedat e z. Veseli me [REDAKTUAR] përbëjnë një urdhër të shprehur qartë kundër çdo përpjekjeje nga dikush jashtë procesit ligjor për t’iu afruar një dëshmitari në çfarëdo rrethane”, shkruan mbrojtja.

Emmerson thekson se faktet janë të qarta. Sipas tij, nuk ka asnjë provë mbi të cilën Trupi Gjykues mund të konkludojë se Veseli ka tentuar të pengojë apo ndërhyjë në këtë procedurë.

Përkundrazi, sipas tyre, bisedat private të Veselit zbulojnë përpjekjet e tij të vazhdueshme për të parandaluar kontaktin e dëshmitarëve dhe për të inkurajuar dëshmitarët që të dalin përpara dhe të thonë të vërtetën.

“Shumë nga deklaratat e bëra në kërkesë (te prokurorise) janë mashtruese, tendencioze dhe përfshijnë spekulime të palejueshme. Ato nuk janë as të specifikuara në mënyrë adekuate dhe as të vërtetuara në asnjë mënyrë nga provat e ofruara dhe të zbuluara nga ZPS”.

“Pranimi i kërkesës së SPO-së – në veçanti, ndalimi i tij nga çdo vizitë personale me familjen e tij të ngushtë deri në fund të këtyre procedurave do të shkaktonte dëme të panevojshme psikologjike dhe do të dëmtonte kapacitetet e tij për të përgatitur mbrojtjen për të mirën e tij. Vendosja e një regjimi tepër të kufizuar, në izolim virtual në bazë të materialit të ofruar nga Prokuroria do të ishte irracionale, e padrejtë dhe arbitrare”, shkruan mbrojtja.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Osmani takon presidentin e Emirateve, flasin për thellimin e bashkëpunimit

0

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka diskutuar për një epokë të re në partneritetit.

 

Presindetja Osmani ka thënë se mbështetja e Emirateve të Bashkuara Arabe në kohën më të vështirë për popullin tonë është dëshmi e lidhjes së fortë në mes të dy shteteve tona.

“Kjo mbështetje u rikonfirmua sot në takimin me Lartmadhërinë e tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin diskutuam për një epokë të re në partneritetin tonë”, ka thënë ajo.

Osmani ka theksuar se në takim është diskutuar hollësisht potenciali i zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, rritjes së investimeve në sektorë strategjik dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“E përgëzova për organizimin e suksesshme të COP28 – konferencës kryesore globale për ndryshimet klimatike, në të cilën konferencë Kosova po mer pjesë për herë të parë në nivelin më të lartë shtetëror, me ftesë të Lartmadhërisë së Tij.  Mirënjohës pafundësisht për mikpritjen e jashtëzakonshme” ka shkruar Presidentja Osmani.

Në Kosovë priten reshje bore, temperaturat zbresin nën 0 gradë Celsius

0

Me depërtimi i masave arktike mbi rajon, sot sipas Prishtina Weather, pritet të zbresin temperaturat edhe nën 0 gradë Celsius deri në mbrëmje.

“Pasdite me rënie të temperaturave pranë 0 gradë Celsius, priten edhe të reshura dëbore, megjithëse jo të shumta” shkruan Prishtina Weather.

Doli nga shtypi libri “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën”

0

Në mënyrë analitike, hulumtuese e shkencore është përfshirë e tërë veprimtaria dhe kontributi i intelektualit të përmasave botërore akademik Prof. Dr. Gazmend Zajmit”, shkruhen në përshkrimin e monografisë, “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” të Nuhi Bytyçit.

 

Veprimtaria e kontributi i akademikut Gazmend Zajmi është përmbledhur nëmonografinë “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” me autor gazetarin veteran e dokumentaristin, NuhiBytyçi. Aty përfshihet jeta e kontributi arsimor, politik, shkencor, kulturor dhe jo vetëm.

Sipas njoftimit për këtë botim, monografia është realizuar pas punës më shumë se trevjeçare që përfshin 504 faqe të ndara në 23 kapituj sipas tematikave dhe ngjarjeve historike. Botimi përfshin analizë, hulumtim e punë shkencore. Aty përfshihet e argumentohet angazhimi i akademik Zajmit si ligjërues në Fakultetin Juridik në Universitetin të Prishtinës e kontributi nëthemelimin e UP-së, sikurse edhe angazhimi si prorektor e rektor i institucionit bashkë me krijimin e mundësive të bashkëpunimit me universitetet e huaja.

“Një hapësirë të veçantë në këtë monografi zë edhe qëndrimi i Gazmend Zajmit si rektor i Universitetit të Prishtinës rreth kërkesave të studentëve dhe të popullit shqiptar të Kosovës në demonstratat e njohura të pranverës së vitit 1981 në Prishtinë. Si reagoi rektori Zajmi ndaj dhunës policore mbi studentët shqiptarë, pse nuk pranoi që të paraqitej në televizion për t’i dënuar demonstratat studentore, pse dha dorëheqje nga pozita e Rektorit dhe si u përjashtua nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dhe nga procesi edukativo-arsimor në Universitetin e Prishtinës”, janë pyetjet që marrin përgjigje në monografi.

Aty shkruhet se një pjesë e mirë e monografisë i kushtohet edhe angazhimit të profesor Zajmit “si ekspert i sistemit politik dhe kushtetues në hartimin e tekstit të Apelit të 115 intelektualëve shqiptarë kundër masave represive dhe terrorit shtetëror serb mbi shqiptarët në Kosovë”.

“Në veçanti në monografi paraqitet roli i Gazmend Zajmit si autor i Deklaratës kushtetuese të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për mëvetësinë e Kosovës, hartuar më 14 qershor 1990, dhe të miratuar nga delegatët e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, pastaj përkushtimi i jashtëzakonshëm i Gazmend Zajmit si anëtar i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës me seli në Salzburg të Austrisë dhe pjesëmarrja e tij e vazhdueshme në konferencat dhe simpoziumet shkencore ndërkombëtare me qëllim të argumentimit shkencor të së drejtës së patjetërsueshme të popullit shqiptar të Kosovës për të vendosur vetë për të ardhmen e tij në kuadër të shtetit të pavarur e sovran – Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftimin për monografinë, e cila sapo ka ndalur nga shtypi.

Mendimi politik i akademik Zajmit për të drejtën e vetëvendosjes së popullit shqiptar të Kosovës bëhet e ditur se zë vend në këtë botim. Shkruhet se këtë tëdrejtë e kishte argumentuar guximshëm në publik edhe sa vendi ishte nën regjim.

“Ai kishte dalë në mbrojtje të përcaktimit të Konferencës së Bujanit se Kosova pas luftës do të vendosë për fatin e vet politik, duke përfshirë edhe të drejtën e bashkimit me shtetin amë – Shqipërinë. Në këtë monografi prezantohet edhe qëndrimi i Zajmit se vendimi i Kuvendit në Prizren në vitin 1945, ishte vendim i dhunshëm dhe jolegjitim, që Serbia e ka marrë me ndihmën e ushtrisë”, shkruhet në shpjegimin për monografinë “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” të Nuhi Bytyçit derisa bëhet e ditur se në të flitet edhe për konstatimin e akademik Zajmit se me shkatërrimin e Jugosllavisë “anulohet çfarëdo pëlqimi formal dhe i dhunshëm për të hyrë Kosova brenda Serbisë dhe Jugosllavisë. Kjo dokumentohet me argumente juridike-shkencore”.

Monografia sjell edhe kritikën e veprës së Zajmit nga figura të shquara intelektuale të vendit e më gjerë.

“Monografia ‘Gazmend Zajmi – një për Kosovën’ u ofron lexuesve edhe fjalën ekskluzive të ish-kryetarit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve FelixUnger për Gazmend Zajmin, por edhe se si e kanë vlerësuar veprën e Gazmend Zajmit intektualët FehmiAgani, Esat Stavileci, Arsim Bajrami, GjyljetaMushkolaj, Kadri Kryeziu, Ali Aliu, Feriz Krasniqi, Rexhep Ismajli, Ilaz Ramajli, Abdullah Karjagdiu, Yll Zajmi, Ekrem Murtezai, Ismet Salihu, Halil Turku, Osman Kraja, Rexhep Osmani, Riza Demaj, ZenunÇelaj, Salih Maqedonci, Qerim Gashi, IsmetBogujevci, Nezanin Kuçani – Çeku, Semahate Kuçani-Mashkulli, Ismail Syla, Zeqirja Ballata, Engjëll Berisha dhe intelektualë të tjerë”, shkruhet në njoftim.

Në monografinë kushtuar akademik Zajmit përfshihet edhe veprimtaria e tij kulturore si udhëheqës i shoqërisë së parë kulturo-artistike shqiptare “Agimi” të Prizrenit. Gjithashtu edhe krijimtaria si autor i teksteve dhe kompozitor i shumë këngëve, për çka u vlerësua edhe me çmime.

Bëhet e ditur se monografia është ilustruar me fotografi e dokumente me vlerë historike e shkencore.

Redaktor i monografisë është akademik Arsim Bajrami, ndërsa recensentë janë akademikët Gjyljeta Mushkolaj dhe Agim Zogaj. Autori Bytyçi ka njoftuar se bashkë me librin dhurohet edhe disku i filmit dokumentar për akademik Zajmin – “Gazmend Zajmi – projektues i subjektivitetit shtetëror të Kosovës”.