8.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 1324

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

0

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune:

Një mësimdhënës ose mësimdhënëse për lëndën e matematikës.

Kandidati duhet të fillojë punën më 09.01.2024 deri më 30.06.2024, me mundësi vazhdimi.

Kushtet që duhet të plotësohen:
-Diploma e fakultetit përkatës (është e preferueshme grada master);
-Letër motivuese;
-CV;
-Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);
-Vërtetimin se nuk është nën hetime.

Kandidatët që kanë diplomuar në universitetet jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHTI.

Dokumentet shtesë:
Certifikata të trajnimeve;
Referenca etj.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës, prej sot, datë 29.11.2023 deri më 07.12.2023, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike, në: [email protected].

Për çdo informacion, ju lutemi shkruani në [email protected] ose
telefononi në nr. +383-44-434-087.

Këtu mund ta gjeni formularin e aplikimit për punësim: https://bit.ly/3OYQsla

 

Të gjitha grupet e finaleve të Euro 2024

0

Franca do të ndeshet sërish me Holandën në fazën e grupeve në Euro 2024. Të dy skuadrat ishin pjesë e të njëjtit grup në fushatën kualifikuese.

Pos këtyre dy skuadrave në Grupin D bën pjesë edhe Austria si dhe fituesi i “play off” ku janë Polonia, Uellsi, Finlanda dhe Estonia.

Të shtunën në Hamburg të Gjermanisë është zhvilluar ceremonia e tërheqjes së shortit për Euro 2024, ku në gjashtë grupe janë ndarë njëzet e katër skuadra.

Në Grupin A, Gjermania do të jetë me Hungarinë, Skocinë dhe Zvicrën.

Ndeshja hapëse e Euro 2024 do të jetë ajo mes Gjermanisë  dhe Skocisë më 14 qershor në Munich.

No description available.

Trupi gjykues lejon vizitat e telefonatat për ish-krerët e UÇK-së

0

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ka triumfuar ndaj Prokurorisë së Gjykatës Speciale.

Gazeta Nacionale nga burimet e saja ka mësuar se trupi gjykues ia ka refuzuar kërkesën prokurorisë që të kufizohen vizitat dhe telefonatat për Hashim Thaçin, Kadri Veslit dhe Rexhep Selimin, të cilët po mbahen në paraburgim prej vitesh në Hagë.

Kjo është bërë e mundur pas ankesave të ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së.

Të njëjtat burime i kanë thënë gazetës se Gjykata Speciale shumë shpejt pritet ta publikojë edhe vendimin e marrë për këtë çështje.

Javën e kaluar, gazeta Nacionale ka raportuar se edhe zyrtarisht janë zbuluar arsyet pse Gjykata Speciale e Hagës i ka ndaluar vizitat dhe telefonatat për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim.

Sipas një parashtrimi të cilin e ka parë Gazeta Nacionale, aty thuhet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, kanë zbuluar detaje të dëshmitarëve për vizitorë. Bisedat e tyre me vizitorë janë të incizuar.

Kjo është shfrytëzuar si arsyetim nga Prokuroria e Hagës që krerëve të UÇK-së të iu ndalohen vizitat dhe komunikimet me telefon, raporton Nacionale.

“Hashim THA?I, Kadri VESELI dhe Rexhep SELIMI (“Tre të akuzuarit”) kanë shkelur urdhrat e Trupit Gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose duke shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale personave që i vizitojnë ata në Qendrën e Paraburgimit. Hetimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (‘SPO’) kanë zbuluar gjithashtu përpjekje të mëtejshme për të penguar procedimet, duke përfshirë lëshimin e udhëzimeve se si duhet të dëshmojnë dëshmitarët dhe planifikimin e qasjeve ndaj dëshmitarëve”, thuhet në hyrje të parashtrimit.

“Masat e kërkuara janë të nevojshme për të adresuar rrezikun konkret të (a) përpjekjeve të paligjshme për të ndërhyrë me dëshmitarët dhe për të penguar dëshminë e tyre; (b) shpërndarjen nga Qendra e Paraburgimit të informacionit të dëshmitarit të mbrojtur, duke përfshirë dëshminë konfidenciale të dhënë në këtë rast; dhe (c) kërcënime të mëtejshme ndaj integritetit të procedurës. Masat e kërkuara janë mjetet më pak kufizuese për të arritur objektivat e nevojshme”, thuhet në këtë parashtrim që e ka parë Nacionale.

Sipas Prokurorisë, dëshmitarët e mbrojtur janë paraqitur e kanë treguar se vizitorë që kishin qenë në periudha të ndryshme në Hagë, ishin afruar tek ata duke synuar të komunikojnë.

“Shumë dëshmitarë të mbrojtur në këtë rast kanë raportuar se janë afruar nga persona që tentojnë të pengojnë ose ndikojnë në dëshminë e tyre. Siç përshkruhet më poshtë, në një numër rastesh, këto qasje u treguan se ishin drejtuar nga një ose më shumë nga tre të akuzuarit dhe/ose personat që i kishin vizituar ata në Hagë. Në bazë të autorizimit gjyqësor nga gjyqtari i vetëm, PSP-ja ka regjistruar në mënyrë të fshehtë vizita jo të privilegjuara të tre të akuzuarve në Qendrën e Paraburgimit (‘Incizime’)”, thuhet në parashtrim.

Ndalimi i këtyre vizitave për Thaçin, Veselin dhe Selimin kishte nxitur reagime të shumta në vendit.

Madje, deputetë të shumtë të opozitës kishin kërkuar edhe veprimin e shtetit të Kosovës.

Ky veprim i Speciale ish konsideruar si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Zbathur shëtitët nëpër buzët tua

0

Poezi nga Visar Zhiti

Zbathur,
Vetëm zbathur
Shëtitet nëpër buzët tua.

Këmbët mu mbushën
Me petale të kuqe puthjesh
Që më bien gjatë ecjes.

Dhe kështu u krijuan yjet
Në qiellin tonë prej toke.

Limaj: Kosova është futur në  krizë 

0

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha sot në Prizren se,  që tri vjet Kosova është  futur në krizë.

“Kosova në gjithë këto vite të lirisë nuk ka qenë kurrë në gjendje më të keqe se sa sot”, tha ai.

Sipas tij, vendi ka marrë një  drejtim të gabuar.

“Kjo po ndodh për shkak se kemi pranuar të keqen si shoqëri dhe po bashkëjetojmë me të”, u shpreh Limaj.

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, kërkoi nga qytetarët që të ngisin zërin për situatën e keqe në vend.

“ Si popull kemi kaluar shumë sfida, prandaj duhet ta ngrisim    zërin për situatat problematike në të cilat gjendet Kosova”,tha Berisha./PrizrenPress.com/

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tifozët e mllefosur me lojtarët e Lirisë, afaristi Shkodran Kryezi kërkon përgjegjësi nga menaxhmenti

0

Situata me ekipin e futbollit të Lirisë nuk është aspak e mirë pas kthimit në Superligë për shkak të rezultateve të dobëta.

Humbja turpëruese 4-0 në shtëpi nga Gjilani, ka nxitur tifozët “Arpagjikët” që të revoltohen ndaj lojtarëve, duke iu kërkuar t’i zhveshin fanellat.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Këtij reagimi të tyre i është bashkuar edhe afaristi i njohur prizrenas, Shkodran Kryeziu, i cili financon futbollin vendas.

“Si tifoz dhe qytetar i Prizrenit, plotësisht e ndaj shqetësimin dhe revoltimin e tifo-grupit “Arpaxhikët” rreth situatës me Lirinë. Por para se të kritikohen lojtarët, është koha e dhënies së përgjegjësisë nga menaxhmenti dhe drejtuesit e klubit që po e fundosin shpresën e fundit të prizrenasve. I bashkohem thirrjes për dhënie të llogarisë. Liria meriton më shumë ?”, ka shkruar ai në Facebook.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Malisheva befason Llapin, Gjilani deklason Lirinë

0

Malisheva ka befasuar Llapin në ndeshjen e vlefshme për Javën e gjashtëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll. Ndërkohë Gjilani ka deklasuar Lirinë. 

 

Në Podujevë, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, skuadra nga Kosova qendrore ka arritur të fitojë me rezultat minimal 0-1. Një gol i hershëm, madje nga podujevas, Xhaka, ka bërë që malishevasit të kthehen me tri pikë të plota nga udhëtimi.

Në ndeshjen e zhvilluar në qytetin historik të Prizrenit vendasit nuk ia kanë dalë që të shënojnë madje as golin e nderit.
Basa (23), Heric (26′, 30′), Elton Cale (85′) kanë realizuar për rezultatin e thellë të Gjilanit 0-4.
Tabela e Superligës vazhdon të kryesohet nga Ballkani me tridhjetë e pesë. Në vendin e fundit gjendet Liria.

Sot varroset Dukagjin Gashi, i dyshuari për grabitjen e argjendarisë në Suharekë që u vra në aksionin e policisë

0

Sot do të varroset Dukagjin Gashi, i dyshuari për grabitjen e armatosur në argjendarinë “Diakos” që mbeti i vrarë nga një përballje me Policinë e Kosovës më 30 nëntor, gjatë një operacion policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur të argjendarisë në fjalë.

Gjykata Themelore në Prizren dje u ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve lidhur me këtë grabitje.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Kjo është kënga të cilën thuhet se Tito e ndaloi për shkak se ishte shumë …
Po ashtu, Gjykata ka njoftuar se për të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“I. B.B., II. B.I., dhe III. L.C., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë veprën penale Grabitja, nga neni 374 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dhe, T.B., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. të KP-së”, thuhet në njoftim.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Osmani takon ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry – flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar John Kerry, të Dërguarin e Posaçëm Presidencial i Shteteve të Bashkuara për çështje klimatike dhe ish Sekretar i Shtetit.

Osmani këtë e bëri të ditur përmes platformës X, ku ndër të tjera shkruan se me Kerryn kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Takova ish-sekretarin Kerryn dhe e informova atë për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit të ShBA-së, për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm.

Lavdëruam udhëheqjen e tij për klimën dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani.

 

Gaza “vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë”, thotë UNICEF

0

Catherine Russell, drejtore ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, ka paralajmëruar se Gaza është përsëri “vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë” pas rifillimit të luftës.

Russell tha se qindra fëmijë do të vdesin çdo ditë nëse dhuna kthehet në shkallën dhe intensitetin e parë përpara pauzës shtatë-ditore të luftimeve që përfunduan të premten.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

“Nuk duhet të jetë kështu – për shtatë ditë, kishte një fije shprese për fëmijët mes këtij makthi të tmerrshëm”, tha Russell në një deklaratë të premten.

“Më shumë se 30 fëmijë të mbajtur peng në Gaza u liruan në mënyrë të sigurt dhe u ribashkuan me familjet e tyre. Dhe pauza humanitare mundësoi një rritje të shpërndarjes së furnizimeve shpëtimtare në dhe në Gaza”.

Russell shtoi se “fëmijët kanë nevojë për një armëpushim humanitar afatgjatë”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të sigurojnë që fëmijët të mbrohen dhe të ndihmohen, në përputhje me detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Të gjithë fëmijët në shtetin e Palestinës dhe Izraelit meritojnë paqen dhe shpresën për një të ardhme më të mirë”. Albanian Post

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren